Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 20 May 2009 , 19:52

hallal fushajt.

po e treegon vedin me shumen qe vllaznia kurr se ka pa me sy.

prandaj tiransit spo bajn ma deklarata :D :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 20 May 2009 , 20:12

lurse top chanali shkruan
]

Tirana-Vllaznia, 400 mijë dollarë në lojë


Të hënën presidenti i Tiranës, Refik Halili, vuri në dispozicion të titullit 200 mijë euro (7 mijë euro për kokë). Presidenti i Vllaznizë, Valter Fushaj, iu kunderpergjigj te marten me 10 mijë dollarë për çdo lojtar nëse shkodranët do t’ia dalin të fitojnë kampionatin e titullin e 10-të.





Ditët drejt “finales” së 23 majit janë duke u numëruar mbrapsht dhe atmosfera në prag të përballjes së Tiranës me Vllazninë (“Qemal Stafa”, ora 19:00) është ndezur së pari në “kokën” e presidentëve.

Të hënën presidenti i Tiranës, Refik Halili, vuri në dispozicion të titullit 200 mijë euro (7 mijë euro për kokë).

Presidenti i Vllaznizë, Valter Fushaj, iu kunderpergjigj te marten me 10 mijë dollarë për çdo lojtar nëse shkodranët do t’ia dalin të fitojnë kampionatin e titullin e 10-të.

Me një llogari të thjeshtë do të thotë se stafet e dy skuadrave së bashku kanë vendosur në tavolinë një shumë rreth 400 mijë dollarë.

Në ndeshjet e fundit, Vllaznia barazoi 1-1 me Lushnjë, ndërsa Tirana fitoi në “transfertë” 2-3 me Dinamon, ç’ka solli edhe rokadën në renditje të dy ekipeve.

Në javën e 33-të, java e fundit e sezonit, Tirana, kryesuese e kampionatit të 70-të Kombëtar (65 pikë), do të përballet me Vllazninë, duke pasur një pikë më shumë se kundërshtarët kuqeblu.

Tirana-Vllaznia, “finalja” e sezonit 2008-2009 do të drejtohet nga një treshe e huaj gjyqtarësh. Lajmi u zyrtarizua nga shefi i gjyqtarëve pranë FSHF-së, Plarent Kotherja. Gjyqtarët mund të jenë nga Gjermania, Sllovakia apo Sllovenia.

Kjo është hera e katërt që një gjyqtar i huaj do të gjykojë këtë çift skuadrash, tre herët a para kanë ndodhur të gjitha në Kupën e Shqipërisë.

Italiani Stefano Farina (2006) dhe gjermani Babak Rafati (2008) gjykuan në finalet e Kupës, ndërsa slloveni Dario Ceferin (2009) në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës.


E Merkure, 20 Maj 2009



pra xhyxhtaret do jene o gjerman ose slooven

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 16:15

“Vllazni e dashur, ne fitonim duke luajtur bukur”
22 Maj Hysen Zmijani: “Të paharrueshme duelet me Kolën, të shtunën jam tifoz kuqeblu”

Nëse dikush do të organizonte një sondazh për mbrojtësin e krahut të djathtë shqiptar, më të mirë të të gjitha kohërave ai do të ishte kandidati për t’u mundur. Diçka më shumë se 10 vjet pasi ka lënë futbollin, ai është një bisnezmen, një opinionist sportiv dhe sidomos një I dashuruar pandreqshmërisht me Vllazninë e tij. Hysen Zmijani, padyshim një legjendë kuqeblu e ka përherë të lehtë të flasë për skuadrën e tij të zemrës. Si në kohën kur futbollin e luante vetë ashtu edhe tani që e ndjek në shkallët e stadiumit. Sot, siç e pranon vetë, vuan pak më shumë. Mbi të gjitha sepse Vllaznia e tij, nuk është ajo skuadra me futbollin spektakolar që ka qenë gjithnjë dhe që pëlqejnë edhe tifozët.


Të shtunën Tirana-Vllaznia. Në kohën kur luanit vetë, kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e një sezoni …?

Një nga më të rëndësishmet, varet nga sezoni. Kanë qenë të rëndësishmë në kampionat, por mbi të gjitha ka qenë përherë një sfidë shumë interesante për t’u luajtur por edhe për t’u parë. Në fushë ishin dy nga skuadrat më të mira, pikërisht si tani. Por Tirana, në ndryshim nga ne, gjatë kohës kur unë kam luajtur futboll ka fituar më shumë. Ishin skuadër më praktike.

Kishin edhe një grup me emra të mëdhenj. Ishte ky ndryshimi?

Jo, sepse kishim edhe ne futbollistë të jashtëzakonshëm, ishim një grup shumë I mirë. Kështu shkuan gjërat, fatkeqësisht për ne. mund të kishim fituar diçka më shumë. Fituam një kampionat në fillim të viteve 80-të dhe një Kupë në 87-ën. Kishte shumë konkurrencë atë kohë, shumë skuadra që luftonin për të fituar kampionatin dhe një futboll shumë cilësor. Dhe Vllaznia-Tirana ka qenë përherë një ndeshje shumë e bukur.

