Post
by fpjalmi » Wed, 21 Jan 2009 , 01:37
“Sms” e Xhanit: Të mos ikë asnjë!
Mesazh i presidentit për kapitenin Shehi: “Vij të martën dhe ju shlyej detyrimet”
Partizani/Nga Greqia, premtim i ri për lojtarët, të cilët urojnë që këtë herë ta mbajë
Vij të martën e mak
simumi të mërkurën
do t’iu shlyej.
Thuaju edhe të tjerëve.
Askush të mos lëvizë!”. Ky
është pak a shumë teksti i
“sms”-së që presidenti
Xhani ka dërguar nga Greqia
në celularin e kapitenit
të Partizanit, Orges Shehi.
Një mesazh që tingëllon
qartë si një premtim i ri për
lojtarët e kuq, të cilëve vetë
portieri ua ka komunikuar,
duke iu dhënë paksa
shpresë. Ndërkohë që mësohet
se pak a shumë të
njëjtën mesazh ka përcjellë
edhe te drejtuesit e klubit,
të cilët ndodhen në Shqipëri,
me në krye Genc Tomorrin.
Misioni
Faktikisht, prej disa
ditësh, numri një i Partizanit
gjendet jashtë Shqipërisë,
me synimin për të
grumbulluar kapitalin e
nevojshëm, për shlyerjen e
detyrimeve financiare të
kontingjentit të mbetur të
futbollistëve. Kthimi i presidentit
pritej që dje, gjë që
nuk ka ndodhur dhe që lë
paksa dyshime nëse vërtet
ka arritur të përmbushë
“misionin”, për të cilin shkoi
në Greqi. Kjo vonesë, në
të vërtetë, ka rritur jo pak
pesimizmin te futbollistët e
kuq, të cilët nuk kanë ndërmend
të gënjehen më vetëm
me fjalë, siç ndodhi një herë
më 7 dhjetorin e famshëm,
pas derbit ndaj Tiranës.
Prandaj, për momentin
shfaqen disi mosbesues,
derisa të shohin vetë gjithçka
me sy, teksa ata që kanë
gati lëvizjet e mundshme
kanë vendosur të shtyjnë
çdo gjë edhe disa orë.
Precedentët
Nga ana tjetër është për
t’u veçuar edhe fakti se
gjithmonë, thuajse çdo vit,
Xhani i ka lënë gjërat të shkojnë
deri në “fije” dhe më
pas ia ka dalë t’i zgjidhë.
Prandaj, lojtarëve, por edhe
tifozëve të kuq nuk u mbetet
veçse të shpresojnë se
edhe këtë radhë të ndodhë
pak a shumë si në rastet e
mëparshme. Sot, ose maksimumi
nesër do të shihet
çfarë do të bëhet: nëse vërtet
presidenti do ta mbajë këtë
radhë premtimin, apo është
thjesht një tjetër “trillim”
për të fituar kohë.