Cila ka qënë ngjarja më e veçantë që keni përjetuar në vite?
Moderator: GOLDIAN
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
Cila ka qënë ngjarja më e veçantë që keni përjetuar në vite?
Po e hap këtë temë me qëllim që gjithsecili nga ju,të na tregojë ndonjë ngjarje të veçantë të përjetuar ose të dëgjuar nga të tjerët,rreth ndeshjeve të VLLAZNISË.Meqë e hapa temën po filloj unë i pari:
Nuk e mbaj mënd mirë se ç'farë sezoni ka qënë por diçka midis viteve 87-90.Ishte ndeshjaVLLAZNIA-APOLLONIA.
Fierakët kishin një skuadër të mirë në ato kohë megjithatë skuadra jonë e zgjidhi mirë ndeshjen që në pjesën e parë,dhe udhëhiqte me rezultatin 2-0.Stadiumi ishte i mbushur mbi 80% të kapacitetit të tijë.Mbas golit të dytë,djemt tonë e lëshuan totalisht lojën,jo se po rrezikonin të humbnin ndeshjen por u mbyllën në portë dhe po tregoheshin të ngathët në ndërtimin e sulmeve.Tifozeria ishte shumë e acaruar aq sa filluan t'u bërtisnin dhe ti shanin nominalisht lojtarët tanë.
Më e bukura e kësaj historije është se,mbas dy tre sulmeve të kombinuara shumë mirë,Fierakët arrijnë të shënojnë gol dhe tifozeria jonë e nevrikosuar brohoret me të madhe,bile më shumë se kur u shënuan dy golat tonë.
Imagjinoni pak skenën!!!! Fierakët që po vraponin për t'u përqafuar me njëri-tjetrin,ndaluan në mes të fushës,të shtangur,dhe shikonin të habitur nga tribunat.Si duket,ata nuk po u besonin syve dhe si për të përforcuar situatën i gjithë stadiumi filloi të duartrokiste.
Kjo pati shumë efekt pasi lojtarët tonë,si të thuash,nuk e donin më veten dhe si pasojë e përmirësuan lojën dhe arritën të shënojnë edhe një gol tjetër.Pra ndeshja përfundoi 3-1 por mua do më mbetet gjithmonë në kujtesë ai moment,ai shikim i hutuar i lojtarëve Fierakë që mesa duket ishin mësuar me Lushnjën,Beratin apo me Vlorën ku kërciste"Dajaku" e jo më të merrnin duartrokitje nga tifozët kundërshtarë.
Deri në vitet 90 u kthye në traditë ngacmimi i tifozerisë ndaj lojtarëve duke bërtitur apo duartrokitur sa herë që kundërshtari shënonte gol por jo në përmasa aq gjigande sa në këtë ndeshje.

Para VLLAZNIA!
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Prsh forri,
Raste te tilla ku asht duartrokit skuadrat kundershtare ka pas plot, e gjithmone tifazt shkodrane kane duartrokit lojen e bukur.
Pervec ksaj para disa sezonesh (7 a ishte nje ndeshje kunder Flamurtarit te Vlones e Vllaznia po fitonte 6-0, e sa here qe Flamurtari u mundonte me ndertu ndoj aksion, tofozerija jone tu bertit ne kor: "lene ta bajne mor i gol".
Nje nder ndeshjet qe me ka mbet ne mendje eshte edhe ajo kunder AEK te Athines ne Shkoder, ku nqs nuk gabohem patme hup 1-0.....
