Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:08

loroborici wrote:
Admin wrote:Ishalla si ka lujt mendja ktyne drejtusve tone me largu Belishen e Beqirin.....po kshu ishalla Sukaj nuk shkan tek Tirana. :oops:
Bash ska ku me shkue marria me besue se na tash i napim me durt tona lojtart tan ma te mire nji rivali si Tirana. Tash ka 15 vjet qi lojtart tan ma te mire na i ka marr mafija e Tiranc. Por i tash kur Tirana ka deklarue se asht ne borxh 440 milion lek, nuk di prin ku kan me dal paret. Bas nytsia i ka xan fytin futbollit, kur kemi nje federate qi asht veq me dal ne Tv e me dorezue kupat me mujn maj.
ishalla fushaj nuk po hek nenji kete vit .

sa per sukajn asht shume afer tiranes ,dhe per mu asht lojtare ne nivelin e te gjitheve dhe nuk e shoh nej lojtare te nevojshem pasi ne fazen e trete na humbi kampionatin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:10

duhet me iu lut zotit mos te hekun kerkend ,sepse cdo blemje qe bahet asht pertoke

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:59

Takimi final, sot Sukaj mund të vishet bardheblu
11 Gusht Xhevahir Sukaj mund të jetë futbollisti më i i ri Tiranës sot paradite. Lojtari shkodran dhe presidenti Halili kanë pasur dje një kontakt, por kanë vendosur që sot të ulen më seriozisht në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një konsensus. Ndërkohë, që Sukaj ka paguar të paktën 58 mijë euro për të marrë kartonin nga ekipi turk Gencerbirgli dhe tashmë konsiderohet një lojtar i lirë.

Tratativat – Vërtet është folur prej muajsh që ka një “lidhje” mes Tiranës dhe Sukajt, por gjithçka ka qenë thjesht në distancë dhe nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar mes palëve. Sukaj deri në këtë fundjavë nuk ka qenë i interesuar për asnjë skuadër shqiptare sepse ishte në bisedime të shumta me Hansa Rostok dhe dëshironte të firmoste në Gjermani. Tani që gjërat nuk shkuan mirë aty, lojtari ishte i hapur për bisedime me Tiranën. Ndërkohë ka një ofertë nga Boluspor, skuadër turke ku luan edhe Gilman Lika, por Sukaj mendon se ndoshta do të jetë më mirë të luajë me ekipin bardheblu.

Arsyet – Sukaj dëshiron të rifitojë statusin e të grumbulluarit në skuadrën përfaqësuese dhe për këtë arsye nuk po shkon të luajë në Kategorinë e Dytë turke, megjithëse atje ndoshta mund të fitojë më shumë para. Tirana është një vitrinë shumë e mirë dhe eksperienca e lojtarëve të tjerë që në të shkuarën kanë luajtur te kampionët mund ta bindë Sukajn të firmosë që sot.

Palët – Palët nuk kanë dashur dje të prononcohen për këtë gjë. Si Sukaj, ashtu edhe drejtuesit e Tiranës kanë qenë shumë të rezervuar në këtë drejtim dhe nuk i kanë bërë tratativat publike për mediat. Sot pritet një “rezultat final”. Gjasat janë që të dyja të arrijnë akodin.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 02:00

pra siq po e shohim prap tiransit dojn me lujt me shkodran .

i lumt fushajt

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 02:02

ishalla fushaj nuk po na e shkaterron vllaznine .

ma shum se gjysa e ekipit po ik vetem 13 dite para fillimit te kampionatit

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Tue, 11 Aug 2009 , 14:03

Ktu nuk ka faj Fushaj naqe.Manej artikulli thote te kunderten.
Ma shum lek merr te Tirana e ma teper vizibilitet i nep ekipi turk.Edhe ne Turqi si kudo jasht duhet me u stervit fort e mas me pase neper men marrina gjana qe ne Shqipni jane normale.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 19:56

ke te drejte v1919.

sukaj asht 99 perqind i tiranes .

ishalla nuk na merr ma

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:12

Sukaj-Tirana, Tri ditë kohë për të vendosur
12 Gusht Sulmuesi ka takuar dje presidentin Halili. S’e ka pranuar ende ofertën





Çështja “Sukaj” po kthehet tashmë në një telenovelë të vërtetë. Bisedimet mes lojtarit dhe drejtuesve të Tiranës do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Akordi nuk është arritur as dje, në një kohë që pritej shumë se shkodrani do të firmoste për bardheblutë. Në takimin e djeshëm mes presidentit Halili dhe lojtarit, nuk ka pasur asnjë marrëveshje përfundimtare dhe tratativat do të vazhdojnë në ditët e ardhshme. Oferta e Halilit vazhdon të mbetet në fuqi, por që palët ende nuk kanë arritur të gjejnë një akord përfundimtar.

Takimi – Ka qenë takimi i dytë mes Halilit dhe Sukajt ai që është zhvilluar dje në orën 11:00, pas atij të parë të zhvilluar dy ditë më parë. Dje pritej që të arrihej akordi përfundimtar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Oferta vazhdon të mbetet në fuqi, por palët ende nuk kanë arritur në një pikë të përbashkët. Tashmë është lënë që gjatë 2-3 ditëve të ardhshme, Halili dhe sulmuesi shkodran të zhvillojnë takime të tjera derisa të vendosin përfundimisht. Gjasat janë që Sukaj të pranojë që sezonin e ardhshëm të luajë me skuadrën e Tiranës.

Sukaj – Vetë lojtari ka paguar 58 mijë euro te skuadra turke e Gençerbiligi për të marë kartonin. Me Vllazninë ka shkëputur gjithçka. Ishte shumë pranë skuadrës gjermane të Hansa Rostok, por marrëveshja mes tij dhe klubit nuk u arrit. Tirana mbetet alternativa më e mundshme, me të cilën lojtari mund të luajë sezonin e ardhshëm. Aktivizimi i tij me kampionët do të ndikonte gjithashtu edhe në aspektin personal duke qenë se do të jetë gjithmonë në sytë e trajnerit të Kombëtares, Josip Kuzhe. Tekniku kroat nuk e grumbulloi Sukajn për ndeshjen miqësore që përfaqësuesja do të luajë nesër ndaj Qipros në “Qemal Stafa”.

Tirana – Trajneri Ilija Lonçareviç ka kërkuar një sulmues për skuadrën e tij. Aktualisht pjesë e bardhebluve janë Enzo Malindi dhe Migen Memelli, i cili është i dëmtuar. Arbër Abilaliaj është në dyshim. Për këtë, presidenti Halili është duke u përpjekur që të gjejë një sulmues me eksperiencë dhe me cilësi të mira njëkohësisht. Sukaj i përmbush më së miri këto dhe mbetet alternativa më e dëshiruar për momentin nga drejtuesit e skuadrës bardheblu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:17

Belisha, largimi është punë orësh
Lojtari do të takohet sot me presidentin e klubit, Valter Fushaj, për të zgjidhur çështjen
Vllaznia/ Mesfushori ka gjetur një tjetër ekip të Superiores, pritet zyrtarizimi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:18

Mesfushori shko
dran, Amarildo
Belisha, me shumë
mundësi do të “divorcohet” me
Vllazninë. Burime të sigurta
pranë lojtarit kanë bërë të ditur
dje për “Panorama
Sport” se, ai thuajse ka arritur
një akord me një nga ekipet
e Superiores, por që emri
deri më tani është mbajtur
sekret. Mësohet se, menjëherë
pas polemikave që
Belisha ka pasur me drejtuesit
e klubit shkodran për
çështjen e kontratës, interesimi
për të ka qenë i lartë nga
disa klube të tjera. Edhe pse
dje deri në mbrëmje nuk ka
pasur ndonjë hap konkret
në rrugë zyrtare mes tij dhe
presidentit Valter Fushaj,
për të zgjidhur kontratën, me
shumë mundësi kjo e fundit
do të bëhet sot. Nga burime
pranë drejtuesve të Vllaznisë,
bëhet e ditur se lojtari ka
shumë mundësi të takohet
sot me kreun e klubit.
Beqiri
E njëjta gjë nuk mund të
thuhet për Elvin Beqirin.
Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares
ka qenë në fokusin
e disa klubeve jashtë vendit,
përsëri nuk ka arritur një akord.
Pas dështimit të pistës
franceze, për 28-vjeçarin ka
interesim nga klube ruse, belge
dhe greke. Megjithatë, një
gjë është e sigurt: dy nga shtyllat
e Vllaznisë, Elvin Beqiri
dhe Amarlido Belisha, deri
të shtunën duhet ta kenë
zgjidhur këtë çështje. Të paktën,
ky është edhe afati që i
ka vendosur presidenti
Valter Fushaj dy titullarëve
kuqeblu. Nga ana tjetër, përtej
raportit të lojtarëve me presidentin,
trajneri i Vllaznisë,

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:19

Hasan Lika, vazhdon t’i ketë
në stërvitjen lojtarët, teksa
dëshiron që ata të jenë pjesë e
kuqebluve për sezonin e ri.
Enigmat
Në kampin shkodran
vazhdon puna për fuqizimin
e ekipit, teksa drejtuesit
e klubit janë në kërkim të
emrave të rinj për Vllazninë.
Më shumë po kërkohet
në drejtim të portës dhe
sulmit, si dy repartet më të
nevojshme për t’u plotësuar
me lojtarë cilësorë.
Pas afrikanëve, në planet e
drejtuesve të klubit kuqeblu,
janë momentalisht
edhe dy lojtarë të tjerë, një
portier, i cili pritet të vijë
nga Kosova, e po ashtu
edhe një sulmues, që flitet
se mbërrin në Shkodër nga
kampionati norvegjez. Pavarësisht
se pozicionet e
tyre dihen, ato që ende

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:19

Nallbani-Shtubina, sfumohet pista turke
Pavarësisht se brenda klubit shkodran ka disa enigma për lojtarët, që pritet të zgjidhen deri në
fund të javës, mësohet se për dy mesfushorët titullarë të Vllaznisë, Ilir Nallbani dhe Ndriçim
Shtubina, është sfumuar mundësia e kalimit në një klub turk. Burime pranë lojtarëve konfirmojnë
se tashmë edhe vetë këta të fundit kanë hequr dorë nga kjo mundësi. Mesa duket, Nallbani dhe
Shtubina e kanë mbledhur mendjen, që përderisa nuk është bërë asgjë deri më tani, edhe në vijim
s’do të ketë diçka konkrete për të ardhmen e tyre. Duhet thënë se të dy lojtarët janë nën kontratë
me Vllazninë, në një kohë që interesimi për ta ka qenë i lartë, sidomos nga klubet vendëse. A.U

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:19

LOJTARË
afrikanë i janë bashkuar të premten ekipit
shkodran, në seancën e parë stërvitore që
u zhvillua në Pukë. Bëhet fjalë për portierin
nga Mali, Fauseyri Tangara dhe
sulmuesin senegalez, Ibrahima Thiam.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Merkato

Post by loroborici » Tue, 11 Aug 2009 , 20:21

fpjalmi wrote:ishalla fushaj nuk po na e shkaterron vllaznine .

ma shum se gjysa e ekipit po ik vetem 13 dite para fillimit te kampionatit
Nuk ka shume faj Fushaj simas mejet. Asht gjynah me e fajsue Fusjan ku gjant jane 100% jo ne dore te tij. Se kanceri qi ka kap futbollin tone prij vitesh, ka veq nje emen:Tirana, ekip bash mafije, qi po shkatrrron tan ekipet etjera te ligs tuj i marr lojtart si asht tuj i dash bytha. Dersa ky ekip asht tu perdor lekt e nji bashkie, lekt ma me shumice qi jane qarkullue te tan venin, qi asht ma e madhja ne Shqipni e ka marr pare ma shume se tana bashkite se bashkut, cka munet me than ma teper, pra asht loje shume e pa barabart, loje besa me tan hilet mrena. E manej jena tu than se pse nuk dun me e privatizue futbollin. Mos ta nij kush mar! Por me taman pra qi kshu me lekt e bashkise ma te madhe, ti marri Tirana tana talentet e Shqipnise kur ti doje e bardha zemen. Tashe edhe kur kan me dal deficit 440 milion lek, tash asht leku i bashkise qi i xjerr kryt tuj ba padrejtsisht Tiranen ekip parazitsh e mafiozsh.
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 11 Aug 2009 , 21:45

ishalla nuk ikin shtupina e nallbani. jane gjysa ekipit. sidomos shtupina qi po ndejti mendoj se ka me kene ma i miri i kampionatit shqiptar ket vit

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Tue, 11 Aug 2009 , 23:07

Zyrtari Belisha largohet nga Vllaznia
(Video), Sot Belisha ka lan skuadren e tije te zemres pas konflikteve me drejtusit e Vllaznias, nuk asht vetem Belisha qe do largohet nga Vllazniane. Ne ditet ne vazhdim pritet qe te trej lojtare te largohen nga Vllaznia, nga qe nuk shkojn punet mire me drejtusit e saje.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Wed, 12 Aug 2009 , 01:25

Edmond-Cela wrote:Zyrtari Belisha largohet nga Vllaznia
(Video), Sot Belisha ka lan skuadren e tije te zemres pas konflikteve me drejtusit e Vllaznias, nuk asht vetem Belisha qe do largohet nga Vllazniane. Ne ditet ne vazhdim pritet qe te trej lojtare te largohen nga Vllaznia, nga qe nuk shkojn punet mire me drejtusit e saje.
iky asht fushaj ,qe shum veta kan pas rastin e mire me fol me ket legjendar presidentit :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Wed, 12 Aug 2009 , 13:15

Duhet me dite kontradiktat qe jane e manej me fole.Manej se ka fajin as Tirana por sistemi i poshter qe asht ne shqiperi edhe vet lojtart qe nuk ngihen kurr me lek e jane gadi me ba gjithqka per me rru sa ma shum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 12 Aug 2009 , 22:31

pse nuk e marrim na kyt vrapin qi nuk e don ma dinamo? nuk ma merr mendja se kishte kene e veshtire me e marre se as tirana tham se nuk e don se i ka lojtart ne ate rrol

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 13 Aug 2009 , 18:24

Thiam e Rankoviç, njëri bëhet partner i Sinanit

Senegalezi ose norvegjezi me origjinë malazeze mund të jetë titullar në sulmin kuqeblu

Vllaznia po tenton të gjejë një sulmues cilësor në merkato dhe prej ditësh është duke u provuar disa lojtarë, por ende nuk është gjetur ai i duhuri. Tashmë pistat janë ngushtuar shumë, sepse dy janë mundësitë që kanë mbetur: senegalezi Muhamedi Thiam dhe norvegjezi me origjinë malazeze, Petar Rankoviç.

Kush prej tyre do të qëndrojë, kjo gjë do të fillojë të kthjellohet pikërisht duke filluar nga sot, kur në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet miqësorja e parë e Vllaznisë. Përballë Laçit, trajneri Hasan Lika do të ketë mundësi të krijojë një mendim më të qartë për këta dy lojtarë. Në fakt, për afrikanin, trajneri i kuqebluve e ka një ide, sepse e ka pasur në dispozicion që të premten pasdite.

Ndonëse përshtypjet e para për të nuk kanë qenë shumë të mira, stafi drejtues është rezervuar në dhënien një vendimi dhe i kanë lënë sërish kohë atij për t’u ambientuar me skuadrën e re. Për lojtarin e ardhur nga Norvegjia, Petar Rankoviç, dje kanë qenë dy seancat e para me shkodranët dhe sigurisht që askush nuk mund të japë një mendim.

Eshtë e sigurt që trajneri Lika do t’i aktivizojë të dy këta lojtarë në miqësoren e sotme. Mbase të dy ata do të aktivizohen gjatë pjesës së dytë ose do të alternohen. Mbetet për t’u parë si do ta zgjidhë trajneri prezantimin e tyre të parë para sportdashësve shkodranë. Askush nuk është në gjendje të të thotë se cilin sulmues do të mbajë Vllaznia për sezonin e ri.

Dëshira dhe objektivi i drejtuesve të klubit, por edhe stafit teknik, është për të zgjedhur njërin, atë që do t’i shërbejë më shumë. E sigurt është që Vllaznia në dispozicion ka vetëm Sinanin si sulmues të mirëfilltë dhe me përvojë.

Gjithashtu janë edhe dy të rinj: Bekim Bala, i cili me paraqitjet e tij në Ligën Europiane është një garanci më tepër për stafin teknik, si dhe Arens Dibra. Një skuadër pretendente duhet patjetër të ketë lojtarë me përvojë në radhët e saj dhe, për këtë arsye, drejtuesit kuqeblu po përpiqen të gjejnë një sulmues tjetër për ta vënë përkrah Sinanit.

Miqësorja e sotme me Laçin dhe ajo e së dielës me Kastriotin do t’i japin fund këtij ankthi. Thiam apo Rankoviç? Kësaj pyetjeje askush nuk mund t’i japë përgjigje. Lojtari që ka ardhur nga Norvegjia vjen nga aktiviteti dhe duket në formë të mirë, ndërkohë që senegalezi thuhet se dy ditët e fundit ka pasur një dëmtim të vogël.

Post Reply