Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 18 Jan 2009 , 01:58

Miri wrote:
Admin wrote:O ky ka lujt meç, si mor zog gamarit nuk i jep llogari kerkujt se kur i pagun lojtart si edhe nuk i jep llogari kerkuj se ca ka me u ba me Partizanin ??!!!

Nqs nuk je i zoti lshoje e jepja dikuj tjeter qe ka mundsine me e majt !!!
O admin ti mas u xej mar burr se edhe ti ba me ken ishtu kishe me ba
pshm ti itesh te mushet menja e ju rras tan antareve bann e nuk te thot kush gja se vet investon per kyt pune :D :D :D
Kush tha mor, tane qohen ba me largu kend pa arsy :P
Masandej ktu jena forum demokratik :D

Ishalla asht e vertet qe Xhani mund te ndjeket penalisht sepse persona te tille vetem dam i bajne futbollit tone te lig....
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 18 Jan 2009 , 07:37

Admin wrote:
Miri wrote:
Admin wrote:O ky ka lujt meç, si mor zog gamarit nuk i jep llogari kerkujt se kur i pagun lojtart si edhe nuk i jep llogari kerkuj se ca ka me u ba me Partizanin ??!!!

Nqs nuk je i zoti lshoje e jepja dikuj tjeter qe ka mundsine me e majt !!!
O admin ti mas u xej mar burr se edhe ti ba me ken ishtu kishe me ba
pshm ti itesh te mushet menja e ju rras tan antareve bann e nuk te thot kush gja se vet investon per kyt pune :D :D :D
Kush tha mor, tane qohen ba me largu kend pa arsy :P
Masandej ktu jena forum demokratik :D

Ishalla asht e vertet qe Xhani mund te ndjeket penalisht sepse persona te tille vetem dam i bajne futbollit tone te lig....

Kuj ja mban thebe te qohet ej,ta bajn nej prov ndonjeri :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 18 Jan 2009 , 18:19

Vasil Bici: Gati të hetojmë ndeshjet

Ligji për privatizimin e klubeve sportive në Shqipëri pritet t’i japë atij një zhvillimin sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Drejtori i sapoemëruar i sporteve në ministri, Vasil Bici, mendon se është zgjidhja e duhur për sportin tonë. “Ky ligj përcakton saktë që ekipet dhe klubet që kanë buxhetin, gjejnë burime dhe thithin donatorë ose sponsorizues, duke e kthyer sportin në fitimprurës dhe jo vetëm konsumator”, ka thënë Bici për “TV Klan”. Ai ka një përvojë të gjatë në futboll dhe pranon se shumë shpejt, me t’u ngritur grupet e punës, klubeve sportive do t’u krijohet mundësia të nisin procedurat t’u kthyer në SH.A. Pjesë tjetër e rëndësishme është edhe ligji i trukimit të rezultateve, që do t’i vërë fre përfitimeve të jashtëligjshme në sport. “Nuk mendoj se duhet parë me hamendje, u shit apo nuk u shit, por duhen fakte konkrete. Do të ngrihet një strukturë e veçantë, që do të ndjekë hap pas hapi procedurat dhe të kapë personat që bëjnë shkelje të tilla. Këto dy ligje pritet t’i hapin rrugë zhvillimit dhe rritjes së cilësisë së sportit në Shqipëri”, është shprehur Vasil Bici. Ndërkaq, pritet edhe reagimi i Federatës në lidhje me strukturën, që do të ngrihet në MTKRS, e cila merret posaçërisht me hetimin dhe zbardhjen e ndeshjeve të përfolura për trukim.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 18 Jan 2009 , 23:01

Gam gam kot bajne.Se ka nevoje per komision hetimit me e dite qe shiten e blehe neshje.Manej Dinamoja ska ofru 170.000 euro por 60.000!Pu qfare gazetarijet skandaloze kena.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 03:19

albanisport thote njashtu krse tjetra thote ndrysh.

asnjena sma han mendja se din gja por dojn me provoku presidentin e dinamos qe ai te thote shumen e vertete.
:lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 03:30

Xhani “driblon” serish Partizanin
18/01/2009 10:55

Albert Xhani vazhdon te dribloje Partizanin. Edhe pse ka perballe futbolliste profesioniste, presidenti i te kuqve ka arritur qe te fitoje edhe pak kohe per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura.

Pasi ka bere deklarata deri diku tallese, si: "Partizani po vuan pasojat e krizes globale", apo "nuk i jap llogari askujt per afatin e shlyerjes se detyrimeve financiare, por po punojme te zgjidhim situaten financiare me lojtaret", ai eshte rikthyer ne Greqi. Gjate diteve qe qendroi ne Tirane, kreu i kryeqytetasve nuk e mori asnjehere mundimin qe te paraqitej ne ambientet e klubit.

Kjo, pavaresisht faktit se futbollistet kishin percaktuar fundjaven si afatin perfundimtar qe te paguheshin. Ky "kercenim" nuk ka ndikuar per te ndryshuar situaten, madje as te bindte Xhanin qe te bente nje takim me skuadren, te pakten per t‘i qetesuar. Neglizhenca shkaktoi "firot" e para, ku nga kontingjenti i Shpetim Duros u larguan Rrahman Hallaçi, i kerkuar nga Dinamo e Tirana dhe Kalari.

Gjate dites se djeshme skuadra ka dale e plote ne stervitje dhe duket se lojtaret e harruan ultimatumin. Kjo edhe per shkak te premtimeve te presidentit Xhani, se ne fillim te javes se ardhshme do t‘u jape lojtareve shifrat qe u detyrohet. Pas ketij sihariqi, ai eshte rikthyer ne Greqi, nderkohe qe lojtaret jane qetesuar... te pakten edhe per pak dite.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 03:38

Tirana, të hënën
miqësore me Brazilin B
Në kuadrin e ndeshjeve miqësore, që Tirana po kërkon të zhvillojë në
periudhën përgatitore të dimrit në Belek të Turqisë, tashmë për bardheblutë
ka lindur një ndeshje “luksi”. Në Turqi, prej ditësh, ashtu
sikurse bardheblutë gjendet
dhe Përfaqësuesja B e Brazilit.
Drejtuesit e bardhebluve kanë
biseduar paraprakisht me stafin
teknik të Përfaqësueses B
të Brazilit, e cila e ka pranuar
ftesën e Tiranës për miqësore.
Madje ndeshja do të luhet të
hënën paradite, në një kohë që
trajneri Kola dhe ndihmësi i tij
Bençivenga do t’i aktivizojnë të
gjithë futbollistët që kanë në dispozicion.
Duhet bërë e ditur që
të premten bardheblutë kanë
fituar 5-1 me turqit e Bafra Beledyesporti,
kurse sot kanë një
miqësore të dytë me Apoloninë
e Fierit. Veçse kjo me Përfaqësuesen
B të Brazilit është një miqësore luksi për Tiranën, që rrallë
herë u bie në “dorë” ekipeve tona. Madje edhe kombëtarja shqiptare
e ka ëndërr të ndeshet me Brazilin, kurse Tirana e bën fakt.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 03:40

hajt ishalla po i bahet qefi prap ,se u gezune shum kur milani ia la ndeshjken.

nuk e di pse tirana ban ndeshje miqesore me brazilin :lol: :lol: :lol: :wink: :wink: :wink:

asht mire qe tirana te bajn nej ndeshje me bylisin ,sepse te njejten force me bylisin asht :lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 11:45

Tirana humbet 3-1 me seleksionin brazilian


Kjo ishte miqësorja e dytë e Tiranës në Turqi, pas asaj të fituar Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1.





Tirana humbi 3-1 miqësoren me një “seleksion” lojtarësh brazilianë, që ndodhen në Kemer të Antalias. Devi Muka shënoi edhe golin e vetëm për bardhëblutë (atë 2-1). Migen Memelli goditi dy herë shtyllën.

Kjo ishte miqësorja e dytë e Tiranës në Turqi, pas asaj të fituar Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1. Golat për Tiranën në këtë takim u realizuan nga Xhafa (14’), Lila (22’), Memelli (38’), Sefa (56’) dhe Patushi (82’).

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 12:05

Elbasani / Arben Laze mbetet në burg

Gjykata e Apelit nuk pranon garancin pasurore të presidentit të Elbasanit

Altin Ngjela



Gjykata e Apelit në Tiranë e ka lënë sërish në qelitë e burgut presidentin Arben Laze.Kjo gjykatë ka vendosur që Laze sëbashku me tre personat e tjerë të prangosur në operacionin “mesfushori” të qëndrojnë në qelitë e burgut 313.Avokati i presidentit të Elbasanit i ka kërkuar trupit gjykues një masë më të lehtë ndaj klientit të tij duke pasur parasysh që është një figurë shumë popullore për qytetin e Elbasanit.Në shkëmbim të kësaj sipas të gjithë rregullave ata kanë qënë të gatshëm të linin një siguri financiare në mënyrë që Laze të qëndronte në arrest shtëpie, por kjo është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga trupi gjykues duke e lënë sërish bosin e verdhebluve pas hekurave.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 19 Jan 2009 , 17:44

Miri wrote:Vasil Bici: Gati të hetojmë ndeshjet
e kam perserit edhe disa her, nuk e kam kuptu kurre se cfare te keqet ka pas Bici prej shkodret, por ky njiri e urren shkodren, gja qi e tregoj edhe ne ndeshjen e fundit kur akuzoi se vllaznia ka ble ndeshjen me lushjen ! prandaj shpresoj qi te mos ia shofim sherrin, se per ca ta po heton Bici e dina mire

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 21:15

un nuk e di se kush asht ai stervin qe e ka fut bicin me hetu.

nuk ka njiri ne qytetin e tij qe nuk i thote burre i poshter bicit.

u shtu edhe nji pisdhek ne fshf si bici.

tamam njiri pa ftyre.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 21:42

Kërcënimi i të kuqve:

“O marrim lekët, ose
të na japin letrat!”
Nga Gjyla te Ngjela: Ka skuadra të tjera që na presin…



Premtimi i radhës
kundrejt lojtarëve të
kuq ka ardhur nga
njerëzit e presidentit Xhani
dhe e ka skadencën në këto
ditë të fillimit të javës. Në
bazë të asaj që u është komunikuar
futbollistëve nga bashkëpunëtorët
e kreut të klubit,
e sotmja është një nga ditët
kur mund t’u jepen më në
fund shumat që u detyrohen.
Kjo ka bërë që futbollistët të
“qetësohen” edhe për pak
kohë. Megjithëse, me nisjen e
kësaj jave do të fillojnë të veprojnë
konkretisht për marrjen
e dokumentacionit për
shkëputje nga Partizani, në
rast se presidenti do të vazhdojë
të tregohet sërish i papërgjegjshëm.
I pari që pret
zgjidhjen e gjërave, si për
mirë, ashtu edhe për keq, është
Viktor Gjyla, i cili gjatë
fundjavës ka kontaktuar
direkt me administratorin e
klubit të kuq, Aleksandër
Xhani: “I kërkova letrat, pasi
s’mund të duroj dot më. Më
tha të pres deri të hënën. Të
shohim se çfarë do të
ndodhë…”. Nëse s’ka ndonjë
zhvillim, largimi i lushnjarit
është i sigurtë: “Kam marrë
oferta nga Lushnja e Elbasani,
prandaj më duhet t’i jap një
përgjigje këtyre klubeve. Uroj
që Xhani të bëj të mundshëm
qëndrimin tim te Partizani.
Përndryshe, edhe pse me
keqardhje të madhe, lëvizja
ime do të jetë e pashmangshme”.
Të njëjtën rrugë bëhen
gati të ndjekin edhe futbollistë
të tjerë, sidomos nga ata që
janë “jabanxhinj” në Tiranë.
Njëri prej tyre është Marjus
Ngjela, i cili praktikisht ka
rënë dakord me Skënderbeun
për kthimin në vendlindje.
Megjithatë, më parë dëshiron
të mësojë përfundimisht se
çfarë ka ndërmend të bëjë
Xhani. “Nëse do të vazhdojë
kjo gjëndje është e kotë të qëndrohet
– thotë korçari -. Po
s’mora atë që më takon, maksimumi
të martën ose të
mërkurën kthehem në Korçë”.
E sotmja do të jetë ditë përcaktuese
edhe për Rajmond
Shalën, të cilin e presin në
Lushnje: “Na është thënë që e
hëna do të jetë vendimtare.
Shpresoj që presidenti Xhani të
vijë, qoftë edhe për të biseduar
me ne. Përndryshe, brenda
këtyre ditëve dal në stërvitje
me skuadrën e Lushnjës”. Jo
vetëm këta, por edhe futbollistë
të tjerë nga grupi ekzistues
i Partizanit kanë planifikuar
transferimet e mundshme. Një
tjetër mungesë, apo shtyrje e
Xhanit, mund ta detyrojë
pjesën më të madhe të
lojtarëve që të ndjekin “gjurmët”
e Hallaçit e Kalarit, të
cilët i dhanë start eksodit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 21:44

3 lojtarë janë larguar deri tani nga
Partizani, pasi kanë shkëputur
marrëdhëniet me klubin e kuq: Rahman
Hallaçi, Renaldo Kalari dhe Teodor Përlleshi

3 lojtarë janë të ardhur, por ende jo
përfundimisht, në radhët e të kuqve.
Bëhet fjalë për Gentian Gjondedën,
Egert Bakallin dhe Rezart Mahon

Në “ajër” edhe
Gjondeda, Bakalli e Maho
Rikthimi i presidentit Xhani mund të jetë i rëndësishëm
edhe për të vendosur të ardhmen e Gjondedës,
Bakallit e Mahos. Këta lojtarë, prej disa ditësh stërviten
me skuadrën e kuqe, megjithatë ende s’kanë lidhur
ndonjë kontratë. Për këtë duhet biseduar me presidentin,
ndërkohë që deri tani kanë pasur mundësinë e ballafaqimit
vetëm me trajnerin Duro. Ndryshe nga pjesa
tjetër e futbollistëve të kuq, pritja e fytyrave më të reja
të Partizani mund të zgjasë edhe më shumë se fillimi i
kësaj jave. Gjithsesi, edhe për ta mbetet të shihet nëse
Xhani do t’i garantojë në aspektin financiar, që është një
hallkë e rëndësishme për çdo futbollist profesionist.




Në pritje të
kthimit të Xhanit


Të gjithë në pritje të Albert Xhanit, i cili nëse s’ka ardhur
që mbrëmë, të paktën gjatë këtyre orëve duhet të jetë në
Tiranë. Presidenti i të kuqve ka arritur të fitojë edhe pak
kohë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, teksa të
enjten u rikthye në Greqi për të gjetur kapitalin e nevojshëm.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë, kreu i të kuqve nuk e
mori asnjëherë mundimin që të paraqitej në ambientet e
klubit. As “kërcënimi” i lojtarëve nuk ka ndikuar për të
ndryshuar situatën, madje as të bindte Xhanin që të bënte
një takim me ekipin, të paktën për t‘i dhënë garanci. Neglizhenca
shkaktoi “firot” e para, ku nga kontingjenti i
Duros u larguan Rahman Hallaçi dhe Renaldo Kalari.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 21:45

Ja kush e ka gati ikjen


Në radhë të parë janë jabanxhinjtë, që e kanë më të vështirë vazhdimin
e pritjes, për t’u shlyer nga presidenti Xhani. Kështu,
mbrojtësi Shala ka gati lëvizjen drejt Lushnjës, aty nga ku e mori
Partizani. Kthimi në ekipin e mëparshëm është një punë thuajse
e mbaruar edhe për Ngjelën. Ndërsa, Gjyla është i dyzuar mes
Lushnjës dhe Elbasanit. Pëlqim nga klube të kreut të Superiores
ka edhe për lojtarë si Tafaj, Babamusta e Malota. Nëse merret
tjetër përgjigje negative, askush s’ka ndërmend të shtyjë afatet.



Ja kush mund të presë
Kjo javë do të jetë e rëndësishme për të gjithë skuadrën e Partizanit.
Megjithatë janë disa prej atyre lojtarëve të kuq, që ndoshta
mund të presin më shumë se të tjerët. Në këtë grup, para së
gjithash bën pjesë Orges Shehi, i cili si kapiten ka deklaruar se
është i fundit që largohet. E njëjta gjë mund të thuhet për Pinarin
e Karapicin, megjithëse flitet se për mesfushorin ka një
interesim të Tiranës. Në grupin e atyre të kuqve, që janë në pritje
të zhvillimit të situatës janë edhe elementët e rinj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 20 Jan 2009 , 14:29

Teper kan ndej deri itesh ata rrezik.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 20 Jan 2009 , 17:51

“Sherr” midis donatorëve të Tiranës


Vështirsohet akoma më shumë situate financiare e Sport Klub Tiranës. Kryedonatori Refik Halili kishte njoftuar sponsorët e tjerë të bardhebluve për mbledhjen e kryesisë, ku tema kryesore do të ishte situata financiare e klubit. Por, tre donatorët e tjerë kanë bojkotuar takimin duke mos marrë pjesë në të dhe duke refuzuar ftesën e Halilit. Ky i fundit pasi ka pritur për mëse një orë, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka theksuar se nuk do të ishte e logjikshme që ata të vinin në fund të sezonit dhe të pretendonin se vitin e ardhshëm të vazhdonin të ishin përsëri donatorë, ndërkohë që më parë nuk i kanë respektuar impenjimet e këtij edicioni. Sipas tij, “Duhej të diskutonim për ecurinë e skuadrës, për problemet me të cilat jemi përballur gjatë kësaj kohe, mbi të gjitha me çështjen e detyrimeve financiare. Deri më tani i kam përballuar i vetëm 75 për qind të shpenzimeve, ndërkohë që Shefikat Ngjela ka siguruar 25 përqindëshin e mbetur. Papuli ka kontribuuar paksa në fillim të sezonit (bëhet fjalë për rreth 20 milionë lekë të vjetra), e më pas është shkëputur, ndërsa Nuri nuk ka dhënë asnjë qindarkë nga shuma që detyrohej. Unë mund ta mbaj edhe i vetëm skuadrën, por kjo situatë duhet sqaruar sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk do të ishte e logjikshme që ata të vinin në fund të sezonit dhe të pretendonin se vitin e ardhshëm të vazhdonin të ishin përsëri donatorë, ndërkohë që më parë nuk i kanë respektuar impenjimet e këtij edicioni”- ka përfunduar Halili.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 20 Jan 2009 , 17:52

Grahni ju se e keni per terezi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 21 Jan 2009 , 01:13

meqe presidenti halili po tregohet kaq i ashper me ta ,atehere mendoj se 3 donatoret e tjere duhet ti marrin hakun duke i dhan pare albitrit qe tirana te humbin. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

un per vedi do i kisha than 3 donatoreve te tjere hallall :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 21 Jan 2009 , 01:37

“Sms” e Xhanit: Të mos ikë asnjë!
Mesazh i presidentit për kapitenin Shehi: “Vij të martën dhe ju shlyej detyrimet”
Partizani/Nga Greqia, premtim i ri për lojtarët, të cilët urojnë që këtë herë ta mbajë

Vij të martën e mak
simumi të mërkurën
do t’iu shlyej.
Thuaju edhe të tjerëve.
Askush të mos lëvizë!”. Ky
është pak a shumë teksti i
“sms”-së që presidenti
Xhani ka dërguar nga Greqia
në celularin e kapitenit
të Partizanit, Orges Shehi.
Një mesazh që tingëllon
qartë si një premtim i ri për
lojtarët e kuq, të cilëve vetë
portieri ua ka komunikuar,
duke iu dhënë paksa
shpresë. Ndërkohë që mësohet
se pak a shumë të
njëjtën mesazh ka përcjellë
edhe te drejtuesit e klubit,
të cilët ndodhen në Shqipëri,
me në krye Genc Tomorrin.
Misioni
Faktikisht, prej disa
ditësh, numri një i Partizanit
gjendet jashtë Shqipërisë,
me synimin për të
grumbulluar kapitalin e
nevojshëm, për shlyerjen e
detyrimeve financiare të
kontingjentit të mbetur të
futbollistëve. Kthimi i presidentit
pritej që dje, gjë që
nuk ka ndodhur dhe që lë
paksa dyshime nëse vërtet
ka arritur të përmbushë
“misionin”, për të cilin shkoi
në Greqi. Kjo vonesë, në
të vërtetë, ka rritur jo pak
pesimizmin te futbollistët e
kuq, të cilët nuk kanë ndërmend
të gënjehen më vetëm
me fjalë, siç ndodhi një herë
më 7 dhjetorin e famshëm,
pas derbit ndaj Tiranës.
Prandaj, për momentin
shfaqen disi mosbesues,
derisa të shohin vetë gjithçka
me sy, teksa ata që kanë
gati lëvizjet e mundshme
kanë vendosur të shtyjnë
çdo gjë edhe disa orë.
Precedentët
Nga ana tjetër është për
t’u veçuar edhe fakti se
gjithmonë, thuajse çdo vit,
Xhani i ka lënë gjërat të shkojnë
deri në “fije” dhe më
pas ia ka dalë t’i zgjidhë.
Prandaj, lojtarëve, por edhe
tifozëve të kuq nuk u mbetet
veçse të shpresojnë se
edhe këtë radhë të ndodhë
pak a shumë si në rastet e
mëparshme. Sot, ose maksimumi
nesër do të shihet
çfarë do të bëhet: nëse vërtet
presidenti do ta mbajë këtë
radhë premtimin, apo është
thjesht një tjetër “trillim”
për të fituar kohë.

Post Reply