Pershendetje!

Prezantoni veten ne forum ne menyre qe te njiheni me njeri-tjetrin, si edhe pershendetni njeri-tjetrin.

Moderator: GOLDIAN

Lizard_King
I perjashtuar
I perjashtuar
Posts: 95
Joined: Fri, 28 Mar 2008 , 16:52

Post by Lizard_King » Wed, 23 Apr 2008 , 12:04

Admin wrote: Lizard une e kisha fjalen per klasifikimin e rregullt para se te ndodhnin ndryshimet.
Ndeshjet jane nderpre ne javen e 17-te te sezonit.
Dakord me ty. Nese kampionati do te nderpritej perfundimisht ate moment Flamurtari dilte kampion. Ne te dyja rastet, si te ishte nderprere apo si te rifillonte me skemen e re, le te themi qe nuk ishte kampionat i rregullt 100% e ktu jemi qe te dy ne nje mendje.

Por do te te kundershtoj per kampionatin e 1967 sepse ajo cfare ndodhi i kalonte kufijte e cmendurise. Kampionati kishte edhe 3 jave. Mund te denohej fusha, mund te denoheshin lojtaret, rezultati mund te vendosej ne tavoline. Por jo... Perjashtim nga kampionati, sepse fitonim te tretin kampionat rradhazi mbas 1944 e shpalleshim ekip "Mjeshter Sporti", baraz me Partizanin dhe Dinamon. A mund te pranohej kjo, kur ushtria dhe sigurimi mbronin vendin nga rrethimi i dyfishte borgjezo-revizionist?

Sherri qe ka ndodhur ne tunel ndermjet Osman Memes dhe nji lojtari te Partizanit i veshur ushtarak ka perfunduar po aty. Vendimi i asokohe ka qene krejt i padrejte, sepse ndeshja nuk ka pasur asnje gabim teknik dhe ajo ka perfunduar normalisht brenda 90 minutave. Cudia tjeter mbetet te fakti qe vendimi nuk eshte marre nga ana e Komisionit te Disiplines, por nga Komiteti i pergjithshem i FSHF. Por cudia me e madhe eshte qe po kta ish-drejtues të FSHF nuk dine te pergjigjen per kete vendim. Ne Drejtorine e Pergjithme te Arkivave te Shtetit nuk ka asnje procesverbal të ndonje mbledhjeje të FSHF per kete ndeshje,asnje vendim,asgje.
Une pranoj se Vllaznia vjet ne disa ndeshje ka qene e favorizuar sic ka qene e demtuar ne disa ndeshje tjera nga arbitrat por smund te them me siguri qe keto favorizime/demtime nga arbitrat kane qene te qellimshme.
Asnji nuk mund te vej doren ne zjarr. Por ka aq shume per te rregulluar ne futbollin tone... duke filluar nga Federata, te albitrat qe i duhet rrit rroga per te mos pas nevoje per mitmarrje, e ca eshte me kryesorja ke privatizimi i klubeve.
Last edited by Lizard_King on Wed, 23 Apr 2008 , 14:12, edited 1 time in total.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 23 Apr 2008 , 13:06

Gjaja kryesore asht edukimi i personave me ndershmenine.Dhe jo si asht tesh qe mendohet vetem ja fute njeni tjetrit ose me dallavere nen dore.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 23 Apr 2008 , 13:14

Ehhhhhhhh, sa kohe duhet per me arrit ne ate qe thet V1919, brezi jone ka fillu disi me ndryshu, por prep duhet shume, vetem brezat e rinj qe do vijne do fillojne te ndryshojne edhe kja ka me ndodh kur te fillojme te ndryshojme ne vete, pasi ne kena me ja dhan edukaten ktij brezi qe pa vjen.

Sdq per mas me ik prej temet se asht ba interesante, edhe ka diskutime konstruktive :D .
Sa i takon rastit te Tiranes te vitit 67 me thane te drejten nuk jam shume i informum, por me aq sa pa thu ti e me aq pak qe kam lexu une ka pas padrejtesina qe nuk duhet me u perserit ma.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply