Post
by fpjalmi » Wed, 08 Apr 2009 , 04:51
Champions: Porto befason Mançesterin në shtëpi, barazon 2-2
Autori: editor
Data: 07/04/2009
Version Print
Anglezëve të Mancesterit nuk u kanë mjaftuar golat e Rooney dhe Tevez. Ka filluar me një surprizë turi çerek-final i Ligës së Kampioneve. Portoja ka ndalur të kuqtë e Fergusonit në një barazim 2-2 në “Old Trafford”. Të parët kanë kaluar në epërsi portugezët, me anë të Rodriguezit, në minutën e 4-t, ndërkohë që është përgjigjur gati flakë për flakë Roney, për vendasit, pikërisht me golin e shënuar prej tij në minutën e 15-të. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë, ndërkohë që pjesa e dytë është dominuar nga anglezët, që kanë qenë tërë kohës në kërkim të golit të epërsisë e të fitores. Gol të cilin e kanë gjetur në minutën e 85-të, me anë të argjentinasit Tevez, por nuk e kanë shijuar shumë, pasi miqtë kanë barazuar 3 minuta më vonë, me anë të M.Gonzales. Ky gol i ka shtangur të kuqtë e Fergusonit, që kanë parë t’u ikë nga duart fitorja dhe t’i minimizojnë shanset për kualifikim në ndeshjen e kthimit në Portugali.
Manchester United-Porto 2-2
Manchester United (4-4-2): Van der Sar; O’Shea, Vidiç, Evans (Neville 70’), Evra, Fletçer, Carrick, Scholes (Tevez 70’) Cristiano Ronaldo, Rooney, Park (Giggs 59’). Trajner: A.Ferguson
Porto (4-3-3): Helton; Sapunaru, Rolando, Bruno Alves, Cissokho, Lucho Gonzales, Fernando, Raul Maireles (Costa Tomas 80’), Lisandro, Rodriguez (Mariano Gonzales 80’). Trajner: J.Ferreira
Arbitër: Plautz (Aut)
Shënues: Rodriguez 4’(P), M.Gonzales 87’(P) / Rooney 15’(M), Tevez 85’ (M),
Adebayori i përgjigjet Sennas: Villareal-Arsenal 1-1
Në barazim ka përfunduar ndeshja e parë cerekfinale e Ligës së Kampioneve, midis Arsenalit dhe Villarrealit. Ka qenë Senna, që i ka kaluar spanjollët në epërsi, me një gol të bukur në minutën e 10-të të pjesës së pare, i ndihmuar nga Giuseppe Rossi, por Adebayori i ka rihapur llogaritë në minutën e 20-të të pjesës së dytë, me golin e barazimit, rezultat i cili nuk ka ndryshuar deri në fund.
Villarreal-Arsenal 1-1
Villarreal (4-4-2): D. López, Angel López, Gonzalo, Godin, Capdevila, Cani (Fernandez 46’), Senna, Eguren, Ibagaza (Franko 78’), Rossi, Llorente (Pires 69’). Trajner: Pellegrini.
Arsenal (4-2-3-1): Almunia (Fabianski 72’), Sagna, Toure, Gallas (Djorou 87’), Clichy, Denilson, Song, Nasri, Fabregas, Ëalcott (Eboué 88’), Adebayor. Trajner: Wenger.
Shënues: Senna 10’(V) / Adebayor 65’(A)
Arbitër: Ovrebo (Nor)