Pppaapa Forri se na fute ne mendime, e spo di me u ndal se episodet mbreslenese te Tifozerise ndeshjeve te Vllaznise shkodrane jane te pafundme:)

- gdr
- Tifoz nderi
- Posts: 265
- Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 08:39
- Location: Itali
hejde more sherr ça na bane mor forri....... po si me ja ba me i kujtu tana ngjarjet e ish-Vojo Kushit...... problemi asht te hollesinat........ p.sh. kur kena lujt per 1 kup ballkanike me 1 skuader rumune ne mos u gabosha Gloria Bistrica asht dasht me na dhan ka 1 medalje tanve qe ishim ne stadium se na ishin ngri kamt e durt prej eres e shiut te akullt qe ishte at dit apo kur kena mujt tiranen 4-1 ne gjys te viteve 80 kur pat lujt per her t'par Arjan "kompas" Laçja e pat ba gol e babes te vet i pat ra t'fikt n'shpi, e Kujtim Shaba pat ba gust kolen me kerku ndrrim (deshta me i than atyne qe jan t'ri e qe nuk kan pa nej her Shaben tuj lujt se nuk ka ken lojtar formacionit po rrezerv e Hys Zmijanit po kur lushim me tiranen e kapte gjithmon n'dor kolen), ose kur brigadieri fillote me lujt ashtu si veç aj dite me lujt e tan stadiumi bertite "UJKU UJKU", po per nji gja me vjen keq qe nuk me kujtohet (se kam ken i vogel) Ardjan Arra, talenti ma i madh e ma i pa shfrytzum i VLLAZNIS bashk me Lul Bershemin. Ky i fundit per mendimin tem ka ken tuj u ba lojtari ma i mir ne Shqipni, ne nje skuader fantastike, e para ne Shqipni qe mund te bente turn-over me lojtar si Dani Zmijani Pashaj (gordillo) Dedja (rrakeli) Vata Pali Shaba Bushati Rragami Briza Jera Thana Kepa Laçja Luçi etj qe nuk me vijn ner mend tesh, e nderkoh po me reklamon edhe familja e po shkoj ............
vllaznia veç me shkodran
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
Eh !!!!! Feriti.......!!!!!!Nuk bën më nëna si Ferit Rragami.gdr wrote:ose kur brigadieri fillote me lujt ashtu si veç aj dite me lujt e tan stadiumi bertite "UJKU UJKU".
O Zot i madh..se ka qënë dhe është ikonë për ne.
Po të citoj sepse më kujtove një tjetër ngjarje të pashlyeshme,dhe pikërisht thirrja:"UJKU UJKU"
Isha shumë i vogël dhe atëhere nuk e kuptoja mirë se ç'farë po ndodhte(në lidhje me ngjarjen që po të tregoj)por tani që jam në moshë disi madhore arrij ti jap kuptim kësaj thirrjeje.
Ka qënë një ndeshje me Partizanin,për vitin nuk jam i sigurtë por them se mund të ketë qënë 1982 ose 1983 dhe si tani më kujtohet stadiumi i vjetër,i mbushur jasht mase aq sa baba u detyrua të më mbante në krahë se mund të më merrej fryma dhe se nuk arrija të shikoja ndeshjen(Babën e kam tifoz me Partizanin).
Ishte një moment sulmi nga ana e Partizani dhe mbasi topi doli jashtë,portiere e rivuri në lojë nga vija fundore dhe topi shkon te Feriti i cili pati një prekje të pafat të topit dhe rrëshket dhe për fat të keq topi kërcen mbrapa dhe shkon te këmbët e sulmuesit të Partizanit i cili e merr dhe niset me shpejtësi drejt portës tonë i mbështetur nga dy sulmuesit e tjerë që po vraponin gati paralel me të pa asnjë pengesë para portës.
Dy mbrojtësit tonë anësorë u mbyllën me shpejtësi nga krahët por nuk kishin mundësi ta ndalonin këtë sulm qëndror të papritur,ndërkohë që Feriti ishte vënë në ndjekje të sulmuesit me një fuqi të paparë dhe në momentin kur tre sulmuesit ishin futur në zonën 16-tëshe dhe kur sulmuesi po bëhej gati të shqelmonte topin,Ai se si arrin të fusi këmbën midis ty lojtarëve dhe e godet topin me tabanin e këmbës.
Imagjinoni skenën:Topi kërcen përpjetë dhe merr një trajektore të çuditshme dhe thehet pak nga ana e mesfushës dhe Feriti arrin ta gjuaj në ajër duke e nisur në drejtim të sulmit.Sulmuesi i Partizanit që do gjuante doli huq nga kjo ndërhyrje dhe ra në tokë i çuditur pasi Rragami i ndërhyri nga mbrapa me shpejtësi dhe pa e prekur fare.
