Post
by piero » Wed, 03 Feb 2010 , 01:32
deshta me thane dicka mu me duket se cdo te diele emrat qe zbresin ne fushen e lojes dhe losin futboll(demek) jane pak a shume kta:grima,smajli,rajovic,kraja,leci,shtubina,nallbani,belisha,feniks,bala dhe haxhibulic dhe emra si fushaj,medja,lohja,martini,rakiqi,dani,mesi etj nuk losin futboll me duket.skuadra asht kjo.me duket se presidenti rrogat ja pagun,se ala s'asht anku kerkush per lek.kushtet keq e mire i kane,mandej mund te thoni qe ndeshjet shiten etj,ok nuk asht as e para as e fundit here qe bahen kta pune e s'ma merr mendja se kena me kene na tifozat me e ndalu ket gja,se po i bajne ekipet ma te medhaja botnore ja ma na.presidenti asht nje sponsor mos harroni qe derdh e harxhon miliona e s'ma merr mendja qe ka pare me trete e qe nuk i dhimet leku i tij qe shpenzon ndoshta per lojtare qe ia bine ne shkoder pseudomenaxhera, asht kollaj me fole na se ne s'na del xha prej xhepit.Kur nje president investon,pagun rregullisht lojtaret,krijon kushtet ekipit i pajis me tana te nevojshmet detyra e tij maron ktu.mandej futen ne loje personazhe te tjera.Une di vetem nje gja qe gjate presidences tjeter kane ndeje edhe 6 muj pa marre rroga edhe s'kane ba za edhe kyt gja e kam qe ma kane thane nje lojtar i atyne viteve me goje te vet s'po e qes prej vedit se nuk me intereson me shkru rrena e thashetheme neper forume,se i ky asht fushaj qe na ishte vjet e dolme nenkampion,se ky asht fushaj qe fitume kupen e republikes,pra mas te flasim kot me akuzu nje person kot pa lidhje o burra po shajme dikend.Une valterin se kam kurgja e nuk jam tu i dale per zot po thjesht po jap nje mendim.Kur kam kene fmi e pritsha topat mas portet sa here qe pesoshim gol mbrojtesat tone dihen kush kane kene s'po jap emna (ne vitet e arta 1998-2002) u shashin me njeni tjetrin se kishin inat se pesoshin gol kishin ego per me fitu sesban,sot maron ndeshja me lacin nje turp per tane qytetin,lojtaret tone prap s'po jap emna,se kta se meritojne as me ia shkru emnin ne kyt forum neper pjace tu qeshe e tu u zgerdhi si mas me pa ndodhe kurgja.Pra kta lojtare qe kena sot perjashto tre-kater qe e meritojne fanellen,tjeret si kisha lane as me ju afru stadiumit,se po e ndyjne edhe emnin e Vllaznise,po ndyjne edhe ate stadium qe me vite me rradhe kane shkele vetem kampiona.
Mu me duket se edhe tapeti i stadiumit asht prishe se po losin gjithfare mostrash futboll qe nuk dine as me nga vrep.
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion