Lajme nga kundershtaret e ardhshem te Vllaznise
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Devolli: S’do te kthehemi pa pike!
“Nese perballe Vllaznise do te luajme aq te kujdesshem, sa ndaj dinamoviteve javen e kaluar, atehere do te marrim me teper se nje pike”, eshte shprehur gjirokastriti i Skenderbeut, Bledar Devolli, i cili ka mendimin se korcaret, duke patur ne perberje futbolliste me pervoje, nuk i lejojne vetes te luhaten brenda pak ditesh, edhe pse do te luajne ne transferte. “E thene me thjeshte, ka vazhduar Devolli, piken do ta marrim me kuqeblute, edhe per te treguar se Canaj ka arritur te transmetoje te ne ambicien e te fituarit. Megjithate, Vllaznine do ta kemi kujdes, sepse gjerat ne Shkoder shihen ndryshe.
Devolli, fitorja ndaj Dinamos ka ardhur ne kohen e duhur per Skenderbeun?
Jo vetem ne kohen e duhur, por ajo ka patur shume vlera. Megjithate, duhet te pranojme se ne shtepi kemi zhvilluar ndeshje me te bukura se kjo e fundit me blute. Megjithate, ajo ka patur rendesine e vet, pasi ka ardhur ne nje moment, kur skuadrat e fundit po e kercenonin se tepermi Skenderbeun.
Pas tri humbjeve radhazi, patet thene se futbollistet korcare po kalojne momente aspak te mira psikollogjike. Me fitoren ndaj bluve, mendoni se kjo krize ka kaluar?
Mendoj se po. Megjithate, do te thoja se me kete fitore, Skenderbeu ka kaluar krizen e rezultatit me teper.
Me kete doni te thoni se akoma s’e ka kaluar krizen e vendeve te fundit?
Fakti qe diferenca me Shkumbinin dhe Teuten nuk jep sigurine e te qenurit komod ne vendin ku ndodhemi, per momentin duhet vleresuar. Kalimin e ketij momenti delikat e shoh ne ndeshjet e fazes se katert, sepse shorti me duket pak me i favorshem.
Megjithate, duke mbetur ne ndeshjen e kesaj fundjave, me Vllaznine, si e mendoni transferten me kuqeblute?
Eshte ndeshje teper e veshtire, por mendoj qe ne kete transferte i kemi te gjitha mundesite te kapim me teper se nje pike.
Mendoni se mund te ktheheni nga kjo ndeshje edhe me tri pike?
Pse jo! Gjithmone nese do te jemi po aq te kujdesshem, sa ishim te shtunen e kaluar me Dinamon, kur shume gjera kane ecur me teper se mire. Sipas Devollit, cfare ka sjelle Canaj te re ne skuadren korcare?
Kam pershtypjen se Canaj eshte nder ata trajnere, qe shquhet per ego profesionale, gje te cilen e ka trasmetuar edhe ne skuader. Ndaj, them se edhe ne Shkoder do te shkojme me te njejtin mentalitet qe ka trajneri. Nje gje te tille skuadra e ka treguar, kur ka reaguar ndaj Beses, edhe pse ka humbur, e dicka me teper ndaj Dinamos.
Sipas teknikut Canaj, akoma Skenderbeu s’ka krijuar bindjen se mund te fitoje edhe kur luan ne transferte...
Ketu ka te drejte, gjithnje nese do t’i referoheshim ndeshjeve te luajtura deri tani. Megjithate, ne dy ndeshjet e fundit gjerat ne loje me duket se kane ndryshuar, aq sa ndaj Dinamos kemi pare nje tjeter skuader persa i perket grintes. E gjithe kjo kam pershtypjen se ka ardhur nga qe trajneri ka kerkuar te luhet ne grup, cka ka funksionuar.
I pari i pankines ka merak qe skuadra te mos tkurret, nese shkodranet do te shenojne te paret.
Gjate gjithe ketyre diteve Canaj po merret me kete problem me futbollistet, te cilet me duket se po reagojne pozitivisht.
