Pershendetje!

Prezantoni veten ne forum ne menyre qe te njiheni me njeri-tjetrin, si edhe pershendetni njeri-tjetrin.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Pershendetje!

Post by Lizard_King » Sun, 20 Apr 2008 , 04:18

Pershendetje te gjitheve. Une jom tifoz i Tirones. Zakonisht njihem me nickname ultras_tirona mirepo ai regjistrim nuk perfundoi me sukses. Ne forumin tuaj njof disa nga cunat si Miri (akaliptos), Rai apo GolVllaznia. Respekte!

Kisha deshire te shkruaja edhe ndonje here ke forumi juaj por shof nji urrejtje te pakuptimte ndaj skuadres time, Tirones. Them e pakuptimte pasi me shume se urrejtje me duket cmire. Gjithsesi secili gjyko sipas rradakes vet e nuk me tako me bo gjykatesin. Une jam ktu thjesht per te dhon na nji mendim te timin si mysafir.

Gjithe te mirat.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 20 Apr 2008 , 15:20

Naqe te uroj mireseardhjen por se kuptoj se pse JU TIFOZAT E TIRANES kujtoni se ju urren kush!!!
Sju urren kush, edhe hekne prej mendjes se ju urrejme!!!!

Biles ke kujdes kur shkrun pasi nuk e ke nis asifije mire!!!
Nqs den me disktu bujrum edhe me fol me fakte e realisht ja me fol ne tym....

TE uroj tane te mirat edhe sic te thashe nqs den me diskutu tamam bujrum nqs den me fillu me sha, mundesh te vazhdosh, ke forume te tjera boll ku mundesh me sha lirshem.

Tana te mirat e me respekt nga Admini
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 20 Apr 2008 , 16:32

Mire se erdhe.Po te ishte tane kjo urretje qe thu tironsin_tr se kishim prit si shok e nuk e kishim rrespektu aq shum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Sun, 20 Apr 2008 , 20:00

Ju faleminderit qe jeni mundu me shkrujt ke kjo teme pershendetese. Doja me ritheksu edhe i here qe i kam qejf debatet konstruktive. Ktu jam mysafir por shkrimet e mia do te jene te hapura sepse me pelqen sinqeriteti. Nuk ka nevoje as te shaj. Do kisha qef te shprehja edhe nje deshire: meqe eshte forum do te doja qe ato pak postime te miat te mos censurohen apo fshihen (sic eshte bere dy here me nje postim te timin) sepse pastaj humbet edhe deshira e te shkruajturit. Nuk besoj te kem thy as rregullat e forumit.

Shnet e me te mira.

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Sun, 20 Apr 2008 , 21:46

Admin wrote:Naqe te uroj mireseardhjen por se kuptoj se pse JU TIFOZAT E TIRANES kujtoni se ju urren kush!!!
Sju urren kush, edhe hekne prej mendjes se ju urrejme!!!!

Biles ke kujdes kur shkrun pasi nuk e ke nis asifije mire!!!
Nqs den me disktu bujrum edhe me fol me fakte e realisht ja me fol ne tym....
Mirsejugjeta!

Zakonisht nuk jom kaq i kulturum po meqe jam mysafir me duhet te respektoj rregullat e miresjelljes :lol: :lol: :lol:
Boj shaka!

Sa per "urrejtjen" qe keni kunder Tirones nuk e kam shume problem pasi e shof thjesht ne aspektin sportiv duke dit qe ne kto dy dekada po dominojme skenen futbollistike shqiptare. FAKTI eshte qe me mjaftoi te lexoj dy postimet e para ke seksioni antivllaznia per cilen skuader urreni me shume? Dhe e dyta ishte pergjigja jote administrator.

Edhe une urrej dy ekipe si morrat dhe hafijet por bazohem ne fakte si vjedhje lojtaresh ne nje kohe kur nuk egzistonte ekonomia e tregut dhe c'eshte me e rendesishmja vjedhje kampionatesh apo favorizime ne kurriz te klubeve te tjere te ktyre dy klubeve pjella te sistemit komunist.
TE uroj tane te mirat edhe sic te thashe nqs den me diskutu tamam bujrum nqs den me fillu me sha, mundesh te vazhdosh, ke forume te tjera boll ku mundesh me sha lirshem.

Tana te mirat e me respekt nga Admini
Jam regjistru per te diskutu tamam, ndryshe nuk do te humbja kohen kot.

Gjithe te mirat edhe ti :wink:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 20 Apr 2008 , 21:56

Noshta urrejtja sportive(per ekipin gjithmone) vjen edhe nga fakti qe shpesh here pas komunizmit tirana asht favorizu nga sistemi. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 20 Apr 2008 , 22:45

Sa per ta dite postimet jane fshi sepse nuk kane ken mbrenda etikes !!!
Heren tjeter kane me e fshi prep si edhe nqs den me shkru mbrenda etikes BUJRUM, nqs JA , vazhdo ne rrugen tande.
Sot per fat te mire jena ne demokraci e njiri mund te zgjedhin, por ja te abuzoje !!!

Sa i takon urrjetjes, kja urrejtje asht thjesht sportive, asigja ma shume !!!
Pervec ksaj sic ka shkru V1919, Sistemi ka ba punen e vet, po ashtu sic ka ba sistemi para viteve 90, me favorizime karshi skuadrave te tjera!!!
Vllaznit Ultras

Image

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Sun, 20 Apr 2008 , 23:04

vllaznia1919 wrote:Noshta urrejtja sportive(per ekipin gjithmone) vjen edhe nga fakti qe shpesh here pas komunizmit tirana asht favorizu nga sistemi. :wink: :wink: :wink: :wink:
Po pse na kujto Xhanin? :lol: :lol: Ate nuk e besojne as tifozet e vet. E ka nxjerr sistemin thjesht per te justifiku ate skifo qe ka emrin PartiXhan!

Megjithate le ti kthehem temes. Nuk ta di emrin, prandaj do te te drejtohem me username. Vllaznia1919, une kisha qef te te beja dy pytje e nese ke kohe je i lutur te me pergjigjesh.

1) A ka nevoje nji skuader me emra si Hidi, Bulku, Dede, Abraham, Sinani, Muka, K.Duro etj per favorizim? A ka skuader ne kampionatin shqiptar qe ti bej balle?

Kjo skuader vjet fitoi titullin kampion me nji distance te madhe pikesh nga vendi i dyte. Mua me pelqejne statistikat prandaj mund te them te njejten gje edhe per vitet qe kemi fituar kampionatet e tjere mbas komunizmit.

2) A ka nevoje per favorizime nji skuader qe vetem per rrogen e Klodian Duros mund te mbaje me rroge gjysmen e skuadrave te superliges? Apo Fortuzi ne kohen e El Sayed?

Mund te thuash qe kemi nji zevendes-president ne FSHF qe me perpara ka qene donator i joni. Mirepo ne kto 3 vjetet e fundit e kemi marre vetem 1 here kampionatin, sepse nji here e fitoi Elbasoni dhe sivjet ishalla e merr kushdotjeter skuader pervec morrave dhe hafijeve. Atehere duhet te merrnim 3 ne 3.

Mund te thuash qe kemi pas favorizime ne disa arbitrime. Por kemi pas edh jo-favorizime. Vetem nji jave me perpara fitonim 1-0 deri ne 15 minuta nga fundi dhe arbitri na jep dy penallti kunder e humbim ne fund ne kavaje. Po te kishim fitu ne me dy penallti ne fund do quhej patjeter favorizim.

Une jam i bindur qe edhe sivjet po te mos qe per klane, probleme me lojtaret qe dun me qene te gjithe gjenerale e asnji ushtar do ishim perseri kampion pasi mendoj qe nuk ka skuader qe na del perpara kur duam te luajme. Dhe kete e vertetum ne neshjen e kupes ne Elbason, ashtu edhe ne neshjen kunder jush per kampionat.

