Lajme

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Tue, 07 Dec 2010 , 19:04

GOLDIAN wrote:
o pjalm tan jena pd ista ketu po te kishte ndodh gja njerezve tuj e te mij do kishim sha e shalu qeverine
gold .

edhe shpia jeme asht myt gold po skam qa me ba ku duhet me lut zotin qe jena gjalle.


hidrocentralet jan ndertu ne kohe te monizmit ne vend te gabum

pse duhet te tham un qe shpia jeme u myt sepse e ka fajin qeveria .

duhet me lut zotin mos me ra shum shi ,se mund te ndodhin katastrofe ne shkoder ku llogaritet qe uji me shku ne kat te tete.

edhe me dasht me hek idrocentralet ne vere ,shkodra mban 75 perqid te shqipnise me drita.

gold

du me te ba 1 pyetje

qa mund te bashe ti me ken qeveritare per me rregullu te mos ndodhi ma .

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Dec 2010 , 19:36

une te kuptoj pjalm se kur njeriu ka interesa personale tek x parti do e mbrojne ate
pergjigja jeme asht
do kisha ken ma pak milioner(nuk tham se skisha vjedh)se keto qe jane sot dhe do kisha dhan dicka ma shume per popullin
kan drejt mu zgerdhi ne parlament se keto permytje jane miliona lek per kryeminister minister transporti energjitike drejtor keshi etj
te pershendes nga kjo oda e nxehte e jemja qe dhe pse bie bore nuk e ndjej te ftohtin(si te gjithe ju tjeret) dhe me zemer te pikelluar per ato familje qe kan hum gjithcka(edhe pse e jemja nuk a prek)
te mendojme pak per to JU ISHA LUT
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Dec 2010 , 19:40

me vjen keq pjalm qe dhe familja jote asht demtu
ishalla ky shtet po i ndihmon financiarisht

pse ne vend te gabum hidrocentralet ku jane dasht mu ndertu?????
kishte ken mire me ja dhan nje ide sales

ta shkaterrojne komanin e ta ndertojne ne bune
ta shkaterrojne fierzen e ta ndertojne ne shkumbin
lek kena boll si shtet edhe kohe po se po
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme

Post by GOLDIAN » Wed, 08 Dec 2010 , 00:42

i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Wed, 08 Dec 2010 , 01:07

GOLDIAN wrote:

ta shkaterrojne komanin e ta ndertojne ne bune
ta shkaterrojne fierzen e ta ndertojne ne shkumbin
lek kena boll si shtet edhe kohe po se po
shqipnia asht e lam ne borxhe ma gold .

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Wed, 08 Dec 2010 , 01:08

GOLDIAN wrote:flm presidentit dhe klubit dinamo

http://albaniasoccer.com/lajme/shqiperi ... koder.html

edhe presidenti i korces ,seqoja ka than qe fondet e mbledhuna ng biletat do qohen ne shkoder

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Wed, 01 Jun 2011 , 20:40

Nji ngjarje jashtzakonisht e rand dhe e pabesueshem ka ndodh ne Kavaje:

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=212159&ref=fp

Horror në Kavajë


Bashkëshortja shtatëzënë e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Griselda Roshi është rrëmbyer dje pasdite, rreth orës 19.15, në zonen e Komunës së Parisit në Tiranë. (UPDATE)
Sipas burimeve familjare, ajo pasi ka pirë një kafe me një mikeshë të sajë në një lokal, i është drejtuar një taksie për të lëvizur drejt shtëpisë së prindërve të saj.

Griselda kishte ardhur në Tiranë pasi ditën e premte priste të lindte. Sipas familjarëve, teksa ajo ishte duke ecur drejt taksisë, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë.

Aty ata e kanë rrahur, kërcënuar dhe e kanë cuar në një tjetër vend, të parapërgatitur, ku vec tre burrave kanë qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra.

Sipas burimeve familjare, në ato momente Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, ajo mban mend t'i jetë injektuar një serum dhe disa momente më pas ka lindur.

Për shkak të hemoragjisë shumë të madhe, Griseldës i kanë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 3.45 të mëngjesit e kanë marrë sërish me fuoristradë duke e hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë.

E gjakosur dhe e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambjentin ku Griselda është mbajtur peng dhe dhunuar për më shumë se 6 orë.

Ajo është tashmë në gjendje të rëndë psikologjike dhe nuk di të thotë se kush ishin autorët e rrëmbimit, vendin ku lindi e detyruar fëmijën, apo vendndodhjen e foshnjës.

“Unë nuk di c’të them, këtë nuk ka kriminel që ta bëjë. Ajo është e sfilitur. Nuk kemi fjalë ta shprehim”, tregon një komshi i familjes. “Nuk duhet ta bënin, ata janë njerëz të mirë dhe këtë nuk e meritonin”, shprehet një tjetër.

Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e ciftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është detyruar të kthehet nga Italia pasi ka marrë vesh lajmin tragjik.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posacëm për hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe përbëhet nga agjentë të policisë kriminale.

Para shtëpisë së familjes Roshi ndodhen shumë të afërm dhe shumë banorë të Kavajës, të tronditur jashtëzakonisht nga ngjarja e rëndë.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Wed, 01 Jun 2011 , 20:54

Shpesh mendoj se shoqeria shqiptare gjendet ne nji krize morale shume te rand, ky lajm me verteton kyt.

Ve re se shume njerez e shesin vedin per dy leke, bahen te neveritshem, servilosen pa fund fundrrinave e kriminelave, qe sot nderohen ma shume se cdokush tjeter. Por fatkeqesia ma e madhe asht se edhe ata pak intelektuale qe ka gjithashtu veprojn ne dam te perparimit te kombit. Godo plak me thinja serviloset Sales, per nji post qe merr e bija e tij- per me dhan nji shembull.

Te vriten 4 njerez ne bulevard si askund tjeter ne Evrope dhe te vraret te perdhosen e te quhen rrugace, kryeministri te festoje ne shesh me Ciljete cicejashten pak dite mbas ksaj tragjedie; te vriten dhjetra njerez ne Gerdec dhe ministri pergjegjes per kyt te emerohet minister mjedisit - keto jan ngjarje te renda, qe duhet te bashkojne cdo shqiptar kunder vrasjes dhe poshtersise. E cfare ndodhi ne Shqiperi? Njerezit vazhdun te mbrojn ne menyre kafsherore interesat teper te ngushta, te justifikojne kriminelat per vrasjet dhe perdhosin te vdekunit...

Per sa kohe do vazhdojme te dergjemi ne kyt llum ????

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Thu, 02 Jun 2011 , 20:46

Itinerari i rrëmbimit të sajuar

http://www.vizionplus.tv/index/index.ph ... Itemid=135


Ekspertët: Griselda nuk ka qene shtatzënë

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=212210&ref=fp


:shock: :shock: :roll:

"spektakel" i papam, nuk e di ca asht ma e tmerrshme, me u rremby nji gru shtatzane dhe me i marr fmine, apo me saju nji histori te denje per nji film hollivudian. Gjithsesi te dyja diftojne cfare degjenerimit moral ka perfshi shoqerine shqiptare.

Neser ta po del nai variant i trete, edhe ma i forte se dy te paret.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Thu, 02 Jun 2011 , 23:21

Ky i shoqi e ka dit mirboll se nuk e ka grun me barre edhe asht dashte me e pergenjeshtru ket lajm qysh n'fillim, por kan dashte me e perdore politikisht si e kan zakon (e kan ves te dy krahet). Kane mendu se nuk po del horlleku.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Fri, 03 Jun 2011 , 12:51

Tme falni qe po e postoi te plote kyt shkrim kaq te gjate, por kjo histori asht nji triller i papame. "Shijojeni":


Griselda tentoi vetëvrasjen: E bëra që të mos humbja Elvisin


Historia e rrëmbimit të një gruaje shtatzënë, detyrimit për të lindur dhe zhdukjes së foshnjës, e cila tronditi dy ditë më parë të gjithë Shqipërinë ka plasur dje si një flluskë sapuni. Gruaja nuk ka qenë kurrë shtatzënë dhe për nëntë muaj me radhë ajo ka mashtruar, duket nga deshira e fortë për ti dhënë një djalë bashkëshortit të saj, Elvisit.


Prokuroria për Krime të Rënda në kryeqytet, me ndihmën e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore dhe mjekëve specialist të Maternitetit "Mbretëresha Geraldin" kanë konfirmuar dje sajesën e 27 vjeçares Griselda Zaimi. Përveç ndihmës së specialistëve të fushës së gjinekologjisë, institucioni i akuzës ka arritur të siguroi disa prova materiale, që
provojnë se pretendimet e vajzës në denoncimin e saj nuk qëndrojnë.


E ndodhur në këto kushte të rënda psikologjike dhe të tronditjes së thellë, vetë 27 vjeçarja Zaimi ka pranuar të rrëfej të vërtetën, pas 24 orëve tension dhe ankth mbarëkombëtar. Sipas saj, gjithçka kishte bërë për të forcuar lidhjen me Elvisin (zyrtarisht nuk egzistojnë të martuar, megjithëse kishin kohë që bashkëjetonin).


Me frikën e ndarjes, pasi kishte konstatuar me ndihmën e disa analizave mjekësore se nuk mund të lind fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore, vajza 27 vjeçare, duke shfrytëzuar edhe prezencën e pakët në shtëpi të Rroshit muajt e fundit, kishte vendosur të shtiret sikur ishte shtatzënë.


Madje për ta bërë historinë më të besueshme, Griselda vendoste mbushje
poshtë rrobave (jastëk) dhe kishte nisur një dietë intensive që të shëndoshej në të gjithë
trupin. Dhe në këtë mënyrë historia e saj ishte besuar nga të gjithë. Pak ditë më parë, kreu i sapo zgjedhur i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi kishte udhëtuar për në Itali ku do merrte pjesë në një gëzim familjar (dasmë).


Gjatë kësaj kohe, vajza kishte shkuar tek prindërit e saj në Tiranë, konkretisht në banesën që ndodhej në rrugën "Qemal Stafa". Sipas deklarimeve të vetë 27 vjeçares, ditën e premte ishte koha e lindjes së fëmijës. Por, meqenëse fëmija nuk ekzistonte dhe
dita e premte po afronte, e reja ka pësuar një tronditje psikike në pamundësi për të gjetur zgjidhje.


Tre ditë më parë, konkretisht të martën e kaluar, aty rreth orës 19:15 minuta pasi ishte ndarë nga kunati dhe mikesha e tij në afërsi të qendrës tregtare "Kristal" kishte
blerë një thikë dhe më pas i kishte kërkuar një taksisti që ta shpinte në një nga hotelet
që ndodhet pranë stadiumit "Selman Stermasi", në Tiranë.


Prokuroria konfirmoi se pasi kishte zënë një dhomë, vajza ka tentuar të kryejë vetëvrasje, me prerje të venave të dorës apo edhe me tentim varje. Por, mungesa
e guximit ka bërë që në kushtet e rënda psikike, të sajoj historinë e mashtrimit. Aty rreth orës 02:00 pas mesnatës, ka zbritur në hollin e hotelit duke i kërkuar recepsionistes gjetjen e një taksie pasi nuk ndihej mirë.


Nga hoteli me ndihmën e taksisë ka zbritur para klinikës private që ndodhet në rrugën "Kongresi i Manastirit", ku ka marr një serum dhe më pas po me ndihmën e një
taksisti ka marrë rrugën drejt Kavajës. Në ora 3:45 minuta ka mbërritur në banesën e
Roshit, ku në mëngjes ka lajmëruar kunatin e saj shtetasin Sajmir Roshi, duke i rrëfyer
"mashtrimin" e rrëmbimit. Në këto kushte Sajmir Roshi ka denoncuar në polici, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Dëshmia në prani të nuses së xhaxhait

Për rreth dy orë, mesditën e djeshme prokurori i çështjes Henrik Ligori dhe hetuesja Eriona Daupaj, në prezencë të nuses së xhaxhait të 27 vjeçares Griselda Zaimi kanë marrë rrëfimin e të vërtetës për historinë e saj, të sajuar për të forcuar lidhjen mes saj dhe bashkëjetuesit Elvis Roshi me të cilin kishin katër vite njohje.


Sipas dëshmisë së saj, gjithçka ka nisur nga fakti se 27 vjeçarja ndihej e vetmuar kohën e fundit ndërsa bashkëjetuesi i saj kthehej në banesë në orët e vona të natës. E ndodhur në këto kushte, vajza dyshonte se lidhja mes tyre ishte ftohur dhe në këtë moment ka sajuar historinë e shtatzënisë për të forcuar lidhjen mes tyre.


Griselda largohet nga familja Rroshi

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, hetuesit e çështjes kanë zbarkuar në Kavajë për të marr vajzën 27 vjeçare dhe ta sjell në Tiranë për ekzaminimet mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në Maternitetin "Mbretëresha Geraldin". Por kur kanë mbërritur
në Kavajë nuk e kanë gjetur Griselda Zaimin në banesën e familjes Roshi.


Pas mesnatës të së mërkurës, i ati, Muhamet Zaimi kishte marrë Griseldën dhe e kishte shpënë në shtëpinë e tij në kryeqytet. Në ora 9:00, efektivët e policisë dhe hetues të çështjes, kanë shkuar në banesën e familjes Zaimi ku kanë marr vajzën dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Ekspertët e këtij institucioni nuk kanë konstatuar ndonjë shenjë dhune të ushtruar ndaj vajzës duke mos konstatuar edhe dëmtime në pjesën e fund barkut të 27 vjeçares. Pas këtij ekspertimi, hetuesin e kanë dërguar vajzën në Maternitetin "Mbretëresha
Geraldinë" për ekzaminime profesionale.


Aty mjekët e këtij spitali kanë konstatuar se vajza kishte probleme shëndetësore dhe nuk mund të lindte dot fëmijë. Të ndodhur në këto kushte, vajza është shoqëruar për në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda ku është marr në pyetje për dy orë.
Më pas, është dërguar drejt banesës së familjes Zaimi, ku edhe është marr nën kujdesin e familjarëve të saj dhe një psikologe, pasi gjendja psikologjike ishte tepër e rënduar.



Në shtëpinë e Elvisit, aty ku 'fëmijës imagjinar' i kishin vënë emrin Griel

"Atë që të bën gruaja s'ta bën as hasmi".. E pasi thotë këto fjalë ashtu çalë çalë ngrihet e lë pas krahëve burrat e tjerë të tavolinës që ethshëm bisedonin për atë çka ngjau në qytetitn e tyre. Burri rreth të 70-tave, krejt i thinjur, përtej lokalit thotë se ajo ishte fjala e tij e fundin e nuk merrej më me këtë muhabet. Ndërsa shokët e tij ende vijonin debatin duke përmendur shpesh që gruaja "fut shejtanin në shishe" etj. Për ngjarjen e Griseldës, fliste dje i madh e i vogël në Kavajë, ndërkohë që gazetat në pikat e shitjeve kishin mbaruar që në orët e para të mëngjesit.


Tek familja e Rroshit

Në rrugën kryesore të qytetit, aty ku banon familja e Elvis Rroshit, nuk ka me njerëz që presin me ankth. As djemtë trupmëdhenj që dy ditë më parë nuk lejonin askënd të kapërcente trotuarin nuk janë më aty. Një heshtje ka rrethuar gjithçka jashtë dhe brenda shtëpisë. Një vajzë që të del në derë, më thotë se duhet të pyeste burrat e shtëpisë, nëse një gazetare mund të hyjë brenda. Hyjmë dhe takojmë gratë. Situata është e pazakontë. Dy ditë më parë vajtonin, sot fjalët janë të ëvshtira të gjenden.


"E kemi pritur si nuse shtëpie, nuk u besojmë dot veshëve çfarë po thuhet. Nuk dimë ç'të themi.. Prisnim lindjen e djalit e më këtë ndjesi kemi jetuar gjithë këto muaj. Atë që bëri ajo nuk mund ta bëjë një njeri normal. Nuk dimë se si na gjet ky hall"- të thotë nusja e xhaxhait të Elvisit. I kishin vënë dhe emrin djalit që prisnin të vinte në jetë. Do quhej Griel, një bashkim mes emrave të Griseldës dhe Elvisit. Por Grieli nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një krijesë në mendjen e 27-vjeçares...


Marrëdhënia

Kishte kohë që marrëdhënia e Griseldës dhe Elvisit nuk ishte si më parë. Njerëz që i njohin çiftin thonë se përgjatë pesë vjetëve ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë me njëri tjetrin. Fëmija i ngjizur në mendjen e Griseldës, duket se ka qënë një shtysë e fortë që Elvisi të shpallë tre muaj më parë fejesën. Sipas zakonit janë ndarë llokumet. Miqtë dhe fqinjët kanë bërë qokën duke i uruar çifti jetë të lumtur e të gjatë.


Barku i fryrë i Griseldës ka lënë të kuptohet për çdo kënd që ka shkuar në shtëpinë e Elvisit arsyen e fejesës së djaloshit që së fundmi ishte përfshirë ethshëm në poltikën shqiptare. Por përveç atyre ditëve të gëzimit shumë pak njerëz e kanë parë Griseldën me sy. Shtatzania e "paparashikuar" duket se i kishte shtyrë planet për martesë zyrtare për më vonë. Prej disa muajsh, gjithkush në këtë shtëpi ka jetuar me gëzimin e ardhjes në jetë të Grielit..



Elvis Rroshi: Ju kërkoj ndjesë, ishin orët më të vështira të jetës sime
Kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, shpërndau pasditen e së enjtes një deklaratë për publikun duke kërkuar ndjesë për lajmin e tmerrshëm që erdhi si pasojë e deklarimeve të bashkëshortes së tij. Sipas Rroshit, ai ndjen keqardhjen për angazhimin e shumë aktorëve në historinë e nisur prej ditës së djeshme dhe që u cilësua nga mediat si çështja "Griselda".



Katër vjet, Griselda nuk mbeste dot shtatzënë

Burime të "Shekullit", thanë se Griselda Zaimi, ka kryer edhe herë të tjera vizita në këtë klinikë, për probleme të fertilitetit (pamundësisë për të mbetur shtatzënë). Sipas burimeve të policisë, gruaja ka kryer vizita të herë pas hershme dhe madje edhe analiza gjatë viteve 2007, 2008 2009. Madje dy vizita ajo i ka kryer gjatë vitit 2010, përkatësisht
në muajt shkurt dhe qershor të vitit të kaluar. Në këto vizita, Zaimi, ka kryer edhe disa analiza gjinekologjike dhe vizita të ndryshme tek një mjek gjinekolog, për problemin e shtatzënisë së saj. Në të gjitha rastet, analizat e kryera nga mjekët në laboratorët e kësaj klinike kanë zbuluar se gruaja nuk kishte mundësinë biologjike për të mbetur shtatzënë pasi analizat kanë rezultuar negative.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Fri, 03 Jun 2011 , 12:53

ky keka burre, qe nuk e preka grun me dore me muj te tane :shock: :oops: , mos ndoshta nuk e ka fajin Griselda qe nuk lind, por asht impotent i shoqi ? :roll:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Sun, 05 Jun 2011 , 20:22

mire qi nuk e paska prek, po as me e çu te doktori grun shtatzan tan kto muj :?: :!: :!:
po kaq dele e din ket popull kta?
gjaja ma e neveritshme qi kam ndi koht e fundit.
ku don me i çu ps-ja gazetat qi bashin thirrje per lufte tash?

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Mon, 06 Jun 2011 , 16:27

Tkishin dasht PS-ja me inskenu nji plan, do kishin trillu noi histori tjeter, jo kshi historiet qe me nje vizite mjeku vertetohet rrena, vetem nje njeri ne gjendje te rand psikologjike mund te bajn kshi veprimit, sepse cdo kush qe ka 2 pare mend e kupton se ky plan asht i destinum te deshtoje.

PS- ja nuk ka nevoje te trillojne kshi historinash, mjafton ti referohen ngjarjeve qe ndodhin perdite, skandaleve te pafund te Doktorit te Drilonit, qe mesa duket e paska qellim te jetes se tij me shkaterru kombin shqiptar, me e kthy ne lufte klasash dhe gjakmarrje malesh.

Per mu kjo ngjarje asht:
e para: deshmi e krizes morale te shoqerise shqiptare
e dyta: deshmi se mentalitet patriarkale (gruja duhet te lindin fmi; burri e "kthen" grune ne shpi te babes) vazhdojne te ekzistojne hala. Edhe pse ka rrejt, ma shume me vjen keq per kyt vajzen.


Qe edhe nji link, ku prindt e vajzes e sulmojne Roshin, tkishte ken inskenim politik sma merr mendja se do kishin reagu kshtu:
http://www.panorama.com.al/aktualitet/b ... er-fushate


+
edhe pse ska lidhje me temen, nji link nga analisti ma kompentent dhe i pavarun ne Shqipni, Blendi Kajsiu: Kto dame te pallogaritshme qe po bahen ne kto vite Shqipnia e shqiptaret do ti vujn tpakten me dekada (ashtu sic e shkaterrun politikant e vet Greqine):
http://www.panorama.com.al/opinion/shitja-e-shtetit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Mon, 06 Jun 2011 , 17:19

O man in red blu .

Kja asht politike ma naqe ,dhe ketu u tregu se si Edi Rama fut njerezit ne kete menyre bashke me gazetaret ,veq me than qe partia demokratike e bani kete gja .