Në këtë moment Stadiumi bërtet i ekzaltuar " Ujku...Ujku...Ujku! dhe unë,shikoja majtas e djathtas i çuditur,se ku ishte Ujku.
Një veprim të tillë e kam parë më vonë kur Van Basten mbajti topin brënda fushësh sepse topi po dilte në vijë anësore.
EH!!!.....
Para VLLAZNIA!
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Tytjeta juj,
Une i perkas brezit ma te ri e me than te drejten se mbaj mire mend Ferit Rragamin, por e kam pa tu lujt, si edhe e maj mend si sot diten kur ka pershendet tifozat, kur pat heq dore prej futbollit.
Nqs nuk gabohem ka kene viti 91 ose 92 , pa se maj mend mire.
Ftoj te tane tifozat qe te sjellin kujtimet e tyne se metamam asht nji teme qe ja vlen, edhe sepse Klubi Vllaznia kam pershtypjen se nuk asht tu i rrespektu sic duhet kta futbollista qe kane dhane jeten per Vllaznine.
Respekte ish-lojtareve te Vllaznise qe kane dhane kuntributin e tyne, per fanelen e Vllaznise

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
mua me mahet ne mend nje ndeshja e kupe se shqiperis per turrin e 4 V llaznia Bylis ne ate kohe bylesi ishe nje skuader e mire pat marr pjese ne kupa uefa.
Ndeshja e pare fitoj bylsi 2-0. luhet ndeshja e dyte egjith stadiumi mbushet me tifoza. nje loje shum e bukur tifozat rrishin ne kambe gadi gjith kohen, maron pjesa e pare 0-0 vazhnod pjesa e dyte vllazia shenon gol por i duhet edhe nje qe te shkoj ndeshja ne shtes perfundon loje e rregullt 2 min shtes dhe vllaznia e gjitha ne suml dhe portjeri i vllaznia i asaj kohe mala zezi krestaric shenon ne minuten dy shtes dhe ndeshja shkon ne shtes dhe vllaznia fiton 3-0

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Z'do ta harroj asiher neshjen Vllaznia - Tomorri Beratit n'vitin 1998. Ishte data 16 maj, edhe e maj men si dje, se ishte dat e veqant dhe do tju shpjegoj pse. Mgjs mes i majit, ishte ftoft i papam. Ishte neshja e tret pri funit n'kampjonat, kishim 9 pik diferenc me Tiranen, edhe po t'fitoshim delshim kampjon. Po m'kishte hy ifar friget, se nji neshje ma perpara e kishim hup 0-1 n'fush t'peqinit, edhe thosha me vedi qi "kuku pa na afrohet Tirana". Kta tont banen noj loj jo shum cilsore, po gjithmon n'port t'Beratit. Fitojm penallti n'minut t'70-t edhe pat shenu o Alban Noga ose Suad Lici, nuk e maj men tamam se cili. Un isha ul te harku edhe penalltija ishte ka krahu jem.
Maj men qi mas neshjes fusha u mush me tifoza, edhe un kceva n'fush e u drejtova ka ballkoni i VIP-ave, se atje na e jepshin trofeun e kampjonatit. Me kangen e Bujarit n'sfond, kam ba nji rrethrrotullim stadjumit me Xhahysen me trofe n'dore. Ishte aq e veqant se, si i ri qi jam (datlinja 86) kisha 5 vjet qi e njeksha Vllaznin (qysh n'vjesht t'93-shit, n'klas t'dyt, nji sezon masi kishin dal kampjon) edhe ishte hera e pare qi i shifsha ty dal kampjon.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 201
- Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
- Location: New York
Ndeshja qe me ka ba pershtypje mu ka ken ndeshja Vllaznia-Tirana ne Shkoder ne kampionatin 1997-1998. Fitume ate ndeshje 2-0 me dy gola me kry te Edi Martinit. E dini cfare pat than trajneri i Tiranes se asaj kohe, Fatmir Frasheri: Nuk kam cfare t'i bej ma Edi Martinit. Eshte lojtar klasi. I kisha vene per ta ruajtur dy mbrojtesit me te gjate dhe perseri ben gola me koke.
