Skuadrat e Superiores zbresin kete te merkure ne fushe, teksa sot zhvillohet java e 16-të e kampionatit.
â₉€Â¹Vllaznia pret në Shkodër Kukësin kryesues, që e ka mposhtur fazën e parë në Elbasan. Verilindorët tani janë në kushtet të tjera, por nga ana tjetër edhe kuqeblutë po kalojnë një moment të mirë.
Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka folur para mediave rreth sfidës së sotme në shtëpi ndaj Kukësit. Tekniku i kuqebluve ka uruar lojtarët e tij për atë çfarë kanë dhënë deri tani në fushën e lojës, ndërsa shprehet se e njeh mënyrën si qarkullon topin Kukësi. Jonuz ka mohuar edhe zërat mbi një interesim të mundshëm nga Partizani duke theksuar se ka një projekt serioz në Shkodër.
Komentet