Kjo ka bërë që mbrojtësi të mendojë për një ekip të ri.Shkodranët kanë vuajtur në mbrojtje këtë sezon dhe kërkojnë një futbollist që u fal siguri dhe ka eksperiencën duhur.27-vjeçari luan prej vitesh në Superiore dhe ka veshur fanellën e Partizanit, Flamurtarit, por edhe Besës së Kavajës kur ka qenë mes më të mirave. Krasniqi duket se do t’i japë sigurinë e duhur trajnerit Gjoka, ai mund të formojë një dyshe me Pjeshken, pasi Orelesi mund të dalë para në mesfushë.
Merkato/ Vllaznia kontakton mbrojtësin e Partizanit
Trajneri Ernest Gjoka beson se skuadra e tij mund të shpëtojë vetëm me një merkato të mirë në janar. Portali eduasportin.com zbulon nëpërmjet burimeve të sigurta pranë klubit shkodran se tekniku Gjoka dëshiron të ketë në skuadër mbrojtësin e Partizanit, Gëzim Krasniqi. Madje, mes palëve ka pasur edhe kontakte të drejtpërdrejta. Kavajasi ka humbur shumë terren te skuadra e kuqe dhe emri i tij gjendet në listën e largimeve.
Komentet