Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Wed, 10 Jan 2007 , 00:46

Admin wrote: Ishalla per ata qe jane ne Shkoder e lum ato
Edhe për ne që jemi pak më në jug.Me këtë rast,ishalla,po shkoj në Shkodër,se më ka marrë shumë malli.Është turp ta them,por po bëj gati 2 vjet që s'kam qënë atje.

Më duket se do të vijnë me mua edhe disa shokë të mij,dy nga të cilët janë tifozë të Tir.... ,njëri tifoz i Teutës dhe tjetri i Elbasanit.
Si thoni ju,a t'i marr këta dy të Tir... apo jo?!!! :lol: :lol: :lol: :lol:

Respekte!
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 10 Jan 2007 , 00:50

Hhahahha naqe,

Merri merri edhe ata qe te msojne se ca bahet ne Shkoder kur ka ndeshje te randsishme :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 10 Jan 2007 , 14:48

Zyrtare / Shqipëri - Maqedoni në "Loro Boriçi"


Ndeshja miqësore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë do të luhet me 7 shkurt në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Qëllimi i vetëm i postimit të stadiumit është thithja e tifozerisë se zjarrtë. Stadiumet jashtë Tiranes “Loro Boriçi” (Shkodër) dhe “Ruzhdi Bizhuta” (Elbasan) ishin në garë për të pritur miqësoren me Maqedoninë, në një kohë që është mbyllur gjithçka për stadiumin e qytetit të Shkodrës. Pas kontrollit të sekretarit të FSHF-së, Roland Mici në Shkodër, stadiumi ku ish-trajneri gjerman Brigel fitoi premierën e tij me Rusinë (3:1) do të presë edhe miqësoren me Maqedoninë me 7 shkurt, por edhe sfidën zyrtare me Slloveninë me 23 mars. Aktualisht klubi i Vëllaznisë ka marrë masat e duhura dhe po meremeton disa dëmtime të vogla për të qenë gjithçka gati në dy ballafaqimet e ardhshme.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 10 Jan 2007 , 14:55

Shum mire.Mu ba qefi shum kur e mora veshta.Gja e mire qe bahen 2 ndeshje rresht njena prejte cilave per eliminatore.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 10 Jan 2007 , 15:06

per mendimin tim e vetmja arsye se po luhet ne shkoder eshte se ne shkodranet e mbushim stadiumin. une nuk i di pse nuk behet loro borici stadium kombetar, ne shkoder ka lind futballi shqiptar dhe i takon jo vetem per kyt arsye por per shum, per tifoza, se eshte kyeqender te midisit me shqiptarte e kosoves, malit te zi dhe maqedonise
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 11 Jan 2007 , 02:22

Po me vjen shume mire qe po u zhvillokan 2 ndeshjet e rradhes ne Shkoder, por nga ana tjeter po me vjen me plas se as ndeshjen me Rusine nuk me ka qellu me ik me e pa se kam ken jasht !!! :cry: :cry:

Ju qe do te keni rastin me ik ne stadjum bani tifzllek edhe per ne tjert.
Ishalla kto ndeshje i sjellin fat komtares.
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 12 Jan 2007 , 21:30

4 fotbullista te vllznias ne kombeteren 21.Olti Bishani Gilman Lika Gilman Lika


Bushati fton Sotir Ninin, Panathinaikos refuzon


Albania-Sport (AS) -Trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Artan Bushati e ka përshirë talentin Sotir Nini në listën e tij të anti-Turqisë, pavarsisht se klubi grek Panathinaikos, ka bërë të ditur se nuk mund ta lëjë të lirë shqiptarin pasi ka aktivitet zyrtar në kampionatin grek, Superliga. Lajmi bëhet i ditur nga siti zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, fshf.org. Shqipëria U-21 do të përballet, më datën 17 janar 2007 në Turqi me homologen e saj turke. Takimi do të zhvillohet në stadiumin "Bahceliever" në Stamboll (14:00, ora lokale, 13.00 ora jonë). Pas ndeshjes me Turqinë, më datën 6 shkurt, ekipi U-21 do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore me homologët e tyre grekë në Athinë. Ky do të jetë një tjetër shans për Sotir Nini, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së FSHF-së. Në formacionin e Bushatit janë vetëm dy lojtarë që luajnë jashtë Shqipërsë: Mergim Mavraj(SV Darmstadt) dhe Henri Shiba (Rexhina).



Kjo është lista zyrtare për ndeshjen e rradhes.

