Paraditen e sotme duhej te ishte zhvilluar mbledhja e shumepritur e Asamblese se Klubit te Futbollit Vllaznia por kjo nuk ka ndodhur. Ne sallen e Keshillit Bashkiak kane qene te pranishem vetem 19 anetare nga 26 qe duhej te ishte minimumi i tyre per fillimin e mbledhjes. Anetaret e pranishem gjithsesi kane diskutuar me shqetesim per situaten e krijuar tek Vllaznia. Njekohesisht edhe per mungesen ne kete mbledhje te administratorit te klubit Astrit Gjyrezi. Te gjithe te pranishmit kane rene dakord qe Asambleja te mblidhet serish diten e premte, date 29 qershor, ora 18.00.

Komentet