Fushaj: Jam gati që të marrë Vllazninë, për 2-3 vjet e bëj si Skënderbeun
Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj është gati që të marrë sërish drejtimin e kuqebluve. Ish-numri një i shkodranëve në një intervistë të dhënë për “Super Sport” para ndeshjes ndaj Kamzës, është shprehur se është i gatshëm që të futet në ankand për blerjen e 60-75 për qind të aksioneve.