Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Thu, 04 May 2006 , 21:40

mire ja ka ba naqe :P ishalla fitojme :D

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 08 May 2006 , 12:56

Kuqeblutë, edhe dje në stërvitje


Megjithëse kanë luajtur të shtunën, futbollistët e Vllaznisë kanë qenë edhe dje në stërvitje. Kuptohet, nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët, pasi kanë munguar disa prej titullarëve. Ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë edhe prania e portierit Ndoja, i cili pasi është takuar me stafin drejtues, është nisur drejt Tiranës për të bërë rezonancën magnetike të gjurit të dëmtuar. Me sa duket, bëhet fjalë për një dëmtim të ligamenteve të gjurit dhe kësisoj duket e sigurt mungesa e tij në finalen e kupës. Futbollistët dje kanë zhvilluar kryesisht vrapime përreth fushës, ndërkohë që sot do t'i lihet vendi përgatitjes taktike për ndeshjen e së mërkurës.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 13 May 2006 , 14:34

Vllaznia që mbrëmë në Korçë

Ekipi shkodran e ka kaluar natën e mbrëmshme në qytetin e Korçë. Ai ka lënë Shkodrën rreth orës 14.00 të pasdites së djeshme duke marrë rrugën drejt qytetit juglindor të Shqipërisë. Në përbërje të ekipit kanë qenë thuasje të gjithë futbollistë të rinj, disa prej të cilëve sot për herë të parë do të veshin fanellën e Vllaznisë. Por megjithëse të gjithë të rinj ajo çfarë pritet të demostrojnë këta futbollistë, do të jenë vlerat e tyre të vërteta, çka do të thotë se ky takim i sotëm shërben edhe si test në prag të sezonit të ri. Kjo sepse nga sa thuhet nga burime brenda klubit, për sezonin e ri do të bëhet një organizimi total i skuadrës duke bërë seleksionime të shumta të lojtarëve.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 13 May 2006 , 14:36

-Vllaznia, me skuadër të re drejt Korçës

Skuadra shkodrane nuk i ka kushtuar aspak rëndësi ndeshjes së sotme me Skënderbeun. Një gjë e tillë faktohet më së miri kur mëson se drejt Korçës janë nisur një grup lojtarësh të rinj duke mos futur këtu asnjë nga titullarët aktualë të skuadrës. Kësisoj edhe pretendimi për takimin e sotëm do jetë thjeshtë një test për këta futbollistët e rinj. Kështu nisur edhe nga lista e lojtarëve që kanë shpallur trajnerët Dedja e Premçi për takimin e sotëm, vëren se ka edhe futbollistë të ardhur nga ekipi i të rinjve. Kështu sa i takon portës përveç Bishanit, me ekipin ka udhëtuar edhe portieri tjetër i ri Hasaj. Për të vazhduar me Zmijanin, kelmendin, Danin, Hotin, Arsen Beqirin, Gilman Likën, Canin, Bekën, Toçukun, Ahin, Tafilin, Edmir Beqirin, Harris Likën etj. Siç shikohet emrat e përzgjedhur për ndeshjen e sotme, shumë pak prej tyre janë të njohur.
Të tjerët 18-19 vjeçarë të cilët kësisoj do të kenë mundësinë të tregojnë sot vlerat e tyre. Vendimi për të udhëtuar drejt Korçës me ekipin e të rinjve është marrë mesa duket sëbashku me presidencën e klubit. Kjo sepse disa prej lojtarëve kishin kërkuar leje për të mos qenë prezent në ndeshjen e sotme. Kështu Leandro pritet që sot të udhëtojë drejt Brazilit, Bokatola thuhet se ka qenë në Federatë ditën e enjte për t’i zgjidhur përmes këtij institucioni mosmarrëveshjet që ka me drejtuesit e Vllaznisë. Sakaq leje ka kërkuar edhe malazezi Radusinoviç i cili mesa duket i ka dhënë lamtumirën kampionatit shqiptar. Ndërkaq në stërvitjen e djeshme ka munguar Ndreka që siç duket edhe ai i ka dhënë fund karrierës me kuqeblutë. Ajo çfarë është konstatuar dje në stërvitjen e ekipit shkodran, ka qenë natyrisht zhgënjimi për humbjen e kupës. Tek të gjithë vërehej keqardhja për këtë ndërkohë që nuk kanë munguar edhe pakënaqësitë e disa lojtarëve për gjoja disa prononcime të trajnerit Dedja pas ndeshjes të së mërkurës teksa ka fajësuar disa prej titullarëve për gjoja kontigjent jo të mirë fizik. Në fundin e stërvitje ka qenë vetë drejtuesi i pankinës së Vllaznisë ai që para skuadrës ka deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë nga ato thënie duke aluduar për keqinterpretime të shtypit. Kjo gjë natyrisht ka mbyllur edhe këtë problem teksa tashmë është duke u menduar vetëm për mbylljen formale të këtij sezoni. Kuqeblutë në këtë mënyrë kanë dalë kokëulur edhe nga ky sezon duke menduar që ai tjetri kur të vijë të jetë më ndryshe. Kapitulli i sivjetëm për shkodranët është mbyllur që të mërkurën në darkë ndërkohë që sot, thjesht do jetë një ndeshje sa për të respektuar kampionatin.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 17 May 2006 , 18:38

Vllaznia, presidenca në pikëpyetje e ardhmja

Sezoni 2005-06 është mbyllur dhe Vllaznia ashtu si tre vitet e tjera të fundit ka dalë duarbosh. Jo vetëm kanë munguar trofetë, por bashkë me to edhe pjesmarrjet në Kupat e Evropës, një burim fitimi ky edhe për klubin. Në këtë kontekst kur masa e gjërë sportdashëse pret me shumë vëmendje rrjedhjen e ngjarjeve në rradhët e kuqebluve, aty ka pllakosur heshtja. Skuadra është pushim dhe nuk dihet nëse do mbildhet ndonjë ditë tani së shpejti për të bërë të paktën analizën e sezonit që u mbyll. Sakaq sytë e të gjithë janë drejtuar nga presidenca e klubit. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se gjërat edhe në rradhët e donatorëve aktualë të Vllaznisë nuk shkojnë dhe aq mirë. Sezoni i fundit që ka qenë një dështim i plotë megjithë paratë e shumta që janë hedhur, i ka bërë donatorët e skuadrës të mendohen mirë për të ardhmen. Ajo çfarë flitet është një qëndrim i kundërt mes dy prej donatorëve, presidentit Çela dhe zëvendëspresidentit Fushaj. Ky i fundit edhe në fillim të sezonit që sapo përfundoi, doli hapur ndaj drejtimit të kolegur të tij pikërisht sa i takon disa njerëzve që ishin emëruar në krye të skuadërs apo dhe të klubit. Edhe atëherë Fushaj pat deklaruar rishikimin e qëndrimit të tij në drejtimin e Vllaznisë. Madje numri 2 i klubit shkodran atë kohë deklaroi se nëse qëndronte, do kërkonte “rregulla të tjera loje”. E njëjta situatë po përsëitet gati edhe tani. Burime pranë zëvendëspresidentit Fushaj bëjnë të ditur se ai gjatë kësaj jave do të ketë një takim me dy donatorët e tjerë të Vllaznisë (Çela aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë) pikërisht për të sqaruar këto gjëra. Nuk është çudi që ai nëse nuk gjen konsensus edhe të largohet nga financimi i mëtejshëm i këtij klubi. Por një mundësi tjetër mund të jetë edhe afrimi edhe i donatorëve të tjerë pranë skuadrës shkodrane. Kjo gjë po përflitet çdo ditë e më tepër në opinionin sportdashës të këtij qyteti, madje përmenden edhe emra të ndryshëm sikurse edhe koalicione donatorësh aktualë dhe të rinj. Këta zëra për lëvizje në këtë drejtim kanë marrë shkas edhe nga deklarata e para pak muajve të kryebashkiakut Artan Haxhi që pat thënë se biznesmenë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë të vijnë e të financojnë klubin e futbollit në Shkodër. E rëndësishme është që Vllaznia e pret një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Shumë prej lojtarëve aktualë të ekipit shprehen për një largim të parevokueshëm nëse gjërat nuk ndryshojnë për mirë që në “kupolën” e klubit. Të paktën disa prej lojtarëve më të mirë të skuadrës që mbylli këtë sezon, kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga Shkodra. Duke filluar këtu që nga kapiteni Sinani, Bokatola, Leandro, Radusinoviç, Teli e ndonjë tjetër. asnjëri prej tyre sigurisht që nuk ka dëshirë të ndërrojë ambjent por detyrohen duke parë shumë gjëra që bëhen gabim që në drejtimin e klubit. Të gjithë këta emra që përmendëm janë shprehur të gatshëm të vijojnë të luajme me Vllazninë, gjithnjë nëse presidenca e merr vërtet seriozisht. Ashtu siç mund të jenë të gatshëm të kthehen edhe lojtarë të tillë si Salihi, Abilio, Osja, Kaçi, Kraja e ndonjë tjetër. mjaftojnë këta emra dhe skuadra e sezonit 2006-07 është e ndërtuar. Një skuadër që padiskutim nuk do kishte rivalë në kampionatin tonë.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 19 May 2006 , 13:14

Kuqeblutë në pritje të qartësimit të gjërave
Nëse në radhët e drejtuesve të klubit ka shumë gjëra për të diskutuar, ata që po e vuajnë një situatë të tillë janë futbollistët shkodranë. Dje kemi parë shumë prej tyre me shtypin nëpër duar duke lexuar ato çfarë shkruanin gazetat, me shpresë se do të mësonin diçka më të saktë në lidhje me të ardhmen e tyre. Sinani, Leandro, Lici, Bokatola, Leandro, Teli, Belisha, Ndoja dhe ndonjë tjetër kanë filluar të marrin ofertat e para nga ekipet e tjera, megjithatë ata po presin me interes edhe rrjedhjen e ngjarjeve te Vllaznia. Në këtë mënyrë, për ta, por edhe për opinionin sportiv shkodran, ka shumë interes pritja deri të hënën, ditë kur është thënë që do përcaktohen shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e kësaj skuadre.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 20 May 2006 , 03:42

Sot ose nesër takimi i donatorëve

Me shumë interes po pritet takimi që do kenë donatorët e Vllaznisë me njëri-tjetrin. Ai, të paktën nga sa ka deklaruar zëvendëspresidenti Fushaj, do të zhvillohet sot ose nesër. Nga ky takim natyrisht që pritet të ketë ngjarje të reja sepse është fundi i një sezoni dhe në analizën që do zhvillohet, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe debate e polemika mbi mënyrën si kanë shkuar punët. Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse në këtë takim, do të jetë prezent edhe kryebashkiaku Haxhi, i cili edhe ky pat deklaruar se këto ditë do ulet e të bisedojë shtruar për çështjet që shqetësojnë futbollin shkodran. Në këtë logjikë, sigurisht që vëmendja e të gjithë opinionit sportiv shkodran është e drejtuar nga kjo mbledhje. Nga ajo mund të përcaktohet e ardhmja e skuadrës për sezonin e ri, fondi që do përcaktohet për të, lojtarët që do blihen dhe njëkohësisht edhe çështja e trajnerit apo dhe strukturave të tjera drejtuese. Ndërsa interesante është se cili do jetë qëndrimi i pjesmarrësve në fund të këtij takimi.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 22 May 2006 , 13:44

Ta shofim i here qa po çesin ne drite kta "piktorat" e presidentave tone!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 22 May 2006 , 16:23

vllaznia1919 wrote:Ta shofim i here qa po çesin ne drite kta "piktorat" e presidentave tone!
Pak si me vonese po dojn me e nxjerr ne drit ... :roll: :lol: kan ken pushim e skan pas kohe me u mledh...

Shtyhet mbledhja e shumpritur e donatoreve te Vllaznise

Eshte menduar të zhvillohej këtë fundjavë takimi i donatorëve të Vllaznisë por deri mbrëmë vonë ai nuk është zhvilluar. Nuk ka asnjë sqarim pse ka ndodhur kështu por mendohet që arsyeja pse treshja e biznesmenëve nuk është mbledhur, ka qenë fakti që ishte fundjavë dhe secili prej tyre ka pasur projektet e veta. Nga ana tjetër, një arsye që mund të ketë çuar në moszhvillimin e këtij takimi, ka qenë ajo e pjesmarrjes në të e kryebashkiakut Haxhi. Ky i fundit pak ditë më parë kishte deklaruar se do të kërkonte takim me presidencën e Vllaznisë për të mësuar mbi projektet që ata kanë për të ndërtuar një skuadër ndryshe nga kjo e sezonit që sapo përfundoi. Por dje ka qenë ditë pushimi e si rrjedhojë askush nuk e ka pasur mendjen tek skuadra e futbollit.
Takimi i donatorëve të klubit shkodran po pritet me shumë interes nga masa e gjërë e sportdashësve por edhe vetë futbollistët e kësaj skuadre. Kjo pasi në këtë takim do hidhen edhe piketat për sezonin e ri, do caktohet buxheti i tij dhe shumë gjëra që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Vllaznisë. Zëvendëspresidenti Fushaj pat deklaruar se sot shumë gjëra mbi skuadrën e ardhshme, do të ishin të zbardhura por mesa duket, duhet të presim edhe disa ditë.Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 23 May 2006 , 23:35

Presidenti Çela, sot inspektim në mal të Zi

Numri 1 i klubit shkodran, presidenti Agron Çela do të jetë pasditen e sotme në Mal të Zi për të filluar punën për ndërtimin e Vllaznisë së ardhshme. Nga sa bëhet e ditur edhe nga vetë ai, arsyeja kryesore pse do jetë në Podgoricë sot, ka të bëjë kryesisht me shikimin e një ndeshje. Bëhet fjalë për finalen e kampionatit malazez të futbollit dhe aty do vëzhgohen edhe dy apo tre futbollistë të cilët mendohen të jenë tek Vllaznia sezonin e ri. Çela pritet të jetë i shoqëruar edhe nga disa drejtues të tjerë të Vllaznisë në mënyrë që të krijohet një përshtypje e përgjithshme për këta lojtarë. Nga ana tjetër, sot mund të ketë kontakte edhe me trajnerët e menduar dhe të kontaktuar për të drejtuar skuadrën shkodrane në sezonin e ri. Presidenti i klubit kuqeblu shpreson shumë që udhëtimi i sotëm drejt malit të Zi të jetë i frutshëm për t’u kthyer që andej me lajme të mira.Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 24 May 2006 , 13:37

Ta shofim i here se qa po ban ky specialisti i futbillit ne Mal te Zi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 24 May 2006 , 13:39

Kta me duket se dojne me marre trajner klas qe me lujt me ekip te dobt. :lol: :lol: :lol:
Se per lojtar nuk flitet.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 24 May 2006 , 19:08

Naqe skena ca me ba, ishalla e marrin mundimin me ba ndoj gja e ishalla te pakten te vijne nje tranjer i mire, se tranjeri i mire i kerkon edhe lojtare te mire.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 24 May 2006 , 19:19

Bashkia, konsultë edhe me specialistët e futbollit

Pas një heshjeje disaditore, duket se sërish ka dalë në skenë Bashkia e Shkodrës. Institucioni nga i cili e ka varësinë direkte klubi i futbollit Vllaznia, vazhdon të jetë i shqetësuar për gjendjen jo në pozita të shëndosha të ekipit kuqeblu. Pasiguria për të ardhmen, është ajo që i ka vënë në lëvizje edhe drejtuesit më të lartë të pushtetit lokal. Hapi i parë ka qenë natyrisht fillimi i punës për të konkretizuar krijimin e shoqërisë aksionere. Por njëkohësish ata nuk kanë pas edhe konsultat me njerëz të ndryshëm të sportit për të diskutuar pikërisht për këto çështje. Siç mësohet, dje në zyrën e kryebashkiakut Artan Haxhi kanë qenë specialistë të futbollit shkodran të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre për mosvajtjen ashtu siç duhet të punëve në klubin e futbollit. Siç mësohet, vetë z. Haxhi ka premtuar që brenda këtyre ditëve do të zhvillohet takimi i zjgeruar me presidencën e Vllaznisë dhe në këtë takim tashmë do të marrin pjesë edhe disa nga specialistët e futbollit për të nxjerrë në pah të gjitha problemet dhe mbi të gjitha për të gjetur mundësitë dhe rrugëdaljet nga kjo situatë. Ky takim pritet t’i japë fund ndoshta edhe asaj amullie që shoqëroi ditët e fundit skuadrës shkodrane pikërisht sa i takon “kokës” drejtuese të saj.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 24 May 2006 , 19:20

