Ekipi ka vijuar edhe ditën e djeshme procesin stërvitor duke zhvilluar seancën e rradhës në përgatitoren që është duke zhvilluar në Ohër.
Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes është bashkuar me ekipin në hotel "Belvedere" edhe sulmuesi Eugen Sidorenco. Drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin e kombëtares moldave dhe në ditët në vijim pritet që ajo të konkretizohet me hedhjen e firmës në kontratë. Sidorenco sakaq në orën 11.00 do të bashkohet me ekipin në stërvitje duke zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë. 
Sidorenco ka nje karriere te gjate ku ne te shkuaren eshte aktivizuar ne kampionatin moldav, romun, rus dhe ate izraelian. Ai ka luajtur edhe per kombetaren e moldavise duke shenuar 7 gola.

Komentet