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Mon, 06 Jun 2011 , 20:28

ket marrine e denoncimit e ka ba kjo vajza me kry t'vet, edhe une mendoj kshtu.
por ps-ja ka gjete rastin me e perdore ket ngjarje per qellimet e veta. ky asht fakt.
mjafton me lexu gazetat e krahut te majte te atyne 2 ditve e me pas pa top channel e news24. artikujt e mero bazes e kompani qi akuzoshin berishen dhe komentusit qi shkrunin ne faqet online te ktyne gazetave "ja vdekje ja liri", me moderatort qi pa pike pergjegjsiet qytetare i bublikojn.
zani i popullit shkrute per "kthim te rrembimeve te SHIK-ut". Erjon Brace te faqja e facebook-ut bate thirrje per protesta masive se saliu po na grabit fmit.
prokurori i krimeve t'randa ligori, i shoqi i nji deputetes te ps-s, qi hap lajmin me sekonda sapo bahet denoncimi
erjon veliaj qi i shkrun e-mail tan ambasadorve se shife ça ban saliu.

ky kryebashkiaku e ka dite shume mire qi nuk ka kene e shoqja shtatzane, por e ka perdore neper mitingje per me u duke familjare. taman thote i ati ksaj vajzes. edhe neper intervista tu fole per fmin qi ka me lind. mire kjo, se gja pa dam (perveçse kallxon nivelin moral te kti roshit) po pse nuk tregoi qysh n'fillim qi nuk e ka pase grun shtatzane e per rrjedhoje lajmi nuk ka si me ken i vertete. ne mnyre qi mos me u çu peshe nji shqipni e tane. e mos me na marre ftyren ne tan boten. t'pakten ktu ku jam une kan shkru tan gazetat per ket ngjarje.
edi rama e tan ps-ja qi shkune per vizite te shpia e ktyne e kan marre vesh shume mire se ka ken trillim, por nuk folen as nji gjys fjalet ne media kur dolen.

tan politikant jane hora, por kto te ps jane edhe te paburrni.
te neveritshem.
po kur kane kryetar nji qi ka akuzu grun se nuk e ka ba fmin me te por me t'atin.....
me t'ba me te mungu fatos nano :D
tana t'zezat i ka po jo njiri i ulet. ma shume rrespektoj nji mafioz se nji te paburre (qi nuk i mungojne as te tjerat)

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme

Post by Admin » Tue, 07 Jun 2011 , 15:11

Kja histori asht per filma/libra te Stephen King .....

Une jam shoku kur e kam lexu se ca ka noll e jam shoku edhe ma shume kur kam lexu qe ka ken trillim !!!!

Turp per ket vajzen e per te fejumin e saj, po kshu turp per ato qe kane dasht me e perdor kete histori!!!



Sa i takon hidrocentraleve nuk e di tamam se si asht puna, si edhe pa dasht me majt anen e njenes ane apa tjeter, nqs privatizimi i HEC asht ne menyre trasparente ska asgja te keqe qe te bahen.
Ne te tane boten kapitaliste shoqerite ma te mdhaja jane private.
Normale qe disa kompani strategjike shtetnore apo ish shtetnore duhet te kete prep sado pak prep aksioner shtetin.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Tue, 12 Jul 2011 , 20:50

http://www.youtube.com/watch?v=LEMFA-B9 ... r_embedded

Kjo Bleone ***** kishte lyp nji dru tmire qi na paska turpnu ne amerike...

O injorante e rendomte "faleminderit" ka than edhe Xhorxh Bushi, ty po te vika turp :evil: :evil: Turp per ty !!! :evil:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jul 2011 , 07:26

Man in Redblue wrote:http://www.youtube.com/watch?v=LEMFA-B9 ... r_embedded

Kjo Bleone ***** kishte lyp nji dru tmire qi na paska turpnu ne amerike...

O injorante e rendomte "faleminderit" ka than edhe Xhorxh Bushi, ty po te vika turp :evil: :evil: Turp per ty !!! :evil:
Pothuajse te tan kanalet televizive ne usa ,e kan dhan ket lajm ,dhe shum kanale e kan e kan hap lajmin e pare duke than ,Bleona ka turp te thoje faleminderit ne gjuhen e saj .

Ne Michigan e kishin pshty shqiptaret me tha 1 njiri i jemi,sepse shkon ne kafe shqiptaresh shum here .

A ka me pas ftyre me ardh ne shqipni me ket skandal qe ka ba :shock:

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme

Post by Ledi1920 » Fri, 15 Jul 2011 , 08:52

Duke pa sjelljen, turp i modh, seillet si adoleshente dhe si budallaqe... Thjesht e ka tregu veten qe eshte nje njeri i ulet dhe nje cop ku***...

Gjithsesi:

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Image

Post Reply