Nuk e mbaj mënd mirë se ç'farë sezoni ka qënë por diçka midis viteve 87-90.Ishte ndeshjaVLLAZNIA-APOLLONIA.
Fierakët kishin një skuadër të mirë në ato kohë megjithatë skuadra jonë e zgjidhi mirë ndeshjen që në pjesën e parë,dhe udhëhiqte me rezultatin 2-0.Stadiumi ishte i mbushur mbi 80% të kapacitetit të tijë.Mbas golit të dytë,djemt tonë e lëshuan totalisht lojën,jo se po rrezikonin të humbnin ndeshjen por u mbyllën në portë dhe po tregoheshin të ngathët në ndërtimin e sulmeve.Tifozeria ishte shumë e acaruar aq sa filluan t'u bërtisnin dhe ti shanin nominalisht lojtarët tanë.
Më e bukura e kësaj historije është se,mbas dy tre sulmeve të kombinuara shumë mirë,Fierakët arrijnë të shënojnë gol dhe tifozeria jonë e nevrikosuar brohoret me të madhe,bile më shumë se kur u shënuan dy golat tonë.
Imagjinoni pak skenën!!!! Fierakët që po vraponin për t'u përqafuar me njëri-tjetrin,ndaluan në mes të fushës,të shtangur,dhe shikonin të habitur nga tribunat.Si duket,ata nuk po u besonin syve dhe si për të përforcuar situatën i gjithë stadiumi filloi të duartrokiste.
Kjo pati shumë efekt pasi lojtarët tonë,si të thuash,nuk e donin më veten dhe si pasojë e përmirësuan lojën dhe arritën të shënojnë edhe një gol tjetër.Pra ndeshja përfundoi 3-1 por mua do më mbetet gjithmonë në kujtesë ai moment,ai shikim i hutuar i lojtarëve Fierakë që mesa duket ishin mësuar me Lushnjën,Beratin apo me Vlorën ku kërciste"Dajaku" e jo më të merrnin duartrokitje nga tifozët kundërshtarë.
Deri në vitet 90 u kthye në traditë ngacmimi i tifozerisë ndaj lojtarëve duke bërtitur apo duartrokitur sa herë që kundërshtari shënonte gol por jo në përmasa aq gjigande sa në këtë ndeshje.
![Smile :)](./images/smilies/icon_smile.gif)