Lajmet nga Vllaznia

Vllaznia, me mungesa para Partizanit

Vllaznia, me mungesa para Partizanit

Jo vetëm se është Vllaznia-Partizani, që tradicionalisht ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv, por më së shumti nga rrethanat, në të cilat po përgatitet kjo sfidë, bëjnë që interesi për kryendeshjen e javës së 29-të të Superligës të jetë maksimal.

Vllaznia synon të "bllokojë" Cungun deri në 2018-ën

Vllaznia do të ketë në "timonin" e saj edhe për një sezon trajnerin Armando Cungu. Përkundër asaj që është diskutuar dhe komentuar jo pak kohët e fundit në lidhje me largimin e mundshëm të teknikut shkodran, në klubin kuqeblu janë të sigurt se bashkëpunimi do të vazhdojë. Ata bëjnë të ditur se tekniku Cungu do të jetë edhe një vit tjetër në krye të Vllaznisë.

Vllaznia synon të
Cungu: Respekt për Kukësin dhe kuksianët, dua pikë për Vllazninë

Cungu: Respekt për Kukësin dhe kuksianët, dua pikë për Vllazninë

Periudha e kaluar në drejtim të Kukësit ka qenë më e shkëlqyera për të si trajner dhe, natyrisht, Armando Cungu e mban ende mend. Ashtu siç ushqen respektin për këtë qytet dhe njerëzit e tij, por nesër do të jetë ndryshe. “Te kjo skuadër kam kaluar vërtetë momente të shkëlqyera. Kam shumë respekt për Kukësin dhe kukësianët, por duke qenë tashmë pjesë e një skuadre tjetër, për më tepër Vllaznisë, skuadrës së qytetit tim, do të mundohem t’i shërbej sa më mirë asaj dhe padiskutim që do të kërkojmë pikë. Vërtetë Kukësi ka një skuadër shumë të mirë dhe jo më kot është në vend të parë. Ka një kontigjent të bollshëm me lojtarë cilësorë, një trajner profesionist dhe shumë punëtor, po ashtu një president shumë ambicioz. Në këto kushte, e di që ata do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, por edhe ne nuk do të heqim dorë kollaj nga objektivi për të mos dalë pa pikë”, – ka thënë numri një i pankinës shkodrane.