çfarë ndryshimi në nivel loje kishte Tirana kundër Vllaznisë?

Tirana ishte një skuadër më konkrete se ne, por ne kishim një futboll më tërheqës. Luanim më bukur. Pikërisht siç ka qenë përherë tradita e këtyre dy skuadrave. Vllaznia pëlqehej shumë në atë kohë nga tifozët e saj dhe stadiumi ishte përherë plot.

Dueli juaj në këtë ndeshje ka qenë njëri nga më të famshmit, ju kundër Agustin Kolës. }farë kujtoni?

Ka qenë shumë e vështirë të mbaje Agustin Kolën. Një lojtar I shkëlqyer, fizikisht I papërmbajtshëm. Kam shumë nostalgji për atë duel, një nga më të vështirët për mua personalisht gjatë gjithë karrierës.

A shihni aktualisht ndonjë duel në futbollin shqiptar që të jetë sadopak i ngjashëm me atë tuajin kundër Kolës, për nga niveli?

Nuk më takon mua ta them këtë, por po të jem I sinqertë do të thoja që jo. Jo sepse futbolli aktual nuk e ka cilësinë e futbollit të asaj kohe, skuadrat nuk janë njësoj, nuk është I njëjti rivalitet. E them me keqardhje këtë por jo, nuk shof ndonjë duel të ngjashëm me atë Zmijani-Kola të viteve 80-të. Apo edhe ndonjë duel tjetër në fushë. Sepse kishte shumë lojtarë të shkëlqyer, ato vite.

A mbani kontakte me ish-futbollistë të Tiranës të asaj kohe dhe a jeni “ngacmuar” këto ditë me njëri-tjetrin, për finalen e kampionatit?

Kam miqësi me ish-lojtarë të Tiranës, kolegë të mi në vitet ‘80 apo ’90, por këto ditë jo nuk kemi biseduar për ndeshjen. Është normale që unë dëshiroj ta fitojë Vllaznia ime kampionatin dhe po kaq normale është që ata të duan të fitojë Tirana. Më ka rënë rasti shpesh të bisedoj me shokët e mi te Tirana apo te kombëtarja si Josa etj dhe jemi “ngacmuar” për ndonjë gol apo ndonjë ndeshje të asaj kohe. Janë kujtime të bukura.

Si e shpjegoni faktin që Vllaznia, pasi ishte shtatë pikë përpara në kampionat, tani I duhet të fitojë kundër Tiranës në ndeshjen e fundit, që të çojë në Shkodër, titullin? A është skuadra psikologjikisht e përgatitur për këtë trofe?

Janë luhatje që ndodhin në një kampionat. Çdo ekip ka oshilacionet e veta dhe Vllaznisë unë I njoh meritën që në këtë moment ndodhet ende në luftën për titull. Nuk ka qenë e lehtë, pasi edhe Tirana ka një grup të mirë lojtarësh. Pas një momenti të dobët më pas bardheblutë kanë qenë konstantë. Është e drejtë që këto dy skuadra do të luftojnë për të fituar kampionatin. Mund ta fitojë secila, Tirana ose Vllaznia.

Një gjykim për Vllazninë tuaj. Keni qenë shumë pranë saj këtë sezon, madje edhe me komente…

Këtu në Shkodër, tifozët duhet t’i fitosh me lojë. Është në ADN-në e këtij qyteti që skuadra e vet duhet të luajë bukur futboll. Ajo që nuk u pëlqen njerëzve, tifozëve por edhe mua personalisht është që ekipi nuk ka një manovër të rrjedhshme, të shkojë te porta kundërshtare me aksione të ndërtuara bukur, me veprime individuale që u japin kënaqësi spektatorëve. Është kjo mangësia më e madhe e kësaj skuadre. Për të tjerat mendoj se ka qenë një kampionat I mirë dhe unë besoj dhe shpresoj që Vllaznia do ta fitojë këtë kampionat. Mendoj se mundësitë për të fituar edhe në Tiranë, ekzistojnë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 16:31

Në Shkodër besojnë akoma te titulli

Edhe pse shanset janë më të pakta për Vllazninë, tifozët kuqeblu shpresojnë te fitorja me Tiranën

Vllaznia e tyre nuk konsiderohet favorite përpara kësaj ndeshjeje. Këtë e kanë të qartë të gjithë, duke nisur nga tifozi më i thjeshtë e deri te presidenti Fushaj. Nisur nga koncepti i futbollit, që thotë se fituesin e përcakton fusha e lojës, prej kësaj në Shkodër besojnë te titulli.

Madje në dy ditët e fundit, besimi është rritur ndjeshëm. Nëse të shtunën pas ndeshjes me Lushnjën, të dielën dhe të hënën, atmosfera ka qenë përgjithësisht e zymtë, pardje dhe dje gjërat kanë qenë më ndryshe. Çdo gjë ka nisur nga vendimi i bordit drejtues të klubit për të mos ndëshkuar skuadrën pas barazimit të fundit. Pas atij vendimi, objektivi i të gjithëve ka qenë ndryshimi i atmosferës.

