Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 13 Mar 2010 , 08:53

GOLDIAN wrote:
fpjalmi wrote:Vllaznia/ Anglezi Fenix nuk eshte kthyer ende!



Futbollisti anglez i Vllaznise eshte kthyer ne nje ceshtje ne kampin kuqeblu. Ai kishte premtuar te rikthehej ne Shkoder ne fillim te kesaj jave por ende nuk e ka bere dicka te tille e per me teper nuk ka kontaktuar me drejtuesit e klubit. Mungesa e tij ka shqetesuar trajnerin Edi Martini, i cili e konsideron anglezin si pjese te rendesishme te skuadres ne kete pjese te mbetur te sezonit
o ju qe keni kontakte me te miri mondi thoni mos u ban kasavet hic se presim na jena msu

:lol: :lol: :lol: :lol:

sot diten e shtune do vijn

e kishin shkru te albaniasoccer

kishin shkru qe do ta gjobiin se ka prish desiplinen

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Mar 2010 , 13:39

Edhe mund ta gjobisin se ka nej ma shum se duhet.Asht e drejte.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 13 Mar 2010 , 20:02

vllaznia1919 wrote:Edhe mund ta gjobisin se ka nej ma shum se duhet.Asht e drejte.

ti thuj ishalla po vjen se njashtu than edhe para 1 javet :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 13 Mar 2010 , 20:03

Josa: Mund të kualifikohemi në Shkodër

http://www.sportishqiptar.com.al/josa-m ... e-shkoder/

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sat, 13 Mar 2010 , 21:24

kur a kjo ndeshje
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 13 Mar 2010 , 21:28

GOLDIAN wrote:kur a kjo ndeshje
t'marten

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 13 Mar 2010 , 21:33

Vllaznia heq dorë nga autobusi dhe 3 pikët

Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i klubit të “Loro Boriçit”, Valter Fushaj


http://albania-sport.com/mat.php?idm=14178

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sat, 13 Mar 2010 , 21:36

Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:kur a kjo ndeshje
t'marten
marshalla a thu i perballojme dy ndeshje per 5 dite ma skodrinon
shyqyr qe i kena te dyja ne shkoder
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sat, 13 Mar 2010 , 23:25

Humor shkodran me çështjen Mustafaj

Drejtori teknik i Vllaznisë, Kujtim Shaba, pohon para Ilir Shulkut se ka qenë njftuar gojarisht për faljen e Mustafajt

Një klub me emër e traditë si Vllaznia e Shkodrës gjithmonë ka qenë e vëmendshme sa i përket zbatimit me përpikëri të rregullores, sidomos kur kundërshtarët e saj shkelin në “dërrasë të kalbur”. Mjfaton të kujtojmë sezonin e kaluar, teksa në çerekfinale të Kupës së 57-të të Shqipërisë Dinamo, që “de facto” u kualifikua, e humbi ndeshjen e kthimit në Tiranë në tavolinë 2-0 vetëm se kishte aktivizuar Elis Bakajn, futbollist që gjatë fazës së parë ishte aktivizuar në kupë me Partizanin. Thuajse të njëjtin skenar klubi shkodran ka provuar ta vërë në jetë edhe me Shkumbinin, që në barazimin 0-0 të mërkurën e kaluar ka aktivizuar Erjon Mustafajn, ky i fundit i dënuar me 5 ndeshje pezullim nga disiplina pak javë më parë, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Sulmuesi peqinas kishte shlyer vetëm dy ndeshje, por, çuditërisht luajti në formacion në këtë takim. Reagimi i Fushajt, që kërkoi para dy netësh pikët në tavolinë, në pamje të parë duket mëse normal, por e vërteta “fshihet” nga presidenti i Vllaznisë, që kërkon ta vërë në pozitë FSHF-në para opinionit publik. Që më 6 mars drejtori teknik i Vllaznisë, Kujtim Shaba, është njoftuar gojarisht nga punonjësit e federatës për vendimin e komitetit ekzekutiv për faljen e Erjon Mustafajt. Jo vetëm kaq, por edhe gjatë Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, ku të pranishëm kanë qenë përfaqësues të të gjitha klubeve shqiptare, sërisht gojarisht (këtu qëndron gabimi i zyrtarëve të federatës) shkodranët janë njoftuar mbi faktin që Mustafaj do të jetë në fushë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e prapambetur të javës së 23-të. “Po, është e vërtetë, kam folur me Ilir Shulkun, i cili më ka dhënë gojarisht se Mustafaj është falur nga komiteti ekzekutiv,” - është shprehur dje drejtori teknik i Vllaznisë, Kujtim Shaba, në zyrën e shefit të garave, Ilir Shulku. Megjithatë shkodranët nuk janë tërhequr, madje kanë depozituar kërkesën për tri pikët në tavolinë, pasi nuk u ka shkuar shkresa zyrtare. Nga ana e tij, shefi i garave, Ilir Shulku, e justifikon mungesën e shkresës zyrtare me faktin që gjithçka ka ndodhur në kulmin e asamblesë, kur e gjithë administrata ka qenë e zënë me mbarëvajtjes e punimeve të saj. Por edhe ku justifimim është pak i qëndrueshëm, sepse komiteti ekzekutiv e ka marrë vendimin (i bërë publik vetëm sot për mediat) që më 4 mars, pra 5 ditë para se të mbahej asambleja. Pavarësisht zhurmës së madhe në shtyp, për një çështje që vërtet duket shumë serioze, nuk pritet të ketë ndryshim rezultati nga disiplina. Fakti që tonet janë të zbutura dhe drejtuesit shkodranë (drejtori teknik Shaba) e pranojnë se janë njoftuar për vendimin e komitetit ekzekutiv) do të thotë se po luhet si macja me miun, më shumë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Çështja “Mustafaj” do të jetë tullumbacja e radhës në futbollit shqiptar, që në fakt është shfryrë ende pa u tendosur fort. Shkodranët, që shquhen për humorin e nprehtë, preferojnë ta vazhdojnë lojën, duke e dërguar çështjen në disiplinë. Por vetëm kaq, sepse Shkumbini-Vllaznia ka përfunduar 0-0 dhe nuk do të ketë ndryshim rezultati.

Vendimi për Mustafajn, i firmosur nga 8 anëtarë të KE-së
Sekretaria e FSHF-së ka vënë menjëherë dje në dispozicion kopjen e vendimit të marrë nga komiteti ekzekutiv për falje e Erjon Mustafajt, futbollistit të Shkumbinit. Vendimi është firmosur nga 7 anëtarë dhe sigurisht nga presidenti Armand Duka. Kopja e vendimit u është shpërndarë mediave të interesuara, për ta bërë sa më të besueshëm ligjshmërinë e vendimit. Lutfi Nuri, Bujar Kasmi, Skënder Hyka, Gjergji Thaka, Arben Dervishaj, Mujo Targaj dhe Medin Zhega kanë fimrosur vendimin që mban datën 4 mars.

Rrjedha e ngjajeve, nga disiplina te KE
- Në ndeshjen e javës së 21-të, Shkumbini-Tirana (1-0), Erjon Mustafaj nxirret jashtë me karton të kuq pasi goditi me dashje me bërryl Andiu Lilën.
- Në mbledhjen e radhës së komisionit të disiplinës, më 16.02.2010, u mor vendimi për dënimin 5 ndeshje pezullim për Erjon Mustafajn, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen me Skënderbeun në Korçë dhe me Dinamon në kupë.
- Erjon Mustafaj e apeloi çështjen, por komisioni i apelit, më datë 1 mars, la në fuqi vendimin e disiplinës.
- Komiteti ekzekutiv, me një vendim qarkullues, më datë 4 mars, pas kërkesës së bërë nga drejtuesit e Shkumbinit, ka marrë vendimin për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Erjon Mustafajn, i cili luajti në ndeshjen Shkumbini-Vllaznia 0-0.
Shume bukur e pasken vendosur titullin por pasken harru me permend fshf-n gjithesesi nga 5 ndeshje eshte denuar vetem 1 ne kampionat dhe 1 ne kupe.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sat, 13 Mar 2010 , 23:33

KOMUNIKATE PER SHTYP

Klubi i futbollit Vllaznia vendosi të dalë në një komunikatë për mediat për të sqaruar përfundimisht pozicionin e tij në lidhje me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e fundit me Shkumbinin. Si numri 1 i këtij klubi kam vendosur të jap qëndrimin tim përfundimtar në lidhje me këto çështje, tashmë pas disa ditësh, teksa është sqaruar çdo gjë dhe mund të flasim të qetë.
Si rrjedhojë:
1. Ngjarja e ndodhur me autobuzin e ekipit tonë në kthim nga Peqini, nuk prish kurrsesi marëdhëniet shumë të mira që kemi patur dhe vazhdojmë të kemi me drejtuesit e Shkumbinit. Fakti që shefi i këtij klubi ka qëndruar gjatë gjithë kohës me ekipin tonë, tregon se ata janë solidarizuar me aktin e ndodhur teksa u thyen disa nga xhamat e autobuzit tonë. Duke qenë kështu, e përsëris që kjo gjë nuk i prish marëdhëniet as me dashamirësit e sportit peqinas. Policia ka marrë masat e saj duke ndaluar edhe disa persona dhe unë do t’i bëja thirrje, gjithnjë nëse merret mendimi im, që t’i lirojë ato, qoftë edhe duke paguar ndonjë gjobë të vogël meqë janë minorenë. Përfundimisht, e konsideroj aktin e ndodhur thjesht një incident sporadik me të cilin nuk duhet të merremi më.
2. Sa i takon çështjes “Mustafaj”, dua të them se klubi jonë pati informacionin e duhur se ky lojtar nuk kishte pasë të drejtën për të luajtur, nisur nga vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit. Vendimi qarkullues i marrë nga ana e Komitetit Ekzekutiv më datë 4 mars, nuk ka qenë i publikuar në sitin zyrtar të FSHF-së dhe as në media ngaqë vetë Federata ka qenë e angazhuar me periudhën parazgjedhore dhe prandaj pati një keqkuptim në këtë mes. Pas vizitës së drejtuesve të klubit tonë në këtë institucion ditën e premte, është konstatuar se gjithçka ka qenë konform rregullave dhe prandaj në këto kushte, pavarësisht se klubi Vllaznia e ka dërguar çështjen në Komisionin e Disiplinës, mendoj se një çështje e tillë nuk ka nevojë të merret në shqyrtim pasi për ne është tashmë e mbyllur sepse kemi hequr dorë nga pretendimi ynë për një fitore në tavolinë
Ju faleminderit për mirëkuptimin


Me respekt
Presidenti i Klubit të futbollit “Vllaznia”
Valter Fushaj
Sa njeri te mire e kena kyt presidentin tone,sa lek do ket marr per kyt xhest??????

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Sun, 14 Mar 2010 , 01:33

Miri wrote:KOMUNIKATE PER SHTYP

Klubi i futbollit Vllaznia vendosi të dalë në një komunikatë për mediat për të sqaruar përfundimisht pozicionin e tij në lidhje me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e fundit me Shkumbinin. Si numri 1 i këtij klubi kam vendosur të jap qëndrimin tim përfundimtar në lidhje me këto çështje, tashmë pas disa ditësh, teksa është sqaruar çdo gjë dhe mund të flasim të qetë.
Si rrjedhojë:
1. Ngjarja e ndodhur me autobuzin e ekipit tonë në kthim nga Peqini, nuk prish kurrsesi marëdhëniet shumë të mira që kemi patur dhe vazhdojmë të kemi me drejtuesit e Shkumbinit. Fakti që shefi i këtij klubi ka qëndruar gjatë gjithë kohës me ekipin tonë, tregon se ata janë solidarizuar me aktin e ndodhur teksa u thyen disa nga xhamat e autobuzit tonë. Duke qenë kështu, e përsëris që kjo gjë nuk i prish marëdhëniet as me dashamirësit e sportit peqinas. Policia ka marrë masat e saj duke ndaluar edhe disa persona dhe unë do t’i bëja thirrje, gjithnjë nëse merret mendimi im, që t’i lirojë ato, qoftë edhe duke paguar ndonjë gjobë të vogël meqë janë minorenë. Përfundimisht, e konsideroj aktin e ndodhur thjesht një incident sporadik me të cilin nuk duhet të merremi më.
2. Sa i takon çështjes “Mustafaj”, dua të them se klubi jonë pati informacionin e duhur se ky lojtar nuk kishte pasë të drejtën për të luajtur, nisur nga vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit. Vendimi qarkullues i marrë nga ana e Komitetit Ekzekutiv më datë 4 mars, nuk ka qenë i publikuar në sitin zyrtar të FSHF-së dhe as në media ngaqë vetë Federata ka qenë e angazhuar me periudhën parazgjedhore dhe prandaj pati një keqkuptim në këtë mes. Pas vizitës së drejtuesve të klubit tonë në këtë institucion ditën e premte, është konstatuar se gjithçka ka qenë konform rregullave dhe prandaj në këto kushte, pavarësisht se klubi Vllaznia e ka dërguar çështjen në Komisionin e Disiplinës, mendoj se një çështje e tillë nuk ka nevojë të merret në shqyrtim pasi për ne është tashmë e mbyllur sepse kemi hequr dorë nga pretendimi ynë për një fitore në tavolinë
Ju faleminderit për mirëkuptimin


Me respekt
Presidenti i Klubit të futbollit “Vllaznia”
Valter Fushaj
Sa njeri te mire e kena kyt presidentin tone,sa lek do ket marr per kyt xhest??????

qesharaka pasha nje zot. jena tu pagu borxhin e votave te pjerinit
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 14 Mar 2010 , 18:14

Miri wrote:KOMUNIKATE PER SHTYP

Sa njeri te mire e kena kyt presidentin tone,sa lek do ket marr per kyt xhest??????
:lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 14 Mar 2010 , 18:14

Përkujtohet mjeshtri i futbollit Menduh Dedja

Dje, nëse do të ishte gjallë, do të kishte mbushur 65 vjeç. Përreth një viti ai nuk jeton më mes nesh. Menduh Dedja, një nga emrat e njohur të futbollit shkodran, gjithsesi është përkujtuar dje në qytetin e tij të lindjes me një aktivitet shumë të bukur sportiv.

Me iniciativë të gazetarëve sportivë të Shkodrës është organizuar kupa e minifutbollit mes ekipeve të katër televizioneve lokale, kupë që mbajti emrin e Menduh Dedjes. Kanë marrë pjesë dhe kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet edhe shokë e miq të kësaj figure të shquar të futbollit shkodran e atij shqiptar, si Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Selami Dani, Esat Rakiqi, Hajrruhaj Lekaj etj. Kanë asistuar edhe bashkëshortja dhe fëmijët e të ndjerit Dedja, ashtu si dhe vëllai i tij, i mirënjohuri Hysen Dedja

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 14 Mar 2010 , 19:22

Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:kur a kjo ndeshje
t'marten
flm
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sun, 14 Mar 2010 , 20:22

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:kur a kjo ndeshje
t'marten
marshalla a thu i perballojme dy ndeshje per 5 dite ma skodrinon
shyqyr qe i kena te dyja ne shkoder
i perballojme ma. kena tane ata lojtare e bajme turn over. rezervat tona jane te nji nivelit me titullart (dmth jane pertoke) :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 17 Mar 2010 , 18:23

Martini: Ishte një fitore e merituar, kjo është Vllaznia ime

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=15352

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Wed, 17 Mar 2010 , 21:17

hallall maritnit se me te vllaznia spo njeh humbje po vetem fitore te thella rradhazi
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Thu, 18 Mar 2010 , 01:45

Kuku per federate qe S-kena.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 18 Mar 2010 , 17:03

Bala, shënuesi më i mirë i sezonit me 15 gola

Vazhdon të shënojë dhe kjo është risia e Vllaznisë së këtij sezoni. Në kampionat ka shënuar deri tani 8 gola, ndërsa me golat e shënuar ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë, e ka çuar në 7 numrin e tyre në këtë kompeticion. Gjithsej janë 15 të tillë të shënuar deri më tani. Më shumë se çdokush tjetër në këtë sezon në futbollin shqiptar. Ka arritur të lërë prapa edhe sulmues të tillë, si Bakaj, Xhafaj, Nora etj. Sulmuesi i Vllaznisë është kësisoj në vend të parë, i shkëputur nga Bakaj e Xhafaj, që kanë shënuar nga 12 gola.

Në këtë mënyrë, Bekim Bala vazhdon të mbetet kësisoj zbulimi i vërtetë i Vllaznisë, por edhe i kampionatit shqiptar me performancën që ka treguar në fushën e lojës. Shifra e 15 golave të shënuar deri tani, mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen, kur ke parasysh se janë për t’u luajtur edhe 10 ndeshje në kampionat dhe të paktën 2 në Kupë.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Ledi1920 » Thu, 18 Mar 2010 , 17:12

Bala ka rrezik vje tek ne vitin tjetr kshu kan dal llafet knej.

Masanej me sulmusa Shkodran na ka ec gjithmone :wink:
Image

Post Reply