Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Thu, 07 Jan 2010 , 20:39

Po ka dasht me vu eurolloto Martini e perket i ka vu gjoba :P

Tesh qe ka ardh Martini disiplina asht ne vend te pare pa qa kujtoni :P. Ta pa e shifni Vllaznine ne vend te pare kot nuk ka premtu Europen Martini ...
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 08 Jan 2010 , 04:11

Fushaj: Ndryshime, Sinani të ikë po deshi!




Presidenti flet për merkaton. Kontrata me Elvin Beqirin nuk zgjatet dhe ai lihet i lirë

Vllaznia nuk resht së ndryshuari. Merkatoja e janarit ka nisur vrullshëm për këtë skuadër. Mes afrimesh dhe largimesh, por në fakt, këta të fundit janë më të shumtë. Normale, sepse drejtuesit e klubit kërkojnë një ndryshim tërësor të asaj skuadre që bëri një paraqitje të shëmtuar në gjysmën e parë të sezonit. Vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, në një intervistë për “Sportin shqiptar”, ka sqaruar pozicionin e secilit lojtar të afruar apo të larguar.

? Zoti Fushaj, duket se Vllaznia do të ketë shumë ndryshime në merkaton e janarit. Çfarë po ndodh realisht?

? Ndryshimet kanë qenë të nevojshme, për këtë të gjithë ne kemi qenë të vetëdijshëm. Vetë ecuria e skuadrës në gjysmën e parë të sezonit e bënte të domosdoshme ndërhyrjen dhe për këtë arsye kemi filluar lëvizjet e para.

? E nisim me afrimet. Kanë ardhur Kraja dhe Belisha…?

? Ka qenë kërkesa e trajnerit Martini për t’i marrë këta dy lojtarë dhe meqë ata ishin futbollistë të lirë, arritëm t’i marrim dhe ata janë pjesë e Vllaznisë tashmë. Pas Krajës, që ka firmosur për një vit e gjysmë që të martën, sot (dje) të njëjtën gjë ka bërë edhe Belisha, që po ashtu ka firmosur për 18 muaj.

? Ndërkohë, largimet duken më tepër. Elvin Beqiri mund të konsiderohet një humbje e madhe për Vllazninë?

? Unë nuk mendoj kështu. Elvin Beqiri mbaroi kontratën që kishte me Vllazninë dhe për rrjedhojë nuk kishte më detyrime ndaj klubit. Megjithatë, u ulëm në bisedime me të për të parë mundësinë e një kontrate të re, por akordi nuk u arrit. Ishim larg nga ana financiare me atë çfarë pretendonte lojtari, ndërkohë që ne nuk deshëm të bënim ndonjë shpenzim shumë të madh për ta mbajtur, ngaqë kemi marrë edhe Krajën dhe prandaj nuk arritëm asnjë marrëveshje tjetër me të. Çka do të thotë se ai tashmë është i lirë për të gjetur ndonjë ekip tjetër, që do t’i plotësojë kërkesat financiare. ? Ardit Beqiri është larguar edhe ai në të njëjtën ditë. Cila ishte arsyeja e largimit të tij?

? Ditën e martë, përpara se ekipi të nisej për në Ulqin, lojtari ka pasur një bisedë me trajnerin Martini. Vetë Arditi ka dashur të sqarojë pozicionin e tij dhe trajneri ndërkohë i ka deklaruar se nuk e shikonte si titullar për vazhdimin e sezonit. Vetë sportisti ka kërkuar të shohë qëndrimin e tij te Vllaznia. Në këto kushte, edhe kur kemi pasur nga Partizani një kërkesë për ta lënë të lirë atë, vendosëm që ta ndërpresim kontratën.

? Sot (dje) ndërkohë keni lënë të lirë edhe Kasapin…?

? Edhe për të e njëjta situatë. Trajneri nuk e ka garantuar të qenit e tij titullar dhe, në këto kushte, dy palët u ulën në tavolinë dhe biseduam për të ardhmen. Vetë Kasapi e pranoi që në kushte të tilla është e kotë të qëndronte më në Shkodër dhe kuptohet që edhe ne si klub nuk kishim ndonjë interes për ta mbajtur. Biseduam në mënyrë shumë miqësore, i dhamë dorën njëri?tjetrit dhe për rrjedhojë kontrata është ndërprerë me mirëkuptim.

? Do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Rustemin?

? Nëse me Kasapin apo lojtarë të tjerë gjërat janë bërë me marrëveshje, në rastin e Rustemit puna qëndron më ndryshe. Ky lojtar ka thyer tri herë rëndë disiplinën e klubit. Mjafton të themi faktin që aktualisht ai nuk është në Ulqin duke u stërvitur me skuadrën. Ne si klub na lind e drejta e prishjes së njëanshme të kontratës me këtë futbollist. Për këto shkelje të kontratës nga vetë Rustemi, ne kemi njoftuar edhe FSHF?në dhe prandaj fare mirë ai mund të mos quhet më pjesë e Vllaznisë.

? Do të ketë largime të tjera në ditët e ardhshme?

? Këtë nuk mund ta them me saktësi as unë dhe askush tjetër. Këtë gjë do ta mësoni në ditët në vazhdim dhe gjithçka do të varet nga lojtarët që do të na vijnë nga merkatoja.

? Nëse bëjmë një bilanc, kemi katër lojtarë të larguar dhe vetëm dy të afruar. Mund ta quajmë negativ këtë bilanc?

? Për momentin po. Di të them se ne kemi mbi një muaj që ndjekim disa lojtarë dhe për rrjedhojë që nga dita e djeshme ata kanë filluar provën me Vllazninë. Do të jetë një numër i konsiderueshëm lojtarësh që do të testohen dhe madje për çdo repart. Duke filluar nga porta, ku do të provohen dy apo tre portierë, do të vijnë lojtarë për mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin. Shpresojmë të bëjmë goditjet e duhura dhe për pjesën e mbetur të sezonit të kemi një skuadër më të fortë.

? Kur do të jetë e plotë skuadra për të rinisur kampionatin?

? Ne do të bëjmë ç’është e mundur që skuadra me 90 për qind të jetë e plotësuar më datë 20 janar, në mënyrë që të mos kemi probleme për nisjen e kampionatit. Për 10-përqindëshin pastaj do të presim deri në fund të merkatos për të bërë ndonjë lëvizje të fundit.

“Sinanin nuk e pengojmë nëse do të ikë”

Presidenti Fushaj ka folur edhe në lidhje me sulmuesin shkodran Vioresin Sinani, për të cilin ka pohuar se derën e ka të hapur nëse nuk do të qëndrojë te Vllaznia. “Unë di të them që në adresë të Sinanit kanë ardhur një apo dy oferta. Tashmë është në dorën e tij të vendosë nëse do të qëndrojë te Vllaznia apo do të largohet. Vllaznia nuk do të bëhet pengesë për largimin e tij, nëse ai e dëshiron këtë gjë,” - ka pohuar Fushaj. Kujtojmë që ofertë konkrete për të ka ardhur nga Besa dhe nuk është çudi që ai të kalojë atje.



Avenir Dani plotëson stafin teknik

Përgatitësi i portierëve, Avenir Dani, që nga dita e djeshme është rikthyer në stafin e Vllaznisë. Presidenti Valter Fushaj, pas shkarkimit të Paulin Ndojës, së bashku me Luçin e Cungun pak kohë më parë, vendosi të rikthejë në pankinë Danin. Ky i fundit u largua nga kjo detyrë në fillim të sezonit të kaluar. Kohët e fundit ai ka qenë trajner i ekipit të Tërbunit të Pukës, por nuk ka mundur t’i rezistojë ofertës së Vllaznisë, duke i thënë “po” ofertës së numrit një të saj. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti Fushaj, që dje ka thënë: “Pas Esat Rakiqit, që do të jetë ndihmësi i trajnerit Martini, kam vendosur që detyrën e përgatitësit të portierëve ta kryejë Avenir Dani. Me të është mbyllur çdo gjë dhe ai që sot (dje) është nisur drejt Ulqinit për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje.” Në fakt, për trajnerin e sapoemëruar të portierëve të Vllaznisë puna që e pret është shumë e madhe, ngaqë ai gjatë këtyre ditëve do të testojë dy apo tre portierë të huaj, që do të vijnë për t’u provuar. Shkodranët, ashtu si dhe në verë, duan të gjejnë një portier të mirë për ta vënë përkrah Grimës.



Bozhoviç, një serb për portën shkodrane

Ka mbërritur në kampingun shkodran në Ulqin i pari lojtar që do të provohet te Vllaznia gjatë këtyre ditëve. Bëhet fjalë për një portier dhe ai është pikërisht një serb. Emri i tij është Aleksandër Bozhoviç, 24 vjeç, që kohët e fundit ka qenë pjesë e një klubi serb. Portieri ka udhëtuar dje nga Beogradi dhe ka mbërritur në orët e para të mbrëmjes te hotel “Olimpik”, ku prej së martës në darkë ndodhet i akomoduar ekipi shkodran. Bozhoviç do të jetë deri në ditët e para të javës së ardhshme në provë dhe më pas do të jetë trajneri i portierëve, Dani, dhe dy kolegët e tij, Martini e Rakiqi, që do të vendosin për fatin e tij. Por ky nuk do të jetë portieri i vetëm që do të testohet, pasi pritet për t’u provuar edhe një tjetër portier.



Në provë një mesfushor serb e një sulmues anglez

Bashkë me Bozhoviçin, me skuadrën kuqeblu në Ulqin dje është bashkuar edhe një mesfushor serb, i cili ka luajtur kohët e fundit në Maqedoni. Ai është një organizator i mirëfilltë me të dhëna shumë të mira, rol për të cilin ka nevojë Vllaznia. Edhe serbi i dytë do të jetë në provë, ashtu siç do të jetë edhe një sulmues i nga Anglia, që në fakt është pritur që dje. Ai u është sugjeruar kuqebluve nga Rudi Vata. Gjatë ditës së sotme priten edhe lojtarë të tjerë për të ardhur në provë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 08 Jan 2010 , 04:17

fpjalmi wrote:Fushaj: Bashkë me Bozhoviçin, me skuadrën kuqeblu në Ulqin dje është bashkuar edhe një mesfushor serb, i cili ka luajtur kohët e fundit në Maqedoni. Ai është një organizator i mirëfilltë me të dhëna shumë të mira, rol për të cilin ka nevojë Vllaznia. Edhe serbi i dytë do të jetë në provë, ashtu siç do të jetë edhe një sulmues i nga Anglia, që në fakt është pritur që dje. Ai u është sugjeruar kuqebluve nga Rudi Vata. Gjatë ditës së sotme priten edhe lojtarë të tjerë për të ardhur në provë.

ta dine te tan klubet e shqipnise qe fushaj ka ba at gja qe se ka ba kush me pru anglez me vllaznine .

shpresojme qe anglezi nul lot ne kategorine e katert :D :D

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Fri, 08 Jan 2010 , 13:36

Martini: Vllazninë ta çojmë aty ku e ka vendin



.

Trajneri Edi Martini kërkon ta ngjisë ekipin shkodran ashtu siç e duan të gjithë tifozët kuqeblu
Drejtimi i Vllaznisë ka qenë gjithnjë ëndrra e tij. Tashmë që e ka realizuar këtë gjë, kërkon të justifikojë besimin e atyre që vendosën t’ia besojnë drejtimin e skuadrës. Edi Martini prej disa ditësh ka nisur punën me kuqeblutë dhe në skuadër ka filluar të ndihet dora e tij. Pikësëpari në merkato, teksa po bëhen lëvizjet e para, gjithnjë sipas dëshirave të tij. Në një intervistë të tij, tekniku i ri i Vllaznisë rrëfen gjithçka.

? Martini, gjithnjë e keni ëndërruar pankinën e Vllaznisë. Tani që e keni arritur këtë gjë, ndiheni i kënaqur?

? E kam shprehur edhe më parë, se për çdo njeri të futbollit, është kënaqësi të punojë për Vllazninë, për vetë emrin dhe historinë e saj. Natyrisht, unë si pjesë e kësaj historie, kisha dëshirën e madhe që një ditë të isha në krye të saj. Tashmë që është realitet kjo gjë, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të justifikoj besimin e presidentit Fushaj dhe drejtuesve të tjerë të klubit, që më dhanë votëbesimin e tyre.

? Emërimi juaj u shoqërua me një zhurmë në lidhje me largimin e Luçit. Realisht ka pasur diçka mes jush dhe presidentit Fushaj që më përpara?

? Luçin e kam pasur mik dhe nuk kishte asnjë arsye pse duhej të punoja pas krahëve. Fjalët që mund të jenë përhapur, janë ato të zakonshmet që qarkullojnë gjithnjë në Shkodër. I kam përjetuar këto edhe kur kam qenë futbollist dhe po i përjetoj edhe tani. E rëndësishme është të them se nuk është bërë asgjë pas krahëve të Luçit.

? E keni takuar Luçin pas emërimit tuaj në vendin e tij?

? I kam telefonuar dhe më pas jemi takuar dhe kemi pirë kafe së bashku. I kam shpjeguar gjithçka dhe besoj se ai është tashmë i qartë se nuk ka pasur asgjë kundër tij. Nuk mendoj se marrëdhëniet tona mund të prisheshin nga thashetheme që qarkullojnë gjithnjë nëpër ambientet sportive.

? Një tjetër çështje që është përfolur ka qenë edhe ajo e hartimit të një liste lojtarësh që do të largoheshin (e konsideruar “lista e zezë”) që para ardhjes suaj në krye të Vllaznisë. Ka pasur vërtet një listë të tillë?

? Absolutisht nuk ka pasur një listë të tillë që më përpara. Por në të vërtetë gjërat mbase kanë shkuar në këtë mënyrë ngaqë të gjithë sportdashësit shkodranë kanë qenë të mendimit se shumë nga blerjet e Vllaznisë në verë nuk kanë dhënë rezultat, prandaj duheshin larguar. Mbase nga kjo ka dalë ideja e listës së largimeve.

? E keni nisur punën me gjobë. Me këtë mos doni të tregoni se keni dëshirë të vendosni autoritetin tuaj në skuadër?

? Unë nuk do ta quaja gjobë, megjithëse nëse merret e tillë, ashtu do ta lëmë. Thjesht janë ndëshkuar disa lojtarë me një shumë tepër simbolike, ngaqë nuk respektuan orarin e stërvitjes. Kjo nuk ka ndodhur ngaqë kam dashur të vë autoritetin tim para skuadrës, por do të ndodhë kështu gjithmonë sa të jem unë trajner.

? Mund të konsiderohet problem për ju të qenit në skuadër të disa lojtarëve me moshë më të madhe se ju, apo të tjerë me të cilët keni luajtur bashkë futboll?

? Grimën, Sinanin, Osjen e ndonjë tjetër unë vërtet i kam pasur dhe i kam shokë, sepse kam luajtur futboll me ta, por tani gjërat kanë ndryshuar disi. Tashmë jam unë trajneri dhe kuptohet që do të jem unë ai që do të vendos për gjithçka. Kam qenë vetë sportist, kam pasur edhe unë problemet e mia me trajnerët, megjithatë në fund ai që ka marrë vendimet ka qenë trajneri. Prandaj nuk mendoj se ky do të jetë ndonjë problem.

? Keni kërkuar që pranë skuadrës të ketë sa më shumë shkodranë. Belisha e Kraja janë të parët që janë kthyer. Pse?

? Gjatë karrierës sime kam provuar të luaj me ekipe të tjera dhe natyrisht që nuk kam ndier asnjëherë atë çfarë ndjente një futbollist vendës. Kështu ka ndodhur edhe te Vllaznia gjithë këto vitet e fundit. Kanë ardhur shumë lojtarë nga qytetet e tjera apo dhe nga jashtë vendit, të cilët asnjëherë nuk kanë ndier shumë për skuadrën dhe rezultatet e saj. Me shkodranët është shumë më ndryshe, sepse ata vuajnë dhe gëzohen më tepër me ecurinë e Vllaznisë. Unë prandaj kam kërkuar të kthehen shkodranët dhe jo vetëm se janë shkodranë, por edhe se dinë të luajnë mirë futboll.

? Do të vazhdojë kjo politikë edhe në qershor, nëse jeni në krye të skuadrës?

? E rëndësishme është që shkodranët të kthehen në skuadrën e tyre, pavarësisht nëse jam apo nuk jam unë trajner i Vllaznisë, sepse ata i duhen asaj.

? Ka filluar merkatoja. Çfarë prisni prej saj?

? Si trajner pres lojtarë cilësorë. Në bazë të ardhjes së lojtarëve, pastaj do të vendoset për largimet. E rëndësishme është që ne besojmë se skuadra në gjysmën e dytë të sezonit do jetë shumë më mirë se deri tani. Do mundohemi të punojmë sa më mirë edhe në drejtim të përgatitjes fizike, prandaj duhet t’i përveshim mirë mëngët gjatë kësaj periudhe.

? Ashtu si te Laçi, edhe te Vllaznia keni zgjedhur të keni përkrah të mirënjohurin Esat Rakiqi. Pse?

? Përvoja e madhe e Rakiqit besoj se është në të mirë të skuadrës dhe prandaj nuk hezitova ta marr me vete edhe në pankinën e Vllaznisë. Po ashtu, unë vlerësoj edhe afrimin e Ramazan Rragamit në rolin e këshilltarit pranë klubit. Për emra të tillë natyrisht që Vllaznia ka nevojë gjithnjë.

? Së fundi, Martini, si futbollist keni dëgjuar në kor emrin tuaj. Si trajner tani, besoni se do të vijë një ditë që sërish i gjithë stadiumi të thërrasë emrin tuaj?

? E rëndësishme është të afrojmë sërish tifozët shkodranë dhe ata të mbushin stadiumin. Natyrisht, jam ndier tepër i lumtur kur vite më parë ata më mbështetnin si futbollist dhe shpresoj që kjo mbështetje të jetë edhe tani, në mënyrë që të gjithë së bashku ta rikthejmë Vllazninë në vendin që i takon.




Edhe një portier e një mbrojtës serb

Radhët e Vllaznisë kanë filluar të mbushen me lojtarë që vijnë për provë. Pas dy serbëve që kanë mbërritur të mërkurën në kampingun shkodran në Ulqin, dje ka qenë radha e dy futbollistëve të tjerë për të mbërritur në hotelin “Olimpik” për llogari të kuqebluve. Njëri prej tyre është një portier i ardhur nga Mali i Zi. Bëhet e ditur se ai po vëzhgohet prej kohësh nga drejtuesit shkodranë dhe për këtë arsye është vendosur të testohet disa ditë nga stafi.

Në këtë mënyrë, bashkë me malazezin, shkon në dy numri i portierëve që po provohen te Vllaznia, sepse, siç dihet, në Ulqin me ekipin është edhe serbi Aleksandër Bozhoviç. Përveç portierit malazez, mbrëmë ka mbërritur edhe një lojtar tjetër për provë te kuqeblutë. Bëhet fjalë për serbin Aleksandër Sreçkoviç, i cili luan si mbrojtës i majtë. Edhe ky lojtar do të jetë në provë për disa ditë dhe në fund do të jetë Martini dhe stafi i tij që do të vendosin për qëndrimin e tij.


Goran Miroviç, një mesfushor për kuqeblutë

Te Vllaznia, që nga mesdita e së mërkurës, ka mbërritur për provë mesfushori serb Goran Miroviç. Ky lojtar luan si mesfushor organizator dhe kuqeblutë kanë shumë nevojë për një mesfushor të tillë. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë studiuar atë prej disa kohësh në disa videokaseta të siguruara. Madje siç bëhet e ditur, ndërmjetësi për ardhjen e tij në Shkodër ka qenë pikërisht sulmuesi serb i Apolonisë, Brkiç. Ai, siç duket, e njeh mirë Miroviçin dhe në kontaktet me Kaçin, shkodranin që luan për fierakët, ka sugjeruar këtë lojtar për presidentin Fushaj.

Nga sa është parë, kemi të bëjmë me një lojtar cilësor. Ai është 27 vjeç, 183 cm dhe në sezonin e fundit ka luajtur me ekipin Pelister Bitola në Maqedoni. Përveç pasit të saktë, Miroviç dallohet edhe për luftën e fortë sportive në mesfushë, prandaj shpresat e stafit të Vllaznisë janë që ai të rezultojë i tillë deri në fund të provës së tij.


Stafi, në pritje të një sulmuesi ganez

Në kampin shkodran në ditët në vazhdim do të vijë për t’u provuar edhe një futbollist ganez. Bëhet fjalë për një sulmues i cili luan mirë edhe pas dy sulmuesve. Ai pritet të bashkohet me skuadrën deri rreth datës 15 janar, pasi është duke marrë vizën gjatë këtyre ditëve.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Ujku » Fri, 08 Jan 2010 , 18:58

Ishalla i realizohet deshira Martinit me cu Vllaznin atje ku i takon
se kja asht edhe deshira jon, por kshtu pati than edhe Luci kur erdhi e s'bani gja
uroj qe Martini ta gjej shkopin magjik.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Sat, 09 Jan 2010 , 00:19

fpjalmi wrote:

ta dine te tan klubet e shqipnise qe fushaj ka ba at gja qe se ka ba kush me pru anglez me vllaznine .

shpresojme qe anglezi nul lot ne kategorine e katert :D :D

nqs lun nkategorin e katert asht lojat klas...problemi asht a lot nai fije, se mos na dalin si ai lojtari shqiptaro-gjerman qi kishte lujt me ekip hamburgerash

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 09 Jan 2010 , 01:25

Man in Redblue wrote:
fpjalmi wrote:

ta dine te tan klubet e shqipnise qe fushaj ka ba at gja qe se ka ba kush me pru anglez me vllaznine .

shpresojme qe anglezi nul lot ne kategorine e katert :D :D

nqs lun nkategorin e katert asht lojat klas...problemi asht a lot nai fije, se mos na dalin si ai lojtari shqiptaro-gjerman qi kishte lujt me ekip hamburgerash
:lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 09 Jan 2010 , 01:25

Keshtu ndryshon Vllaznia ime”
9 Janar Rrefim I gjate I trajnerit, Martini: “Skuadra ime me me shume shkodrane, synoj Kupen dhe vendin e katert ne renditje


http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14414

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 09 Jan 2010 , 01:27

fpjalmi wrote:Keshtu ndryshon Vllaznia ime”
9 Janar Rrefim I gjate I trajnerit, Martini: “Skuadra ime me me shume shkodrane, synoj Kupen dhe vendin e katert ne renditje


http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14414
ma mire te thojn synoj zonen e nxehte dhe finalen :lol: :lol: :lol: :lol:

ishalla me kam te mbare ,por me hek sinanin e beqirit asht humbja ma e madhe per vllaznine sepse perveq bales e nallbanit ,jan futbollistat ma te mire

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 09 Jan 2010 , 19:20

Kuqeblutë hartojnë listën e “zezë”, gati largimi edhe i Alikajt, Bishanit dhe Hallacit
10 Janar Nga fronti i afrimeve, priten një sulmues anglez dhe një ganez
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14427

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 09 Jan 2010 , 19:24

Pazar Vllaznia-Besa,në Shkodër ndërrojnë 300 gola me… Lecin
10 Janar Sinani, emblema kuqeblu e një dekade, largohet. Shkëmbim kokë-më-kokë me mbrojtësin kosovar
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14426

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Mon, 11 Jan 2010 , 18:13

Vllaznia 4-0 Vllaznia U19
golat jan shenuar nga Shtubina 31?, Doçi 55?, Smajli 70? dhe Nika 84?.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Mon, 11 Jan 2010 , 18:37

dashkan me largu edhe Galicen e Vajushin lum e lum se i provume ne faz tpar...

Me Alikajn largohet edhe nji futbollist tjeter qi ndoshta me eksperiencen e tij mund te kishte rezultu i vlefshem sadopak per me shmag ranian nga kategoria

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 12 Jan 2010 , 18:19

vajushi asht 18 vjeç. bajn gabim te madh me e shite

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:22

Miri wrote:Vllaznia 4-0 Vllaznia U19
golat jan shenuar nga Shtubina 31?, Doçi 55?, Smajli 70? dhe Nika 84?.

paskan ba perparime :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:25

Man in Redblue wrote:dashkan me largu edhe Galicen e Vajushin lum e lum se i provume ne faz tpar...
un e kam than ma perpara .

presidenca don me fitu me vllaznine e ja me humb pare .

tan talentat e vllaznise pa lujt asnji ndeshje heken fill se presidenca ka nevoje per pare :( :(

a dihet gja a dojn me i shit apo me i dhan borxh :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:26

Skodrinon wrote:vajushi asht 18 vjeç. bajn gabim te madh me e shite

skodrinon .mos me u shit vajushi ,si don me e pagu fushaj futbollistin tjeter :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:51

Vllaznia - Apolonia miqesore te Shtunen
nga AlbaniaSoccer E martë, 12 Janar 2010 22:40


Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë
Vllaznia dhe Apolonia po zhvillojne fazen pergatitore ne Ulqin dhe duke marre shkas nga kjo, dy skuadrat do te perballen me njera tjetren ne nje test miqersor. Drejtuesit e dy skuadrave kane kontaktuar me njeri tjetrin dhe kane rene dakort per kete ndeshje. Ky takim do te jete nje mundesi e mire qe trajneret e dy skuadrave te shohin me mire formen e lojtareve qe jane afruar se fundmi ne skuader.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:56

Beqiri-Dinamo jane tri mije euro larg
13 Janar Elvin Beqiri vazhdon te mbetet nje piste e hapur per Dinamon. Çeshtja ka mbetur pezull te termat financiare. Mbrojtesi kerkon 6 mije euro page mujore, ndersa klubi i ofron vetem 3. Burime te sigurta prane Dinamos bejne te ditur se palet nuk kane rene dakord ne kete pike, por gjithçka eshte e hapur. Drejtuesit blu i kane thene lojtarit se do t’i kthejne pergjigje brenda ketyre 2-3 ditesh. Transferimi i mbrojtesit te Kombetares te skuadra e Dinamos eshte i hapur.

Beqiri – Eshte pare nga drejtuesit e skuadres kryeqytetasi si nje zgjedhje e mire per repartin e mbrojtjes. Por, shuma qe kerkon lojtari i ka bere drejtuesit e Dinamos qe te mendohen. Vet futbollisti sqaron tratativat. “Eshte e vertete qe çeshtja ka mbetur te aspekti financiar. Ata me kane thene se do me kthejne pergjigje keto 2-3 dite. Per momentin nuk ka asgje konkrete dhe jam duke pritur se çfare do te ndodhe”, shprehet mbrojtesi ne prononcimin e tij. Beqiri sqaron me tej se ka pasur oferta te tjera brenda Shqiperise dhe nga jashte njekohesisht. “Kam oferta nga ekipe te tjera te Superliges, por qe nuk mund te bej publik asnje emer. Gjithashtu, jam ne pritje edhe te ofertave nga jashte. Menaxheri im eshte duke u mare me kete çeshtje. Per momentin nuk ka asnje konkrete. Besoj se shume shpejt do te zgjidhet gjithçka dhe do te vendoset perfundimisht se cila do te jete skuadra ime e ardhshme”, shprehet Beqiri. Deshira e lojtarit eshte qe te luaje jashte Shqiperise, por ne te kundert, do te vendose te qendroje ne kampionatin shqiptar. Persa i perket Vllaznise, Beqiri shprehet se per momentin nuk ka kthim mbrapa. “Kam folur me presidentin Valter Fushaj dhe nuk kemi rene dakord. Per momentin, nuk mund te luaj me per kuqeblute. Ndoshta me vone. Asnjehere nuk i dihet”, perfundon prononcimin e tij, mbrojtesi i Kombetares, Elvin Beqiri.

Mbrojtja blu – Aktualisht, eshte nje repart qe ka funksionuar shume mire dhe ka disa lojtare te gatshem qe mund te luajne ne mbrojtje. Malakarne, Pisha, Del Monte dhe Putinçani eshte 4-shja qe aktivizohet ne formacion. Ne stol jane te gatshem Malota dhe Xhafa. Por, ka edhe te tjere te rinj. Trajneri Muça ka deklaruar se i duhet nje dublues per krahun e majte. Gjate ketyre diteve, ka mberritur ne skuader nje serb, i cili eshte ne prove. Megjithate, Beqiri shihet nga drejtuesit e Dinamos si nje mbrojtes me shume eksperience ne kampionatin shqiptar dhe mund t’i beje shume pune bluve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:58

beqiri doka 6 mije euro te dinamo ,e dinamo nuk i jep ma shum se tre.

mu me duket se beqiri ka marr te vllaznia 4 mije euro .

nese asht ishtu si shkruhet iktu past vedin ne qafe

Post Reply