Post
by Man in Redblue » Sat, 13 Jan 2007 , 11:56
Nini, thirrje nga Shqiperia
13 Janar Cela: “Ai eshte shqiptar dhe persa kohe nuk zgjedh te kunderten, e ka per detyre te luaje per ngjyrat e vendit te tij”
Tirane Te gjithe te cmendur per Sotir Ninin.Talenti 16 vjecar shqiptar, i cili, perpara pak kohesh ka kaluar te klubi grek i Panathinaikosit, ku ka luajtur ne dy ndeshje zyrtare, pervec medias helene dhe specialisteve te futbollit te vendit fqinj, ka fituar edhe zemrat e drejtuesve te Federates Shqiptare te Futbollit. Keshtu, pa kaluar as kater dite, qe nga njohja, nepermjet medias shqiptare, me emrin e talentit, pergjegjesi i sektorit te ekipeve kombetare, Besnik Cela, se bashku me trajnerin e kombetares shqiptare U 21, Artan Bushati kane derguar menjehere nje faks, ne drejtim te klubit grek te Panathinaikos, per te kerkuar lejen, ne menyre qe te grumbullojne futbollistin, per dy ndeshjet miqesore, ate me Turqine dhe me Greqine. Por, kerkesa e tyre duket se nuk ka perkuar mire, ose te pakten keshtu mesohet, me klubin e famshem, i cili ka tjeter program dhe nuk mund te leshoje lojtarin.
Ultimatumi i Celes
Dhe kur kane menduar se mund te gjendeshin perballe ndonje zvarritjeje, si ne rastin e Behramit, apo Rames (kush digjet nga qulli i fryn edhe kosit), te cilet ne fund nuk pranuan te luanin per Shqiperine, drejtuesit e FSHF se, kane menduar qe t’i bejne gjerat menjehere. Emri i tij futet sa “hap e mbyll syte” ne listen e kombetares Shpresa, per dy ndeshjet miqesore, ate ndaj Turqise dhe ndaj Greqise, se bashku me nje ultimatum, me shume ne formen e nje presioni. “Ai eshte shqiptar dhe persa kohe nuk ka bere zgjedhje tjeter e ka per detyre, qe t’i pergjigjet thirrjes se ekipit kombetar”, ka thene Cela. “Une kam komunikuar me prinderit e tij dhe ata jane shprehur shume te kenaqur, per kete thirrje, duke e konsideruar si nje privilegj. Ajo qe i kemi kerkuar atij eshte qe te vendose shpejt, nese do te vije, apo jo. Madje, kete duhet ta beje brenda ketyre dy ndeshjeve miqesore, qe kombetarja U 21 do te luaje, ndaj Turqise dhe Greqise”, ka perfunduar Cela.
Kohe per te vendosur
Edhe pse eshte pranuar me kenaqesi ftesa nga ana e familjes, perseri, sipas shefit te sektorit te ekipeve kombetare, Cela, ata jane gjendur paksa te vene nen presion, se bashku me djalin e tyre. Keshtu, mesohet se ata kane kerkuar kohe, ne menyre qe te flasin me te Sotirin dhe me pas te vendosin per te ardhmen e tij. Nje kohe, e cila eshte kerkuar edhe nga vete lojtari, nga ajo qe behet me dije. Gjithsesi, nje pergjigje me konkrete pritet te jepet keto dite.