Lajme nga kundershtaret e ardhshem te Vllaznise
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia

Tirana, në mbrëmje drejt Shkodrës
Kampionët në fuqi do të udhëtojnë sot pasdite drejt Shkodrës për t'i paraprirë ndeshjes së nesërme përballë Vllaznisë. Sipas drejtuesve të ekipit, Tirana do të udhëtojë pasdite drejt qytetit verior, ku do të sistemohet më pas në hotelin "Koloseum". Aty ekipi do të qëndrojë deri pak orë para ndeshjes. Tirana, të mërkurën, në orën 13.30, do të ndeshet me Vllazninë, në një ndër ndeshjet kyçe të javës.

Të kuqtë nisin fushatën anti-Vllazni
Dje, Partizani ka startuar javën përgatitore për ndeshjen e së shtunës kundër Vllaznisë. Të kuqtë kanë qenë të plotë (përjashto këtu mungesën e trios Muzaka-Hallaçi-Ndreka, të grumbulluar me ekipin Shpresa), pasi në stërvitje ka marrë pjesë edhe Dorian Bylykbashi, i cili ditët e fundit ka vuajtur një gjendje virale. Mema ka zhvilluar një stërvitje të karakterit tekniko-taktik. Lojtarët kanë aplikuar skemat e ndryshme të propozuara nga Mema, të cilat përfundonin me goditje në kuadrat. Në përfundim të seancës, trajneri i kuq ka kërkuar nga Bylykbashi, Rizvanolli, Bakaj, Delain e Xhunior të godisnin portën nga distanca.

Memelli: Vllaznia, si finale për Elbasanin
Ndërsa dita e sfidës Vllaznia?Elbasani është gjithnjë e më pranë, në kampin verdheblu përkushtimi sa vjen e bëhet më i madh, në mënyrë që të kalohet me sukses një sfidë e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja për sa i përket objektivit kryesor të Elbasanit. Në këtë trasfertë, elbasanasit do të kenë në dispozicion të gjithë futbollistët, kështu që trajneri Bushati nuk "do të ketë dhimbje koke" për të përzgjedhur formacionin me të cilin do të prezantohet në Shkodër. Drejtuesit e ekipit janë të kënaqur me gjendjen aktuale të Elbasanit dhe forma e kënaqshme të titullarëve është garanci për arritjen e objektivit që kanë verdheblutë ndaj Vllaznisë. Sulmuesi korçar i Elbasanit, Migen Memelli, shprehet se në "Loro Boriçi" sulmi verdheblu do ta thotë siç duhet fjalën e tij. "Kjo ndeshje ka rëndësi tejet të madhe për ecurinë tonë në superligë dhe duhet që të tregojmë vlerat tona më të mira. Për një ekip që ka bërë ndeshje me nivel gjatë gjithë këtyre javëve është më se normale që të kërkojë fitoren ndaj cilitdo kundërshtari. Për ne, Vllaznia mbetet një nga kundërshtaret më të forta, që nuk thyhet kollaj në fushën e saj. Objektivi ynë tashmë është i qartë dhe e kemi deklaruar publikisht. Në Shkodër, Elbasani do të përpiqet të konfirmojë edhe një herë tjetër se e meriton vendin ku është pozicionuar në renditjen e përgjithshme. Realisht, forcat do të maten në fushën e lojës, por besimi për fitoren nuk mungon. Vetë trajneri e ka deklaruar se me Vllazninë do të luhet për fitore. Që ta arrijmë këtë, duhet të shënojmë," - shprehet Memelli, i cili shton: "Përballë do të kemi një portier dhe një mbrojtje mjaft të përgatitur, por do të përpiqemi t'i mposhtim. Të shënosh në portën e Vllaznisë nuk është e lehtë, por sulmi i Elbasanit, me kualitetet që, ka do të arrijë ta bëjë këtë. Pa diskutim që përballë do të kemi një provë shumë të vështirë, por faktorin fushë do të mundohemi të mos e ndiejmë. Shpresojmë të kemi fat dhe, duke respektuar detyrat që do të na caktojë trajneri, të triumfojmë në "Loro Boriçi". Nëse ndodh kështu, do të jemi seriozisht në garë për titull me Tiranën." Ethet e ndeshjes me Vllazninë kanë pushtuar të gjithë në kampin verdheblu. Kjo edhe për një arsye tjetër. Ka qenë pikërisht Vllaznia ajo që u ka shkaktuar elbasanasve humbjen e parë këtë sezon, prandaj të gjithë janë të përkushtuar që kjo të mos ndodhë më. Memelli, edhe pse në fazën e parë nuk ka qenë pjesë e Elbasanit, e ndien përgjegjësinë për këtë ndeshje. "Nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur në fazën e parë në Shkodër. Di vetëm që kësaj here kjo ndeshje po përjetohet sikur të jetë një finale. Nga kjo dhe nga gjendja në renditje e kuptoj që kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë. Shpresoj ta kalojmë me sukses, pasi u riktheva këtu për të fituar diçka në këtë sezon," - përfundon Migen Memelli, sulmuesi korçar i Elbasanit, i cili u rikthye te kjo skuadër në merkaton e janarit.

500 tifozë elbasanas drejt Shkodrës
Tashmë është bërë traditë që tifozeria elbasanase të jetë e pranishme në mënyrë masive në stadiumet e tjera të vendit. Edhe në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës nesër do të jenë të pranishëm të paktën 500 tifozë verdheblu, të cilët do të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës. Transporti i këtyre tifozëve do të jetë falas, pasi presidenca e Elbasani ka marrë masa, duke vënë në dispozicion disa autobusë. Si gjithmonë, autobusët do të nisen përpara stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" mëngjesin e së shtunës, ndërsa tifozët do të jenë të pajisur me simbolet e Elbasanit, flamujt, shallet dhe kapelet verdheblu.

Kruja: Të prishim syrin e keq me Vllazninë
Sot Shkumbini do të presë Vllazninë, një ndeshje tepër e fortë, por jo e pakalueshme për peqinasit. I këtij mendimi është edhe Alket Kruja, i cili thotë se kësaj radhe do të prishin traditën e keqe, të krijuar vitet e fundit, ku shkodranët kanë triumfuar. Kruja, edhe pse është aktivizuar për pak kohë në formacionin kuqeblu, thotë se tani do të kontribuojë vetëm për Shkumbinin, madje do të kërkojë të shënojë, ashtu si në fazën e parë. - Afrimi i ditës së ndeshjes, të premten, kur të tjerët do të luajnë të shtunën, a përbën shqetësim për Krujën dhe për Shkumbinin? Nuk besoj se prish punë, përveçse ngjeshi programin e stërvitjes për të dy ekipet. Trajneri i mori masat dhe ne jemi gati për përballjen me Vllazninë. Sejdini me ekipin ndryshoi programin, por pa ndryshuar objektivin që ne kemi për arritjen e fitores. Ku e mbështetni këtë besim, kur dihet që përballë do të jetë ekipi i Vllaznisë? E dimë që kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse kundërshtari është nga më të mirët. Me këta kundërshtarë Shkumbini ka ditur të luajë si një rival i drejtpërdrejtë dhe ka dalë jo pak herë fitues. Në këtë drejtim nuk do të bëjë përjashtim as kundërshtari i radhës, ndaj të cilit do të kërkojmë tri pikët. Si paraqitet gjendja në kampin bardhekaltër përpara këtij takimi? Eshtë një gjendje mjaft e mirë dhe optimiste. Dy pikët e lëna me Egnatian javën e kaluar na kanë shërbyer për të reflektuar siç duhet. Jam plotësisht i bindur se ekipi do të luajë ndryshe me Vllazninë dhe nëpërmjet lojës do të sigurojmë pikët e nevojshme. Keni luajtur me Vllazninë për një sezon dhe e njihni më shumë nga të tjerët kundërshtarin, por në takimin e parë i keni asaj. Do ta përsërisni këtë edhe sot?Kam patur shansin që të vesh fanellën e Vllaznisë dhe them se është e rëndë, por jo më e lehtë është edhe fanella e Shkumbinit. Jam lojtar i këtij ekipi dhe dëshiroj të fitojë Shkumbini. Nuk më interson asnjë ekip tjetër veç Shkumbinit, ku e ndiej veten mjaft mirë. Do të dëshiroja të shënoja sërish për këtë ekip, ashtu si në ndeshjen e parë në Peqin. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën.

Sejdini: Shkumbini shpërdoroi shumë raste
Ka dalë paksa me vonesë në konferencën e zakonshme të shtypit, që organizohet pas ndeshjes, trajneri Sejdini, duke i detyruar gazetarët të presin. Kjo ishte e kuptueshme, sepse ekipi që ai drejton, ndryshe nga ç'pritej, ka humbur dhe, për më tepër, një humbje që nuk e meritonte për vetë paraqitjen që bëri. Sejdini e pranon këtë, ndërsa përmend mungesën e golit në takimin me Vllazninë, duke e quajtur ndeshje të rasteve të humbura. Për Sejdinin, nga mënyra sesi u zhvillua takimi, ku Shkumbini pati më tepër epërsi, rezultati i barabartë do të ishte rezultati më i mirë, që do t'i kënaqte të dy palët. Vllaznia pati privilegjin të shënojë, duke fituar takimin në të vetmen mundësi që iu dha, kurse ekipi i tij shpërdoroi mjaft raste të pastra, ku sulmuesit u vunë në garë se kush do të humbiste më shumë gola të sigurt. "Ekipi e pati të vështirë të dilte te goli, edhe pse krijoi shumë raste të pastra përpara portës. Në futboll dihet se, po nuk shënove, do të pësosh dhe Shkumbini e provoi më së miri këtë gjë. Ky takim mund të quhet ndryshe edhe ndeshja e rasteve të humbura," - deklaron trajneri Sejdini, i cili më pas shton: "Duke parë se si u zhvillua takimi, mund të them se rezultati përfundimtar nuk i përgjigjet realisht asaj që treguan futbollistët në fushë. Rezultati më i drejtë duhej të ishte barazimi. Vllaznia mori fitoren dhe tri pikët, duke shfrytëzuar dobësinë e vendësve në finalizimin e aksioneve të shumta e duke e pasur të vështirë të gjente golin." Duke iu referuar takimit me Vllazninë, duhet pohuar dhe pranuar se Shkumbini zhvilloi një volum më të madh loje se kundërshtari e duke ushtruar presion të vazhdueshëm. Sulmuesit peqinas, por edhe mesfushorët, e goditën shumë herë portën, më shumë se në çdo takim tjetër, por ishte e thënë që të mos shënonin të paktën një gol, që do t'i çlironte plotësisht. Goli nuk erdhi jo vetëm për meritë të portierit Shehi (në një ditë mjaft të mirë), por edhe për mungesë besimi dhe përqendrimi në çastin e fundit. Takimi me Vllazninë tregoi se dëshira e madhe për të gjetur golin nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me punë diferencuese. Përballja e fundit tregoi se në ekip ka probleme që duhet të zgjidhen në të ardhmen. Këtë më mirë se të gjithë e di vetë Sejdini, që u detyrua ta pranojë humbjen, duke qenë i kënaqur vetëm me fitoren ndaj Dinamos dy javë më parë. Gjithsesi, duhet pranuar se, pavarësisht humbjes, ekipi bëri një paraqitje të mirë. Futbollistët u përpoqën të japin më të mirën në fushë, por pa u çliruar plotësisht, sidomos sulmuesit, nga emocionet e një ndeshjeje të tillë me përgjegjësi, ku kërkohej vetëm arritja e fitores. Këtë e pranon edhe vetë Sejdini, që mbetet optimist për të ardhmen e ekipit dhe për realizimin e synimeve të vëna. "Kemi humbur një betejë, por nuk e kemi humbur luftën. Pavarësisht humbjes me Vllazninë, nuk do të heqim dorë nga synimet tona dhe do të bëjmë çfarë është e mundur për t'i realizuar," - shfaq optimizmin e tij trajneri Sejdini, për të lënë pas këtë humbje dhe për të nxjerrë mësimet e nevojshme nga ky takim, duke filluar nga ai i mesjavës, përsëri me Vllazninë, por këtë radhë për kupë, që do të zhvillohet në Peqin të mërkurën e ardhshme. Për këtë takim, Sejdini beson se ekipi i tij do të dijë të reflektojë, duke bërë një hap të sigurt që në takimin e parë.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Nora: Vllazni, jemi të etur për fitore
Një ditë para trasfertës me Egnatian, gjirokastriti Arlind Nora deklaroi se Lushnja do të shkojë për tri pikë, arritja e të cilave do të jetë pa dyshim e vështirë përballë një kundërshtari që po përpëlitet në agoni me shpresat e pakta për mbijetesë në superligë. Dhe ashtu ka ndodhur vërtet, kur të shtunën djemtë e Mirel Josës, krahas një kundërshtari tepër të motivuar, u deshën të përballeshin edhe me një fushë jashtë çdo kushti teknik për të luajtur futboll, pasi vetëm uji dhe balta ishin pjesë përbërëse e saj gjatë zhvillimit të takimit. "Kemi zhvilluar një lojë ku vërtetuam se gëzojmë një përgatitje fizike të kënaqshme. Kemi arritur një barazim që gjithsesi për ne konsiderohet humbje. Them kështu, pasi kualitetet që kemi në përbërje nuk mund të bëjnë diferencën në terrene të tilla. Pa dashur të mohoj dëshirën dhe rezistencën jo të vogël që treguan futbollistët e Egnatias, e them me bindje që zhvillimi i ndeshjes në një fushë të tillë i ka favorizuar ata së tepërmi për të mos dalë pa gjë ndaj nesh. Pavarësisht se kemi bërë diferencën ndaj tyre, nuk kemi mundur të dalim në lojën tonë, pasi kurrsesi nuk mund t'i tregonim vlerat, që pa diskutim qëndrojnë shumë herë më lart, duke i krahasuar me ato të kundërshtarit që kishim përballë. Megjithëse u munduam me mish e me shpirt për të shkëputur fitoren, ishte krejtësisht e pamundur. Në të tilla terrene, ku rregullorja e përcakton qartë që nuk duhet të zhvillohet, ishte e vështirë të fitohet," - është shprehur Nora. "Lagunarët" do të luajnë në "Roza Haxhiu" me Vllazninë e vendit të tretë. Kjo ndeshje e vështirë për verdhejeshilët mbyll fazën e tretë, kur tifozëria e tyre mezi pret që të shohë një fitore që ka kohë që u mungon "lagunarëve" në shtëpinë e tyre për kampionat. "Gjendja fizike dhe psikologjike është në parametrat maksimalë, por kjo duhet përforcuar më shumë gjatë stërvitjes së kësaj jave. Josa është mjeshtër në mbajtjen e ekipit në tonus, në mënyrë që te ne futbollistët të mos depërtojë asnjë shenjë neglizhence. Deri tani, kondicioni ynë fizik dhe shëndetësor është optimal, pasi nuk kemi asnjë nga shokët të dëmtuar që mund të mos jetë i gatshëm për sfidën me Vllazninë. Kjo do t'ia lehtësojë punën trajnerit tonë për të pasur mundësi zgjedhjeje më të mirë. Vllazninë e vlerësojmë si një ekip elitar, që ka pësuar rritje të ndjeshme në lojë dhe rezultate. Kjo do të na impenjojë më shumë që ne të japim më të mirën ndaj tyre. Jemi të etur për fitore, kështu që ndaj tyre do ta kërkojmë tripikëshin për veten, për tifozërinë dhe drejtuesit tanë," - ka përfunduar Nora.

Devolli: Nuk na lejohen hapa të gabuar
Megjithëse kanë kaluar ditë nga ndeshja që zhvilluan me rrogozhinasit e Egnatias, imazhet e këtij ballafaqimi nuk mund të shlyhen lehtë nga kujtesa e futbollistëve "lagunarë", për vetë faktin e hidhur që nuk arritën të merrnin një fitore përballë ekipit tashmë modest të Alfred Ferkos. Njëri nga futbollistët më të dalluar në atë takim, gjirokastriti potent Bledar Devolli, prononcohet për "Sportin shqiptar": "Kemi qenë të tendosur në maksimum për të marë tri pikë në atë trasfertë, që konsiderohej relativisht e realizueshme në krahasim me trasfertat e tjera. Themi kështu, pasi edhe në fazën e parë, kur nuk ishim konsideruar mirë si ekip, arritëm të merrnim një fitore me vlera ndaj tyre në Rrogozhinë. Ndoshta tifozëria jonë e shumtë në atë ndeshje ka ngelur e pakënaqur nga ai barazim, por ne jemi të ndërgjegjshëm që dhamë maksimumin në atë 90-minutësh në një fushë me baltë dhe me shi. Duke qenë se kishim përballë një kundërshtar që do të luftonte me mish e me shpirt për të arritur një fitore shprese në luftën për mbijetesë, e kishim vlerësuar në maksimum atë takim, ku fatkeqësisht terreni i keq nuk na la që të shpalosnim lojën tonë. Por edhe pse terreni ishte shumë i keq, në aspektin e luftës sportive dhe në krijimin e rasteve ne ishim superiorë ndaj tyre, por fatkeqësisht nuk arritëm atje ku donim. Nuk duhet të na vijë keq që nuk arritëm një fitore, pasi fusha e rënduar nuk e la në dorën tonë këtë fakt." Mesfushori energjik dhe i talentuar i Lushnjës, Bledar Devolli, që gëzon simpatinë e padiskutueshme të tifozërisë verdhëjeshile për mobilizimin maksimal që tregon në fushën e lojës, në lidhje me pozicionin e skuadrës lushnjare në tabelën e renditjes, është i bindur se deri në fund të sezonit ajo do të jetë më lart se vendi i gjashtë. "Vërtet jemi në vendin e gjashtë, por ne kemi pasur një kalendar të vështirë, që tani e tutje është më favorizues për ne. Duke filluar nga kjo javë, nuk duhet të bëjmë hapa falsë, sidomos në fushën tonë. Kemi dy ndeshje brenda, me Vllazninë dhe më pas me Partizanin, ku duhet të marrim patjetër pikë të plota, nëse duam të shkojmë më lart në renditje. E rëndësishme është që ta mbyllim me nder këtë ndeshje të fundit të fazës së tretë me kuqeblutë e Vllaznisë, gjë që nuk do të jetë e lehtë për t'u arritur. Vërtet i kemi mundur lehtësisht shkodranët në fazën e parë në "Roza Haxhiu", por Vllaznia e tanishme është shumë herë me e konsoliduar. Këtë e tregojnë rezultatet dhe lojërat e bukura që ajo ka zhvilluar në ndeshjet e fundit të kampionatit dhe të kupës. Nga ana tjetër, edhe shkodranët kanë pikësynimet e tyre në këtë pjesë të mbetur të kampionatit. Të qenit 5 pikë larg vendit të dytë do t'i motivojë ata që të luftojnë më shumë për një rezultat pozitiv ndaj nesh. Por ne, nga ana jonë, do të bëjmë punën tonë për të dalë në llogaritë tona. Siç e thashë edhe më lart, ne nuk duhet të regjistrojmë asnjë barazim, pavarësisht nga kundërshtari që do të kemi përballë. Dhe për t'ia arritur këtij qëllimi i kemi të gjitha mundësitë," - thotë i vendosur gjirokastriti i Lushnjës, i cili përfundon: "Jemi të ndërgjegjshëm se do të na duhet shumë djersë për të realizuar synimin tonë, pasi ndeshja parashikohet të jetë shumë e fortë, pavarësisht nga pozicionet aktuale që mbajnë skuadrat. Po të luajmë me grintë dhe disiplinë taktike si ndaj Tiranës për kupë, fitorja do të jetë jona."

Josa: Njëherë Vllaznia, pastaj Tirana
Lushnja është përqendruar totalisht në takimin e fundit të fazës së tretë, ku përballë do të ketë kuqeblutë e Vasil Bicit, të cilët mbajnë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Duket që pikësynimi i vetëm për këtë sfidë të vështirë për verdhejeshilët do të jetë fitorja, pasi objektivi për të kapur vendin e katërt nuk është venitur nga këta të fundit. Prandaj dhe përkushtimi i stafit teknik dhe i vetë futbollistëve në seancat stërvitore të këtyre ditëve është në parametrat më të lartë, për sa i përket seriozitetit dhe grintës që të gjithë futbollistët tregojnë në minutazhet e programuara nga trajneri tiranas Mirel Josa. Trajneri i Lushnjës, me seriozitetin që e karakterizon jo vetëm në seancat stërvitore, por edhe në komunikimin me shtypin, pranon të japë një intervistë për "Sportin shqiptar":Mirel, si e vlerësoni paraqitjen dhe rezultatin që ekipi juaj mori ndaj Egnatias?Natyrisht, nuk mund të jem i kënaqur me atë barazim, pasi ne kishim si pikësynim kryesor arritjen e fitores ndaj Egnatias. Nga ana tjetër, unë vlerësoj në maksimum paraqitjen dhe formën e mirë fizike që treguan djemtë. Fusha ishte njësoj për të dy ekipet dhe nuk mund t'ia hedh të gjithë fajin terrenit të rënduar. Duke menduar ngarkesën e javës që mbaroi, nuk ma priste mendja që djemtë që drejtoj do të paraqisnin atë freski fizike, e cila bëri të mundur që ekipi të bëjë një diferencë të dukshme ndaj kundërshtarit.Po tani si është gjendja e ekipit?E përgjithshmja është pozitive për sa i përket gjendjes fizike. Duke pasur parasysh ngarkesën e madhe që kemi pasur me tri ndeshjet e zhvilluara me Dinamon, Tiranën dhe së fundi me Egnatian, them se djemtë po japin maksimumin në seancat stërvitore, duke pasur edhe ngarkesë. ? A do t'i ketë Josa të gjithë futbollistët në dispozicion të shtunën ndaj Vllaznisë? ? Them se po, pasi Lika, i vetmi i dëmtuar në kampin tonë, besoj se do të rikuperohet deri në atë përballje me shkodranët.Si e parashikon Josa këtë takim me Vllazninë?Në radhë të parë, unë nuk jap asnjë parashikim për ndeshje. Si rrjedhojë, edhe ndaj Vllaznisë nuk jap parashikime, por di të them që do të jetë një përplasje e fortë, pasi Vllaznia ka një ekip të kompletuar, me emra cilësorë, të cilët e kanë treguar më së miri veten në këto ndeshjet e fundit. Shpresoj që, duke dhënë më të mirën që kemi dhe me pak fat, të jemi ne ata që do t'i gëzohemi tripikëshit.Të mërkurën tjetër, ndeshja e kthimit me Tiranën, për kupë. Mendoni se do ta keni disi të lehtë kualifikimin pas rezultatit 1?0 që arritët në ndeshjen e parë?Të mendosh se ke arritur kualifikimin me një rezultat minimal, aq më tepër kundër një kundërshtari si Tirana, nuk më duket logjikë e drejtë. Megjithatë, nuk dua të flas për atë ndeshje, pasi i qëndroj idesë sime, që të mendojmë dhe punojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Kështu që ne po stërvitemi me seriozitet dhe përkushtim për të kaluar me sukses ndeshjen e radhës me Vllazninë. Pas kësaj do të mendojmë për ndeshjen e kthimit për kupë me Tiranën. Presidenca shpërblen "lagunarët" Stafi presidencial i "lagunarëve" vazhdon të përkrahë futbollistët, duke shpërblyer paraqitjet e tyre të mira me premio të kënaqshme. Kështu, për ndeshjen e parë kualifikuese të kupës me Tiranën në "Roza Haxhiu", djemtë e Mirel Josës kanë marrë nga 40 mijë lekë të reja shpërblim, ndërkohë që edhe për barazimin e fundit në trasfertën me Egnatian presidenca lushnjare i ka shpërblyer verdhejeshilët me 15 mijë lekë të reja.

Spaho: Të përsëritim traditën me kuqeblutë
Lushnjarët e Mirel Josës po përgatiten seriozisht për ndeshjen e fundjavës, që do të luhet në fushën e tyre. Trajneri Josa e ka pasur të plotë grupin e futbollistëve, përveç Kulit, i cili ishtë thirrur nga trajneri Brigel në "zborin" e radhës. Gjatë stërvitjes së këtyre ditëve, ekipi verdhejeshil ka vërtetuar se po vazhdon të kalojë një formë të mirë, çka e ka vërtetuar më së mirë në seancat stërvitore të kësaj jave. Njëri prej futbollistëve të këtij ekipi, pikërisht portieri Mikel Spaho, i cili është rikthyer në rolin e titullarit që pas ndeshjes me Teutën, nuk ngurron të komentojë ecurinë e skuadrës së tij gjatë këtyre javëve në ndeshjet për kampionat dhe për kupë. - Lushnja vazhdon paraqitjet e saj të mira, pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit i ka munguar fitorja... - Të vjen mirë kur skuara me të cilën luan zhvillon lojëra të bukura dhe bindëse, pasi ky fakt na bën që të punojmë më me pasion për ndeshjet e ardhshme. Lushnja e nisi këtë sezon me shumë oshilacione, të cilat i vuajtëm shumë gjatë fazës së parë. Tani ka ndryshuar gjithçka dhe ekipi ka kapur një formë të mirë, që po e përfaqëson me një ecuri të kënaqshme. Të gjithë ne futbollistët kemi fituar besim te vetja, pasi jemi adoptuar mirë në lojën e grupit. - Spaho, pas një mungese jo të vogël, i jeni rikthyer formacionit si titullar. Do ta lëshoni këtë vend? - Natyrisht që të luash në formacionin e parë është pikësynimi i çdo futbollisti. Unë e pata këtë privilegj që në fillim të këtij kampionati dhe u mundova të ruaj. Por dikur gabova dhe trajneri e pa të arsyeshme të kalonte kolegun tim Llani në rolin e titullarit. Unë nuk u pezmatova nga kjo gjë, përkundrazi iu përkushtova më shumë stërvitjes me mendimin se do të vinte përsëri ora ime. Dhe ajo erdhi pikërisht në ndeshjen me Teutën, kur Llani bëri një paraqitje të dobët. Tashmë unë do të mundohem t'i bëj hyzmetin për të qëndruar sa më gjatë në rolin e titullarit. E rëndësishme është që ndërmjet ne të dyve zhvillohet një konkurrencë e ndershme dhe pa qejfmbetje. - Skuadra ka zhvilluar dy ndeshje të mira në kampionat, por i ka munguar fitorja... - Eshtë e vërtetë që kemi bërë paraqitje të mira si ndaj Dinamos, ashtu edhe ndaj Egnatias, por fatkeqësisht nuk kemi arritur të fitojmë. Megjithatë, këto janë pjesë të futbollit dhe ne nuk mund t'i shmangim dot. Mund të luash bukur dhe të humbasësh, ndërsa ne themi se gjysma e së keqes, pasi kemi barazuar. - Po për kualifikimin në kupë jeni optimist? - Ndeshjet për kupë dihet që janë ndryshe nga ato për kampionat, pasi kanë brenda kanë sistemin e eliminimit. Në këto ndeshje ka shumë rëndësi rezultati i ndeshjes së parë, ku fatmirësisht ne morëm një rezultat premtues, i cili na favorizon shumë, sidomos për faktin që nuk pësuam gol. Megjithatë, gjithçka për sa i përket kualifikimit ngelet e hapur për ndeshjen e kthimit. - Një periudhë e ngarkuar për ju. Mendoni se do të ndikojë kjo në përballjen e së shtunës me Vllazninë? - Nuk diskutohet që ngarkesa ka qenë e madhe në këto dy javë, sepse kemi pasur 3 ndeshje mjaft të forta, sidomos në javën që kaloi. Besoj se kjo ngarkesë nuk do të ndikojë tek unë. Shpresoj që edhe te shokët e skuadrës. - Vllaznia vjen në Lushnjë për fitore. Po ju? - Ne kemi vajtur në Tiranë për fitore dhe jo më në stadiumin tonë. Do të luajmë me një skuadër që momentalisht po kalon një gjendje të mirë. Në këto vitet fundit kemi fituar në Lushnjë dhe jemi mundur në Shkodër. Nuk na ngelet tjetër, vetëm ta respektojmë këtë traditë.

Nica: Tani t'i përkushtohemi Vllaznisë
"Kualifikimin në kupë me Elbasanin e kemi lënë pas dhe tani sytë i kemi hedhur nga Vllaznia." Kështu është shprehur trajneri i Teutës, Stavri Nica, sipas të cilit, ndeshja me Vllazninë paraqitet e rëndësishme jo vetëm për sa i përket synimit për t'u ngjitur në renditje, por edhe në drejtim të ruajtjes së ritmit në kampionat, ku ekipi tashmë ka krijuar stabilitet. Në intervistën e tij Nica ka komentuar jo vetëm kalimin e turit me Elbasanin, por edhe nisjen e përgatitjeve për përballjen me Vllazninë... - Si e vlerëson Nica kualifikimin me Elbasanin? - Kuptohet, që të kualifikohesh me një ekip si Elbasani, do të thotë se jo vetëm ke arritur një objektiv të rëndësishëm, por edhe ke rritur besimin në ekip. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të arritur te trofeu i kupës. Fakti që Elbasani në ndeshjen e kthimit në Durrës erdhi me një ekip të improvizuar, na i lehtësoi punët, por mendoj se një hap i rëndësishëm për kualifikim ishte arritur që në ndeshjen e parë. - Kë do të preferonit në gjysmëfinale? - Nuk kam ndonjë preferencë të veçantë. Me këdo që të përplasemi, do të jetë ekip i fortë. Tirana dihet se çfarë potencialesh ka, është një ekip elite, ashtu si dhe Vllaznia, që ka pasur një ecuri të mirë. Partizani, ndonëse ka një pozicion jo të mirë në kampionat, ka futbollistë që nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga ata të ekipeve që kryesojnë. E presim qetësisht shortin dhe do të përgatitemi seriozisht. Aktualisht e kemi lënë pas kupën dhe i kemi kthyer sytë nga ndeshja e kampionatit, ku do të përballemi me Vllazninë. - Si ju duket përballja me Vllazninë, e cila mund të jetë kundërshtar në gjysmëfinale të kupës? - Eshtë një ndeshje e vështirë. Vllaznia ka një ekip të kompletuar. Na ka mundur dy herë në Shkodër dhe i kemi mundur një herë në "Niko Dovana". Do të japim gjithçka për të fituar tri pikët në këtë ndeshje. - Sa të vlefshme janë këto pikë për Teutën? - Në radhë të parë, na krijojnë mundësinë që të tentojmë të ngjitemi në tabelën e klasifikimit, si dhe të ruajmë ritmin e rezultateve pozitive në kampionat. - A i trembeni ndonjë ndjenje euforie që mund t'ju dëmtojë në ndeshjen me Vllazninë? - Mendoj se ekipi ka nxjerrë mësime nga ai nënvleftësim që tregoi në ndeshjen me Elbasanin. Nuk ka asnjë arsye për eufori në ndeshjen me Vllazninë, kur dihet se çfarë ekipi është Vllaznia. Duhet të luajmë thjesht dhe të bëjmë lojën tonë për të dalë te rezultati. - A ju shqetëson fakti që Vllaznia është ekipi që ju ka mposhtur më thellë në kampionat? - Po, në ndeshjen e parë të kampionatit jemi mundur 6-1 nga Vllaznia, por mendoj se tashmë situata është e ndryshme. Kemi arritur që ta mundim Vllazninë në Durrës në fazën e dytë dhe do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e së shtunës. - A mendoni se një fillim i mbarë i fazës së katërt do t'ju jepte më shumë zemër? - Faza e katërt është decizive, si për ekipet që luftojnë për kreun e kampionatit, ashtu edhe për ato që luftojnë zonën europiane, apo një renditje më të mirë. E zgjidhur për mua është vetëm çështja e ekipeve që do të largohen nga superliga. - A do të jetë sërish Teuta me formacion "të blinduar" në ndeshjen me Vllazninë? - Aktualisht nuk kemi mungesa, por do të shikojmë ditët në vazhdim. - Si e vlerëson Nica faktin që tifozët vazhdojnë të qëndrojnë të ftohtë me ekipin? - Në ndeshjen e kupës ka ndikuar media që kishte dhënë më parë informacionet se Elbasani do të vinte me një ekip të improvizuar. Mendoj se tifozëria duhet të na mbështesë më shumë, sepse të gjitha arsyet janë për ta bërë këtë.

Kapllani: Vllazninë, testi i vazhdimësisë
Me Vllazninë duhet të luajmë më mirë, pasi nuk është si Egnatia apo si ndeshja e kthimit në kupë." Kështu është shprehur kapiteni i ekipit të Teutës, Xhevahir Kapllani, sipas të cilit, ndeshja me Vllazninë paraqet të njëjtën vështirësi me atë me Tiranën apo Dinamon, pavarësisht se ndeshja luhet në stadiumin "Niko Dovana". Sipas Kapllanit, në ndeshjen me Vllazninë duhet rritur tempi në krahasim me ndeshjet me Egnatian në kampionat dhe me Elbasanin në ndeshjen e kthimit në kupë, ku ekipi nuk ishte në 100% të formës së tij. Në lidhje me këtë sfidë, Kapllani do të komentonte: - A mundet të ndalë Vllaznia "marshimin" e Teutës në kampionat? - Nëse luajmë si në ndeshjet në kryeqytet, i kemi të gjitha shanset për ta vazhduar këtë ecuri pozitive. Nëse luajmë në nivelin e ndeshjes së fundit në kampionat me Egnatian, apo të ndeshjes së kthimit për kupën, çdo gjë mund të vihet në diskutim. - Cila është shkalla e vështirësisë që paraqet ndeshja me Vllazninë? - Për mendimin tim, kjo ndeshje paraqet të njëjtën shkallë vështirësie si ndeshjet në kryeqytet me Tiranën dhe Dinamon. Kjo është arsyeja që them se në këtë ndeshje na duhet ritëm i lartë për ta kaluar me sukses. - A nuk ju duket se e keni ulur disi tempin në ndeshjet e fundit? - Veçanërisht në ndeshjen e kthimit me Elbasanin nuk kemi qenë në ditën tonë më të mirë. Fakti që ata erdhën me ekipin e tyre rezervë ndikoi negativisht në psikologjinë e ekipit. - Cilat kanë qenë përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë? - Trajneri ka punuar me ekipin për të qenë të mobilizuar në këtë ndeshje dhe mendoj se do të japim maksimumin për të arritur fitoren, që na duhet aq shumë. - A do të thotë kjo se Teuta është në kërkim të vendit të tretë? - Asgjë nuk është e pamundur. Kemi një fazë përpara, por mendoj se, së pari, duhet të kapim vendin e katërt. - A mendoni se, pasi qëndruat "spektator" në ndeshjen e kupës, do të keni shumë punë me Vllazninë? - Eshtë e vërtetë që në ndeshjen me Elbasanin pak topa më kanë ardhur në portë, veçanërisht në pjesën e dytë, kur kam qëndruar më shumë si spektator. Për sa i përket ndeshjes me Vllazninë, sigurisht që do të kemi më shumë punë. - Si e shpjegoni faktin që vazhdoni të keni një golaverazh negativ? - Kemi pësuar shumë gola në fazën e parë, por, siç e keni vënë re, gradualisht golaverazhi po balancohet dhe kam besim se së shpejti do të jetë pozitiv. - A i trembet Kapllani sulmit të Vllaznisë me emra të tillë si Sinani, Abilio etj? - Sigurisht, sulmi është një nga pikat e tyre të forta, ashtu si edhe ne, që e kemi pikë të fortë sulmin. Mendoj se stabiliteti që po tregon reparti i mbrojtjes do të ndikojë në përballimin e sulmit të rrezikshëm të Vllaznisë. - A do ta donit një përballje me Vllazninë edhe në kupë? - Të gjithë gjysmëfinalistët janë të fortë, por në finale do të doja të përballesha me Tiranën.

Kone': Ne e meritojmë vendin e tretë
Ibrahim Kone' prej 4 muajsh është kthyer në një pikë kyçe në formacionin e Dinamos. Mbrojtësi nga Mali ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira me fanelën blu, madje e ka gjetur edhe një herë golin, pikërisht në derbin me Partizanin, të fituar 2-0. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", numri 16 i bluve shprehet i kënaqur me ambientin që e rrethon në skuadër dhe gjithashtu jep mendimin e tij për sfidën vendimtare me Vllazninë. - Kone, si do ta vlerësonit fitoren e fundit 3-1 ndaj Egnatias? - Shumë të rëndësishme. Këtë e them jo vetëm se morëm 3 pikë, por edhe sepse Vllaznia, kundërshtari ynë direkt, humbi me Lushnjën. Kështu, Dinamo u afrua edhe 3 pikë të tjera me kreun, që do të thotë se lufta për vendin e tretë do të mbetet e hapur deri në fund. - Sa do t'ju shërbejë ndërprerja e kampionatit përpara ndeshjes direkt me Vllazninë? - E mira do të ishte që kampionati të mos ishte ndërprerë, pasi do ta gjenim Vllazninë në një moment delikat pas largimit trajnerit. Gjithsesi, edhe kështu nuk ka asnjë problem, sepse do të kemi kohën e mjaftueshme për ta përgatitur si duhet këtë kryendeshje, e cila duhet fituar medoemos. Personalisht, mendoj se Dinamo, me paraqitjet e zhvilluara së fundi, e meriton vendin e tretë në renditje dhe ndoshta pjesëmarrjen në Europë. - Pse thoni ndoshta pjesëmarrjen në Europë? - Sepse tani jo çdo gjë varet nga ne. Dinamo, edhe nëse renditet e treta, duhet të presë se kush do të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. - Po në planin personal, a ndiheni i ambientuar me shokët e skuadrës, apo edhe vetë shqiptarët? - Sigurisht. Deri tani, prej të gjithëve kam marrë vetëm respekt dhe kjo më ka ndihmuar për të dhënë maksimumin në fushë. Prej disa ditësh kam marrë edhe gruan në Tiranë, kështu që ndihem i kënaqur me gjithçka që më rrethon. - A do të vazhdonit edhe sezonin tjetër me fanellën e Dinamos? - Pse jo? Presidentit Sulaj ia kam shprehur dëshirën se dua ta mbyll karrierën sportive me Dinamon dhe mendoj se në këtë pikë nuk do të kem probleme që edhe në kampionatin e ardhshëm të jem po në këtë klub.

Deliallisi: Vllaznia vlen sa gjithë sezoni
Kur vëmendja e të gjithë opinionit sportiv është përqendruar te dy sfidat e kombëtares me Turqinë dhe Greqinë, në kampin dinamovit pothuajse nuk ka frymëmarrje. Edhe pse me 5 mungesa të lojtarëve kryesorë, blutë po stërviten maksimalisht për ndeshjen e radhës me Vllazninë. Kjo është sfida e së vërtetës për Dinamon, e cila pretendon vendin e tretë në kampionat dhe ndoshta më pas pjesëmarrjen në kupat e Europës. Për mesfushorin Erald Deliallisi, dy fitoret e fundit me Tiranën dhe Egnatian kanë sjellë tjetër klimë në skuadër. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", 23-vjeçari flet për veten dhe objektivat e Dinamos. - Erald, sa po i shërben Dinamos ndërprerja e kampionatit për shkak të dy ndeshjeve të kombëtares? - Shumë. Pothuajse e kishim të nevojshëm këtë pushim, jo vetëm për të rimarrë veten, por edhe për të korrigjuar ato defekte që janë shfaqur së fundi. Në njëfarë mënyre, kjo ndërprerje po na jep shansin të zhvillojmë një minifazë përgatitore, e cila do të na vlejë shumë për pjesën e mbetur të sezonit. - Si do ta komentonit fitoren e javës së kaluar me Egnatian? - Në atë takim, për asnjë moment nuk e vendosëm në dyshim fitoren. Në përgjithësi zhvilluam një lojë të mirë dhe në fund shënuam tre gola nga aksione të rrjedhshme. - Megjithatë, ju jeni zëvendësuar në minutën e 60-të. Ishte kjo një zgjedhje taktike e trajnerit, apo diçka tjetër? - Jo, ishte vetëm një ndryshim taktik, që trajneri Canaj e tha në analizën përpara fillimit të ndeshjes. - A jeni i kënaqur me atë çfarë keni dhënë deri tani në skuadër? - Kurrsesi jo. Derisa nuk i kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe derisa Dinamo nuk është në krye, nuk kam se si të kënaqem me kaq pak. Shpresoja shumë se ky do të ishte një sezon i mbarë për mua, por për arsye të ndryshme jo çdo gjë shkoi sipas parashikimeve. - Ku mendoni se Dinamo ka gabuar më shumë gjatë këtij sezoni? - Sigurisht, te pikët që kemi lënë me ekipet e vogla. Në të tilla ndeshje na ka munguar përqendrimi i nevojshëm për të marrë fitoren. Nëse kërkon trofe, duhet të fitosh në radhë të parë me këto skuadra, më pas të pretendosh t'u kundërpërgjigjesh rivalëve direkt. Rasti i Tiranës, mendoj se është për t'u marrë shembull. - Prej disa ditësh keni filluar të mendoni për sfidën e radhës me Vllazninë. Sa i rëndësishëm është për ju ky 90-minutësh? - Mund të them se është takimi vendimtar i të gjithë sezonit. Nëse fitojmë me Vllazninë, atëherë shpresat tona për vendin e tretë janë pothuajse të realizuar. Në rast se nuk e bëjmë një gjë të tillë, ky kampionat për Dinamon mund të quhet i dështuar. - Çfarë mendoni se do të bëni më shumë se shkodranët për ta fituar këtë takim? - Diferencën do ta bëjë skuadra që do të japë shpirtin në fushë. Vllaznia e ka përqendruar vëmendjen te Kupa e Shqipërisë dhe normalisht nuk do t'i shpenzojë të gjitha fuqitë ndaj Dinamos. Ndërkohë, ne, nga ana jonë, nuk kemi se çfarë të humbasim më dhe do të tentojmë mrekullinë, ashtu siç bëmë para 3 vjetësh kur fituam titullin kampion në mes të stadiumit "Loro Boriçi."

Canaj: Vllaznia, "shengeni" për në Europë
Për trajnerin e Dinamos, Agim Canaj, ndeshja e javës së ardhshme me Vllazninë vlen sa gjithë sezoni. Dy fitoret e fundit me Tiranën dhe Egnatian u kanë dhënë zemër bluve, të cilët e shohin më afër se kurrë vendin e tretë në renditje. Katër pikët diferencë me shkodranët, duke parë edhe ballafaqimin direkt, konsiderohen mëse të rikuperueshme për njëshin e stolit dinamovit. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Canaj flet për gjendjen e skuadrës në këtë ndërprerje të kampionatit, miqësoren e sotme me Apoloninë dhe objektivin për sfidën vendimtare me Vllazninë. - Canaj, a ishte e nevojshme për Dinamon kjo ndërprerje e kampionatit? - Jo, nëse do të flasim vetëm për ndeshjen e radhës me Vllazninë. Dinamo vjen pas një momenti të mirë, që ka të bëjë me dy fitoret radhazi ndaj Tiranës dhe Egnatias, ndërkohë që në antitezë me ne janë shkodranët. Duke qenë se Vllaznia është kundërshtari ynë direkt, do të ishte më mirë ta gjenim të goditur moralisht pas largimit të trajnerit, sepse deri javën e ardhshme mendoj se ata do të kenë kohë të përmirësohen. Gjithsesi, kjo periudhë po na jep mundësinë që të korrigjohemi sa më mirë në të gjitha drejtimet, kur dihet se kampionatit po i vjen fundi dhe nuk lejohen më hapa të gabuar. - Sot, përballë do të keni ekipin e Apolonisë në një miqësore... - Do të jetë një ndeshje testuese, ku më duhet të shoh formën e gjithsecilit prej futbollistëve, pas një jave me ngarkesë të plotë. Mendoj se Apolonia është një kundërshtar i denjë për të na treguar se sa jemi përmirësuar në lojën tonë. - Sa probleme ju kanë hapur mungesat e Likës, Bushit, Xhihanit, Stafës dhe Alikajt? - Sigurisht, për një trajner nuk është e lehtë të të mungojnë 5 nga futbollistët kryesorë të ekipit. Për momentin na është hapur një boshllëk i madh, të cilin jemi munduar ta zëvendësojmë me djem nga ekipi i të rinjve. Shpresoj që Lika, Bushi, Xhihani, Stafa, dhe Alikaj, kur të kthehen ditën e enjte, të mos kenë probleme dëmtimi dhe të ingranohen sa më shpejt me shokët. - Rikthimi në stolin e Dinamos ka korresponduar me një humbje dhe 2 fitore. A jeni i kënaqur me kaq sa keni arritur? - Në fakt, pengu më i madh është humbja me Teutën. Atë takim me një rival direkt nuk duhet ta kishim çuar dëm në atë mënyrë. Për sa u takon dy fitoreve me Tiranën dhe Egnatian, sigurisht që jam i kënaqur, sepse skuadra është rikthyer në identitet. Kemi mbrojtur shumë mirë, por edhe kemi sulmuar njëkohësisht, duke bindur sidomos me lojën nga krahët, që është karakteristikë për Dinamon. Nëse vazhdojmë kështu, të jeni të sigurt se nuk do të ndalemi së fituari deri në përfundim të kampionatit. - Së fundi, a keni filluar të mendoni seriozisht për sfidën me Vllazninë? - Patjetër. Ky është një 90-minutësh shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë dhe për këtë meriton vlerësim maksimal nga ana e të gjithëve. Jemi të bindur se nëse kërkojmë të arrijmë vendin e tretë, duhet të fitojmë medoemos ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi".

Poçi: Të ndezim "motorët" për Vllazninë
Për mesfushorin e Dinamos, Artion Poçi, sfida e së shtunës me shkodranët është një finale më vete, e cila duhet fituar me çdo kusht. Fieraku i bluve shpreson te një paraqitje e mirë ndaj Vllaznisë, duke parë edhe moralin e lartë që mbizotëron në skuadër pas dy fitoreve radhazi me Tiranën dhe Egnatian. Miqësorja e fundit me Apoloninë, ishte një test i nevojshëm për nënkampionët, të cilët duke filluar nga sot duhet të ndezin "motorët" për takimin e së shtunës me kuqeblutë. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Poçi mendon se Dinamo i ka të gjitha shanset për të fituar në "Loro Boriçi". - Artion, për çfarë i shërbeu Dinamos një javë pauzë e kampionatit? - Normalisht, për të korigjuar ato të meta që kemi shfaqur së fundi. Gjatë javës që lamë pas, punuam si në aspektin fizik, por edhe në atë tekniko-taktik, duke treguar një përqendrim të madh në detyrat e ngarkuara nga trajneri. - A ishte miqësorja me Apoloninë një test i nevojshëm për ju? - Sigurisht. Ndonëse barazuam, në përgjithësi shfaqëm një nivel të mirë loje dhe vetëm fati na mungoi në shënimin e golit. Të mos harrojmë, se përballë kishim një kundërshtar të fortë, i cili ka synime serioze për të hyrë në superligë. - Deri në ndeshjen me Vllazninë keni edhe një javë kohë. Çfarë mendoni se i mungon akoma skuadrës, e cila mund të riparohet shumë shpejt? - Mendoj se këto ditë të mbetura duhet të na shërbejnë më shumë për konsolidimin e formacionit. Ndeshja me Vllazninë nuk të lejon gabime dhe për këtë duhet të japim maksimumin në stërvitje. Me rikthimin e lojtarëve të grumbulluar me kombëtaren them se do të kompletohemi edhe më shumë. - A është në favorin tuaj që Vllaznia në këtë ndeshje do të jetë me trajner të ri në drejtimin e saj? - Nuk mendoj kështu. Koha ka treguar se ajo skuadër që ndryshon timonin drejtues, gjithmonë në ndeshjen e parë arrin rezultat pozitiv. Kjo për vetë faktin se futbollistët mobilizohen më shumë, për t'i treguar trajnerit se çfarë janë në gjendje të bëjnë. - Konkretisht, si keni menduar ta përgatitni këtë takim? - Në përgjithësi, Dinamo në trasfertë luan me armën e saj më të fortë, kundërsulmin. Megjithatë, nuk do të lëmë pas dore edhe lojën nga krahët, e cila në dy ndeshjet e fundit me Tiranën dhe Egnatian na ka dhënë të drejtë. Vllaznia është një kundërshtar që të lejon të luash futboll në fushën e vet, çka do të thotë se ndeshja është e hapur nga të dyja krahët. - Në rast fitoreje, a mendoni se vendi i tretë, por edhe pjesëmarrja në Kupat e Europës është shumë pranë? - Në këtë mes duhet të ndajmë dy gjëra. Në rast fitoreje, Dinamo është shumë pranë vetëm vendit të tretë, ndërsa për sa i takon pjesmarrjes në Europë, kjo do të varet se kush do të fitojë Kupën e Shqipërisë. Personalisht, mund të them se hëpërë nuk duhet të bëjmë shumë llogari, por të përqendrohemi vetëm në fushë. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.

Sulaj, superpremio për fitoren me shkodranët
Edhe pse duhen akoma edhe tri ditë nga përballja me Vllazninë, presidenti Besnik Sulaj, po e bën gati superpremion për kanakarët e tij. Ndonëse nuk e ka shprehur përpara futbollistëve, bosi i bluve ka gati 1000-1500 dollarë, që do t'ia japë secilit futbollist në rast fitoreje. Me këtë premio marramendëse Sulaj kërkon të thyejë rekordin e vet prej 1000 dollarësh, që dha për fitoren 2-1 ndaj Tiranës në fundin e fazës së dytë. Mjafton të shikosh këtë premio, për të kuptuar se sa e rëndësishme është fitorja e bluve ndaj Vllaznisë. Blutë, dje me dy seanca stërvitore Ashtu si çdo të martë, edhe dje, blutë zhvilluan dy seanca stërvitore. Nën drejtimin e trajnerit Agim Canaj, futbollistët dinamovitë u grumbulluan paradite në sallën e forcës që ndodhet pranë klubit, ndërkohë që pasdite vëmendjen e përqendruan në fushë. Sot është planifikuar të zhvillohet ndeshja e zakonshme e kontrollit, edhe pse do të ketë mungesa futbollistësh, që janë grumbulluar me ekipet kombëtare.

Xhafa: Vllaznia nuk është vetëm Sinani
Orët kalojnë dhe në kampin dinamovit shtohen ethet e sfidës me Vllazninë në "Loro Boriçi". Ky 90-minutësh do të përcaktojë shumë gjëra në lidhje me skuadrën që pretendon vendin e tretë. Blutë janë vetëm 4 pikë larg shkodranëve, të cilët e kanë përqendruar vëmendjen e tyre edhe në Kupën e Shqipërisë. Për mbrojtësin e talentuar, Erion Xhafa, të shtunën Dinamo më shumë duhet t'i ruhet fanellës së Vllaznisë, se sa individëve.Mbrojtësi 23-vjeçar shprehet se përveç Sinanit, shkodranët kanë në ekip edhe lojtarë të tjerë me përvojë që përmbysin situatat, si Abilio, apo Lici. - Erion, si po vlerësohet ndeshja me Vllazninë në kampin tuaj? - Në fakt, për sfidën me shkodranët, u kemi dhënë një tjetër theks përgatitjeve tona. Duke qenë se kemi patur një javë kohë ndërprerje të kampionatit për shkak të kombëtares, stafi drejtues planifikoi stërvitje më intensive. Gjatë javës që kaloi i dhamë përparësi anës fizike, më pas zhvilluam edhe miqësoren me Apoloninë, ndërkohë që këtë javë forcat tona janë më të përqendruara. Deri të premten kemi edhe disa ditë për t'i dhënë dorën e fundit formacionit që do të zbresë në "Loro Boriçi". - A mendoni se Dinamo i ka forcat për të fituar brenda në Shkodër? - Të fitosh në kryeqendrën e veriut do të thotë të japësh dyfishin e mundësive që çdo futbollist ka, për vetë faktin se shkodranët. sidomos në fushën e tyre. janë shumë të rrezikshëm. Rezultatin pozitiv në këtë takim nuk e presim nga qielli, por nga çfarë do të japim në fushë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij takimi. - Pra, për ju ky 90-minutësh është më shumë se një finale? - Nuk diskutohet. Ky ballafaqim i vë përfundimisht kapak faktit se cila skuadër e meriton vendin e tretë. Në rast se Dinamo fiton, kjo nuk do të thotë kurrsesi se ia arritëm qëllimit, se përpara duhet të luajmë me po të njëjtin përqendrim edhe në 7 takimet e mbetura. - Si e parashikoni duelin me sulmuesin kryesor të Vllaznisë, Vioresin Sinanin? - Nëse do të më duhet mua ta mbuloj nga afër, sigurisht, që nuk do ta kem të lehtë, pasi vlerat e tij si golashënues njihen nga të gjithë. Megjithatë, mendoj se Vllaznia nuk është vetëm Sinani, sepse në përbërje të saj ka lojtarë të tjerë të rrezikshëm që mund të na bëjnë hatanë. Do të ishte fatale nëse do të ruheshim nga Sinani dhe të mos mbulonim Abilion dhe Licin, të cilët godasin gjithmonë prapa krahëve. - A do të jetë në favorin e Dinamos fakti që shkodranët vijnë me një trajner të ri në krye, por edhe me dy mungesa si Teli e Gjokoviç? - Shpresoj të jetë kështu. Gjithsesi, kaq ditë pushim u kanë shërbyer shkodranëve për të rikuperuar pikat e dobëta. Jam i bindur se në fund të këtij takimi do të fitojë futbolli dhe tifozët që do të jenë në shkallët e stadiumit.

Gudjabi: Vllaznisë ia kam ruajtur një gol
Në një ndeshje ku luhen fatet e sezonit, ironia është pjesë e strategjisë së futbollistëve. Në prag të supersfidës Vllaznia-Dinamo, është pikërisht senegalezi El Haxhi Gudjabi, i cili kërkon të bëjë lojë fjalësh.
Qendërsulmuesi dinamovit shprehet se e ka merak vetë një gol ndaj shkodranëve, duke kërkuar kështu të vazhdojë serinë e paraqitjeve mbresëlënëse. 5 golat në 3 ndeshjet e fundit me blutë flasin qartë se Gudjabi meriton vëmendjen e të gjithëve. Përpara disa ditësh, ai vetë do të pohonte për gazetën se deri në përfundim të kampionatit do të shënojë edhe 5 gola të tjerë dhe Vllaznia për të tashmë është shansi për të bërë realitet ëndrrën. - Gudjabi, a e dini se sytë e tifozerisë dinamovite janë përqendruar te ju për ndeshjen e së shtunës me Vllazninë? - Më bëhet qejfi nëse është vërtet kështu, sepse mezi e kam pritur këtë ditë që kur shkela për herë të parë vendin tuaj. Fillimisht u mendua se isha një sulmues i rëndomtë, por ndërkohë 5 golat në 3 ndeshjet e fundit ua kanë ndryshuar mendjen të gjithëve. - Si po përjetohen orët e fundit të stërvitjes në kampin tuaj? - Me shumë qetësi. Edhe pse kjo ndeshje vlen sa i gjithë sezoni, kemi preferuar më shumë të përqendrohemi në fushë, sesa të mendojmë për gjëra që ndoshta nuk mund t'i realizojmë. Për fat të mirë, deri tani nuk kemi pasur dëmtime dhe presim që sot me skuadrën të bashkohet edhe një pjesë tjetër e grupit të futbollistëve, për të menduar më pas se çfarë do të ndryshojmë. - Kush mendoni se do ta bëjë diferencën në këtë 90-minutësh? - Skuadra që do të gabojë më pak, do të dalë fituese e këtij takimi. Ndërkohë, sedra që do të shfaqet nga futbollistët do të jetë një tjetër element që mund të bëjë diferencën në fushë. Me sa kam dëgjuar, shkodranët në fushën e tyre janë shumë të vështirë për t'u mundur, kështu që na del për detyrë të kryejmë dyfishin e volumit për të dalë fitimtarë në fund. - Në ç'mënyrë do të festoni nëse i shënoni Vllaznisë? - Në fakt, nuk e kam menduar akoma se çfarë do të bëj. Ndoshta për herë të parë mund të heq fanellën dhe më pas të gëzoj nëpër fushë. Idealja do të ishte nëse goli im do t'i jepte fitoren Dinamos, sepse në këtë moment që ka ardhur kampionati, rëndësi kanë vetëm tri pikët. Gjithsesi, unë u them tifozëve të rrinë të qetë, se Vllazninë e kam merak vetë dhe se do të jap shpirtin në fushë për të rrëmbyer 3 pikët.

Tirana testohet para Vllaznisë
Dje, trajneri Starova ka testuar të tijtë në një ndeshje kontrolli. Në fakt, nuk ka qenë një ndeshje e mirëfilltë, ngaqë dy formacionet ishin të përziera, ose më mirë, duke qenë se Tirana bën ndryshime të shpeshta, është shumë e vështirë të përcaktohet ekipi bazë. Sidoqoftë, në seancën e djeshme, ideja e trajnerit duket se ka qenë testimi i pjesës ofensive të skuadrës së tij, të cilin e kishte vënë përballë pjesës mbrojtëse. Një fakt domethënës është se këto ditë Tirana ka qenë më e kompletuar se kurrë ndonjëherë, pasi infermieria po vjen dalëngadalë drejt boshatisjes.