Si ndihesh pas këtij goli, kishit shumë që e prisnit?

Për çdo sulmues goli është kryesori dhe mendoj se jam çliruar. Shpresoj të mos ndalem më tani. Më vjen mirë që me golin tim kaluam në avantazh dhe shërbu për të ndihmuar ekipin të merrnim fitoren.

Çfarë i mungon Vllaznisë që nuk shënon?

Vllaznia gjithmonë ka shënuar gola, edhe nuk nuk kam qenë unë. Realisht në këtë moment nuk e di çfarë të them.

Si është atmosfera brenda ekipit? A e ndjeni rrezikun?

Ne kemi një grup të mirë, brenda në ekip të gjithë e dinë situatën. Secili do të punoj dhe të jap maksimumin në stërvitje dhe në fushë për të marrë më të mirën për t’u larguar nga kjo situatë.

Vllaznia kërkon sulmues, ndihesh nën presion?

Është një gjë e mirë, konkurrenca të rritë më tepër dhe të bën të punosh më shumë për të dhënë maksimumin. Unë nuk e kam problem, përkundrazi.

Komentet