Akoma me tej, Canaj eshte i shqetesuar se, pas nje ndeshjeje aq te bukur me Dinamon, mos gabohet me Vllaznine...
Mendoj se Skenderbeu, duke patur ne perberje futbolliste me pervoje, s’do te arrije te luhatet kaq shpejt brenda nje jave. Ndaj, besoj se te shtunen s’do ta zhgenjejme trajnerin, sepse s’do te dalim pa pike nga ndeshja me Vllaznine, aq me teper kur ne nje fushe si ajo e “Loro Boricit” te pakten luhet normalisht. E thene me shkurt, kete fundjave do t’ia plotesojme kerkesen trajnerit Canaj, per te mos dale pa pike nga kjo transferte.

Xhihani: Do të shkojmë në Shkodër për pikë
"Do të shkojmë në Shkodër për të kërkuar pikët." Kështu është shprehur për "Sportin shqiptar" sulmuesi i Teutës, Parid Xhihani, i cili mendon se ekipi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, nga ku kërkohet shumë kurajo që të dilet. Në intervistën e tij, Xhihani komenton atmosferën pas humbjes zhgënjyese në kampionat me Skënderbeun dhe eliminimin në kupë.
- Si po i përjetoni këto momente tepër të vështira për ekipin?
- Jemi në një udhëkryq të vështirë dhe të rrezikshëm, prej të cilit do të na duhet shumë kurajo që të dalim. Nga natyra unë jam optimist dhe besoj se do të arrijmë t'i shmangemi zonës së rënies nga superliga, ndonëse jemi në një garë "dhëmbë për dhëmbë" me Shkumbinin.
- A ka qenë një "knock-out" humbja me Skënderbeun dhe eliminimi në kupë nga Elbasani?
- Kanë qenë dy rezultate të hidhura, por nuk mund të them se kemi kapitulluar, për faktin se kjo do të thoshte se jemi dorëzuar. Ne nuk jemi dorëzuar dhe do të kërkojmë të marrim pikë që në ndeshjen e radhës në Shkodër. Me Skënderbeun kemi humbur një ndeshje që edhe mund ta fitonim, në një kohë që kemi rezistuar me Elbasanin.
- Ju vjen keq që jo gjithmonë ju është dhënë mundësia për të shprehur vlerat tuaja?
- Unë jam në dispozicion të ekipit dhe jam i gatshëm për të sakrifikuar për të.
- Si mund të dilet nga kjo situatë dramatike?
- Duhet të luftojmë për të marrë pikë, pasi nuk ka rrugë tjetër. Pas dy ndeshjeve në transfertë, kemi edhe një tjetër me Vllazninë. Por do të kërkojmë, siç e thashë, pikë në këtë ndeshje.
- A mund t'ju ndihmojë fakti që Vllaznia ka një pozicion komod në klasifikim?
- Vllaznia është një ekip që jep maksimumin në çdo ndeshje dhe këtë gjë do të bëjë dhe ndaj nesh. Kemi përpara një betejë, ku nuk jemi favoritë, por që do të kërkojmë në maksimum për të marrë pikë.
- Shpresoni në ndonjë hap të gabuar të kundërshtarit tuaj direkt?
- Shkumbini mund të humbasë pikë vetëm jashtë fushës së tij, sepse në Peqin dihet që nuk ka ekip që të fitojë pas asaj që ndodhi me Partizanin.
- A do të jetë përcaktuese ndeshja me këtë ekip në Durrës?
- Jo, përcaktuese janë të gjitha ndeshjet që kemi përpara. Nëse nuk gabojmë, do të shpresojmë.
- Çfarë nuk shkon, sipas jush, në këtë ekip?
- Kësaj pyetje nuk mund që t'i përgjigjem unë.
- Pse sulmi nuk po tregon se është avantazhi i Teutës?
- Edhe kësaj pyetjeje nuk di t'i përgjigjem, por mund të them vetëm se fajet kryesore nuk i ka vetëm sulmi.
- Sa do të kërkoni të shënoni kundër Vllaznisë?
- Tani për ne nuk shtrohet pyetja sesa do të kërkojmë ne që të shënojmë, por sesa do të arrijmë ne si ekip që të marrim pikë në Shkodër.
- Sa janë në të vërtet shanset për të marrë pikë në "Loro Boriçi"?
- Nuk dua që të bëj parashikime, pasi nuk na dalim. Le t'ia lëmë më mirë fushës së lojës.

Shkumbini, sot dita për të marrë tre pikë
Me humbjen e fundit pësuar në Tiranë, Shkumbini u ka dhënë fund rezultateve pozitive radhazi në javët e fundit. Kanë mjaftuar 45 minutat e para për t'u fiksuar rezultati i këtij takimi në favor të Tiranës, që nuk ndryshoi në pjesën e dytë, megjithë përpjekjet e dëshirën e Shkumbinit. Duhet pranuar se, pavarësisht rezultatit të thellë e fitores së merituar të Tiranës, ekipi i Shkumbinit bëri një paraqitje të mirë, duke luajtur me koncept e dëshirë. Pozicioni jo i mirë në të cilën ndodhet për momentin Shkumbini u reflektua edhe në përballjen me Tiranën, duke vuajtur zonën e ftohtë të tabelës. Ishte meritë e vendasve që ditën të shfrytëzojnë këtë moment që në pjesën e parë me tre golat e shënuar, pa e vënë më pas në diskutim fitoren për të çuar dëm përpjekjet e Shkumbinit me rastet e paraqitura. Trajneri i Shkumbinit ka mbetur i kënaqur në përgjithësi nga të tijtë, pa e fshehur synimin që Shkumbini duhej të ishte treguar më i saktë në fushën e lojës. "Ekipi i Shkumbinit po vuan një moment psikologjik, atë të fundit të tabelës, apo të presionit të javëve të kaluara, të padrejtësive të bëra në dëm të Shkumbinit. Kjo u reflektua edhe në takimin me Tiranën. Sidomos në këto momente duhet treguar më tepër përqëndrim për ndeshjet e ardhshme, për t'i shpëtuar zonës së ftohtë," - bën thirrje trajneri Faruk Sejdini, duke besuar tek ekipi që ai drejton. Apeli i "Xhaxhit" është i nevojshëm, sepse sot Shkumbini pret në fushën e vet Vllazninë e Shkodrës për ndeshjen e radhës, që konsiderohet tepër përcaktuese për fundin e kampionatit. Pas dy takimeve të kupës, ku fitues doli ekipi shkodran, dy ekipet do të përballen tani për kampionat dhe Shkumbini pritet të jetë më i mobilizuar dhe të vlerësojë më mirë, për të marrë tre pikë të nevojshme, duke mos qenë aq dorëlëshuar si në kupë. Të gjithë besojnë në suksesin e Shkumbinit dhe më shumë beson vetë Sejdini, që duke marrë anët pozitive të takimit me Tiranën, do të kërkojë përqëndrim të plotë në takimin me Vllazninë, për të marrë maksimumin nga ky takim, për të qenë më i qetë për javët e tjera. Për Shkumbinin dhe për Sejdinin i vetmi rezultat që ata kërkojnë është arritja e fitores, që i mban gjallë shpresat e tyre për më tej.

Bano: Skuadra meriton respekt
Skuadra verdhejeshile ka vazhduar serin` e ndeshjeve pozitive ne kete faze te katert te kampionatit, kur ne tri ndeshje ka grumbulluar pese pike, teksa ka barazuar se fundmi ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit, perballe Teutes vendase. Pas nje pjese te pare me shifra te bardha, ne mesin e se dytes verdhejeshilet zhbllokuan rezultatin me ane te mesfushorit te majte, Viktor Gjyla, i cili u nxorr i lire ne zonen e rreptesise vendase nga sulmuesi Bekim Kuli. Pas avantazhit, Lushnja eshte munduar t’i beje balle presionit vendas si dhe ka ndertuar disa kundersulme, te cilat nuk i ka pakonkretizuar. Ne minuten e fundit te kohes se rregullt, shifrat jane ekuilibruar pasi mbrojtja verdhejeshile eshte care ne qender te zones. Lushnja edhe mund ta kishte humbur ndeshjen, pasi ne minutat shtese gjyqtari kryesor, Ervis Peza, dha penallti per Teuten, kur mbrojtesi Vasilievsk Lamaj e preku topin me dore ne zonen e tij te rreptesise. Por, penalltia e gjuajtur dy here ka qene e pasuksesshme, kur ne rastin e pare eshte neutralizuar nga portieri Hektor Prence ndersa, ne te dytin, Gjondeda nuk ka gjetur katerkendorin verdhejeshil. Keshtu, Lushnja i ka thene jo humbjes ne nje paraqitje gjurmelenese, qe eshte vleresuar dhe nga trajneri i saj, Artan Bano. “Mendoj se beme nje paraqitje dinjitoze, duke treguar vendosmeri te madhe ne fushen e lojes. Ishte nje interpretim me i mire i ndeshjes nga ana e skuadres sone. Kemi qene te qarte taktikisht, duke kryer nje qarkullim te mire te topit. Me pelqeu shume loja ne te dy krahet, ku dhe ishim me te rrezikshem. Mbetet per te punuar ne fazen konkluduese, sepse, me rastet qe na u paraqiten, mund te kishim shenuar me shume se nje gol. Kemi pune dhe ne planin fizik, ku skuadra duhet te jete me e fuqishme”, u shpreh Bano. Dje pasdite, skuadra verdhejeshile ka zhvilluar nje seance stervitore ne funksion te ndeshjes se fundjaves, ndaj Vllaznise, qe lushnjaret do ta luajne serish jashte shtepise. “Ne ndeshjen me Teuten patem nje harxhim te madh energjishe, sepse skuadra luftoi shume. Ishte dhe nje lodhje mendore per futbollistet, te cilet perballuan trysnine e rezultatit. Sidomos pas avantazhit, skuadra ishte ne ankth per te ruajtur ate qe ndertoi vete. Ne te dy seancat qe kemi ne dispozicion te ndeshjes me Vllaznine, njeren prej te cilave e zhvilluam, gjithcka eshte programuar ne sherbim te ndeshjes ne transferten shkodrane”, tha Bano. Trajneri i Lushnjes ka komentuar gjendjen psikollogjike te te tijve, duke sqaruar dhe futjen e tij ne fushe, pas ndeshkimit te skuadres me penallti. “Ne skuader ka nje gjendje jo te mire psikollogjike, si pasoje e problemeve financiare, megjithate, skuadra meriton respekt dhe duhet perkrahur per reagimin pozitiv pas humbjes me Besen. Kur te udhetojme drejt Shkodres, do t’u them futbollisteve qe te jene te qete dhe te shikojne vetem punen e tyre. Ne ndeshjen qe sapo kaluam patem momente tensioni ne shtesen e saj. Jam futur ne fushe me qellimin e vetem per te qetesuar futbollistet dhe per t’i detyruar ata qe te pranojne vendimin e gjyqtarit. Megjithate, per heren tjeter kerkoj qe vete futbollistet te shikojne punen e tyre dhe te mos merren me gjera te tjera”, ka perfunduar Bano.

Vrapi: Po kaluam Vllazninë, jemi kampionë
Elbasani ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në rrugën drejt titullit kampion. Tashmë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është shumë pranë fitimit të titullit kampion pas një agjërimi të madh prej 21 vitesh. Kështu, fitorja e arritur në transfertë me Lushnjën i ka dhënë një mundësi skuadrës verdheblu të shohë më afër fitimin e kampionatit, ndonëse ka edhe katër javë deri në përfundim të sezonit dhe skuadra verdheblu këtë javë do të ketë një transfertë tepër të vështirë me Vllazninë, përpara se të presë Partizanin në fushën e saj pas dy javësh. Në një prononcim për "Sportin shqiptar", mbrojtësi tiranas Endri Vrapi, që tashmë është pjesë e ekipit kombëtar, falë aktivizimit të tij këtë sezon me fanellën e Elbasanit, shprehet tepër optimist për fitimin e titullit kampion, duke theksuar se për Elbasanin fitimi i trofeut më të rëndësishëm është shumë afër, por Vrapi gjithashtu shprehet se skuadra e tij duhet të jetë më e mobilizuar se kurrë, pasi janë në lojë edhe katër takime tepër të rëndësishme deri në fund të kampionatit. "Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por kjo nuk do të thotë se jemi kampionë, pasi janë edhe katër javë. Unë kam besim dhe mendoj se skuadra e Elbasanit tani do të jetë më e fortë se në takimet e para. Jemi në krye me gjashtë pikë diferencë nga rivali ynë dhe pa dyshim që kjo na jep më shumë përparësi deri në përballjen direkte me ta, ku mendoj se Elbasani, nëse arrin të fitojë dy takimet e radhës, do të luajë për formaliet dhe moral për t'i mposhtur në shtëpinë e tyre ekipin kampion në fuqi," - thekson Endri Vrapi. Më poshtë, mbrojtësi energjik Vrapi shprehet i bindur se skuadra e Elbasanit nuk do të lëshojë aspak. "Kur kanë mbetur edhe katër javë, mendoj se jemi të privilegjuar tashmë për t'i fituar të gjitha takimet, kjo edhe me distancën që kemi, por nuk duhet të harrojmë se kampionati nuk ka përfunduar, kështu që Elbasani duhet të tregohet i vëmendshëm në takimin e kësaj jave me Vllazninë në transfertë. Nëse fitojmë me shkodranët, nuk kam asnjë pikë dyshim që Elbasani do të shpallet kampion, pasi do të luajmë në fushë tonë me Partizanin dhe Shkumbinin," - pohon Vrapi, i cili shton se një tjetër objektiv i ekipit të tij është edhe kupa: "Asgjë nuk ka përfunduar edhe në Kupën e Shqipërisë, pasi Elbasani e ka forcën e duhur për të kaluar në finale. Finalja është e hapur, pasi takimi i parë ka përfunduar vetëm 2 0 për ekipin shkodran. Elbasani nuk do të tolerojë si në kampionat, ashtu edhe në kupë, por nuk duhet të mohojmë që objektivi primar yni që nga fillimi i këtij edicioni ka qenë titulli kampion." Në fund të prononcimit të tij Endri Vrapi shprehet edhe për të ardhmen e tij, si dhe kombëtaren: "E kam thënë edhe herë të tjera se, nëse jam pjesë e kombëtares, kjo është meritë e Elbasanit, pasi sot nuk do të isha në kombëtare. Por mund të them se, kur zgjodha Elbasanin, kisha objektiv si titullin kampion, ashtu edhe kombëtaren. Për sa i përket të ardhmes sime, mendoj se është shpejt për të menduar, pasi ende nuk ka përfunduar sezoni. Të festojmë një herë titullin kampion dhe të marrim pjesë në ligën e kampioneve, më pas të shohim. Endrra ime gjithmonë ka qenë të luaj në një kampionat të huaj, por nëse nuk do t'ia arrij këtij objektivi, Elbasani do të mbetet gjithmonë zgjedhja ime e parë në kampionatin tonë të futbollit.

Delain: “Gardh” per tri piket
“Barazuam ndaj Elbasanit, por perseri kemi nje “rrezik” te madh qe na ndjek pas, me emrin Dinamo. Per kete, duhet te arrijme patjeter fitoren ndaj Vllaznise, ne menyre qe te mos e “djegim” mundesine UEFA”
Tirane Barazimi i se shtunes, ndaj Elbasanit duket se eshte lene prapa nga te kuqte. Pasi kane marre nje pike shume te vlefshme, duke dale per te dyten here pa u mundur nga “Ruzhdi Bizhuta”, “demat” kane filluar te mendojne per ndeshjen e radhes. Do te luajne ndaj Vllaznise, ne “Loro Borici” te Shkodres, atje ku skuadra e Staroves ka humbur ne ndeshjen e fazes se dyte pikerisht ne momentin e saj me te mire, kur sapo vinte nga fitorja e arritur ne Elbasan. “Ka qene Vllaznia ajo qe, fale nje fitoreje dhe nje barazimi ndaj nesh, na ka larguar dy here nga diferenca prej tri pikesh me kreun”, ka thene mbrojtesi kongolez i te kuqve, Sasa Delain. Pikerisht per kete, “pantera” e prapavijes ka kerkuar vemendjen maksimale te repartit te tij ne sfiden e se shtunes, ne menyre qe te ruhet medoemos vendi i trete nga “rreziku” Dinamo.
Keni barazuar ndaj Elbasanit, duke iu marre kryesuesve te kampionatit plot dhjete pike ne kete kampionat...
Ndoshta me Elbasanin na ecen me shume se cdo skuader tjeter (qesh). Jo, ne te vertete, pervec faktit qe ne kemi bere gjithmone maksimumin ne ndeshjet ndaj verdhebluve, pas fitores sone ne “Ruzhdi Bizhuta”, ne fazen e dyte, ne sikur kemi luajtur gjithmone me te cliruar ndaj elbasanasve. Kjo mendoj se eshte arsyeja perse ata nuk na kane mundur asnjehere. Por, gjithsesi, ajo ndeshje ka kaluar tashme dhe bashke me te edhe perballjet e tjera me Elbasanin.
Kjo do te thote se po mendoni per ndeshjen me Vllaznine?
Sigurisht. Do te jete nje ndeshje teper e veshtire, aq me teper kur luajme ne transferte dhe kundershtari i radhes vjen nga nje humbje dhe matematikisht rrezikon edhe renien nga kategoria.
Situate e komplikuar, apo jo Delain?
Shume. Sepse, jo vetem ata duan patjeter trepikeshin, por edhe ne e kerkojme nje gje te tille. Kemi barazuar ndaj Elbasanit, por perseri kemi nje “rrezik” te madh, qe na ndjek prapa, me emrin Dinamo. Kjo do te thote se ajo, cka duhet te bejme ne ne kete sfide, eshte te marrim patjeter tri piket, pasi vetem keshtu mund te mbajme deri ne fund kete pozicion ne renditje, qe do te thoshte nje vend ne kompeticionet e UEFA s.
Dhe, si mendoni se mund te arrihet fitorja ne Shkoder?
Si ne ndeshjen me Elbasanin. Duke qene shume te vemendshem ne mbrojtje, per ta kundersulmuar me shpejtesi dhe saktesi kundershtarin. Mesa kam pare une, kuqeblute luajne me theks sulmues dhe te lene hapesira per te vepruar.
Sa e sigurt mendoni se do te jete mbrojtja?
Ajo do te jete nje “gardh” i vertete per shkodranet. Kurse mesfusha dhe sulmi jane repartet, qe ne kete sfide duhet te tregojne se c’dine te bejne.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Grami: Pas Flamurtarit, radha e Vllaznisë
Vetëm një gol në 90 minuta për të mposhtur Flamurtarin e madh dhe Kastrioti të prishë syrin e keq që ia kishte privuar fitoren në katër javë radhazi kampionat. Dhe "shkenca" që prish "magjinë" ka emrin e Elton Gramit. Thjesht një rastësi apo një pikësynim? Sa për emrin e golashënuesit, mund të jetë edhe rastësi, por kurrsesi nuk mund të jetë e tillë fitorja. "I gjithë ekipi kishte hyrë në lojë me një objektiv të vetëm, për të fituar me çdo kusht, pavarësisht nga kundërshtari që kishim përballë. Së pari, kishim një detyrim ndaj tifozëve të zjarrtë krutanë, që nuk na ka braktisur sa herë që kemi pasur nevojë për përkrahjen e tyre. Por ishim betuar të fitonim edhe për një arsye më shumë. Le të shërbejë ky tripikësh si një dhuratë jona për trajnerin e dorëhequr Ramadan Ndreu. Duhet pranuar se gjithçka sa ka arritur Kastrioti janë pikërisht edhe meritat e tij," - thotë ndër të tjera në intervistën e tij Elton Grami.