1 Enea Kolici Iraklis

2 Olti Bishani Vllaznia

3 Andi Lila Besa

4 Sadush Danaj Beslidhja

5 Mergim Mavraj SV Darmstadt

6 Daniel Ramazani Shkumbini

7 Renato Arapi Besa

8 Jetmir Sefa Tirana

9 Elis Bakaj Partizani

10 Gilman Lika Vllaznia

11 Xhevair Sukaj Vllaznia

12 Gilman Lika Vllaznia


13 Erando Karambeci Partizani

14 Gerhard Progni Partizani

15 Nertil Ferraj Dinamo

16 Bledjon Guga Flamurtari

17 Ilirjan Caushaj Dinamo

18 Henri Shiba Rexhina

19 Sotir Nini Panathinajkos

20 Enso Malindi Partizani
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sat, 13 Jan 2007 , 00:01

E paskena klonu Gilmanin.Ishallan kloni esht edhe ma i mir se origjinali

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 13 Jan 2007 , 02:18

vvvllaznia wrote:E paskena klonu Gilmanin.Ishallan kloni esht edhe ma i mir se origjinali
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 13 Jan 2007 , 03:03

vvvllaznia wrote:E paskena klonu Gilmanin.Ishallan kloni esht edhe ma i mir se origjinali
Hhahahha naqe.
Per mendimin tem Likes duhet me i dhan sa ma shume mbeshtetje sepse ka te dhana te mira dhe mundet me ec perpara.
Pergatitja fizike nuk i mungon, po kshu edhe teknikisht asht shume mire.
Mos te harrojme se i vetem, e ka majt krahun e majte apo edhe qendren e mesfushes te Vllaznine si edhe ka tregu rendiment shume te mire duke lujt pothujse ne te tana ndeshjet!!

Per portierin e Vllaznise Bishani kam nigju fjal te mira por se kam pa ndoj here tu lujt...
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 13 Jan 2007 , 11:53

Greket: Urgjent pasaporte talentit
13 Janar Pas marrjes se lajmit, mbi mundesine, qe talenti shqiptar, Sotir Nini te luaje per ngjyrat e kombetares kuqezi, mediat greke kane nisur menjehere fushaten, per te pajisur futbollistin 16 vjecar me pasaporte helene. Madje, sipas te perditshmes greke, “Metrosport.gr”, por edhe shume mediave te tjera, Federata Greke e Futbollit duhet te beje te pamunduren, per te pajisur me pasaporte greke te gjithe familjen Nini, ne menyre qe talenti te mos vije te luaje me Shqiperine, por te kete shanse qe te aktivizohet me Greqine. Nje presion shume i madh, i cili vjen menjehere pas presionit qe FSHF ja ka bere ndaj talentit.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 13 Jan 2007 , 11:56

Nini, thirrje nga Shqiperia
13 Janar Cela: “Ai eshte shqiptar dhe persa kohe nuk zgjedh te kunderten, e ka per detyre te luaje per ngjyrat e vendit te tij”

Tirane Te gjithe te cmendur per Sotir Ninin.Talenti 16 vjecar shqiptar, i cili, perpara pak kohesh ka kaluar te klubi grek i Panathinaikosit, ku ka luajtur ne dy ndeshje zyrtare, pervec medias helene dhe specialisteve te futbollit te vendit fqinj, ka fituar edhe zemrat e drejtuesve te Federates Shqiptare te Futbollit. Keshtu, pa kaluar as kater dite, qe nga njohja, nepermjet medias shqiptare, me emrin e talentit, pergjegjesi i sektorit te ekipeve kombetare, Besnik Cela, se bashku me trajnerin e kombetares shqiptare U 21, Artan Bushati kane derguar menjehere nje faks, ne drejtim te klubit grek te Panathinaikos, per te kerkuar lejen, ne menyre qe te grumbullojne futbollistin, per dy ndeshjet miqesore, ate me Turqine dhe me Greqine. Por, kerkesa e tyre duket se nuk ka perkuar mire, ose te pakten keshtu mesohet, me klubin e famshem, i cili ka tjeter program dhe nuk mund te leshoje lojtarin.

Ultimatumi i Celes

Dhe kur kane menduar se mund te gjendeshin perballe ndonje zvarritjeje, si ne rastin e Behramit, apo Rames (kush digjet nga qulli i fryn edhe kosit), te cilet ne fund nuk pranuan te luanin per Shqiperine, drejtuesit e FSHF se, kane menduar qe t’i bejne gjerat menjehere. Emri i tij futet sa “hap e mbyll syte” ne listen e kombetares Shpresa, per dy ndeshjet miqesore, ate ndaj Turqise dhe ndaj Greqise, se bashku me nje ultimatum, me shume ne formen e nje presioni. “Ai eshte shqiptar dhe persa kohe nuk ka bere zgjedhje tjeter e ka per detyre, qe t’i pergjigjet thirrjes se ekipit kombetar”, ka thene Cela. “Une kam komunikuar me prinderit e tij dhe ata jane shprehur shume te kenaqur, per kete thirrje, duke e konsideruar si nje privilegj. Ajo qe i kemi kerkuar atij eshte qe te vendose shpejt, nese do te vije, apo jo. Madje, kete duhet ta beje brenda ketyre dy ndeshjeve miqesore, qe kombetarja U 21 do te luaje, ndaj Turqise dhe Greqise”, ka perfunduar Cela.

Kohe per te vendosur

Edhe pse eshte pranuar me kenaqesi ftesa nga ana e familjes, perseri, sipas shefit te sektorit te ekipeve kombetare, Cela, ata jane gjendur paksa te vene nen presion, se bashku me djalin e tyre. Keshtu, mesohet se ata kane kerkuar kohe, ne menyre qe te flasin me te Sotirin dhe me pas te vendosin per te ardhmen e tij. Nje kohe, e cila eshte kerkuar edhe nga vete lojtari, nga ajo qe behet me dije. Gjithsesi, nje pergjigje me konkrete pritet te jepet keto dite.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 13 Jan 2007 , 12:45

Pershendetje,

Sapo vizitova faqen zyrtare te klubit te Panathinaikos dhe aty shkruhej se Nini ka nenshtetesi greke !!!! Shume e çuditshme kja gja....

ja edhe linku:

http://www.pao.gr/player.php?category_i ... r_id=15026
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sat, 13 Jan 2007 , 12:49

ne vend qe me ja mbush mendjen djalit keta bejn si te fort e i bejn presion.òfar drejtusash kena.me ken persmbari fluturon duka personalisht ne athin por qa me ba

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 13 Jan 2007 , 13:10

vvvllaznia wrote:ne vend qe me ja mbush mendjen djalit keta bejn si te fort e i bejn presion.òfar drejtusash kena.me ken persmbari fluturon duka personalisht ne athin por qa me ba
Aja kishte kene gjaja ma e mire, po kta tont nuk kane lek per fluturime te tilla , kane lek vetem per flutrurime ne vende ekzotike :D :lol:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Jan 2007 , 13:40

Nuk ka beth federata jone per me i marre lojtart e mire.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 13 Jan 2007 , 14:21

e cuditshme edhe shqiptaret e shqiperise me lujte futboll me kombetare tjera.
ndoshta federata eshte pak e avakte. por eshte lojtari ai qe vendose. shqiptare si keta nuk na duhen, me kan shqiptare e me lujte ne greqin nuk i thuhet vedit shqiptare
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sat, 13 Jan 2007 , 18:50

Ne jemi duke i hupur te gjith si shqiptar shqipniet me pashaport si shqiptar kosovet e maqedoniet pa pashaport.edhe mu me habit fakti pse me greqin se hajt me zvicrren por nuk esht e mujtun qe te gjith jan trathtar,per mendimin tim trathtart jan ne Tiran e jo ne europ.Shum prej nesh ka pa tu lujt Behramin,nje lojtar per mendmin tim fantastik,per dike esht trathtar per dike tjeter e ka fajin fshf.kjo nuk esht e rendesishme por mos me msu asgje prej Behramit nuk ma kishte marr mendja.Jan te zot vetem me than qe nuk kan pashaporta qe uefa nuk e lejon qe lojtari esht trathtar por asgja me eliminu keto probleme.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 13 Jan 2007 , 23:55

Dihet se fshf asht shum e ngadalte dhe ka ba gabime, por ma merr mendja se futbollista si puna e behramit kan dasht te gjejn vec justifikim kur kan akuzu fshf, pasi ne te vertet sdojn te losin me shqiprin.
Sa per Ninin, po ju them se ai se ka te leht. Ai jeton ne greqi e ba me lujt per shqipnin, i duhet me u shperngul me gjith familie prej greqiet, pra me ndryshu komplet jeten e tij e te families.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 17 Jan 2007 , 20:50

Shqipëria ngjitet një “kat” në FIFA

Albania-Sport.com (AS)- Shqipëria ka ngjitur një vend në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, nga e 87-ta në muajin dhjetor 2006 në të 86 në muajin janar 2007. Megjithëse tani jemi +1 vend, nga pikët kemi mbetur po njësoj, 375 pikë. Shqipëria ndodhet midis Moldavisë (e 85-ta me 382 pikë) dhe Trinidad e Tobago (i 87-ti, me 372 pikë)..

Në grupin tonë, Holanda vazhdon dominimin me vendin e 7-të më të mirë në botë (1305 pikë), Rumania ka zbritur një vend dhe renditet në të 20-tin (912 pikë); Bullgaria ka zbritur një vend dhe renditet e 42-a (684 pikë); Bjellorusia ka mbetur në vendin e 70-të (447 pikë). Sllovenia, kundërshtari ynë i 24 marsit ndodhet në të 77-in (414 pikë). Luksemburgu ndodhet në vendin e 186-të me 27 pikë.

Maqedonia, kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 7 shkurtit ndodhet ne vendin e 54, vend në të cilën ka qenë edhe në renditjen e muajit dhjetor 2006.

RENDITJET E VITIT 2007 PËR SHQIPËRINË

* Janar, vendi 86

RENDITJET E VITIT 2006 PËR SHQIPËRINË

• Dhjetor, vendi 87

• Nëntor, vendi 86

• Tetor, vendi 88

• Shtator, vendi 75

• Gusht, vendi 62

• Korrik, vendi 65

• Qershor, vendi 85

• Maj, vendi 85

• Prill, vendi 86

• Mars, vendi 88

• Shkurt, vendi 82

• Janar, vendi 83
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply