Sulmuesi shkodran Erald Çinari është një nga lojtaret që ka spikatur shumë me lojën e tij në fushën e blertë. Pjesë e skuadrës së Vllaznisë prej katër sezonesh i cili e ka nisur aventurën e tij futbollistike në moshën 18 vjeçare me ekipin kuqeblu që nga viti 2014 e deri më tani.
Ndërkohë sulmuesi shkodran e ka mbyllur rrugëtimin e tij me skuadrën e zemrës duke arritur një marrëveshje ndërmjet Vllaznisë dhe ekipit spanjoll Alaves që militon në La Liga. Nga sa bëhet me dije spanjollët kanë paguar kartonin e Çinarit dhe këto ditë pritet edhe prezantimi dhe nënshkrimi i kontratës me ekipin bardheblu. Ndërkohë nga sa bëhet me dije Erald Çinari do të huazohet me shumë mundësi në Francë tek ekipi i Sosho ose në Kroaci në Kategorinë Superiore të këtij shteti.
Duket se paraqitja e mirë e Çinarit ka zgjuar interesin e skuadrës spanjolle duke e bërë shkodranin që të vendos që karrierën e tij ta vijojë jashtë trojeve shqiptare. E në fakt kjo është një trampolinë mjaft e mirë dhe që duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
ΓΆ€‹Ndërkohe debutimi i tij i parë i Erald Çinarit me skuadrën e Vllaznisë ka qënë në ndeshjen që kuqeblutë kishte asokohe ndaj Elbasanit e natyrisht që performance e tij në vijim ka qënë gjithnjë në rritje.

Komentet