Cila është atmosfera që mbizotëron tashmë në ekip?
Pa dyshim që çdo fitore mbart me vete entuziazmin, por fitorja e së shtunës ka më shumë arsye për t'u gëzuar. Së pari, arritëm të kthejmë besimin te tifozët, se dimë të luajmë mirë, por dimë edhe të fitojmë. Së dyti, fituam ndaj një skuadre të madhe, siç është Flamurtari. Dhe së treti, trajnerit të ri, Petrit Haxhia, i uruam mirëseardhjen me një fitore, duke dashur ta bindim se nuk ka gabuar aspak në përzgjedhjen që ka bërë.
A mund të quhet ky momenti i kthesës për Kastriotin?
Pa asnjë mëdyshje duhet pranuar që për ne këtu ka filluar edhe kthesa. Dhe shumë shpejt shumë analistë të rubrikave sportive, që ardhjen tonë në superligë po e konsiderojnë rastësi, do të binden se ka raste që edhe ata gabojnë, kur gjykojnë pa i parë vetë ekipet se si luajnë. Dhe shansin për të bërë autokritikë do të mundohemi t'ua japim në takimin e radhës, kur të kemi përballë Vllazninë.
Pse, mendoni se edhe Vllazninë mund ta kaloni kaq lehtë?
Pse, e lehtë ju duk juve fitorja me Flamurtarin? Unë do të thoja se Flamurtari ishte mjaft i përgatitur dhe kishte ardhur me të njëjtat synime si tonat. Ne u treguam më të kujdesshëm vetëm në një rast dhe fituam. Në futboll kjo është e pranueshme. Kështu mund të ndodhë edhe me Vllazninë, e cila vërtet ka emër të madh, por kjo nuk do të thotë se është e pathyeshme. Ne besojmë te fitorja dhe shpresojmë shumë se do ta arrijmë atë.
Le të jemi më konkretë. Cili është objektivi juaj për këtë kampionat?
Na duhet të pranojmë se ambiciet tona janë modeste për vetë historikun e ekipit tonë. Së pari, kemi si synim që të bëjmë një paraqitje dinjitoze për të justifikuar kalimin në ligën superiore dhe për të shkruar diçka në historikun e saj. Së dyti, kemi si synim të futemi në mesin e artë të tabelës, ku për disa kohë do të ndiheshim komodë.
Duke parë se si është luajtur, ekipi lodhet shumë në fushë, duke ndërtuar aksione të shumta e të rrezikshme, por që shpërdorohen. Mos vallë ka diçka që nuk shkon në repartin e sulmit?
Eshtë e vërtetë që janë shpërdoruar shumë raste, që fare lehtë mund të ishin kthyer në gola, por të mos harrojmë se, qoftë Abazaj, qoftë Ziambo si sulmues të mirëfilltë, kanë fare pak kohë në ekip dhe pa dyshim që kjo është një arsye e fortë për të besuar se ata kishin nevojë për kaq kohë ambientim. Duke ditur aftësitë e tyre, shpreh bindjen se shumë shpejt do të shihni se sa mirë dhe bukur dinë të shënojnë.
Në ekipin tuaj luajnë edhe tre lojtarë afrikanë, si Auia, Osui dhe Ziambo. Sa komodë ndihen ata në ambientin krutan?
Ky është viti i pestë për mua që luaj në ekipin e Kastriotit dhe në gjithë këto vite kam mësuar se në Krujë është traditë që "jabanxhinjtë" nderohen dhe respektohen më shumë se kudo tjetër. Kështu që edhe Auia, Osui dhe Ziambo nuk bëjnë përjashtim. Ata ndihen tepër komodë përderisa vazhdojnë të rrisin cilësinë e tyre sportive nga ndeshja në ndeshje.
Së fundi, një mesazh për publikun sportdashës të Krujës?
Nëse dëshironi të shijoni një fitore tjetër të madhe, mos u ndani nga ne edhe në takimin me Vllazninë. Së bashku fitoren do ta bëjmë edhe më të bukur. Ju premtojmë se nuk do t'ju zhgënjejmë.

Pershendetje,
E pergezoj lojtarin e Kastriotit per fitoren qe ka arrit me Flamurtarin por pa me duket shume i bindur (duke fole edhe me pak mendjemadhsi) per fitoren ne ndeshjen e rradhes me Vllaznine.
Une kam pa kroniken e ndeshjes edhe Flamurtari ka lujt si i barabarte ne Kruje biles duke e rriziku shume here porten e krutanve.
Se di por pa me duket shume mendjemadh ky mbrojtsi krutan.....
E pergezoj lojtarin e Kastriotit per fitoren qe ka arrit me Flamurtarin por pa me duket shume i bindur (duke fole edhe me pak mendjemadhsi) per fitoren ne ndeshjen e rradhes me Vllaznine.
Une kam pa kroniken e ndeshjes edhe Flamurtari ka lujt si i barabarte ne Kruje biles duke e rriziku shume here porten e krutanve.
Se di por pa me duket shume mendjemadh ky mbrojtsi krutan.....
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
Hajde ishalla impenjohen maksimalisht lojtaret tone e marrin nji fitore ne Kruje.Kena gabu shum qe kena humb ne peqin pa ja ule vlerat ekipit te peqinit qe asht tu lujt shume mire deri tesh po aty na u dote barazimi se sban.Sot nuk ka ma emer skuadret,sot duhet rezultati.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Pershendetje iher.
vllazen mas ju duket kastrioti pertoke e vllaznia superekip.
kjo ndeshje ka vleren e tre pikeve dhe normalisht nje kundershtar debutues por nese keta tonet smarrin tre pike une kisha ken i mendimit me i largu tan gjeneralt e me lujt vetem me shkodrane te rinj e te vjeter ska rendesi.te pakten te fitojme element per sezonin e ardhshem.

i perjashtuar
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Pershendetje Goldian,GOLDIAN wrote:Pershendetje iher.
vllazen mas ju duket kastrioti pertoke e vllaznia superekip.
kjo ndeshje ka vleren e tre pikeve dhe normalisht nje kundershtar debutues por nese keta tonet smarrin tre pike une kisha ken i mendimit me i largu tan gjeneralt e me lujt vetem me shkodrane te rinj e te vjeter ska rendesi.te pakten te fitojme element per sezonin e ardhshem.
Nuk jam tu than qe Kastriti asht ekip kot e Vllaznia asht superekip, por me rane ne sy deklarata shume e fryme e mbrojtesit krutan.
Vllaznia per mendimin tem duhet me e vlersu shume kete ndeshje, si edhe me shku e mobilizume ne Kruje, ku pervec fitores nuk duhet me kerku rezultat tjeter...
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
po kruaj qytet per histori asht se nuk asht djep futbolli keshtu qe atyne ju bahet qejfi me e ekzagjeru pak punen neper gazeta.
une kam frike se keta tonet po shkojne me mendje te madhe ne kruje me ndeshje te fitume pa lujt hala.
mandej ti admin e din se une e kam problemin se milic ka mundesi qe nuk luan keshtu naqe kush den me ti ba golat kur bomberi nuk aktivizohet????
ishalla kena fat se na duhen keta tre pike se barazimi a humbje
une kam frike se keta tonet po shkojne me mendje te madhe ne kruje me ndeshje te fitume pa lujt hala.
mandej ti admin e din se une e kam problemin se milic ka mundesi qe nuk luan keshtu naqe kush den me ti ba golat kur bomberi nuk aktivizohet????
ishalla kena fat se na duhen keta tre pike se barazimi a humbje
i perjashtuar
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
po ju tek sinanit ik sinani
ashtu si thet dhe man in redblue
edhe pse lun mire nuk e dojne fanaticsat e kish me ken mire per ne.
vasil bici ka ba gabimin ma te madh ne karriere qe ka marre besen
se do diskrititohet dhe do i hupi vlera
kam respekt per ekipin po jo per drejtuesit qe nuk do e lejne te qete te punoje