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Sun, 20 Apr 2008 , 23:05

Admin wrote:Pervec ksaj sic ka shkru V1919, Sistemi ka ba punen e vet, po ashtu sic ka ba sistemi para viteve 90, me favorizime karshi skuadrave te tjera!!!
Admin me kerkove te flas me fakte. Me fakte do te doja te pergjigjeshe edhe ti!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 20 Apr 2008 , 23:18

Fakte:

Kampionati 1996/1997 Ju fitoni kampionatin, pasi Flamurtarit i hiqen 4 pike dhe humb ndeshjet ne tavoline kunder jush!!
Rast teper flagrant qe per mendimin tem asht i njejte me rastin kur Dinamoja morri kampionatin pasi ju a hoqen ju.
Kampionati i vjetshem: Tirana - Vllaznia : Gol me dore !!!!
Vllaznit Ultras

Image

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Sun, 20 Apr 2008 , 23:50

Admin wrote:Kampionati 1996/1997 Ju fitoni kampionatin, pasi Flamurtarit i hiqen 4 pike dhe humb ndeshjet ne tavoline kunder jush!!
Admin, thuji gjonat me saktesi te lutem. Me verte qe Flamurtarit ju hoqen 4 pike po PSE?

Dhe tjetra kur u nderpre ndeshja ishim duke fituar 1-0 ne Vlore. Nese do me shume informacion per ate ndeshje me thuaj.
Rast teper flagrant qe per mendimin tem asht i njejte me rastin kur Dinamoja morri kampionatin pasi ju a hoqen ju.
Edhe Bashkim Tufa, nji tifoz i Dinamos ka shkrujt per ate ngjarje qe ishte turp.
Kampionati i vjetshem: Tirana - Vllaznia : Gol me dore !!!!
Dhe e zeme sikur te fitonit ju meqe u bo goli me dore dhe ta kishte pa albitri. Me sa pike diference do ta fitonim kampionatin e vjetshem?

Po gol me dore ka bo edhe Maradona e Messi e ndonje tjeter. Apo sistem edhe aty? Megjithate me sa pike diference do ta fitonim kampionatin pa ate gol?


Po sistemi qe boni Dinamon kampion ne 2002 e man men? Apo edhe ai ishte i organizum nga ne, jo nga ju.

Po sistemi i sivjetshem Fushaj-Sulaj?


Admin, nji skuader si e jona nuk ka nevoje per favorizime! Vetem rroga e Klod Duros osht e barabarte me bilancin e presidentit tuj. Ke permendur dy fakte, ose me sakte vetem per te parin mund te debatosh. Pra nji fakt te 96-97 qe edhe ate nuk mund ta cilesosh sistem. Pasi duke lene menjane gjullurdite e po te mos i hiqeshin ato 4 pike Flamurtarit, ne duke qene se ishim duke fituar 1-0 do te kishim perseri 1 pike me shume.

Nuk kemi nevoje per favorizime. Kemi qene kampionet e pare te Shqiperise. Jemi e do vazhdojme...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 21 Apr 2008 , 00:00

@ Lizard King: ajo fjala "pallu" nuk mka pelqy hic, dhe gadi kam kene tu shkru nai fjal trand, por mandej e lashe (dhe mire kam ba.). Megjithate ne pergjithesi nuk me duken shkrimet e tuja kaq tendencioze, sic po interpretohen ne forum, dhe ne disa raste mendoj se ke te drejte.
Nqs ne fillim do ta kishe marr ma shtru, ma merr mendja se edhe antaret e tjere te forumit do tkishin kene shume ma miqesore me ty, njashtu si jane me tironcin tr, shkumbinin e partizanin.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 21 Apr 2008 , 00:09

Admin wrote:Fakte:

Kampionati 1996/1997 Ju fitoni kampionatin, pasi Flamurtarit i hiqen 4 pike dhe humb ndeshjet ne tavoline kunder jush!!
Rast teper flagrant qe per mendimin tem asht i njejte me rastin kur Dinamoja morri kampionatin pasi ju a hoqen ju.
Kampionati i vjetshem: Tirana - Vllaznia : Gol me dore !!!!

1. Ka pase disa raste qe asht favorizu tirana, megjithate tflasim ndershmnisht:
Tirana asht ekipi me buxhet ma te madh, dhe ku punohet ma profesionalisht (nqs ky term mund te perdoret per mjedisin shqiptar). Pra tirana permbush dy kushtet themelore per me pase sukses, dhe mendoj se ne vija te trasha ky sukses ka kene i meritum.

