Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Miri » Wed, 27 Oct 2010 , 09:45

Man in Redblue wrote:Un po uroj ne radh te par Mirin si tifoz i flakt i Joses :D :mrgreen:

Per mendimin tem josa asht tranjer per nji ekip qe lufton mos me ra prej kategoriet ose e shumta gjendet nga mesi i tabeles. Tuj pas parasysh se ekipi i Vllaznise nga perbamja realisht nuk asht ne gjendje per me luftu per nji vend ne kupat e Evropes, them se Josa asht ne ekipin e duhun. Shpresoj qi ta konsolidojn Vllaznin ne mesin e tabeles, ma shum nuk pres prej tij.
Flm X urimin :D
3 dit munges e ju fill me shkarkut tranjerin sa te pa bes jeni :P
Josa asht tranjer i mire por me lojtar apo president qe ka vllaznia nuk mundena te kerkojme shume nji shembull Muça me lojtar qe ka edhe nuk asht ka ban nej gja kush e din pra nuk varet cdo gja te tranjeri sido qofte me i mire se viçi qe shkarkum tjam se asht.
nejse me shum tesh duket ne ditet ne vazhdim gjithesesi ju uroj fitore kunder flamurtarit kshtu qe hapeni temen ju se une skam internet edhe disa dit :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by fpjalmi » Wed, 27 Oct 2010 , 18:12

Josa: “Vllaznia ime kap Europën”

http://albania-sport.com/mat.php?idm=15886

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Admin » Thu, 28 Oct 2010 , 20:32

I uroj Joses pune te mbare te Vllaznia edhe ishalla i ec mbare.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by GOLDIAN » Sat, 06 Nov 2010 , 11:57

gjergj kola thot josa i ka kthy buzeqeshjen vllaznise
keshtu qe ne ketu skemi pse shqetesohemi
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Skodrinon » Thu, 19 May 2011 , 16:38

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, do të presë nesër në tryezën e tij trajnerin Mirel Josa

Josa Fushaj vendosin nesër për rinovimin


Takimi i djeshëm me presidentin Fushaj nuk ka qenë për probleme kontratash. Thjesht kanë asistuar në të ndeshjen e të rinjve të Vllaznisë ndaj Tiranës. Çështjen e firmosjes së saj e kanë lënë për nesër. Dje Josa ka qenë “mes dy zjarresh”:

Të bëjë tifozllëk për Tiranën e tij që drejtohej nga një ish koleg bardheblu, si Bedri Omuri, apo për Vllazninë, skuadrën e klubit për të cilën është duke punuar dhe disa prej futbollistëve të së cilës po i stërvit prej disa kohësh.

Megjithatë, nga sa thuhet, Josa më tepër ka bërë tifozllëk (ka qëndruar në pankinën shkodrane) me kuqeblutë e rinj dhe kjo ka pasur disa arsye brenda. Së pari, sepse ata kanë luajtur më mirë se Tirana dhe e kanë dominuar tërësisht lojën.

Së dyti, sepse Vllaznia ka hyrë thellë në zemrën e tij, ashtu siç është shprehur në deklaratat e fundit të tij dhe prandaj është bërë jo pak tifoz me të. Së treti, ka bërë tifo për kuqeblutë, sepse ai mendon të vazhdojë sërish punën me ta edhe për sezonin e ri.

Duke pasur në skuadër edhe disa prej këtyre futbollistëve të ekipit të të rinjve që dje siguruan titullin kampion. Themi mendon, sepse në fakt, zyrtare kjo gjë mund të bëhet vetëm ditën e nesërme. Këtë e ka zyrtarizuar vetë Josa në një prononcim për “Sportin shqiptar” ditën e djeshme, teksa ka thënë:

“Për çështjen e të ardhmes time te Vllaznia do të flasim më gjerësisht të premten. Atë ditë do të jem në Shkodër për të biseduar dhe vendosur përfundimisht mbi këtë çështje. Gjërat duken në rrugë të mbarë, por duhet të presim deri të premten.

