Post
by Miri » Sat, 13 Mar 2010 , 23:25
Humor shkodran me çështjen Mustafaj
Drejtori teknik i Vllaznisë, Kujtim Shaba, pohon para Ilir Shulkut se ka qenë njftuar gojarisht për faljen e Mustafajt
Një klub me emër e traditë si Vllaznia e Shkodrës gjithmonë ka qenë e vëmendshme sa i përket zbatimit me përpikëri të rregullores, sidomos kur kundërshtarët e saj shkelin në “dërrasë të kalbur”. Mjfaton të kujtojmë sezonin e kaluar, teksa në çerekfinale të Kupës së 57-të të Shqipërisë Dinamo, që “de facto” u kualifikua, e humbi ndeshjen e kthimit në Tiranë në tavolinë 2-0 vetëm se kishte aktivizuar Elis Bakajn, futbollist që gjatë fazës së parë ishte aktivizuar në kupë me Partizanin. Thuajse të njëjtin skenar klubi shkodran ka provuar ta vërë në jetë edhe me Shkumbinin, që në barazimin 0-0 të mërkurën e kaluar ka aktivizuar Erjon Mustafajn, ky i fundit i dënuar me 5 ndeshje pezullim nga disiplina pak javë më parë, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Sulmuesi peqinas kishte shlyer vetëm dy ndeshje, por, çuditërisht luajti në formacion në këtë takim. Reagimi i Fushajt, që kërkoi para dy netësh pikët në tavolinë, në pamje të parë duket mëse normal, por e vërteta “fshihet” nga presidenti i Vllaznisë, që kërkon ta vërë në pozitë FSHF-në para opinionit publik. Që më 6 mars drejtori teknik i Vllaznisë, Kujtim Shaba, është njoftuar gojarisht nga punonjësit e federatës për vendimin e komitetit ekzekutiv për faljen e Erjon Mustafajt. Jo vetëm kaq, por edhe gjatë Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, ku të pranishëm kanë qenë përfaqësues të të gjitha klubeve shqiptare, sërisht gojarisht (këtu qëndron gabimi i zyrtarëve të federatës) shkodranët janë njoftuar mbi faktin që Mustafaj do të jetë në fushë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e prapambetur të javës së 23-të. “Po, është e vërtetë, kam folur me Ilir Shulkun, i cili më ka dhënë gojarisht se Mustafaj është falur nga komiteti ekzekutiv,” - është shprehur dje drejtori teknik i Vllaznisë, Kujtim Shaba, në zyrën e shefit të garave, Ilir Shulku. Megjithatë shkodranët nuk janë tërhequr, madje kanë depozituar kërkesën për tri pikët në tavolinë, pasi nuk u ka shkuar shkresa zyrtare. Nga ana e tij, shefi i garave, Ilir Shulku, e justifikon mungesën e shkresës zyrtare me faktin që gjithçka ka ndodhur në kulmin e asamblesë, kur e gjithë administrata ka qenë e zënë me mbarëvajtjes e punimeve të saj. Por edhe ku justifimim është pak i qëndrueshëm, sepse komiteti ekzekutiv e ka marrë vendimin (i bërë publik vetëm sot për mediat) që më 4 mars, pra 5 ditë para se të mbahej asambleja. Pavarësisht zhurmës së madhe në shtyp, për një çështje që vërtet duket shumë serioze, nuk pritet të ketë ndryshim rezultati nga disiplina. Fakti që tonet janë të zbutura dhe drejtuesit shkodranë (drejtori teknik Shaba) e pranojnë se janë njoftuar për vendimin e komitetit ekzekutiv) do të thotë se po luhet si macja me miun, më shumë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Çështja “Mustafaj” do të jetë tullumbacja e radhës në futbollit shqiptar, që në fakt është shfryrë ende pa u tendosur fort. Shkodranët, që shquhen për humorin e nprehtë, preferojnë ta vazhdojnë lojën, duke e dërguar çështjen në disiplinë. Por vetëm kaq, sepse Shkumbini-Vllaznia ka përfunduar 0-0 dhe nuk do të ketë ndryshim rezultati.
Vendimi për Mustafajn, i firmosur nga 8 anëtarë të KE-së
Sekretaria e FSHF-së ka vënë menjëherë dje në dispozicion kopjen e vendimit të marrë nga komiteti ekzekutiv për falje e Erjon Mustafajt, futbollistit të Shkumbinit. Vendimi është firmosur nga 7 anëtarë dhe sigurisht nga presidenti Armand Duka. Kopja e vendimit u është shpërndarë mediave të interesuara, për ta bërë sa më të besueshëm ligjshmërinë e vendimit. Lutfi Nuri, Bujar Kasmi, Skënder Hyka, Gjergji Thaka, Arben Dervishaj, Mujo Targaj dhe Medin Zhega kanë fimrosur vendimin që mban datën 4 mars.
Rrjedha e ngjajeve, nga disiplina te KE
- Në ndeshjen e javës së 21-të, Shkumbini-Tirana (1-0), Erjon Mustafaj nxirret jashtë me karton të kuq pasi goditi me dashje me bërryl Andiu Lilën.
- Në mbledhjen e radhës së komisionit të disiplinës, më 16.02.2010, u mor vendimi për dënimin 5 ndeshje pezullim për Erjon Mustafajn, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen me Skënderbeun në Korçë dhe me Dinamon në kupë.
- Erjon Mustafaj e apeloi çështjen, por komisioni i apelit, më datë 1 mars, la në fuqi vendimin e disiplinës.
- Komiteti ekzekutiv, me një vendim qarkullues, më datë 4 mars, pas kërkesës së bërë nga drejtuesit e Shkumbinit, ka marrë vendimin për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Erjon Mustafajn, i cili luajti në ndeshjen Shkumbini-Vllaznia 0-0.
Shume bukur e pasken vendosur titullin por pasken harru me permend fshf-n gjithesesi nga 5 ndeshje eshte denuar vetem 1 ne kampionat dhe 1 ne kupe.