Vllaznia është një nga akademitë me numrin më të madh të talenteve në Shqipëri. Mirëpo, mungesa e strategjisë dhe planit konkret të drejtuesve të klubit ka bërë që kuqeblutë të mos përfitojnë asgjë nga largimi i yjeve.
Asgjë, duke parë shifrat aktuale të transferimeve dhe faktit që Vllaznia ka përfituar maksimumi 20 mijë euro. Rasti i Hebajt drejt Domzhales ka qenë për alarm, pasi Vllaznia nuk ka përfituar asgjë. Në rastin e Uendi Vecajt, i transferuar te Dinamo e Zagrebit, kuqeblutë kanë shtuar në arka vetëm 20 mijë euro. Në rastin e Edon Hasanit, shifra e largimit u vendos 15 milionë lekë (të vjetër), por duke qenë se klubi i detyrohej futbollistit në këtë shifër, atëherë nuk përfitoi asgjë tjetër. Ndersa rasti me i fundit eshte ai i Erald Cinarit i cili pritet te trasferohet ne ekipin e La Liga ne Spanje, Alaves. Akoma nuk ka shifra zyrtare por pritet qe ne arkat e klubit shkodrane te depozitohen 20 mije euro, ndersa shifra qe Cinari do te perfitoje do te jete 150 mije euro ne sezon. 
Kjo konfirmon edhe njehere strategjine e gabuar qe klubi Vllaznia ka ndjekur vitet e fundit duke mos arritur qe te permiresoje financat e saj. 

Komentet