Ja pse kam nostalgji per ate ekip, sepse kena pas sulmues klasi.
Po ashtu me kujtohet nje ndeshje tjeter me Tiranen ne Shkoder por me heret, nuk e mbaj mend mire ne 1985 apo 1986. Ser Dedja ishte duke mbrojt Arben Mingen dhe nuk a la me ba hajr tan ndeshjen. Ben Minga ishte shume nervoz dhe ne nje moment kur Seri i nderhyn per t'ia marre topin, shkakton faul. Ben Minga cohet, ece me ate hapin karakteristik te tij, me gjoksin para dhe ia fut shput Serit. Seri, bam, bjen shakull ne toke prej shputes se Minges. Ha, ha, ha. Ate ndeshje Tirana na rrahi edhe me gola sepse fitunen 1-0 ne Shkoder. M'u kujtu ky rast tesh me vdekjen e yllit shqiptar Arben Minges. Megjithese ne Shkoder nuk e kane dasht Ben Mingen qysh me ate cfare i bani Serit, por ama kena rrespekt per te si lojtar i fuqishem dhe i zoti.

Kur do ta shohim Vllaznine kampion
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 201
- Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
- Location: New York
kam nostalgji per Vllaznine e viteve 85-90. Kane kene tane lojtare yje. ne ato vite asnjihere me sa mbaj mend une nuk kena ra ma poshte se vendi i katert. Hys Zmijani ka kene ai qe cdo ndeshje e ka shnderru ne spektakel me topat e sakte te tij dhe manovrimet e tij. Ai ta jepte topin ku e don ti. Mbaj mend se si i kapte topat ne ansore. Ishte topi gati sa tu dal jashte, i vehej mbrapa, u shkrrate per toke nja 5-6 metra, e bate kamen si cengel dhe e kapte topin te viza. Me kene lojtaret e tjere kishin thane s'kishim ca me i ba atij top dhe e lame me ik.
Ka shume kujtime prej asaj skuadre s'di ku me ia fillu ma pare. Ka ken nji ekip andrrash sidomos ai i viteve 1987-88.
Ka shume kujtime prej asaj skuadre s'di ku me ia fillu ma pare. Ka ken nji ekip andrrash sidomos ai i viteve 1987-88.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
Eh!....85-91 janë vitet ma t'bukra qe kam përjetu sidomos kampionati 1987-88 i cili mendoj se ka ken kampionati ma i bukur dhe ma i forti pasi ishin të tana skuadrat shum t'forta dhe ishte e pamujtun me e parashiku rezultatin e nji ndeshje,qoft aja edhe ma e pavlera .iliriny wrote:kam nostalgji per Vllaznine e viteve 85-90.
Ka shume kujtime prej asaj skuadre s'di ku me ia fillu ma pare. Ka ken nji ekip andrrash sidomos ai i viteve 1987-88.
Por deshta me shtu edhe diçka.Me rremujat e viteve 90' shum prej skuadrave i hupën vlerat e tyne pasi gati të tan lojtart ma t'mir emigrunen jasht shtetit kurse skuadra jon ngeli gadi e paprekun,dhe imagjinoni qe nuk tu bate me pa asnji neshje n'stadium sepse skuadrat mike ishin të tana me lojtar t'rij dhe fitoret ishin t'padiskutushme por disa koh ma von,u largunen gadi te tan lojtart ton përveç Serit.Ka ken nji ndeshje kundër Tomorrit n'Shkodër.Ata i kishin lojtart bajagi n'mosh t'madhe kurse lojtart ton ishin të tan 18-20 vjeçar përveç Serit.
Mir se ishin t'ri,por ishin edhe shum t'shkurter Martini,Bizi,Xhahysa,Cungu etj etj etj,ndërsa lojtart e Beratit ishin të tan si kuaj me flok t'gjat disa bile me mustak dhe fillunen me lujt tan pordh sepse ishin tu lujt me fmij(gadi) s'po e zgjas ma veç di se i kena ba m..t at neshje dhe kena fitu 3-0.
