Vlera e Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., e përllogaritur për efekt shitje të aksioneve apo privatizim, nuk mund të jetë më e vogë se 507 milion lekë të vjetra. Shitja në ankand bazuar në dokumentacionin ligjor dhe teknik do të jete një konkurrim për vlera të ofertave më të medha se 507 milion lekë të vjetra. Në këtë përfundim ka arritur kompania audituese Albanian Audit Partnes SHPK e cila ka dorëzuar raportin e detajuar në Bashkinë e Shkodrës.

Raporti me 58 faqe, bën një analizë të hollësishme të KF Vllaznia sh.a. dhe arrin në përfundimin se çmimi dysheme nuk mund të jetë poshtë 507 milion lekëve. Siç shihet edhe nga dokumenti i afishuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në internet www.bashkiashkodër.gov.al, qartësohet situata e Vllaznisë vit pas viti dhe arrihet në një përfundim edhe për vlerën e aksioneve duke dhënë edhe rekomandimet e mundshme. Tashmë fati i miratimit (njohjes) së këtij raporti vlerësimi është në dorën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të KF Vllaznia sh.a.

Por ashtu, në dorën e Keshillit Bashkiak Shkodër është miratimi ose jo i privatizimit të Klubit, siç edhe masa përqindja që do të ofrohet për të interesuarit. Ajo që vlen të përmendet është se vlerësimi është bërë kur Vllaznia ishte pjesë e Superligës. Në momentin që do të hapet ankandi për shitje aksionesh, vlera dysheme (minimale) e aksioneve do të jetë 507 milion lekë, e cila natyrisht do të ketë tendencë të rritet me fillimin e ofertave.

Komentet