Vllaznia, takimi i donatorëve ende pezull

Situata në kampin shkodran megjithëse kanë filluar përpjekjet për ndërtimin e Vllaznisë së edicionit të ardhshëm, nuk duket aq shumë optimiste. Kjo ngaqë ende shumë gjëra nuk janë qartësuar pikërisht mes donatorëve të skuadrës. Takimi i shumëpërfolur për t’u zhvilluar mes tyre, ende nuk është zhvilluar ndonëse kanë kaluar disa ditë nga koha kur ai duhej të zhvillohej. Ishte zëvendëspresidenti Valter Fushaj ai që pat deklaruar se më parë se të niste puna për sezonin e ri, ata si presidencë duhej të mblidheshin për të vënë pikat mbi “i”, për disa probleme të funksionimit të marrëdhënieve mes tyre. Por ky takim nuk është zhvilluar as të dielën, as të hënën dhe madje as dje. Nuk dihet pse ka ndodhur kështu pasi palët kanë treguar gatishmëri për këtë gjë madje edhe vetë kryebashkiaku i Shkodrës Artan Haxhi u pat shprehur se do kërkonte një takim me treshen e donatorëve. Ndërkohë presidenti Çela duke folur në një emision televiziv është shprehur qartë në lidhje me qëndrimin e tij në krye të Vllaznisë. “Nuk e konsiderojmë dështim këtë paraqitje të Vllaznisë në këtë sezon sepse në rradhë të parë kaq kanë qenë mundësitë tona financiare, megjithëse shumat që kemi shpenzuar bashkë më kolegët e mi janë të konsiderueshme. E mira do ishte që pranë skuadrës të ofroheshin edhe donatorë të tjerë, të cilët thuhet se kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të financuar këtë skuadër. Por mesa duket ata presin krijimin e shoqërisë aksionere e cila ka hyrë tashmë në fazën e ndërtimit të saj. Megjithatë mund t’i sigurojë të gjithë se Agron Çela do të jetë i lidhur përjetësisht me Vllazninë. Nga ana tjetër, edhe nëse krijohet shoqëria aksionere, të gjithë duhet ta kenë të qartë se unë do jem ai që hedhë më shumë para nga të gjithë, duke pretenduar të jem sërish presidenti i Vllaznisë”-ka thënë njëri prej donatorëve aktualë të klubit shkodran. Sakaq nisur nga ajo çfarë mësohet pranë klubit kuqeblu, bëhet e ditur se donatorët e tjerë të skuadrës, kanë kërkuar që më parë se të flasin për të ardhmen, të ulen e të saktësojnë disa gjëra me njëri-tjetrin. Prej kohësh flitet që mes donatorëve të ketë mendime të kundërta në lidhje me mbarëvajtjen e punëve tek Vllaznia dhe nuk është çudi që kjo gjë të çojë deri në tërheqje të ndonjërit prej tyre. Mendimet e kundërta mes palëve konstatohen më së miri edhe në faktin që takimi mes drejuesve më të lartë të këtij klubi, ende nuk është zhvilluar. Ajo që pret është skuadra e cila ka mbetur me sy e veshë nga presidenca e klubit. Një situatë e tillë që ekziston prej një jave, sigurisht që i ka shtuar edhe më tepër dilemat për vazhdimësinë. Ajo që mungon është padyshim është mosulja ende në tavolinën e bisedimeve. Por pa ndodhur kjo gjë, askush nuk mund të pretendojë asgjë për Vllazninë e nesërme. Kjo pasi më parë se çdo gjë duhet nisur nga sigurimi i financës. Tek Vllaznia kanë mbetur vetëm 3 donatorë nga 10 që kanë qenë para tre vitesh. Numri aktual po të reduktohej edhe më tepër, kjo mund të kishte pasojat e veta tek e ardhmja e kësaj skuadre.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 25 May 2006 , 13:35