Hajde-hajde si hidheshin përpjet prej gzimit t'madh pasi ishte ndeshja e parë e tyne dhe nuk po u besojshin syve.Ishte gallat krejt,lojtart e Beratit se deshtë ma vedin!
Eh!........
Para VLLAZNIA!
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
Edhe une kam kene i vogel n'ate kohe, por i mbaj mend mire disa lojtar, si Hys Zmijanin e Rragamin me mustaqe , edhe Kepen kur shperthete n'krah, ka ken si rrufe. Me merrte baba qysh i vogel ne stadium dhe e maj mend edhe nji ndeshje, nuk mujta me xan vend n'tribun, sepse ishte mbush gjithka, por e kam pa ndeshjes nen hark njashtu mezi, s'me kujtohet tash taman a ka ken finale a gjysfinale kupet , ishim tu lujt me Dinamon mos gabosha dhe u shty ndeshja me penalti, dhe e maj mend si itash kur Zmijani e humbi penaltin dhe na hupi ndeshjen. U bane tifozat me vra vedin, e fillun tu e sha, se e gjujti penaltin lehte, si me dasht me ja lane vet, dhe mbas ksaj ndeshje Rragami la futbollin, dhe kam ken edhe un n'stadium at dit kur bani gjiron e pershendetjes. Aja ka ken koh ma vlla, stadiumi ishte mas me pas vend ku mu ul, ka pas lezet. Me ken Vllaznia mire, prap njashtu mushet stadiumi, por he, hala me paterica kta.
Last edited by Shkodrani81 on Mon, 05 Feb 2007 , 18:56, edited 1 time in total.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 201
- Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
- Location: New York
me kujtohet ajo ndeshje me Dinamon ne Shkoder ne 1990. Komplet stadiumi ishte mbush. Nuk e mbaj mend ndonjihere ne jete teme ta kem pa stadiumin njashtu te mbushun. Ka ken finalja e kupes se republikes. Ndeshja e pare ne Tirane perfundoi 0-0. Ndeshja e dyte ne Shkoder priteshim qe ta fitonim lehte. Koha e rregullt perfundoi 0-0 po ashtu edhe shtesa. Une kam kene tamam mas portes ku do gjuheshin penalltite. Dinamoja shenon 5 penalltite e saja, Vllaznia kishte shenuar 4 te sajat dhe ishte rradha e Hys Zmijanit me gjujt penalltine. Tane Stadiumi tu u dridh. Hysa e gjun topin lehte tane pordhe dhe portieri i Dinamos e pret. Dinamoja fitoi kupen. Aty tane e kuptunen se Hysa kishte shite ndeshjen. Dhe kjo u vertetu mbrapa pasi Hys Zmijanin e perjashtunen nga cdo aktivitet kombetar per 1 vit me duket. Me pas Hysa filloi te luante derisa ne 1991 iku ne France. Megjithate ka ken lojtar qe per aftesite teknike nuk i vjen ma Shqipnise
Kur do ta shohim Vllaznine kampion
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
un jam pak ma iri. Kur kam shku ne stadium kam ken 10 vjec e vllaznia ka ken tu ra prej kategoriet me tranier bizin. Nostalgji te madhe kam per kohen e dedjes. meqa maj mend un bile kena fitu edhe ne tiran mrend e kena dal kampion disa jav para se me perfundu kampionati,
edhe ktu ne austri kam ken dy her ne stadium se pa futboll srri, po njata ndjenja qi kam perjetu ne shkoder ne njat stadium ku te tan periher flasin e bertasin pleq e fmi, katundar e qytetar, skam me i perjetu nakund tjeter.

- Ultras Kuqeblu
- Tifoz nderi
- Posts: 209
- Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
- Contact:
Deshta me dite pak per kete lojtarin e vllaznise Ardjan Arra cfare sezonit ka lujte per vllaznine a i ka pa najeni ndeshjet e tij apo cfare a ba me kete lojtar.Me falni ndoshta sasht taman ceshtja me diskutu ketu po meqe po e shof qe po shkruani tema te ndryshme te vllaznise neper vite thashe se mos dikush po me shpjegon per kete lojtar se kam nije ci akene talent i rradhe po thom noshta dhe jam gabim po pyes se kam qene i ri dhe me ka mete ne mendje Dhe desha te falenderoj ate ose ata qe kane shkruar ketune kete faqe historine e vllaznise shume e bukur urime e respekte
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
- Ultras Kuqeblu
- Tifoz nderi
- Posts: 209
- Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
E ke gabim sepse nuk e ka hup Zmijani penalltin e funit por ka ken Bardh JERA.E mbaj men si itesh.E gjujti topin n'qëndër pak nga krahi i djatht i portierit dhe tokas,portieri u hodh nga krahu i sakt dhe topin e ka prit me kamb,pra pa dashje,munem me t'than se ishte shanc ma shum se sa e shitun.iliriny wrote:me kujtohet ajo ndeshje me Dinamon ne Shkoder ne 1990. Komplet stadiumi ishte mbush. Nuk e mbaj mend ndonjihere ne jete teme ta kem pa stadiumin njashtu te mbushun. Ka ken finalja e kupes se republikes. Ndeshja e pare ne Tirane perfundoi 0-0. Ndeshja e dyte ne Shkoder priteshim qe ta fitonim lehte. Koha e rregullt perfundoi 0-0 po ashtu edhe shtesa. Une kam kene tamam mas portes ku do gjuheshin penalltite. Dinamoja shenon 5 penalltite e saja, Vllaznia kishte shenuar 4 te sajat dhe ishte rradha e Hys Zmijanit me gjujt penalltine. Tane Stadiumi tu u dridh. Hysa e gjun topin lehte tane pordhe dhe portieri i Dinamos e pret. Dinamoja fitoi kupen. Aty tane e kuptunen se Hysa kishte shite ndeshjen. Dhe kjo u vertetu mbrapa pasi Hys Zmijanin e perjashtunen nga cdo aktivitet kombetar per 1 vit me duket. Me pas Hysa filloi te luante derisa ne 1991 iku ne France. Megjithate ka ken lojtar qe per aftesite teknike nuk i vjen ma Shqipnise
Por deshta me shtu se at vit nji turn para se me lujt me dinamon,eleminume ma par Tiranën.Ndeshja e parë kishte përfundu 1-o per Tiranën,dhe gadi n'fund t'lojes ka ba gol Ilir KEPA,e maj men si itesh sulmi ka ken nga krahu jugor,pra nga porta ku sot nuk ka shkall,kurse un kam ken ul nga dhetshja ose nga harku verior i cili ishte i ndertum pergjys n'at koh pas nji krosimi nga ana e djatht e sulmit topi perplase midis mbrojtsave dhe sulmusve dhe shkon ne durt e portierit të Tir..i cili nuk pati nji kontroll t'mir dhe topi po shkote n'drejtim t'rrjetës por shum ngadal.N'at moment Iliri sulet me nji vrull t'papam per me e shty drejt rrjetës.Nji mbrojts i Tirans po e tërhiqte prej bluze Ilirin.Nuk e di se si ai arrin me u shkput prej mbrojtsit por në vrap e siper,ai rrzohet n'gjuj dhe siç ishte duke rreshkit e shtyn topin rrshan dhe e fut n'port me gjuj.Hajde hajde çfar uturime plasi n'stadium,hera e par n'jet teme qe u ngjirra.
Shkon loja n'shtes dhe nuk e mbaj mend se n'cilen minut por mbaj mend qe sulmi ka ken ka porta veriore ku un isha ul.mbasi vjen nji pas nga mesfusha Barbullushi rrotullohet rreth vedit 180 grad dhe e shkund rrjeten taman para syve t'mij.Ç'far t'bertituna mar shoke.i kam hala trregjistrume n'manjetofon komentin e golave,të cilat i rregjistrova nga radio shkodra kur e ritrasmetoi gjat lajmeve t'darkes.
Para VLLAZNIA!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia