Megjithatë, për ta arritur këtë gjë, nuk do të jetë e lehtë. Kuqeblutë kanë probleme me dëmtimet e disa lojtarëve. Cungu shton: “Krymi e Tafili u dëmtuan në ndeshjen ndaj Tiranës dhe nuk ia dolën të rikuperohen. Po ashtu, edhe Bardulla ka një problem, ndaj është në pikëpyetje. Pavarësisht këtyre mungesave, ne kemi lojtarë të tjerë, që do të hedhim në fushë, dhe me to do të kërkojmë të marrim më të mirën e mundshme”. Vllaznia nis në këtë mënyrë betejat e fazës së fundit të kampionatit dhe, pavarësisht se ndodhet në një pozicion disi komod në renditje, objektivat e saj nuk kanë mbaruar këtu. “Ajo çfarë do të kërkojë unë nga skuadra në ndeshjet e mbetura është të luajë me të njëjtin seriozitet si nga janari e këtej, kur jemi treguar profesionistë të vërtetë në fushë. Janë edhe 9 ndeshje për t’u luajtur dhe i kemi të gjitha mundësitë për të tentuar deri në fund vendin e katërt dhe pse jo, të mos e arrijmë, sepse mundësitë i kemi”, – ka thënë në fund të konferencës së sotme për shtyp trajneri i Vllaznisë Armando Cungu.
Cungu: Respekt për Kukësin dhe kuksianët, dua pikë për Vllazninë
Periudha e kaluar në drejtim të Kukësit ka qenë më e shkëlqyera për të si trajner dhe, natyrisht, Armando Cungu e mban ende mend. Ashtu siç ushqen respektin për këtë qytet dhe njerëzit e tij, por nesër do të jetë ndryshe. “Te kjo skuadër kam kaluar vërtetë momente të shkëlqyera. Kam shumë respekt për Kukësin dhe kukësianët, por duke qenë tashmë pjesë e një skuadre tjetër, për më tepër Vllaznisë, skuadrës së qytetit tim, do të mundohem t’i shërbej sa më mirë asaj dhe padiskutim që do të kërkojmë pikë. Vërtetë Kukësi ka një skuadër shumë të mirë dhe jo më kot është në vend të parë. Ka një kontigjent të bollshëm me lojtarë cilësorë, një trajner profesionist dhe shumë punëtor, po ashtu një president shumë ambicioz. Në këto kushte, e di që ata do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, por edhe ne nuk do të heqim dorë kollaj nga objektivi për të mos dalë pa pikë”, – ka thënë numri një i pankinës shkodrane.
Komentet