Është mbyllur me fitoren 2-1 përballja direkte e zhvilluar sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, me shkodranët që kanë regjisturar një sukses shumë të rëndësishëm ndaj një rivali direkt në garën për t’ju shmangur fundit të klasifikimit. Kështu, pas javës së 12-të, Vllaznia në kuotën e 12 pikëve vijon të mbajë pas saj, Luftëtarin që mbetet në kuotën e 9 pikëve, dhe Lushnjën e fundit të klasifikimit. Ishin pikërisht vendasit që kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Ramadanit. Në të vërtetë të gjitha meritat shkojnë për Likën, i cili ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke shënjestruar portën, por është dashur më parë edhe një devijim i futbollistëve të gjirokastriëve, që topi të përfundojë në rrjetë. Gjithsesi miqtë nuk janë dorëzuar, madje kanë rikthyer barazimin në minutën e 42’, atëherë kur Bregu ka dërguar topin në rrjetë nga një goditje dënimi. Në të 83’ Lika kalon Vllazninë në avantazh duke i dhuruar një fitore shumë të rëndësishme.

Komentet