Kta dojne me prite qe te marojne merkatoja per me fillu me ble lojtar me duket.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 25 May 2006 , 13:35

Po maj naqe por trajnerit te mire lojtart e mire duhet me ja ble dikush.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 02 Jun 2006 , 13:29

Vllaznia, shpresat të varura te bashkia

Tashmë topi ka kaluar në anën e Bashkisë së Shkodrës. Institucioni i pushtetit lokal të Shkodrës ka në dorë fatet e ekipit të futbollit të këtij qyteti, Vllaznisë. Vetëm prej zyrave të këtij institucioni pritet të dalë zgjidhja përfundimtare e çështjes së mbarëvajtjes së skuadrës kuqeblu për të ardhmen. Por ndërkohë shumë pak gjëra kanë lëvizur në këtë drejtim. Në momentet kur duket se gjërat po marrin rrugën e zgjidhjes, problemi neglizhohet, apo dhe ngatërrohet ndoshta pa dashje, për rrjedhojë gjërat kanë mbetur në vend. Tre donatorët aktualë të Vllaznisë kanë dalë hapur me mendimin e tyre se, nëse nuk krijohet shpejt shoqëria aksionare, ata do të heqin dorë nga financimi i mëtejshëm në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë deri tani, që do të thotë se do të harrohen njëherë e mirë shumat e mëdha që kanë shpenzuar në këto tri vite që janë në krye të klubit shkodran dhe për futbollin do të ketë vetëm "thërrime". Në këtë aspekt shumëkush pyet: Përse nuk largohen përfundimisht nga Vllaznia? Përgjigje të drejtëpërdrejtë natyrisht që nuk mund të marrësh, por e vërteta duket se ka të bëjë me faktin se ata kanë dëshirë të vazhdojnë financimin e mëtejshëm të klubit kuqeblu, por duke gjetur mënyrën e duhur të funksionimit të tij. Kjo ngaqë nuk kanë dëshirë që ato para që kanë hedhur këto tre vjet të jenë hedhur kot. Presioni i donatorëve ndaj bashkisë për krijimin e shoqërisë aksionare vazhdon të jetë në tabelën e kryebashkiakut Haxhi, por ende nuk është bërë asgjë për t'i dhënë një përgjigje, nëse bëhet sh.a ja, apo jo. Në takimin e së hënës, donatorët e Vllaznisë dhe dy drejtuesit e lartë të Bashkisë së Shkodrës ranë dakord që për një, apo dy ditë, do niste një "tur inspektimi" nëpër klubet që i kanë formuar shoqëritë aksionare, për të marrë përvojën e tyre dhe po ashtu edhe në ministritë përkatëse për të parë legjislacionin që nevojitet në këtë rast. Për rrjedhojë, u deklarua që deri të mërkurën, apo të enjten, do të kishte ndonjë gjë të re dhe njëkohësisht do të zhvillohej edhe mbledhja e radhës me donatorët e skuadrës për të dalë edhe publikisht me një konkluzion se çfarë do të bëhet. Por e enjtja e djeshme ka kaluar dhe asgjë nuk ka lëvizur. Askush nga bashkia, apo klubi i futbollit nuk ka marrë mundimin të bëjë atë që duhej të bënte. Shkodranët presin përgjigje: Do të ribëhet Vllaznia që presin të gjithë, apo do të shkatërrohet? Këtë përgjigje duan edhe futbollistët e saj, të cilët duke mos pasur shumë dijeni se çfarë po ndodh, duken si "jetimë". Askush deri më sot që me mbarimin e kampionatit nuk ka marrë mundimin t'i thërrasë dhe të bisedojë me ta. Ndërkohë, drejtues të klubit shkodran thonë se deri më 15 qershor problemi i Vllaznisë do të marrë një zgjidhje. Por a është vonë kjo datë? Dikush thotë jo, ndërkohë që vetë disa prej titullarëve të skuadrës thonë se skuadrat që i kanë kontaktuar i kanë kërkuar të vendosin nëse do të zgjedhin apo jo ofertat e tyre deri më 10 të këtij muaji. Në këtë mënyrë, ajo që duhet të shpejtojë duhet të jetë Bashkia e Shkodrës. Nëse ekziston vullneti për të bërë diçka të mirë për Shkodrën, ajo mund të bëhet. Këtë e dinë të gjithë, por mbetet të gjendet vetëm mënyra si do të bëhet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 02 Jun 2006 , 13:31

Me duket se edhe ky kryetari i bashkise keka ma zi se presidentat.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 05 Jun 2006 , 13:39

Te Vllaznia, askush nuk mendon për nesër

Të gjitha ekipet e tjera kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri. Ndonjëri prej tyre madje edhe ka nisur stërvitjen, ngaqë do të luajë në kupat e Europës, të tjerë kanë bërë planet se kur do ta fillojnë atë. Por ndërkohë, thuajse të gjitha skuadrat që do të marrin pjesë në superligë edicionin e ardhshëm kanë filluar të konturojnë përbërjet e tyre të ardhshme. Vllaznia, megjithatë, është shumë larg gjërave. Askush nga drejtuesit e klubit nuk ka ndër mend të mendojë apo të diskutojë për gjëra të tilla. Kjo ngaqë situata nuk është aspak e favorshme sa i takon drejtimit të klubit, ngaqë donatorët aktualë të skuadrës nuk kanë ndër mend të vazhdojnë të financojnë më tej kuqeblutë nëse klubi nuk kthehet në shoqëri aksionare. Presidenca, ose më konkretisht numri 1 i saj, Agron Çela, pak ditë më parë udhëtoi drejt Malit të Zi për të filluar që atje ndërtimin e Vllaznisë së edicionit të ri. Madje u fol edhe për emërim thuajse të zyrtarizuar të trajnerit të ri të kësaj skuadre, që ishte pikërisht Vojo Pejoviç. Merkatoja e shkodranëve vazhdonte me përpjekjet dhe deklarimet e tentativave për të firmosur me 3 4 lojtarë nga ky vend. Por prej një jave gjërat kanë ngecur në vend. Kjo si rrjedhojë e bllokimit të marrëdhënieve të donatorëve aktualë kuqeblu me njëri tjetrin dhe njëkohësisht edhe "ngrirjen" e marrëdhënieve me bashkinë. Sakaq skuadra është pezull, pret marrjen e një përgjigjeje përfundimtare mbi fatin e vet, por kjo përgjigje duket se do të mungojë edhe disa ditë. Disa prej titullarëve të ekipit kanë nisur prej kohësh kontaktet me ekipet e tjera dhe thuajse janë vetëm një hap larg firmosjes së kontratave me ta. Vetë presidenca kuqeblu është shprehur hapur se për momentin nuk ka ndër mend të ulet e të bisedojë me ta. Në kushte të tilla, ata kanë të drejtë të kërkojnë një "strehë" tjetër më të mirë. Situata te Vllaznia mund të konsiderohet alarmante. Askush nuk mund të të japë një përgjigje se cilët lojtarë do të jenë në skuadër për sezon e ri, cilët do të largohen, apo kush do jetë në "timonin" e saj. Po ashtu, ende nuk ka asnjë prononcim se kur mendohet të nisë faza stërvitja. Të gjithë heshtin dhe vetëm heshtin. Mbase takimi i së mërkurën, që pritet të zhvillohet në bashki, mund të fillojë t'i japë zgjidhje këtij problemi. Të paktën kështu shpresojnë të gjithë, duke parë dhe angazhimin e madh që ka shfaqur vetë kryetari i Bashkisë së Shkodrës për zgjidhjen një herë e mirë të këtij problemi. Megjithatë, futbollistët, por në veçanti sportdashësit shkodranë, shpresojnë shumë që zgjidhja të mos vonohet edhe disa ditë të tjera. Çdo ditë që kalon është në dëm të Vllaznisë dhe këtë e dinë të gjithë, veçse ajo që nuk dihet është arsyeja pse e konsiderojnë kaq normale situatën që po kalon skuadra e tyre e zemrës.

Post Reply