2. Nuk asht e vertete se Tirana na ka mujt sa here ka dasht e si ka dasht ne "vitet e demokracise", tiransit abuzojn shum kur rrin tu e permend te njejten fjale tan kohen, ne kohen e Myftarit na ka mujt tirana e e kena mujt.

3. Admin tirana na bani vjet gol me dore, njashtu si na bani edhe dhembi i partizanit. Ky asht kampionati shqiptar .............

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Mon, 21 Apr 2008 , 00:15

Man in Redblue wrote:@ Lizard King: ajo fjala "pallu" nuk mka pelqy hic, dhe gadi kam kene tu shkru nai fjal trand, por mandej e lashe (dhe mire kam ba.)
Me vjen keq nese je ofendu. Po ta shpjegoj pse kam shkrujt "pallu"... Ngaqe nji anetar i forumit tuj e etiketoi si nje fitore te zagarve. Atehere per nji metafore me kafshe u detyrova te perdor nji folje kafshesh.

Nuk e di cila do te ishte pergjigja jote nese do te ishe i regjistruar ne forumin tone e te dilte njeri e te thonte per fitoren 4-1 ne Shkoder qe na rrafen zagaret e mutit, zgjebsit etj etj Do te limitoheshe vetem me nji folje te tille? :roll:

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Mon, 21 Apr 2008 , 00:18

Man in Redblue wrote:Nuk asht e vertete se Tirana na ka mujt sa here ka dasht e si ka dasht ne "vitet e demokracise", tiransit abuzojn shum kur rrin tu e permend te njejten fjale tan kohen, ne kohen e Myftarit na ka mujt tirana e e kena mujt.
Shume e drejte. Ket vit psh jemi barazim: 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje.
Golevarazh 6-5 per ne.

Ka ngel kupa per te verifiku me te mirin! :wink:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 21 Apr 2008 , 01:19

Ne sezonin 1996/97, pervec se ju dha ndeshja ne tavoline Tiranes, ju hoqen 4 pike Vlones, qe per mendimin tem nuk ka kene aspak e drejte, ja se e fitoj kampionatin Tirana, apa se doli Vllaznia ne vend te dyte, por sepse kampioanti u vendos ne zyra FSHF-je njashtu sic ju a kan ba ju ne vitin 1967 nqs nuk gabohem(rasti i Dinamos).

Goli i vjetshem me dore na mohoi qe ne te shkonim ne UEFA.......
Cfare sistemi te vjetshem!!! Ndeshja qe i late Durrsit???......
Sdq ne ndeshjen tone kishte favorizim, me apo pa dashje i tille ishte .......

Sa per episodet e tjera, asht e kote qe mbani inadin me Vllaznine, kur Dinamo fitoj kampionatin..... jep llogari per ndeshjet e Tiranes ne Peqin e masandej fillo te akuzosh te tjeret....., kshu qe inadin e humbjes se kampionatit 2002 mas e shkarko tek te tjeret!!!!!


Aja qe ka shkru MrB asht e drejte biles shume here ja kam than tiransave te tjere si Tiransi_tr, apa edhe e kam shkru shume here ne forum qe Tirana ska nevoje per me u favorizu, por favorizime te tilla jane realitet dhe duhet me kene JU vete tifozat e tiranes qe duhet me reagu, edhe e tham sinqerisht qe duhet me reagu pasi demton imazhin e ekipit tuj!!!
Vllaznit Ultras

Image

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Mon, 21 Apr 2008 , 12:49

Admin wrote:Ne sezonin 1996/97, pervec se ju dha ndeshja ne tavoline Tiranes, ju hoqen 4 pike Vlones, qe per mendimin tem nuk ka kene aspak e drejte, ja se e fitoj kampionatin Tirana, apa se doli Vllaznia ne vend te dyte, por sepse kampioanti u vendos ne zyra FSHF-je njashtu sic ju a kan ba ju ne vitin 1967 nqs nuk gabohem(rasti i Dinamos).
Admin edhe sikur te mos i hiqeshin ato 4 pike Flamurtarit prape ne e kishim te fituar kampionatin me 1 pike diference. Kshuqe nuk e kuptoj cfare do te thuash qe kampionati vendoset ne tavoline. Ne ishim ne vend te pare. Ndryshimi i vetem ishte qe nga 1-0 na e dhane fitoren ne tavoline 2-0. Mendo c'do te thoje nese do ishte duke fituar Flamurtari.

Edhe dicka tjeter. Kampionati i 96/97 ka qene kampionati me i veshtire. U ndryshu sistemi i luajtjes se ndeshjeve. Shkohej neper trasferta sa per te thon. Vlona ishte plot me probleme. Skuadres se Flamurtarit ju larguan me shume se gjysma e skuadres para rifillimit te kampionatit. Kto largime lojtaresh bon qe te mos kishte ecurine e ndeshjeve te para.
Goli i vjetshem me dore na mohoi qe ne te shkonim ne UEFA.......

Ndersa une nuk po shkoj me larg se dy jave e te them qe ne Kavaje ishim duke fituar 1-0 deri cerek ore nga fundi, por albitri na jep jo 1 po 2 penallti kundra brenda 10 minutave dhe humbim 2-1 duke humbur nji shans per per te kap Uefan nga vendi i dyte. Pra si ne rastin qe ke permend ti ashtu edhe ne ate me siper eshte gabim i albitrit.
Cfare sistemi te vjetshem!!! Ndeshja qe i late Durrsit???......

Po ke te drejte. Ndeshjen ja lame Durrsit. Po me nji ndryshim, kampionati ishte i fituar dhe ne ndeshjet e fundit edhe ne kampionatet e kaluara kemi toleruar shume skuadra duke fillu nga Teuta, Shkumbini, Elbasani etj etj. Ky eshte nji tolerim pa vlere dhe shume i kote dhe mua me ke kunder.
Sdq ne ndeshjen tone kishte favorizim, me apo pa dashje i tille ishte .......

Sa per episodet e tjera, asht e kote qe mbani inadin me Vllaznine, kur Dinamo fitoj kampionatin..... jep llogari per ndeshjet e Tiranes ne Peqin e masandej fillo te akuzosh te tjeret....., kshu qe inadin e humbjes se kampionatit 2002 mas e shkarko tek te tjeret!!!!!
Po te duash te boj i statistike te neshjeve tona ne Peqin, me fitore barazime e humbje. Ket skuader e kemi ndihmu me qendru ne superlige. Sivjet humbem 1-0 duke i dhon fund shanseve per titull. Vjet i lame 3 pike, por ne ndeshjen e pare ne Peqin na duhej fitorja dhe vetem se fitum 2-1 Shkelqim Muca hongri shqelmin barkut. Nuk e di kush jane te humburit e te fituarit ne ket mes.

Sa per inate me vje keq po as nuk i mbaj as nuk i shkarkoj tek te tjeret. Jemi thjesht duke folur dhe cdo prove ka kunderprove ashtu sic po bojm bashke :wink:

Kshuqe nuk eshte inat. Madje do te thoja te kunderten sepse ti ne provat qe kerkova per sistemin me dhe golin me dore ngaj vllaznise qe ju humbi te drejten e shkuarjes ne Uefa. Dhe nuk dihet nese albitri e ka bere me qellim apo thjesht ka gabuar. Ndersa une tu pergjigja rast per rast, qe c'duhet te themi ne qe ndeshja eshte lene me qellim ne ate fund kampionat te 2002 dhe nuk ishte per te shkuar ne Uefa po per te fituar kampionatin. Gjithsesi nuk ju mbaj fare inat. Mos e thuaj me ket llaf te lutem admin se me ofendon. :roll:
Aja qe ka shkru MrB asht e drejte biles shume here ja kam than tiransave te tjere si Tiransi_tr, apa edhe e kam shkru shume here ne forum qe Tirana ska nevoje per me u favorizu, por favorizime te tilla jane realitet dhe duhet me kene JU vete tifozat e tiranes qe duhet me reagu, edhe e tham sinqerisht qe duhet me reagu pasi demton imazhin e ekipit tuj!!!

Patjeter qe favorizime te ndryshme demtojne imazhin e skuadres. Mirepo te them vetem qe sivjet une s'kam pare as edhe nje favorizim per skuadren time. Dhe shyqyr qe tani ndeshjet mundesohen online qe te jemi akoma me te sigurte kur flasim.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 21 Apr 2008 , 13:02

Kampionati i famshem i 96/97 duhej te ishte anulluar !!!
Ajo ndeshje qe ishte ne rezultatin 1-0 per ju nuk perfundoi, keshtu nuk mund te thuash qe e keni fituar?!!!
Ne momentin kur eshte nderpre kampionati Vlona ishte para 4 pike!!!

Sa i takon golit me dore, nuk them se arbitri nuk mund te jete gabuar, por reagimi juaj ne fushe ishte teper i egzagjeruar !!!!!
Po ne ndeshjen kunder nesh nuk e kishin titullin e fituar qe nuk luajtet me te rinjte?!!!
Te rikujtoj qe Vllaznia shkoi te luaje me formacionin baze vetem per t'ju respektuar JU ......

Ndeshjen e Kavajes sinqerisht nuk e kam pare dhe nuk e di.
JA pra qe kete vit nuk po favorizoheni dhe ja nuk po e fitoni titullin kampion
:lol: :lol: :wink: (me shaka).

Sa i takon ndeshjes me Dinamon te vitit 2002, une kam kene ne stadium edhe nuk ka kene ndeshje e leht edhe e lene ashtu sic thu ti. Goli ka ardh ne minutat e fundit ku Asllani (nqs nuk gaboj) ka gjujt nga larg dhe portieri s'kishte ca me i ba, per mas me thane qe Vllaznia ka pas plot raste per shenim.....
Une sinqerisht nuk jam i bindun qe aja ndeshje ka kene e trukume... noshta gabohem.

Tana te mirat.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 21 Apr 2008 , 13:14

Kjo teme "pershendetje" a kthy ne nji debat shum te ndezun dhe interesant :lol: :lol:


Un vazhdoj ti qendroj asaj se une si tifoz i vllaznise ne rradhe te pare nuk jam aspak i knaqun me ekipin tem:
pra u favorizu nuk u favorizu tirana un jam i ndergjegjshem se ekipi ne vitet e fundit ka kene i dobet. Pra shkaku qi nuk po kena sukses nuk asht se na e bajn me hile arbitrat, por se jena dobt.

Sa per vitin e kalume, du me ju kundershtu te dyve :lol: :oops: :

1. Per Lizardin
Tirana dhe presidenti Halili (e kam ndigju tekstualisht me vesht e mi) deklarun se nuk do te tolerojn asnji skuader dhe do te lujn njisoj si kunder vllaznise ashtu edhe kunder teutes (ngaqi u paten hap fjalt bile qi tirana ia len ndeshjen vllaznise). Kunder vllaznise tirana lujt fort dhe jo fairplay (goli me dore, dollare ne fushe), teutes ia lat ndeshjen.


2. Per Adminin
Vjet u ban pazare ne kurriz te vllaznise (Teuta, besa, tirana), megjithate vllaznia e ka pase ndore vete Uefa-n, por nuk qe e zoja me fitu as kunder teutes as kunder beses ne loro boriqi mrend, kshtuqi edhe grima me shoke ma mire tkishin mujt besen e teuten, sesa me u hedh laradasha ntirane.

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Mon, 21 Apr 2008 , 13:27

Man in Redblue wrote: 1. Per Lizardin
Tirana dhe presidenti Halili (e kam ndigju tekstualisht me vesht e mi) deklarun se nuk do te tolerojn asnji skuader dhe do te lujn njisoj si kunder vllaznise ashtu edhe kunder teutes (ngaqi u paten hap fjalt bile qi tirana ia len ndeshjen vllaznise). Kunder vllaznise tirana lujt fort dhe jo fairplay (goli me dore, dollare ne fushe), teutes ia lat ndeshjen.
E mbaj mend. Une ne forumin tim kam qene i pari qe e kam kundershtuar ate ndeshje sepse perfitim nuk kishim dhe tjeter ulnim reputacionin tone. Po bonim thjesht nji nder te kote. Ai fund kampionati ka qene me intervista dhe deklarata nga me te ndryshmet dhe boshe ashtu sic kemi qef ne shqiptaret.

Post Reply