“Edhe presidenti Fushaj një ditë më parë e kishte pranuar këtë gjë, duke thënë se ka mbetur vetëm hedhja e firmës. Numri një i klubit shkodran deklaronte se edhe lëvizjet e merkatos që kanë filluar të bëhen, po bëhen me “shijet” e Josës. Këtë e ka konfirmuar dje edhe vetë trajneri, kur ka thënë:

“Ato çfarë keni shkruar dje (sot) në gazetën tuaj qëndrojnë të gjitha. Lëvizjet që po bën presidenti në merkato, janë bërë sipas sugjerimeve që kam dhënë unë. Megjithatë, për planet e tjera, do të flas pasi të kem firmosur kontratën e re, sepse zyrtarisht ende nuk mund të quhem trajner i Vllaznisë”.

Por çfarë ka mbetur për t’u zyrtarizuar? Josa më në fund e pranon: “Aspekti financiar. Eshtë e vetmja gjë që ende nuk kemi biseduar me presidentin. Unë do të parashtroj kërkesat e mia dhe ai të vetat.

Kjo besoj se nuk duhet anashkaluar, sepse ashtu si dhe për sportistët, edhe për mua si trajner, është jo pak e rëndësishme. Megjithatë, besoj se do ta gjejmë gjuhën e përbashkët, por e mira është që deri të premten të prisni.” Epoka “Josa 3? kësisoj ka ende pak kohë për të nisur.

Për ta bërë këtë gjë, nuk duket ndonjë pengesë e madhe dhe Fushaj, ashtu si dhe në të gjitha rastet e tjera, pritet të merret vesh me të për të rinisur një bashkëpunim tjetër së bashku. Vllaznia e sezonit të ardhshëm në këtë mënyrë ka nisur të përvijohet çdo ditë e më tepër, prandaj dhe emërimi i Mirel Josës zyrtarisht konsiderohet edhe starti i saj.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Man in Redblue » Thu, 19 May 2011 , 19:28

Mirse se po rinovon Josa por mu mka met peng nji gja, gjumi naten nuk me merr. A mund tme ndihmojn kush:

Kush e din kur jep vendimin FSHF per ate hetimin qe ka kerku presidenca e Vllaznise qysh vjet mbas ndeshjes me Lacin, sepse paska pas ndoshta nai futbollist qe paska lan ndeshjen (nqs ju kujtohet), si dhe a do ket vendim te FSHF per grushtin qe i paska ra Laskaj Joses kyt vit ???

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Admin » Thu, 19 May 2011 , 20:22

Nuk asht kerku prej klubit Vllaznia apo prej Joses qe te denohej presidenti i Lacit.
Sa i takon ankimit te vjetshem se maj mend ... na jep ndoj info ma shume MRB.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Man in Redblue » Thu, 19 May 2011 , 20:57

Si mor nuk e man mend, doli presidenti tha qi ka dorezu nji kerkese ne FSHF me hetu ndeshjen Vllaznia- Laci mos ka pas leshime prej futbollistave te Vllaznise?
Mndihmo mor Gold, a e man mend ti, apo kam pa anderr une, se une pres me vite dite-nate kur po del vendimi i FSHF, me dal e verteta ne drite.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by GOLDIAN » Thu, 19 May 2011 , 22:05

na e kena pas dhe nji teme ekstra pa ky admini a ba valterian i madh :lol: e i fshin temat kundra tij
man
man puna e joses e pashkut u sqaru
asht ken keqkuptim pershendetjesh

josa si ne kohen e babaqemois pershendet me koke
kurse pashku si komunist pershendet me grusht si ne kohe te xhaxhit prandaj si pa te keq u "pershendeten miqesisht"koka e joses me grushtin e pashkut


understand du mu :mrgreen:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Skodrinon » Thu, 19 May 2011 , 22:30

ahahahahahah
heren tjeter josa ta pershndesin si nazistat e ti fusin thojt n'fyt :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Skodrinon » Sat, 21 May 2011 , 15:00

Josa “lidh besën” edhe një vit me Vllazninë

Presidenti Valter Fushaj i ka besuar për të katërtën herë drejtimin e ekipit trajnerit Mirel Josa


Tani gjithçka është pa enigma në Shkodër, edhe për një vit në krye të Vllaznisë do të jetë Mirel Josa, i cili do të drejtojë për herë të katërtën herë ekipin shkodran. Ashtu siç kishte thënë, Josa ka mbërritur dje në Shkodër, por paradreke ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të njërit prej tifozëve të zjarrtë të Vllaznisë dhe prandaj nuk ka mundur të takohet dot me presidentin Fushaj.

Takimi mes tyre është shtyrë për pasdite në orën 18:30. Ajo çfarë kishte mbetur për t’u diskutuar mes tyre ka qenë vetëm ana financiare e kontratës, sepse për gjërat e tyre, ashtu siç është thënë, janë marrë vesh prej kohësh.

Edhe për mënyrën si do të ndërhyhet në skuadër, me largimet dhe afrimet e lojtarëve, por edhe për shumë gjëra të tjera. Mirel Josa do të nisë kështu një sezon të katërt te Vllaznia, teksa ka ardhur për herë të parë tek ajo në sezonin 2006 07, kur kishte nisur ai dhe ka shkuar deri në fund të tij, duke e renditur skuadrën shkodrane në vendin e tretë në atë kampionat.

Më pas, firmos edhe një kontratë të re dhe nis edhe sezonin 2007 08, por pa e përfunduar atë, sepse në javën e 25 të, pas një humbje me Teutën në Shkodër, largohet nga drejtimi i skuadrës. Sezoni i tretë ka qenë ai që kaloi.

E mori Vllazninë në javën e 8 të nga duart e malazezit Radonjiç, pikërisht në vendin e 6 të në renditje dhe e çoi në vendin e 3 të, duke i siguruar klubit pjesëmarrjen në Europa League. Kësisoj, kontrata e djeshme është e katërta për të me kuqeblutë, duke treguar edhe një herë vlerësimin dhe respektin që shkodranët kanë pasur dhe kanë për punën e tij.

Bashkë me Josën do të jetë po ai staf, Elvis Plori zëvendëstrajner dhe trajner i portierëve do të jetë sërish Avenir Dani. Fushaj kështu ka nisur i pari nga punë për ndërtimin e skuadrës së re. Pikësëpari nga stafi teknik, ndërsa në ditët në vijim do të shtyhet bashkëpunimi edhe me disa lojtarë të Vllaznisë, ku tre të tillë janë konfirmuar tashmë, Vujadinoviç, Rajoviç dhe Nallbani, pa harruar Smajlin, nëse ai nuk gjen ekip jashtë.

Fushaj: Kalimi i dy tureve në Europë, ëndrra ime


Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, pas firmosjes edhe një vit me Josën, ka deklaruar edhe objektivat për ndeshjet ne Europë, por edhe për sezonin e ri. “Objektivat e Vllaznisë dhe të trajnerit Josa nuk ndryshojnë, si fillim duhet të kalohet të paktën një tur në Europa League dhe për sezonin e ri patjetër një trofe, duke luftuar në dy fronte, ashtu siç ka qenë për çdo sezon ekipi ynë.

Por ëndrra ime është që Vllaznia të kalojë du turne në kupat europiane, do të ishte vërtetë mrekulli. Nuk është vetëm fiksim, them se mund të arrihet dhe këtë e dëshiroj shumë,” - është shprehur numri një i Vllaznisë.

Josa: Më quani shkodran, por përgjegjësia rritet

Ka rritur kërkesat e tij financiare, por natyrisht edhe ka marrë përgjegjësitë e tija për epokën e re që do të nisë në krye të Vllaznisë. Trajneri Mirel Josa e ka pranuar sfidën e re, duke deklaruar: “Ndihem shumë mirë në Shkodër, ndihem si në shtëpinë time.

Zgjatja e kontratës me Vllazninë e tregon më së miri këtë, por nga ana tjetër, përgjegjësia ime shtohet. E di mirë që tifozëria shkodrane do trofe dhe këtë do të përpiqemi të arrijmë. Po gjërat do t’i marrim një e nga, së pari, të lëmë gjurmë në Europë, të ndërtojmë një ekip cilësor dhe pastaj të pretendojmë në kampionat, apo edhe në Kupën e Shqipërisë.”

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shkarkohet Radonjic. Josa traineri i ri

Post by Admin » Sun, 22 May 2011 , 00:25

Hhahahah Goldi, mas me perzij me te se nuk arrij me kene ne ate nivel qe asht Valoja :P :lol:

Me vjen mire qe asht konfirmu Josa, ishalla asht e vertet edhe ja lajne ne dore atij per me ndertu skuadren e vitit te ardhshem.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply