Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Fri, 19 Jun 2009 , 14:22

vllaznia1919 wrote:Itesh e lexova edhe un.Asht me te marre vaji se kush e drejton futbollin shqiptar.Kuku per ne skena me ba hajr kur.
skandal jena
ste bahet as me komentu ma gja per fshf
vec skandalet pasojne njeri tjetrin
na shkaterrune hajr mas bashin su ngopen iher me miliona
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Fri, 19 Jun 2009 , 17:35

nuk e di per zoten por kjo ska ku shkon ma keq, si ma burra se thot kush nje fjale. pasken vdekur te gjith ato qe e dojn futbollin shqiptare.

pa pa pa, me vjen me plas per zoten
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Sun, 21 Jun 2009 , 06:38

Hysen Zmijani tranjer i Teutes.
athu nuk e meriton Zmijani te jet tranjer i Vllaznia a si asht puna???

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Sun, 21 Jun 2009 , 15:58

Zmijani e kishte meritu me ja dhan i munci me drejtu vllaznin
ekipin qe e rriti e ai dha gjithca te mir per te pa sa te jen fusha pr s'kena
me pa SHkodran tuj drejtu Vllaznin, ishalla s'del kshtu si pa tham un
vec me ca pa shifet.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Jun 2009 , 20:08

Miri wrote:Hysen Zmijani tranjer i Teutes.
athu nuk e meriton Zmijani te jet tranjer i Vllaznia a si asht puna???
ka firmos :shock: :shock: :shock: :shock:
ju prifte e mbara se nderi i shkodres asht
na te vazhdojme te jena inferior e ta marrim te hujt tu pas alamet trajnerash made in shkodra
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Mon, 22 Jun 2009 , 15:50

Urime Hys per punen e re e ishalla i prihet mbare edhe se Teuten kam qejf me e pa ne kategori te dyte !!
Per kete vit i falet, mqs asht Zmijani tranjer i tyne e ishalla bajne nji kampionat te suksesshem.
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Mon, 22 Jun 2009 , 19:05

Une nuk mund ti uroj suksese Zmijanit tek Teuta e cila sic u pa sezonin qe kaloj eshte bere halja e Tiranes.

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by sportist_shkodran » Mon, 22 Jun 2009 , 23:14

Masandej mas te flasim ne tym,se na nuk e dimna sa pare ka kerku Hysa,ndoshta ka kerku shum,e n'fund te fundit
gjithkush e man shatin ka vedi.
N'dryshe jan deshirat,ndryshe jan mundesit.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Fri, 26 Jun 2009 , 21:32

Jam dakort me ty naqe.Perveq faktit qe Hysa nuk ka ba trajner nej her ne nivele te duhuna edhe me sa mora vesht un hala se ka liçensen e uefas.Ishalla i prihet mare e bahet gati per Vllaznine ne te ardhmen. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Sun, 28 Jun 2009 , 00:44

Miri wrote:Une nuk mund ti uroj suksese Zmijanit tek Teuta e cila sic u pa sezonin qe kaloj eshte bere halja e Tiranes.

Clidhje ka kjo me Zmijanin naqe? Apo mendon, qi Zmijani duhej te kishte refuzu Teuten, se Vllaznia hangri kater petlla ne durres, e ne fund ne qe e zoja as me mujt lushnjen.

Teuta a hale, po vitin e kalum e ka rrah tiranen mrend....

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Sun, 28 Jun 2009 , 08:21

Man in Redblue wrote:
Miri wrote:Une nuk mund ti uroj suksese Zmijanit tek Teuta e cila sic u pa sezonin qe kaloj eshte bere halja e Tiranes.

Clidhje ka kjo me Zmijanin naqe? Apo mendon, qi Zmijani duhej te kishte refuzu Teuten, se Vllaznia hangri kater petlla ne durres, e ne fund ne qe e zoja as me mujt lushnjen.

Teuta a hale, po vitin e kalum e ka rrah tiranen mrend....
Kjo teuta naqe asht qe ne stadium po brohoriste Tiran Tiran.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Sun, 28 Jun 2009 , 20:12

Miri wrote:
Man in Redblue wrote:
Miri wrote:Une nuk mund ti uroj suksese Zmijanit tek Teuta e cila sic u pa sezonin qe kaloj eshte bere halja e Tiranes.

Clidhje ka kjo me Zmijanin naqe? Apo mendon, qi Zmijani duhej te kishte refuzu Teuten, se Vllaznia hangri kater petlla ne durres, e ne fund ne qe e zoja as me mujt lushnjen.

Teuta a hale, po vitin e kalum e ka rrah tiranen mrend....
Kjo teuta naqe asht qe ne stadium po brohoriste Tiran Tiran.
:evil: :evil: :evil: :evil: :evil:
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Thu, 02 Jul 2009 , 08:24

NDAHET NGA JETA PETRO RUCI
ndoshta nuk a vendi i duhur tek kjo teme por mendova qe dhe ne sitin tone ti shprehen ngushellimet nje nga futbollisteve me te shquar te flamurtarit te viteve 80 si dhe komtares shqiptare
ngushellime familjareve te tij si dhe gjith tifozeve vlonjat
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Thu, 02 Jul 2009 , 10:32

GOLDIAN wrote:NDAHET NGA JETA PETRO RUCI
ndoshta nuk a vendi i duhur tek kjo teme por mendova qe dhe ne sitin tone ti shprehen ngushellimet nje nga futbollisteve me te shquar te flamurtarit te viteve 80 si dhe komtares shqiptare
ngushellime familjareve te tij si dhe gjith tifozeve vlonjat

ngushllime i pa harruar qoft
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by REINIS » Thu, 02 Jul 2009 , 15:02

Ngushellime!!!
Po e njof shum pak si8 futbollist!
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Jul 2009 , 22:46

Ngushllime familjes Ruci.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sun, 05 Jul 2009 , 14:27

“Zmijani jo trajner i Teutës, i shtrenjtë”

Presidenti Edmond Hasanbelliu nuk ka rënë dakord për anën financiare me Hysen Zmijanin

Hysen Zmijani nuk do të jetë trajner i Teutës. Këtë e konfirmon vetë presidenti i ekipit dursak Edmond Hasanbelliu, i cili është shprehur se marrëveshja me Zmijanin është prishur përfundimisht dhe shkak për këtë është ana financiare. “Sapo e kemi prishur marrëveshjen me Zmijanin, i cili nuk do të jetë trajner i Teutës. Të them të drejtën, unë e afrova Zmijanin te Teuta me shumë dëshirë, nisur nga emri që ka ai në futbollin shqiptar dhe kemi biseduar në përgjithësi e jo me detaje. Edhe kur biseduam këtu, parimisht Zmijani ishte dakord për drejtimin e Teutës, por lamë edhe një çështje për të diskutuar, siç është ajo financiare. Unë i kam ofruar Zmijanit një rrogë prej 200 mijë lekë të rinj në muaj, shtëpi etj., ndërkohë që Zmijani nuk ra dakord. Atëherë unë i kërkova Zmijanit të paraqiste kërkesëne tij dhe ai kërkoi dyfishin e kësaj page, pra 400 mijë lekë të rinj në muaj, gjë që ishte e papranueshme nga ana jonë. Nuk m’u duk e arsyeshme një kërkesë e tillë që në fillim, megjithatë e mendova dhe e peshova mirë problemin për disa ditë dhe më pas i ktheva përgjigje Zmijanit se kjo kërkesë nuk mund të pranohej. Që të jem i sinqertë, unë i ofrova Zmijanit të njëjtën pagë që merrte edhe trajneri Starova, i cili dihet që është një nga trajnerët më të mirë shqiptarë, ndërkohë që Zmijani kërkoi dyfishin, aq më tepër kur Starova i ka të dyja licensat e UEFA s, ndërkohë që Zmijani vetëm njërën. Kur ja komunikova Zmijanit se nuk isha dakord me kërkesën e tij, ai u mërzit dhe mund t’i ketë mbetur qejfi, por realisht kërkesa e tij ishte e papranueshme, ndërkohë që oferta jonë ishte logjike, sepse ishte pothuajse e njëjta që kishte Starova. Unë mendoj se kam qenë shumë korrekt kundrejt Zmijanit dhe kam pasur dëshirën e mirë që ai të drejtonte Teutën, por paga që ai kërkonte ishte e pamundur të realizohej. Nuk e kishim nënshkruar ende kontratën dhe ishim ende ne nivelin e marrëveshjes, kështu që gjithçka përfundoi menjëherë,” - ka theksuar presidenti i Teutës. Më tej Hasanbelliu shprehet se prishja e kësaj marrëveshjeje nuk ndryshon asgjë për ekipin durrsak, i cili gjatë verës do të rinovohet dhe do të jetë një ekip i fortë e pretendent për sezonin e ardhshëm. “Largimi i Zmijanit nuk ka asnjë ndikim tek ekipi, i cili do të vazhdojë të konturohet. Po bisedoj me të gjithë lojtarët që janë aktualisht në ekip për të rinovuar ose jo kontratat me ta. Pasi të nënshkruajmë kontratat me të gjithë lojtarët që duan të qëndrojnë në ekip, do të fillojmë të afrojmë futbollistë cilësorë nga vendi dhe rajoni. Sa për emrin e trajnerit të ri, ende nuk e kemi menduar, por nuk do të zgjasë shumë,” - ka përfunduar Edmond Hasanbelliu.

s.shqiptar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Sun, 05 Jul 2009 , 15:55

Si marr vesht kta njerz.Ska ken kurr trajner don edhe lek shum.Ne kjofte se asht kja arsyja.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Sun, 05 Jul 2009 , 18:12

Un nuk di ca i cojn peshe Zmijanit 2 milion a 4 milion ne muj- sa paret i ka fitu ai jasht. Nqs asht pune paresh me te vertet nuk i ve faj hiq Teutes, se sic e tha v1919 Zmijani ska drejtu kurre skuader e nuk ka ca pret ma shume.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sun, 05 Jul 2009 , 19:59

mire kja qe thoni ju po me sa di une dje ne nje gazete zmijani tha do e shihni teuten time
e para tre ditesh hasantheba ishte entuziast per teuten e zmijanit
i perjashtuar

Post Reply