Liga e Kampioneve

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Liga e Kampioneve

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 23:49

Admin wrote:O Goldi, Barca i ka marr mare te tane ja vetem Malaga :)
Ju doli zani ju gjermanve, se gjet nji kal te cofun portugez ....
ku e kam at shv13 iher se je tu na randu ne gjermanve ti shoku admin
ca kena me ju ba ju te barces
ska me ju ra ner mend me lujt futboll ma
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by shv13 » Sat, 28 Mar 2009 , 09:37

barca ajet tu ba 5-6 gola ne kampionat spanjoll qe s bahet as presing e as mbrojtje po losin te hapun.Te vijne e ti bajne 5-6 gola ne kamp italian.As reggines ne vend t fundit s ja bajne...Ne champions asht histori tjeter,po se le me lujte e i imponon futbollin fizik e han dreqi spektaklin e barces njashtu si me mancesterin vjet...
Admin ata kuajt e cofet u dhanen prej tanve si pretendente kryesore bashke me spanjen e hollanden mbas ndeshjeve ne grupe...derisa ju doli para poldi me schweinin :lol: :lol:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by shv13 » Mon, 06 Apr 2009 , 21:38

lucio nuk lun te merkuren.
demichelis,van buyten e lahm qe ishin ne dyshim do te jene.
ishalla na nderojne bavarezet.Nqs ndojnjeni e mban mend ne uefa 95-96 kur e fitoi bajerni i kena pa eliminu tu i rrahe mbrende e jashte e nuk i dihet edhe kyt rradhe bajme ndoj surprize...e bukra asht se te dy trajnerat kane ne fushe ne ato 2 ndeshje...klinsi pat ba 15 gola ne at sezon dhe hala asht rekordi sezonal ne kupat e europes
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by shv13 » Tue, 07 Apr 2009 , 12:21

nuk lun prape van bujten se asht ne belgjike per arsy familjare.
demichelis e breno ne qender te mbrojtjes...
une per vedi se shof hic neser mrama se s du me u ba nervoz.
fundi dalte per hajer ka pa thane njeni...(mgjth atij i doli zi katran :lol: :lol: )
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Liga e Kampioneve

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 12:36

shv13 wrote:nuk lun prape van bujten se asht ne belgjike per arsy familjare.
demichelis e breno ne qender te mbrojtjes...
une per vedi se shof hic neser mrama se s du me u ba nervoz.
fundi dalte per hajer ka pa thane njeni...(mgjth atij i doli zi katran :lol: :lol: )
nuk i dihet grushtit, ka pas thane nji tjeter :D
kshuqi mos i hup shpresat

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by shv13 » Tue, 07 Apr 2009 , 12:46

top i rrumbullaket asht ma skodrinon,une ishtu tham po mandej ta po e shof gjithsesi...po me brenon ne qender vec messi me shoke ta po losin harushe kam frike...ishalla t pakten parrin ndoj rezultat qe t jep shpresa per ndeshjen e kthimit.
Kur lexova mrame se van bujten asht u qetsova disi po sot te siti i bajernit konfirmohej mungesa prandaj i hupa ifije shpresat
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Liga e Kampioneve

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 14:18

kyt brenon pak ndeshje e kam pa e nuk me ka pelqy hiç.
kakà e ka pase qejf shum ket lojtar e nuk lete interviste pa e permende per me e ba gallianin me e ble. kur nuk e mori milan me erdhi keq por me ça shifet kan ba mire qi nuk e kan ble, megjithse asht shum i ri e nuk asht e thanun qi nuk permirsohet

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by shv13 » Tue, 07 Apr 2009 , 17:31

e kam lexu edhe une per interesimin e milanit.Nuk e di sa asht i vertete.E verteta asht se mbrojtes qendret 18 vjec aq ma teper brazilian asht vshtire me kene talent.Hajt sulmus,po mbrojtes asht e vshtire...mgjth asht sezoni i pare e ndoshta piqet po asht guxim me lujte me te ne camp nou,n kyt pike ma mire me kalu oddon ne qender,s ka lujte kurre n at rol po t pakten ka eskperience,brenos ta po i dridhen gjujte para messit me shoke
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Liga e Kampioneve

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Apr 2009 , 21:30

do i shkrijme keta hollandezt e barces ne i pat met ne nji :lol: :lol: :lol:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Wed, 08 Apr 2009 , 04:49

admini shkruan

Barca ksaj here ka me tregu superioritetin edhe vetem finalja e pret
Me vjen keq per gjermant se jeni edhe shume pa kta bobat ktu poshte kane me kalu turin

_______________________________________________________________

edhe un i ketij mendimi jam admin.

dihet orca e barcelones e sidomos ket vit

dhe mendoj se 100% barcelona e fiton kupen e kampioneve.

per mu asht ekipi ma i mire ne bote per momentin .

me vjen shum keq juve te bajernit qe u takoj me barcelonen ,por shpresat qe mund te keni jane 0,1% se mund te kualifikoheni.

ne fakt me vjen keq per klismanin qe i shkoj sezoni bosh ,por ma keq me vjen per goldianin ,man in red blu ,kristianin dhe shum te tjere qe nuk po i permendi ,dhe seriozisht dhe sinqerisht me vjen keq se jena vllaznit e ketij forumit.por futbolli keshtu e ka ,nga nje here fiton qyl dhe nga njehere te del nji skuader qe ti pret shpresat sa e merr vesh se do perballesh me te.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Wed, 08 Apr 2009 , 04:50

goldiani shkruan

do i shkrijme keta hollandezt e barces ne i pat met ne nji :lol: :lol: :lol:

________________________________________________________________________-

ti e din shum mire qe bajerni ka hollandez naqe ,e mos fol ma se i thashe me e l;an ndeshjen :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Wed, 08 Apr 2009 , 04:51

Champions: Porto befason Mançesterin në shtëpi, barazon 2-2


Autori: editor
Data: 07/04/2009
Version Print


Anglezëve të Mancesterit nuk u kanë mjaftuar golat e Rooney dhe Tevez. Ka filluar me një surprizë turi çerek-final i Ligës së Kampioneve. Portoja ka ndalur të kuqtë e Fergusonit në një barazim 2-2 në “Old Trafford”. Të parët kanë kaluar në epërsi portugezët, me anë të Rodriguezit, në minutën e 4-t, ndërkohë që është përgjigjur gati flakë për flakë Roney, për vendasit, pikërisht me golin e shënuar prej tij në minutën e 15-të. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë, ndërkohë që pjesa e dytë është dominuar nga anglezët, që kanë qenë tërë kohës në kërkim të golit të epërsisë e të fitores. Gol të cilin e kanë gjetur në minutën e 85-të, me anë të argjentinasit Tevez, por nuk e kanë shijuar shumë, pasi miqtë kanë barazuar 3 minuta më vonë, me anë të M.Gonzales. Ky gol i ka shtangur të kuqtë e Fergusonit, që kanë parë t’u ikë nga duart fitorja dhe t’i minimizojnë shanset për kualifikim në ndeshjen e kthimit në Portugali.



Manchester United-Porto 2-2
Manchester United (4-4-2): Van der Sar; O’Shea, Vidiç, Evans (Neville 70’), Evra, Fletçer, Carrick, Scholes (Tevez 70’) Cristiano Ronaldo, Rooney, Park (Giggs 59’). Trajner: A.Ferguson
Porto (4-3-3): Helton; Sapunaru, Rolando, Bruno Alves, Cissokho, Lucho Gonzales, Fernando, Raul Maireles (Costa Tomas 80’), Lisandro, Rodriguez (Mariano Gonzales 80’). Trajner: J.Ferreira
Arbitër: Plautz (Aut)
Shënues: Rodriguez 4’(P), M.Gonzales 87’(P) / Rooney 15’(M), Tevez 85’ (M),

Adebayori i përgjigjet Sennas: Villareal-Arsenal 1-1
Në barazim ka përfunduar ndeshja e parë cerekfinale e Ligës së Kampioneve, midis Arsenalit dhe Villarrealit. Ka qenë Senna, që i ka kaluar spanjollët në epërsi, me një gol të bukur në minutën e 10-të të pjesës së pare, i ndihmuar nga Giuseppe Rossi, por Adebayori i ka rihapur llogaritë në minutën e 20-të të pjesës së dytë, me golin e barazimit, rezultat i cili nuk ka ndryshuar deri në fund.



Villarreal-Arsenal 1-1
Villarreal (4-4-2): D. López, Angel López, Gonzalo, Godin, Capdevila, Cani (Fernandez 46’), Senna, Eguren, Ibagaza (Franko 78’), Rossi, Llorente (Pires 69’). Trajner: Pellegrini.
Arsenal (4-2-3-1): Almunia (Fabianski 72’), Sagna, Toure, Gallas (Djorou 87’), Clichy, Denilson, Song, Nasri, Fabregas, Ëalcott (Eboué 88’), Adebayor. Trajner: Wenger.
Shënues: Senna 10’(V) / Adebayor 65’(A)
Arbitër: Ovrebo (Nor)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Wed, 08 Apr 2009 , 04:55

Podolski: Championsi për të harruar Bundesligën


Autori: Arjan Koci
Data: 07/04/2009
Version Print


Bajerni i Mynihut nuk do të përsërisë të njëjtat gabime si në kampionat kundër Volfsburgut

Lukas Podolski synon të lërë pas Bundesligën dhe të harrojë kujtimet e humbjes së thellë 5-1 kundër Volfsburgut dhe ta inspirojë Bajernin e Mynihut drejt fitores kundër skuadrës së tij të preferuar në kohën e fëmijërisë, Barcelonës. Të dyja skuadrat do të ndeshen nesër për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Lojtari 23-vjeçar ka luajtur për 90 minuta kundër Volfsburgut, në humbjen më të thellë të Bajernit këtë sezon. Ndeshja e sotme në “Camp Nou” i ofron Bajernit shansin e menjëhershëm për të treguar se ata janë ende të fortë. “Kam qenë një tifoz i madh i Barcelonës prej vitesh, edhe pse e di se nuk ka vend për mëshirë kur të ndeshemi”, ka thënë Podolski. “Do të shkojmë në Barcelonë për të marrë të paktën një barazim. E vetmja mënyrë për të harruar humbjen 5-1 në Bundesligë është të luajmë mirë kundër Barcelonës. Ky është edhe synimi im”, ka shtuar ai.

Lojtarët e preferuar Krahas skuadrës së tij të zemrës, Këlnit, Podolski pranon se ka qenë gjithnjë tifoz i skuadrës katalanase. “Vite më parë unë isha tifoz i dy klubeve: i Këlnit dhe i Barcelonës. Mbaj mend kur Barça kishte lojtarë të shquar si Hristo Stoiçkov, Rivaldo dhe Romario. Kur luaja në shkollë, unë doja të isha Rivaldo i ri, madje e thërrisja veten ashtu. Secili fëmijë ka lojtarët e tij të preferuar dhe unë kisha Rivaldon”.
Makinë e prishur Disfata kundër Volfsburgut i dha fund serisë prej katër fitoresh rradhazi në kompeticione të ndryshme dhe Podolski dëshiron të kuptojë se çfarë nuk shkoi si duhet. “Eshtë vërtet e vështirë të shpjegoj atë që ndodhi”, tha ai. “Ne luajtëm mirë në pjesën e parë. Edhe kur pësuam golin e parë, u përgjigjëm shumë shpejt. Në pjesën e dytë ishim si makinë e prishur. Përse? Nuk e kam idenë, por di një gjë, se metoda më e mirë për të marrë veten është të luajmë mirë kundër Barcelonës”.

Paralajmërimi Duke qenë i vetëdijshëm për formën e shkëlqyer të Barcelonës në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Podolski ka thënë se do të ishte gabim të mos i jepej asnjë shans Bajernit për të kaluar në gjysmëfinale kundër Liverpulit ose Çelsit. “Të gjithë e dimë se ç’skuadër e fortë është Barcelona”. Por lojtarët e Bajernit nuk e kanë harruar që skuadra e tyre nuk e ka provuar humbjen këtë sezon në këtë kompeticion. “Ne ndihemi mirë kur luajmë në Champions, prandaj nuk duam të kapitullojmë që përpara ndeshjes. Do të ishte një gabim i madh. Do të luajmë kundër gjigantëve, por edhe vetë jemi gjigantë. Futemi në këtë ndeshje për të luajtur mirë. Cili do të ishte një rezultat i mirë në Barcelonë? Sigurisht që duam të fitojmë, kurse barazimi është minimnumi”.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Liga e Kampioneve

Post by futbollist » Wed, 08 Apr 2009 , 19:38

Ishalla po hup Liverpuli se eshte ekipi qe kam ma inat. Bajern dona fitore sante :wink:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Liga e Kampioneve

Post by GOLDIAN » Wed, 08 Apr 2009 , 21:07

shv13 ku je sante ma vlla se mu me ikut truni
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by shv13 » Wed, 08 Apr 2009 , 21:41

ca me ba ma goldian po a shef si s ka ansji mbrojtes qendret taman.Demichelis ka lujte gjithmone para mbrojtjes,breno asht 18 vjec,lell asht gjytrym...
me lucio,van bujten e lahm e do t kishte kene e vshtire e jo ma me kta qe jane ne loje sonte.Une do t isha ba me nerva sikur t kishim me ma t miret e me pa hupe keqas po me kyt formacion s kane shanse...u dite kjo pune edhe pse tifozlleku t ban me shpresu...neser mrama ishalla ma mire
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Liga e Kampioneve

Post by GOLDIAN » Wed, 08 Apr 2009 , 22:50

lene se dhe mesfusha per toke asht
o une po cmendem o ky schweini cdo ndeshje e ma dobet asht
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Liga e Kampioneve

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 23:05

Ma shum m'vjen keq per Klinsman.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Liga e Kampioneve

Post by vllaznia1919 » Wed, 08 Apr 2009 , 23:15

Barça-Bylis Munchen 4-0! :D :D :D :D
Pse nuk e veni rezultatin per ata qe se dijne.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Liga e Kampioneve

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 23:21

vllaznia1919 wrote:Barça-Bylis Munchen 4-0! :D :D :D :D
Pse nuk e veni rezultatin per ata qe se dijne.
Ser Dedja jep dorheqjen..... :D

Post Reply