Dakord me ty. Nese kampionati do te nderpritej perfundimisht ate moment Flamurtari dilte kampion. Ne te dyja rastet, si te ishte nderprere apo si te rifillonte me skemen e re, le te themi qe nuk ishte kampionat i rregullt 100% e ktu jemi qe te dy ne nje mendje.Admin wrote: Lizard une e kisha fjalen per klasifikimin e rregullt para se te ndodhnin ndryshimet.
Ndeshjet jane nderpre ne javen e 17-te te sezonit.
Por do te te kundershtoj per kampionatin e 1967 sepse ajo cfare ndodhi i kalonte kufijte e cmendurise. Kampionati kishte edhe 3 jave. Mund te denohej fusha, mund te denoheshin lojtaret, rezultati mund te vendosej ne tavoline. Por jo... Perjashtim nga kampionati, sepse fitonim te tretin kampionat rradhazi mbas 1944 e shpalleshim ekip "Mjeshter Sporti", baraz me Partizanin dhe Dinamon. A mund te pranohej kjo, kur ushtria dhe sigurimi mbronin vendin nga rrethimi i dyfishte borgjezo-revizionist?
Sherri qe ka ndodhur ne tunel ndermjet Osman Memes dhe nji lojtari te Partizanit i veshur ushtarak ka perfunduar po aty. Vendimi i asokohe ka qene krejt i padrejte, sepse ndeshja nuk ka pasur asnje gabim teknik dhe ajo ka perfunduar normalisht brenda 90 minutave. Cudia tjeter mbetet te fakti qe vendimi nuk eshte marre nga ana e Komisionit te Disiplines, por nga Komiteti i pergjithshem i FSHF. Por cudia me e madhe eshte qe po kta ish-drejtues të FSHF nuk dine te pergjigjen per kete vendim. Ne Drejtorine e Pergjithme te Arkivave te Shtetit nuk ka asnje procesverbal të ndonje mbledhjeje të FSHF per kete ndeshje,asnje vendim,asgje.
Asnji nuk mund te vej doren ne zjarr. Por ka aq shume per te rregulluar ne futbollin tone... duke filluar nga Federata, te albitrat qe i duhet rrit rroga per te mos pas nevoje per mitmarrje, e ca eshte me kryesorja ke privatizimi i klubeve.Une pranoj se Vllaznia vjet ne disa ndeshje ka qene e favorizuar sic ka qene e demtuar ne disa ndeshje tjera nga arbitrat por smund te them me siguri qe keto favorizime/demtime nga arbitrat kane qene te qellimshme.