“Që në momentin që dhashë dorëheqjen për arsye financiare, ka pasur një vakum shumë të madh sa i përket presidentit.
Bashkia po mendon që ta nxjerrë që ta nxjerrë në shitje, por varet nga shumta që do ta nxjerrin në shitje. Unë jam i interesuar për të blerë 60-75 për qind të aksioneve.
Bashkia ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në anën financiare, por ka pasur probleme në anën manaxheriale. Nuk kanë ditur për ta menaxhuar,ndaj dhe paratë kanë shkuar dëm. Me gjitha ata lekë të investuar, skuadra ka ende probleme për mbijetesë.
Kushtet? Nuk kam një kusht të veçantë dhe do të jem një ndër ta që do të kërkoj që ta blejë. Kam lënë një ekip në gjendje shumë të mirë. Kontributet e mia kanë për t’u vlerësuar në ankandin e shitjes. Çdo muaj që do ta shtyjnë do të jenë vetëm me humbje. Mua më intereson për ta blerë ekipin, jo për ta pasur në përdorim. Këshilli Bashkiak do të vendosë se kush do të jetë presidenti, por është një barrë e madhe financiare dhe morale. Shkodra e do shumë sportin dhe nuk e pranon një Vllazni në këtë gjendje.
Mua më vjen keq që Vllaznia ka shkuar në këtë gjendje. Unë do ta çoj Vllazninë aty ku e meritonin. Skënderbeu ka arritur shumë lart, dhe besoj se në 2-3 vite do ta çojmë në të njëjtën nivel. Kur isha unë në krye të Vllaznisë, ekipi e kalonte lehtësisht turin e parë. Klubi dhe ekipi zinxhir ka shumë probleme, por e di se ku duhet të ndërhyjë.”, u shpreh Fushaj.
Komentet