E ka nisur mirë presidenti Valter Fushaj, i cili në stërvitjen e së martës pasdite u ka bërë të qartë futbollistëve se, në rast fitoreje dhe shpallje kampion të shtunën, çdo futbollist do merrte një premio prej 10 mijë dollarësh. Vetë këta të fundit e kanë vlerësuar së tepërmi këtë gjest të presidentit të tyre, i cili vazhdon të jetë shumë korrekt dhe i drejtë në marrëdhëniet me skuadrën.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, atmosfera ka filluar të lëvizë për mirë edhe në radhët e tifozërisë. Për këtë kanë menduar drejtuesit e klubit. Gjatë gjithë paradites së djeshme ata janë marrë me mënyrën e udhëtimit drejt Tiranës të tifozëve kuqeblu. Ideja primare ka qenë ajo e një treni special, por një pjesë e konsiderueshme e tifozëve kanë preferuar autobusët.

Për këtë arsye, presidenti Fushaj ka bërë të ditur dje se të paktën 10 autobusë do jenë falas për tifozët në udhëtimin e tyre drejt kryeqytetit ditën e shtunë. Nëse do të ketë më tepër të interesuar për të ndjekur këtë ndeshje, numri i autobusëve do të shtohen.

Ata do të nisen në orën 15:00 të së shtunës dhe pritet që të ketë një interesim shumë të madh të mbështetësve të Vllaznisë për këtë ndeshje. Nga ana tjetër, vetë klubi, me anë të shkresave zyrtare përkatëse, ka informuar dhe kërkuar nga ana e FSHF së, klubit “Tirana”, drejtorisë së stadiumit “Qemal Stafa” dhe drejtorisë së policisë të Qarkut Tiranë, rezervimin e vendit të parkimit të autobusëve që do sjellin tifozët nga Shkodra në një vend sa më afër stadiumit ku do të luhet ndeshja.

Po ashtu, kanë kërkuar të dinë mbi vendet dhe tribunat ku do të jenë të sistemuar tifozët kuqeblu, numri i të cilëve nund të shkojë deri në 3 4 mijë veta. Njëkohësisht kanë bërë kërkesë edhe për disa vende të posaçme në tribunën qendrore për disa personalitete të Shkodrës.

Pika e fundit e kërkesave të klubit të futbollit “Vllaznia” ka qenë ajo e trajtimit të rregullt të tifozëve shkodranë nga policia e kryeqytetit, sepse sipas krerëve kuqeblu, në dy ndeshjet e fundit që Vllaznia ka luajtur në këtë qytet, ka pasur keqtrajtime të tifozëve shkodranë nga uniformat blu, qoftë në tribunat e stadiumit, qoftë në ambientet jashtë tij.

Për këtë arsye, ata kanë sugjeruar që tifozët shkodranë të mos lejohen të dalin nga stadiumi për 30 minuta pas ndeshjes, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm me tifozët kundërshtarë. Në këtë mënyrë, duket se ndeshja ka nisur që tani, ndonëse duhen edhe dy ditë nga fillimi i saj. Në Shkodër në fakt ka nisur përgatitja për këtë sfidë, sepse kuqeblutë besojnë te titulli kampion.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 17:25

Në Shkodër, optimizmi për finalen e sezonit me Tiranën fillon që nga drejtuesit
“Titulli varet vetëm nga Vllaznia”
Shefi i klubit, Agim Medja: Prisni, asgjë s’ka mbaruar! Janë edhe 90 minuta


Vërtetë barazimi i ditës së shtunë, në stadiumin “Loro Boriçi”, 1-1 me Lushnjën, për Vllazninë dhe mbarë opinionin
sportdashës në Shkodër është konsideruar shumë tragjik, por në krahun tjetër, për krerët më të lartë të klubit
shkodran asgjë s’ka mbaruar. Sekretari i këtij klubi, Agim Medja, e konsideron betejën të hapur dhe titullin
“kampion” plotësisht të arritshëm prej kuqebluve. Shefi i klubit “Në fakt, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Barazimi me Lushnjën për neve, si ekip pretendent për titullin kampion, ka qenë tërësisht i papranueshëm. Megjithatë, futbolli njeh edhe të tilla disfata. Sigurisht që nuk ka asnjë lloj justifikimi për këtë rezultat, por realisht në krahun tjetër nuk duhet ta dramatizojmë aspak situatën. Unë mendoj se janë 90 minuta në lojë për të përcaktuar titullin kampion. As Tirana nuk e ka të sigurt një gjë të tillë, edhe pse është një pikë më shumë dhe më lart se ne, por as Vllaznia. Madje, do të theksoja faktin që, sikur edhe Vllaznia të shkonte me një pikë përpara se kundërshtari në kryeqytet, përsëri asgjë s’do të kishim të përfunduar. Unë mendoj se fati i titullit kampion varet vetëm nga neve dhe askush tjetër”, ka thënë në fillim për gazetën “Panorama Sport”, plot optimizëm numri dy i klubit shkodran,
i cili beson në fitoren e Vllaznisë ditën e shtunë në kryeqytet, përballë Tiranës.

Masat
Ditët e fundit u krijua një situatë e turbullt, përreth kampit shkodran pas atyre masave paraprake, që mori
presidenca e klubit për të ndëshkuar skuadrën dhe individë të veçantë për mungesë impenjimi ndaj Lushnjës,
por më pas gjithçka u kthye mbrapsht. “Mund të them se ishin disa masa paraprake, e nuk mund të them të
nxituara, por që gjithsesi nuk ishin në momentin e duhur, prandaj pas një analize të gjatë të bordit drejtues u
vendos që ato të hiqeshin deri pas takimit me bardheblutë, në mënyrë që t’i krijojmë qetësinë e duhur skuadrës
për të reaguar pozitivisht ditën e shtunë, e duke shpresuar që titulli kampion këtë sezon të vijë në Shkodër, -
shpjegon Medja. - Ky ka qenë mirëkuptimi i të gjitha palëve në këtë takim dhe që mendoj se do t’i shërbejë siç
duhet ekipit. Gjithashtu, kam besim se edhe tifozeria shkodrane duhet të përkrahë ekipin e saj të zemrës, ashtu siç di vetëm ajo të bëjë, duke qenë një faktor plus në suksesin tonë të përbashkët kësaj radhe”, ka mbyllur prononcimin e tij sekretari i klubit të futbollit “Vllaznia”, i cili e ka parë dhe e shikon situatën rreth skuadrës shkodrane në një
këndvështrim ndryshe dhe shumë më pozitiv se mjaft specialistë të tjerë.

Shkodranët, të plotë në Tiranë

Vllaznia do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”, për ta vazhduar atë në qytetin bregdetar të Durrësit. Në seancën e djeshme, tekniku malazez i kuqebluve, Dervish Haxhiosmanoviç, ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e tij, madje me një frymë shumë optimiste. Për teknikun do të jetë i gatshëm ndaj Tiranës edhe mesfushori 22-vjeçar Ndriçim Shtubina, i cili ka qenë i dëmtuar në shpatullën e djathtë. Por nga sa mësohet, shkodrani i ri do të bëjë maksimumin që të shtunën të jetë në fushë përballë Tiranës. Ndërsa, përsa i
përket pjesës tjetër të ekipit, mësohet se gjendja e tyre është shumë optimale. Shpresohet që kjo forme
të ruhet deri në fund.

Klubi vë në dispozicion 10 autobusë për tifozerinë

Drejtuesit e klubit të Vllaznisë përsëri edhe në këtë takim final për titullin kampion kanë kërkuar ndihmesën e tifozerisë së zjarrtë shkodrane. Për këtë takim drejtuesit e klubit shkodran kanë porositur 10 autobusë,
që do të jenë falas për tifozët shkodranë, të cilët do të udhëtojnë drejt Tiranës të shtunën. Por kjo nuk do të jetë e prerë, pasi drejtuesit e klubit mund t’i shtojnë autobusët në vartësi të fluksit të tifozëve. Këta të fundit, edhe pse janë zhgënjyer nga paraqitja e ekipit të Vllaznisë në takimin e fundit, përsëri duket se do ta mbështetin fuqishëm
ekipin e tyre në ndeshjen e fundit të sezonit, që përcakton titullin kampion. Drejtuesit e klubit para takimit me Lushnjën kishin programuar që për ndeshjen me Tiranën të vinin në dispozicion të fansave trenin. Por vetë barazimi dhe ftohja disi e atmosferës para finales i ka detyruar këto të fundit që të kthehen përsëri tek autobusët.
Presidenca kërkon të ketë maksimumin e tifozëve në “Qemal Stafa”, në mënyrë lojtarët të mos ndihen të pambështetur në sfidën më të rëndësishme të sezonit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 21 May 2009 , 18:46

hallall 10 autobuse jan gadi 100 veta .

plus qa shkojn me makina private e plus qa jasn ne tirane

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 21 May 2009 , 19:00

Tirana, festime per sfiden me Vllaznine
21/05/2009 08:45

Tirana-Vllaznia eshte ne prag dhe te dy ekipet po bejne pergatitjet e fundit per kete ndeshje shume te rendesishme, e cila konsiderohet edhe si “finalja” e sezonit, pasi ne perfundim te 90 minutave pritet te vendoset edhe titulli kampion i Shqiperise.

Por drejtuesit e larte bardheblu kane menduar edhe per krijimin e nje atmosfere sa me te kendshme dhe relaksuese para supersfides se javes se fundit (te 33-te) te Kategorise Superiore.

Sipas burimeve prane ketij klubi eshte mesuar se, kane nisur pergatitjet per organizimin e minispektaklit para ndeshjes me shkodranet, ku nuk do te mungojne kengetare te njohur.

Po ashtu, klubi bardheblu po pergatit nje dekor te mrekullueshem edhe per tifozet e saj, te cilet priten te jene te shumte ne shkallet e stadiumit, te gatshem per te festuar titullin e 24-t kampion.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 21 May 2009 , 19:01

kja asht e marrun te top chanall.

dhe rreshtat e fundit thojn

Po ashtu, klubi bardheblu po pergatit nje dekor te mrekullueshem edhe per tifozet e saj, te cilet priten te jene te shumte ne shkallet e stadiumit, te gatshem per te festuar titullin e 24-t kampion
\

pra nuk thuhet se tifozeria shkodrane do jete kaq o aq

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Fri, 22 May 2009 , 13:39

fpjalmi wrote:hallall 10 autobuse jan gadi 100 veta .

plus qa shkojn me makina private e plus qa jasn ne tirane
100 veta per autobus e ke fjalen apo jo? :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 22 May 2009 , 18:32

Vllaznia, 48 orë … kuqezi
23 Maj Skuadra grumbullohet në rezidencën e kombëtares në hotel “Dyrrah”. Mbrëmë tifo gjatë largimit nga Shkodra

Është ora 19.00 e së enjtes. Makinat e bashkisë sapo kanë përfunduar së laguri rrugët kryesore të qytetit, dhe asfalti, pas atij të nxehti përvëlonjës të ditës, duket se ka marrë atë gjallërinë e zakonshme për t’i dhënë mundësi qytetarë shkodranë të mbushin pijacën e Shkodrës, aty ku tradicionalisht është bërë xhiroja e mbrëmjes. E në këtë atmosferë, në qëndër të qytetit, aty ku në fakt është edhe stacioni i autobusëve turistik që bëjnë rrugën e Ulqinit e më tej, drejt Budvës, Kroacisë e më gjerë, ka zënë vend autobusi i Vlaznisë, i cili falë investimit të klubit Vllaznia, është bërë tepër joshës me gjithë atë dekor fantastik kuqeblu. Futbollistët e Vllaznisë ngjiten një e nga një në katin e dytë të autobuzit gjigand të Vllaznisë nën një kureshtje dhe interesim tepër të madh të qytetarëve shkodranë, të cilët edhe pse e shtuna do edhe pak kohë të vijë, ato kanë filluar ta ndjejnë që tani emocionin e përballjes së ndeshjes së fundit të kampionatit, Tirana-Vllaznia, të asaj ndeshje që në opinion po quhet si superfinalja e vitit, përfundimi i së cilës do të përcaktojë fatin e titullit kampion për sezonin futbollistik 2008-2009. Nga turma e madhe që nuk vonoi të rrethojë autobusin, i cili të dukej se po përcillej përpara një ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare, nën borohoritjet “Vllaznia-Vllazni” të një grupi fansash ekstra kuqeblu që u mblodhën shumë shpejt në sheshin qëndror të qytetit, autobusi ka lënë qytetin e Shkodrës për të mbërritur që mbrëmë në bregdetin durrsak, në rezidencën e preferuar të kuqebluve, hotel “Dyrrah” ku do të qëndrojnë deri në mbasdreken e ditës së shtunë në prag të ndeshjes së orës 19.00, e cila do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. E përcollëm për lexuesit e shumtë të gazetës “Sport Ekspres” këtë atmosferë që ka përfshirë qytetin verior për të treguar qartë se në qytetin e “tope kambës”, aty ku futbollit luhet që prej vitit 1905, emocionet e suerndeshjes Tirana-Vllaznia kanë filluar më herët në qytetin verior. Emocione këto që kulmin e tyre do ta kenë në mbrëmjen e së shtunës, dhe sipas gjasave ky shesh do të shndërrohet në arenë festimesh pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, ashtu siç u bë edhe në majin e vitit të kaluar kur Vllaznia kthehej nga Elbasani, kur në “Ruzhdi Bizhuta” kishte mundur Tiranën 2 me 0 duke u shpallur fitues e Kupës së Shqipërisë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 22 May 2009 , 18:34

“Hajde, përpara- përpara, Tirana është në avantazh…”
23 Maj Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanovicc ka motivuar me këto fjalë, në shqip skuadrën dje në stërvitje

Që nga dita e hënë dhe deri dje, për katër ditë me radhë skuadra kuqeblu është stërvitur në qilimin e blertë të stadiumit “Loro Boriçi”, ç’ka në një farë mënyrë nga ana e specialistëve të klubit shkodran është konsideruar si një plus më tepër për futbollistët dhe stafin e tyre, të cilët kanë pasur komoditetin e duhur për të vënë në jetë planet dhe strategjinë do të përdorin kundra Tiranës në ndeshjen e së shtunës. Ashtu si edhe ditët e tjera, edhe dje mobilizimi pa përjashtim i të gjithë futbollistëve ka qënë i pranishëm në minutat stërvitore duke zbatuar me shumë përkushtim dhe përgjegjësi gjithçka që stafi teknik me në krye malazezin Dervish Haxhiosmanoviç i ngarkonte për t’i kryer. Në njërin krah ishte spostuar Deda duke punnuar me një grup titullarësh të gërshëtuar edhe me elementin e rinj, ndërsa në pjesën tjetër të fushës vazhdonte të punonte kolegu i tij Cungu, pranë së cilit ishte edhe trajneri i portjerëve Paulin Ndoja, puna e të cilit ishte më nga afër me portjerin Grima. E pasi, janë konsomuar disa elementë stervitorë, kryesisht disa kombinime veprimesh që nisnin nga mesi i fushës dhe përfundonin me konkludimin e gjuajtjeve në portë, fundin Deda, gjithmonë ia rezervon një loje të shkurtër në mes dy formacioneve. Ndonëse jo shumë të gjata, ato minuta janë parë qartë që kanë qenë të shoqëruara me një ritëm tepër të madh me protagonistë të dy anët e formacionit. Duke qënë krejt afër në pistë, ajo që tërhiqte vemendjen ishte fakti, se Deda vazhdimisht këshillonte dhe këshillonte pambarim ,duke i kërkuar futbollistëve të mos e ulnin për asnjë çast ritmin e veorimeve të tyre. “Hajde, ec, vazhdo, përpara, përpara se Tirana është në avantazh…”, ishte shprehja karakteristike që e përdorte pastër në shqip Deda duke u futur vetë disa herë në fushën e lojës, mënyrë që e kishte zgjedhur për të karikuar skuadrën sikur ishte vërtet zyrtarisht në fushën e lojës. Gjithçka është mbyllur me një normalitet të plotë, ku pas një pushimi të shkurtë në cepin e fushës, zëvendëstrajneri Cungu duke pasur pranë edhe teknikun Haxhiosmanoviç u ka sqaruar futbollistëve programin e stervitjes për ditët në vazhdim, ndërkohë që ka lexuar edhe emrat që do të ishin pjesë e grumbullimit në bregetin durrsak që prej mbrëmjes të së enjtes.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Fri, 22 May 2009 , 21:31

Ishalla Vllaznia ja ban hysmetin edhe impenjohet maksimalisht !!!

Forca Vllaznia
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 02:50

Fushaj tani kërkon
që të flasë skuadra
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili ka vënë edhe një premio
prej 10 mijë dollarësh për kokë, në rast të shpalljes kampion të
ekipit të tij, tani kërkon që kuqeblutë të flasin me lojën e tyre në
fushë. I kontaktuar nëpërmjet telefonit nga “Panorama Sport”,
numri një i klubit shkodran ka qenë tepër i rezervuar në fjalët e tij,
duke kërkuar që këtë gjë t’ia lërë kuqebluve nesër në tapetin e
“Qemal Stafës”. “Nuk kam se çfarë të them, pasi kemi thënë
shumë deri tani. Gjithçka nga ana jonë është përgatitur, për t’i
bërë një mbështetje totale ekipit. Tani fjala u takon lojtarëve në
fushë”, ka thënë presidenti Fushaj. Ky i fundit, përveç mbështetjes
financiare të ekipit, në këto çaste vendimtare për titullin
kampion, që ka menduar edhe për tifozerinë shkodrane. Ai ka
vënë në punë të gjithë hallkat e klubit, në mënyrë që këtij ekipi të
mos i mungojë asgjë në takimin e së shtunës. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 02:52

SITUATA
Lojtarët jashtë mikrofonave:
Në Tiranë, shpirtin në fushë
Në ekipin kuqeblu optimizmi është rritur ndjeshëm dhe kjo nuk do shumë
për t’u kuptuar, nëse ndjek stërvitjen. Pavarësisht se e kanë të ndaluar
komunikimin zyrtar me mediat, futbollistët kuqeblu besojnë shumë se
do të festojnë në Tiranë titullin kampion. Duke mos dashur të publikohen
emrat e tyre, jashtë mikrofonit, për “Panorama Sport” disa lojtarë, njëzëri
u shprehen: “Janë dy duar për një kokë dhe pse të mos japim më të
mirën, e pastaj të dalë çfarë të dojë. Me ndihmën e Zotit ne do të
festojmë. Premtojmë shpirtin në
fushë.” Nga gjuha e të folurit
shkodranët duket se janë në
sinkron me njëri-tjetrin. Ata janë
shumë optimistë tek ajo që do
të japin të shtunën. Të paktën,
gjatë këtij 90-të minutëshi të fundit
të kampionatit, nuk kërkojnë
ta mbajnë mendjen tek ajo që
shkoi. Me më shumë besim tek
vetja, kuqeblutë lanë Shkodrën
në orët e pasdites, për t’iu drejtuar
Durrësit. Ndërkohë Vllaznia
ka zhvilluar dje stërvitjen
e fundit në stadiumin “Loro Boriçi”, seancë kjo që ka filluar
rreth orës 17:00. Trajneri Dervish Haxhiomanoviç i ka pasur të
gatshëm të gjithë lojtarët. Edhe dy shqetësimet e vetme të shkodranëve,
portieri Armir Grima e mesfushori Ndriçim Shtubina, i
kanë dhënë fund ankthit të teknikut. Me 99%, dy lojtarët do të jenë
të gatshëm për takimin e final të kampionatit. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 02:54

Shtubina, terapi në Malin e Zi
Menjëherë pas stërvitjes së djeshme, Ndriçim Shtubina, në ndryshim
nga ekipi, nuk i është drejtuar Durrësit, por Malit të Zi. Sipas
burimeve pranë lojtarit, ai ka shkuar në shtetin fqinj për të kryer
një terapi riaftësuese, pas problemeve të fundit në shpatullën e
djathtë. Mesfushori pritet t’i bashkohet sot ekipit, pasit të bëjë
edhe seancën e fundit të terapisë.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by futbollist » Sat, 23 May 2009 , 10:44

Ishallla asht gati per ndeshjen e sotme Shtubina.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:44

Duelet ne fushe, ja si luftohet
24 Maj Memelli-Beqiri



Parashikohet nje duel shume i forte perpara zones shkodrane. Te dy jane futbolliste te forte fizikisht dhe me eksperience. Mbrojtesi shkodran eshte ka zhvilluar nje kampionat shume te mire dhe po kalon forme te shkelqyer. Sot do te kete shume pune. Ka perballe golashenuesin me te mire te sezonit. Nje futbollist qe nuk fal perpara portes dhe ndjek deri ne fund çdo aksion. Gjithmone i rrezikshem.



Sinani-Pezo



Nje perballje interesante. Sulmuesi me i mire i Vllaznise ndaj nje prej mbrojtesve qe nuk ka gabuar thuajse asnjehere kete sezon. Te Sinani do te mbeshtetet loja e sulmit per shkodranet. Shume teknik dhe i sakte ne gjuajtje. Por, nuk do ta kete te lehte perballe Pezos. Jo vetem qe eshte i sakte ne nderhyrje, por shpeshhere hap lojen ne krah. Nje siguri e madhe per prapavijen bardheblu.



Agolli-Smajli



Nje duel qe do te zhvillohet ne krah. E thone te gjithe, Agolli eshte mese i nevojshem per kete Tirane. Jo me kot Halili shpenzoi 40 mije euro per te. Gjithmone kontstant ne lojen e tij. Krosimet jane pergjithesisht te sakta, ne nje kohe qe kthehet mbrapa dhe mbron. Smajli nga ana tjeter eshte gjithashtu nje prej me te mireve per Vllaznine. I shpejte dhe teknik. Nje duel qe pritet te jete shume i forte



Shtubina-Lila



Nga njera ane talenti me i ri i futbollit shkodran, ndersa nga ana tjeter nje prej mbrojtesve me te mire ne Shqiperi dhe ne Kombetare njekohesisht. Ne Shkoder, sulmuesin shtatshkurter e konsiderojne “Messi i Shqiperise”. Shume teknik dhe i rrezikshem njekohesisht. Lila nuk do ta kete te lehte, por ka eksperiencen e nje mbrojtesi qe di te nderhyje sakte dhe ne disa raste nderrmer edhe inkursione.



Abraham-Boadu



Nje duel interesant ky mes dy futbollisteve me ngjyre qe kane keto skuadra. Mbrojtesi bardheblu eshte nje prej me te mireve ne Shqiperi. I shpejte dhe i sakte ne nderhyrje. Ne shume raste kundershtaret e kane te veshtire ta ndalin kur merr krahun. Boadu nga ana tjeter ka vetem gjatesine ne favor. Nuk eshte shume i shpejte, ne nje kohe qe shperdoron jo pak para portes. Megjithate, eshte i vetmi qe i ka shenuar Tiranes kete sezon.



Muka-Belisha



Kapiteni bardheblu perballe nje prej me te mireve te Vllaznise. Nje duel interesant ne mesin e fushes ne finalen e sotme. Dihen tashme vlerat e Mukes. Shume teknik, ka vizion loje dhe lojtar i zgjuar njekohesisht. Prej kembeve te tij nisen thuajse te gjitha aksionet e skuadres se Tiranes. Megjithate, nuk mbetet mbrapa edhe mesfushori kuqeblu.



Dhembi-Devolli



Nje shkaterrues i mirefillte, perballe nje ndertuesi qe e ben po kaq mire kete pune. Korçari i Vllaznise qendron mbrapa sulmit kuqeblu dhe sherben per vijen e pare. Teknik dhe i rrezikshem njekohesisht. Por, perballe ka nje Devoll te palodhur. Shume i forte fizikisht dhe nje pengese per kundershtarin. Perpara se ti afrohen zones, shkodranet duhet te kalojne fillimisht gjirokastritin. Do ta kene shume te veshtire. Dhembi mbi te gjithe.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:47

perseri gazetaret flasin marrina.


ne 2 luftime kan ba tiransit ma te mire

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 17:49

TIRANA/ “ORGANIKA” NË 32 JAVË...

Nga java e parë deri në të 32-tën kanë luajtur 26 futbollistë. Ka nga ata që janë larguar apo “huazuar” nëpër skuadra e tjera, por që kanë lënë një shenjë sado të vogël, për t’u quajtur edhe ata kampionë.

1. Blendi Nallbani 28 ndeshje
2. Rezart Dabulla 23 ndeshje
3. Lekë Kcira 8 ndeshje
4. Gerald Tusha 1 ndeshje
5. Andi Lila 27 ndeshje
6. Tefik Osmani 24 ndeshje
7. Bledar Devolli 29 ndeshje
8. Ansi Agolli 28 ndeshje
9. Alecheny Abraham 29 ndeshje
10. Sabien Lila 20 ndeshje
11. Erald Deliallisi 14 ndeshje
12. Daniel Xhafa 30 ndeshje
13. Migen Memelli 28 ndeshje
14. Blerti Hajdari 5 ndeshje
15. Pace Kurunovski 5 ndeshje
16. Jetmir Sefa 25 ndeshje
17. Arjan Tusha 1 ndeshje
18. Florenc Arapi 8 ndeshje
19. Devi Muka 14 ndeshje
20. Ergys Sorra 4 ndeshje
21. Migen Metani 3 ndeshje
22. Antonio Pashaj 2 ndeshje
23. Endrit Ferra 1 ndeshje
24. Toni Pezo 29 ndeshje
25. Gjergji Muzaka 28 ndeshje
26. Saimir Patushi 14 ndeshje


VLLAZNIA/ “ORGANIKA” NË 32 JAVË

Më pak futbollistë të përdorur (23) tregojnë një lloj racionaliteti. Nga rekordmeni Armir Grima me 32 ndeshje të plota ka edhe futbollistë të tjerë, veçanërisht ata titullarë, që falë bagazhit e përvojës kanë më tepër prezenca se sa disa lojtarë të tjerë që janë afruar rishtas, apo janë rikthyer në ekip.

1. Armir Grima 32 ndeshje
2. Dritan Smajli 26 ndeshje
3. Elvin Beqiri 25 ndeshje
4. Marko Bashic 28 ndeshje
5. Suad Lici 30 ndeshje
6. Ndricim Shtupina 27 ndeshje
7. Xhejms Boadu 29 ndeshje
8. Amarildo Belisha 31 ndeshje
9. Ilir Nallbani 31 ndeshje
10. Edmond Doci 20 ndeshje
11. Erjon Hoti 14 ndeshje
12. Paulin Dhëmbi 30 ndeshje
13. Safet Osja 31 ndeshje
14. Vioresin Sinani 28 ndeshje
15. Albert Kaci 17 ndeshje
16. Amadou Muahemed 2 ndeshje
17. Jasemin Rraboshta 8 ndeshje
18. Gaspër Ndoja 1 ndeshje
19. Bekim Bala 7 ndeshje
20. Guri 1 ndeshje
21. Xhevahir Sukaj 13 ndeshje
22. Mirko Plantic 8 ndeshje
23. Edon Hasani 1 ndeshje

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:11

Tifozët kuqeblu: Vllazni, fito për Shkodrën!

Për ndeshjen e sotme do të jetë një numër i madh tifozësh shkodranë që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Falë sponsorizimit të presidentit Fushaj për autobusët, fansat kuqeblu dëshirojnë të jenë prezentë në “Qemal Stafa” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Luhet për një fitore të vetme dhe, nëse arrihet, kjo do të thoshte titull kampion, që do ishte i 10?i në historinë e këtij klubi, më të vjetrit në Shqipëri. Drejt kryeqytetit pritet të udhëtojë një numër i madh tifozësh, të moshave dhe brezave të ndryshëm. “Nuk ka se si të mos jem në këtë ndeshje shumë të rëndësishme,” ? thotë një nga tifozët e vjetër të kësaj skuadre, 70-vjeçari Gjovalin Pavaci. Ai vazhdon më tutje: “Vllaznia ka nevojë për ne në këtë ndeshje dhe ai që është tifoz duhet të jetë në Tiranë. Kur do jem unë që jam në këtë moshë, të tjerët që janë më të rinj, nuk duhet ta diskutojnë një gjë të tillë. Nëse Vllaznia e fiton këtë ndeshje, nuk do jetë një fitore vetëm e Sinanit, Grimës, lojtarëve të tjerë apo e presidentit Fushaj. Do jetë një festë për gjithë Shkodrën, sepse Vllaznia është një pjesë e rëndësishme e këtij qyteti. Prandaj ajo duhet ta fitojë këtë ndeshje për hir të këtyre njerëzve.” Në kampin shkodran janë marrë të gjitha masat për të bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje. Edhe tifozët besojnë te kjo gjë. Numri i tyre mendohet të jetë i madh në këtë sfidë shumë delikate. Kështu, përveç 10 autobusëve të vënë në dispozicion nga ana e presidencës së klubit, ka lëvizur edhe Bashkia Shkodër. Ky institucion ka premtuar se do vërë në dispozicion për tifozët që duan të shkojnë në Tiranë edhe dy autobusë të tjerë. Numri i përgjithshëm kësisoj ka shkuar në 12, por presidenti Fushaj ka premtuar se, nëse do të ketë kërkesa të tjera, numri i tyre do rritet edhe më shumë. Besimi kësisoj ekziston. Tashmë të gjithë presin reagimin e skuadrës në fushën e lojës. Edhe vetë futbollistët dëshirojnë që ta bëjnë të tyren këtë trofe. Për shumë arsye, edhe për paratë e premtuara si shpërblim nga presidenti, edhe për kënaqësi personale, por edhe për shumë arsye të tjera. Mbi të gjitha sepse e duan këtë skuadër dhe dëshirojnë ta gëzojnë këtë qytet. Në Shkodër sonte mund të ketë festë nëse Vllaznia mund bardheblutë. Festa në kryeqendrën veriore krijohet vetvetiu, ashtu si vitin e kaluar kur kuqeblutë morën Kupën e Shqipërisë. Njerëzit janë bërë gati të dalin në shesh edhe mbrëmjen e sotme.

Post Reply