Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 10 Jan 2009 , 11:58

Miri wrote:
Man in Redblue wrote:
vllaznia1919 wrote: Ju pergjigja artikullit qe fliste per Sukajn te Dinamoja.
As me kape zdin kuku per ty.Manej pretendon me te ndjek njerzit ne mendimet tuja. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
si me i kuptu une kto shkrimet e tuja, qi mi shkrun si telegram, se koht e fundit je "per shpejt" shume...

kyt rradh po tfali se ma mushe mendjen

T`ka lan si te dhim :lol: :lol: :lol: :lol:
Miri, v1919 nuk asht komplet ne rregull e me dasht e vazhdoj akuzen, por skam nge me u marr me ju dyshen, se ju ta qitni gojen mrapa.

Une ne rolin e prokurorise bana dy akuza: ndaj shtetasit Mond Edmond Cela dhe ndaj shtetasit V1919; mqs e para doli e sukseshme, e kam realizu objektivin.
Do ti detyroj mbeshtetasit e tuj, qi te hekun dore prej tejet nji nga nji :wink: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 10 Jan 2009 , 23:58

KRENARIA KUQ e BLU wrote:
Admin wrote:
KRENARIA KUQ e BLU wrote: sa lek duhen per me e pa vllaznine ktu ne faqe the?
Per me e pa ktu ne faqe nuk duhet pothujse as nji lek :lol: :lol: , problemi asht me e pa me cilesi te mire .....
Cmimet jane te ndryshme e shkojne prej 20 euro muji deri ne 200 euro muji :)
Pervec ksaj problemi asht se nuk ka garanci qe ndeshjet e Vllaznise trasmetohen live ne TV ....
nuk kishin ken shum me u ba tan bashke por problemi asht se nuk i napin kurre ndeshjet e vlaznis. un kam digitalb e nuk i nep kurre. ndoshta nuk ja ka shit t drejtat televizive valteri
Pershendetje naqe, faktikisht me u ba disa bashke mund te realizohet.
Faktikisht (per fat te keq) Vllaznia nuk ja ka shit te drejtat televizive asnji kanali. Sdq Tv-ja asht dicka shume e bukur e nqs ka njerz qe kane kohe me u marr me te mund te krijoj plataformen e duhun teknike per me kriju nji fare programi, lajme, info , video ,etj etj, por duhet me pas njerz qe kane qejf me u marr me te, me kriju infot, videot, etj etj.
Nqs ka ndonji qe ka qejf me u marr me te mundena me ba dicka periodike nji program te caktum :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 10 Jan 2009 , 23:59

shok te dashtun kam regjistru nje video shum shum te bukur per momendin po punoj me te se asht ma teper nje 1 ore video dhe don pak kohe. po edhe pak do ju pruje njere pak momente nga ajo
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 11 Jan 2009 , 00:02

Edmond-Cela wrote:shok te dashtun kam regjistru nje video shum shum te bukur per momendin po punoj me te se asht ma teper nje 1 ore video dhe don pak kohe. po edhe pak do ju pruje njere pak momente nga ajo
Flm mondi, presim videon :) :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 11 Jan 2009 , 00:47

ja pak nga video por asht e shkeputur pak se nuk me punoj TVSH mira por Shoku jem e ka regjistru dhe do ma dergoj videon krejt. http://uk.youtube.com/watch?v=uEEFCQ0cc4E
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 11 Jan 2009 , 00:49

Fushaj rikthen Sukajn te kuqeblutë
Presidenti shkodran bind drejtuesit e Haxhetepes për të rimarrë sulmuesin e ri
Vllaznia/Sulmuesi ka pranuar ofertën e kuqebluve, që tani duan edhe Admir Telin


Është regjistruar edhe
goditja e parë e ku
qebluve në këtë
fillim merkatoje të janarit.
Pranë Vllaznisë se do të kthehet
një nga sulmuesit më të
mirë të kohëve të fundit, 21-
vjeçari Xhevahir Sukaj. Ka
qenë vetë presidenti i klubit
të Vllaznisë, Valter Fushaj, i
cili ka zyrtarizuar afrimin e
ish-lojtarit të tij në formë huazimi
pranë ekipit kuqeblu.
“Mund të them se ka përfunduar
gjithçka përsa i përsa i
përket afrimit të Sukajt me
ekipin e Vllaznisë. Për këtë
dua të falënderoj drejtuesit e
ekipit turk të Haxhetepes me
të cilët ne kemi një binjakëzim
që në muajin gusht të
vitit të kaluar. Mendoj se është
një afrim me vlerë për
ekipin tonë për më tepër që
ne këtë lojtar e njohim mirë
dhe loja e tij është e përshtatshme
me atë të ekipit”, - është
shprehur presidenti Fushaj,
i cili ka hedhur tani hapin
e parë të afrimeve cilësore në
ekipin kuqeblu. Pavarësisht
se shkodrani i ri e kishte
shprehur vetë se Vllaznia
mund të ishte vetëm mundësia
e fundit e tij, tani pas këtij
deklarimi nuk pritet gjë tjetër
vetëm që Sukaj sot të kthehet
edhe një herë në Shkodër për
të vazhduar fazën përgatitore
me ish-ekipin e tij Vllaznia,
me të cilin në fund të sezonit
të kaluar ka arritur të fitojë
edhe një kupës Shqipërie.
Sukaj gjatë merkatos së verës
është larguar nga ekipi i Vllaznisë
për tek ekipi turk i
Gençerbirligi. Mirëpo, sulmuesi
shqiptar nuk ka mundur
të jetë pjesë e këtij ekipi
dhe ka kaluar më pas te
skuadra tjetër turke, Haxhetepe,
që ka të njëjtin president
me atë të Gençerbirligi. Mirëpo
gjërat nuk kanë shkuar siç
duhet për shkodranin e ri me
këtë ekip. Në shumicën e kohës
Sukaj ka qenë edhe larg
18–shes së futbollistëve të
këtij ekipi. Ndërkohë që si titullar
është aktivizuar vetëm
në një takim. Kjo gjë ka detyruar
shkodranin që t’i kërkojë
presidentit të klubit turk
largimin që në fillim të kësaj
merkatoje, për të provuar fatin
tek një ekip tjetër. Mirëpo
dy drejtuesit e ekipit të Vllaznisë
dhe Gençerbirligi falë
edhe binjakëzimit që kanë
klubet mes tyre, kanë bërë të
mundur këtë kalim të Sukajt
me ekipin e Vllaznisë.
Ndërkohë që tani shkodranët
mund të kenë përsëri shpresa
që në Shkodër pas rastit
Sukaj të shikojnë në formë
huazimi edhe shkodranin
tjetër të mbrojtësin, Admir
Teli. Pavarësisht se mbrojtësi
ka qenë një ndër lojtarët e
Haxhetepes, që ka zhvilluar
më shumë minuta në këtë
pjesë të sezonit dhe duke u
pëlqyer shumë edhe nga specialistët
dhe sportdashësit e
këtij ekipit, përsëri një zënkë
me trajnerin e ka prishur gjithë
ekuilibrat. Ai nuk ka shkuar
me ekipin e tij në fazën përgatitore,
duke kërkuar nga
drejtuesit që të largohet nga
Haxhetepe. Ndoshta një tjetër
fat për kuqeblutë, të cilët
mund të përfitojnë për të forcuar
njëherësh dy reparte. Pas
sulmit me Sukajn shkodranët
mund të përforcojnë edhe
mbrojtjen me Telin duke bërë
më shumë se gjysmën e merkatos
së premtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 11 Jan 2009 , 00:50

Fushaj, mbledhje
para përgatitores



Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj ka mbledhur dje paradreke
lojtarët dhe stafin teknik për të dhënë porositë e fundit
atyre para nisjes për në fazën përgatitore të Malit të Zi. Numri
një i klubit kuqeblu ka kërkuar nga të gjithë pjesët përbërëse të
ekipit të tij një impenjim total në të gjithë aspektet. Korrektësi
në stërvitje dhe jashtë saj. Nga të gjithë pjesët përbërëse të
ekipit ka kërkuar një përkushtim në punë dhe një përgatitje
sa më të mbarë në këtë minifazë përgatitore. Të njëjtën gjuhë
përgjigjeje presidenti i ekipit ka gjetur edhe nga drejtuesit
teknik të ekipit, por edhe nga vetë lojtarët e tij. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 11 Jan 2009 , 00:50

Kuqeblutë, që dje drejt Ulqinit
Pasi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore
gjatë paradites së djeshme në Shkodër
dhe pas një mbledhjeje të shkurtër me presidentin
Fushaj, ekipi i Vllaznisë ka lënë Shkodrën
rreth orës 17:00 për t’iu drejtuar qytetit
të Ulqinit. Kuqeblutë do të vazhdojnë
në këtë qytet shumë i afërt me Shkodrën, por
që i përket një shteti tjetër, minifazën përgatitore
që pritet të zgjasë më shumë se 14
ditë. Dje me ekipin shkodran nuk ka udhëtuar
vetëm mbrojtësi i ekipit tonë përfaqësues,
Elvin Beqiri. Shkodrani 28-vjeçar ende
nuk ka mbërritur në Shkodër nga Amerika
dhe ende nuk ka përfunduar bisedimet me
drejtuesit e këtij ekipi mbi të ardhmen e tij të
mëtejshme. Ajo e mbrojtësit mbetet një çështje
shumë e rëndësishme për t’u zgjidhur.
Dje Vllaznisë i është bashkuar dhe ganezi
Boadu duke i dhënë një fytyrë të plotë para
nisjes së ekipit të drejtuar nga tekniku
Canaj. Sot paradite ekipi pritet të ketë seancën
e parë stërvitore të cilën do të zhvillojë
në fushat për rreth hotelit Olimpik, ku
edhe janë të akomoduar. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 11 Jan 2009 , 00:52

merkato


Në fokusin e Vllaznisë
edhe Bejzade


Pavarësisht se nuk konfirmohet nga zyrtarët e klubit të Vllaznisë,
ajo që mësohet nga burime të sigurta pranë këtij klubi
është se në fokusin e ekipit shkodran është edhe një tjetër ishsulmues
i saj. Bëhet fjalë për sulmuesin Skerdi Bejzade. Lojtari
që aktualisht ende është
pjesë e ekipit të Elbasanit po
kërkon një ekip të ri në këtë
periudhë merkatoje. Një
mundësi për të është edhe
bashkimi me ish-ekipin e tij
të para dy sezoneve.
Megjithatë deri tani nga ana
e drejtuesve më të lartë të
klubit nuk ka asnjë konfirmim
zyrtarë. Afrimi një lojtari të
tillë mund të rriste më tej
konkurrencën brenda ekipit
kuqeblu dhe mund të rriste më
tej edhe cilësinë e këtij ekipi.
Bejzade ka shumë eksperiencë
dhe për më tepër e njeh
mjaft mirë ambientin shkodran. Si rrjedhojë do të ishte shumë i
lehtë integrimin e tij me skuadrën në mesin e sezonit. Megjithatë
kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 11 Jan 2009 , 00:53

te lumshin durt mondi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 11 Jan 2009 , 00:55

Futboll

Zyrtare, Sukaj është i Vllaznisë
10 Janar Lojtari pritet t’i bashkohet sot ekipit: “Rikthehem për të fituar titullin kampion”

Presidenti dhe futbollisti kanë konfirmuar dje zyrtarisht lajmin. Gjashtë muaj në huazim



Kishte ditë që Vllaznia luftonte për ta bërë ta rikthyer në Shkodër ish futbollistin e saj Xhevahir Sukaj dhe më se fundmi ia ka arritur qëllimit. Gjithçka është konkretizuar pikërisht dje, kur numri një i klubit shkodran ka konfirmuar zyrtarisht, blerjen e sulmuesit të talentuar Sukaj. “Realizimi i rikthimit të sulmuesit Xhevahir Sukaj është rezultat i bashkëpunimit të klubit Vllaznia me atë turk Haxhitepe, me të cilin është binjakëzuar”, tha presidenti shkodran, në momentin e konfirmimit zyrtar të këtij lajmi. Sipas Fushajt, me përfshirjen e Sukajt në skuadrën tonë, Vllaznia fuqizohet shumë në repartin e sulmit, pasi talenti shkodrando të jetë përkrah kapitenit Sinani, të cilët së bashku, pritet të përbëjnë një vijë sulmuese shumë cilësore, që do ta rrisë patjetër edhe rendimentin e repartit ofensiv. Ndërkohë, gjithnjë sipas Fushajt, në lidhje me bashkimin e Sukajt me skuadrën, pritet që sot futbollisti të jetë në Shkodër, për të udhëtuar menjëherë më pas drejt Malit të Zi, ku do të bashkohet në Ulqin me grupin e drejtuar nga trajneri Canaj. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Sukaj, i cili aktualisht gjendet në Ankara, së bashku me bashkëqytetarin e tij Admir Teli. “Unë e kisha thënë edhe në prononcimet që kam bërë pak ditë në gazetën tuaj, se në Shqipëri nuk do të preferoja asnjë skuadër tjetër përveç Vllaznisë, ndaj jam i kënaqur që gjithçka përfundoi në këtë mënyrë dhe tashmë jam përsëri kuqeblu”, është shprehur Sukaj përmes telefonit, në mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë, ai sqaron se ndaj tij kishte edhe oferta të tjera mjaft të leverdisshme, nga skuadra të tjera europiane, por sërishmi pranon se ata që vendosin janë turqit e Haxhitepe. “Të gjithë duhet të besoni, unë vij në Shkodër për të fituar titullin kampion. Mjafton të bashkëpunojmë të gjithë seriozisht dhe me këtë ekip mund të fitojmë gjithçka”, janë batutat e para të Sukajt të rikthyer.



Teli, vazhdojnë tratativat

Sulmuesi i Vllaznisë dhe i përfaqësueses, Xhevahir Sukaj, thekson se do të dëshironte që edhe mbrojtësi Admir Teli të ishte rikthyer në Shkodër. Sukaj bën të ditur, në mes Telit dhe presidentit Fushaj ka pasur disa biseda telefonike dhe në një farë mase, gjërat u duk se po shkonin për mirë dhe Teli ishte pranë rikthimit në skuadër për këtë gjashtë mujor, por për momentin nuk është arritur akordi në mes tyre. Sidoqoftë – vazhdon Sukaj ? kjo nuk do të thotë, se marrëveshja nuk mund të arrihet në ditët në vazhdim, çka për Vllazninë do të kishte qënë me të vertetë një gjë e mrekullueshme”, përfundon Sukaj.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 11 Jan 2009 , 00:57

Vllaznia merr Sukajn, tratativa me Bejzaden
10/01/2009 10:45

Xhevahir Sukaj me shumë mundësi do të jetë futbollist i Vllaznisë edhe për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo për vetë faktin se rikthimin në formë huazimi te kuqeblutë, që e lançuan në arenën ndërkombëtare, ishte një nga dy mundësitë e vetme, të cilat kishte në dorë sulmuesi shkodran.

Në verën e kaluar, Sukaj ka nënshkruar me Haxhetepen një kontratë, në bazë të së cilës, prishja e njëanshme e saj do të detyronte lojtarin t’i shlyente klubit një detyrim prej 150 mijë eurosh.

Dëshira e talentit për t’u larguar nga klubi turk ka qenë e madhe, por mundësia ta bërë atë nëpërmjet dëmshpërblimit financiar ka qenë e vogël. Mundësia e fundit për të mos luajtur më me skuadrën turke, ishte ajo e huazimit, por drejtuesit e Haxhetepes kanë vënë një kusht për këtë: Ose i huazuar te Vllaznia, me të cilën kanë edhe marrëdhënie shumë të mira për shkak edhe të binjakëzimit të dy klubeve, ose të qëndrojë te skuadra turke. Sukaj duket se ka zgjedhur ndarjen më të lehtë, atë të huazimit te ish-klubi i tij, Vllaznia. Skuadrat me të cilat ka luajtur Sukaj janë Vllaznia (74 ndeshje, 19 gola), Elbasani (4 ndeshje, 0 gola) dhe së fundi me Haxhetepe (8 ndeshje, 0 gola).

Dje nuk kanë munguar zërat për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes presidentit Valter Fushaj dhe drejtuesve të skuadrës turke, për marrjen e Sukajt në formë huazimi, por ka munguar konfirmimi zyrtar i kuqebluve. E njëjta procedurë pritet të përdoret edhe për lojtarin tjetër shkodran të Haxhetepes, Admir Teli.

Ndërkohë, Vllaznia po lëviz edhe në merkato, ku Skerdi Bejzade shihet si një alternativë e mundshme. Burime pranë palëve garantojë se ka një pëlqim të dyanshëm, dhe prandaj duket se janë hapur tratativat mes tyre për arritjen e një marrëveshjeje.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 11 Jan 2009 , 06:23

Man in Redblue wrote:
Miri wrote:
Man in Redblue wrote: si me i kuptu une kto shkrimet e tuja, qi mi shkrun si telegram, se koht e fundit je "per shpejt" shume...

kyt rradh po tfali se ma mushe mendjen

T`ka lan si te dhim :lol: :lol: :lol: :lol:
Miri, v1919 nuk asht komplet ne rregull e me dasht e vazhdoj akuzen, por skam nge me u marr me ju dyshen, se ju ta qitni gojen mrapa.

Une ne rolin e prokurorise bana dy akuza: ndaj shtetasit Mond Edmond Cela dhe ndaj shtetasit V1919; mqs e para doli e sukseshme, e kam realizu objektivin.
Do ti detyroj mbeshtetasit e tuj, qi te hekun dore prej tejet nji nga nji :wink: :lol:
Nuk ke menyra mar naqe nuk fiton gja ne kyt menyr qe vazhdon ti prandaj mos i fut vedit kasavet per kyt pune.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 11 Jan 2009 , 06:26

Admin wrote:
KRENARIA KUQ e BLU wrote:
Admin wrote: Per me e pa ktu ne faqe nuk duhet pothujse as nji lek :lol: :lol: , problemi asht me e pa me cilesi te mire .....
Cmimet jane te ndryshme e shkojne prej 20 euro muji deri ne 200 euro muji :)
Pervec ksaj problemi asht se nuk ka garanci qe ndeshjet e Vllaznise trasmetohen live ne TV ....
nuk kishin ken shum me u ba tan bashke por problemi asht se nuk i napin kurre ndeshjet e vlaznis. un kam digitalb e nuk i nep kurre. ndoshta nuk ja ka shit t drejtat televizive valteri
Pershendetje naqe, faktikisht me u ba disa bashke mund te realizohet.
Faktikisht (per fat te keq) Vllaznia nuk ja ka shit te drejtat televizive asnji kanali. Sdq Tv-ja asht dicka shume e bukur e nqs ka njerz qe kane kohe me u marr me te mund te krijoj plataformen e duhun teknike per me kriju nji fare programi, lajme, info , video ,etj etj, por duhet me pas njerz qe kane qejf me u marr me te, me kriju infot, videot, etj etj.
Nqs ka ndonji qe ka qejf me u marr me te mundena me ba dicka periodike nji program te caktum :wink:
njerezit me punu kurse ti e nxjerr theben jashte eee :P :P
Une sa te kem kohe te lire jam i gatshem.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 11 Jan 2009 , 06:28

Edmond-Cela wrote:ja pak nga video por asht e shkeputur pak se nuk me punoj TVSH mira por Shoku jem e ka regjistru dhe do ma dergoj videon krejt. http://uk.youtube.com/watch?v=uEEFCQ0cc4E
kur e jep ritransmetim a din gja?

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Sun, 11 Jan 2009 , 10:58

Miri normalisht tvsh ja e jep ritransmetimin gjithmon te nesermen asdite mduket po sjam i sigurt taman...
FORZA VLLAZNIA

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Sun, 11 Jan 2009 , 15:54

fpjalmi wrote:Vllaznia merr Sukajn, tratativa me Bejzaden

Ndërkohë, Vllaznia po lëviz edhe në merkato, ku Skerdi Bejzade shihet si një alternativë e mundshme. Burime pranë palëve garantojë se ka një pëlqim të dyanshëm, dhe prandaj duket se janë hapur tratativat mes tyre për arritjen e një marrëveshjeje.
Tash qi morem Sukaj nuk na duhet gja Bejzade. Ma mire njata lek ti harxhojne per nji mesfushor

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 11 Jan 2009 , 16:04

Plotesisht dakort me ty naqe.Bejzadja sna duhet asisan.Manej aj ska me lviz prej Elbasanit.Ne tesh na duhet nji organizator i mire edhe mendoj qe jena ne rregull ba mas me ike kerkush prej atyne qe kena ne ekip.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 11 Jan 2009 , 16:30

Nuk asht lojtar per ne aj jo,edhe kur e kishim te gjithe e pame se sa shume lujti :evil:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 11 Jan 2009 , 16:42

Canaj: Vllaznia s’duhet ta lëshojë kreun


Trajneri Agim Canaj thotë se detyra e vetme e ekipit është mbajtja e pozicionit aktual
Paraqitja e Vllaznisë në 17 javët e para të kampionatit ka qenë mbresëlënëse. Sigurisht që ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por mbi të gjitha rëndësi kishte fakti që në fund të dhjetorit kuqeblutë janë renditur të parët. Meritë të padiskutueshme në këtë ecuri shumë të mirë sigurisht që, veç të tjerëve, ka pasur edhe trajneri Agim Canaj. Gjithnjë kërkues në punën e tij, vlonjati kërkon sukses edhe me Vllazninë. Megjithatë, ai duket modest teksa e pyet për atë çfarë ka kaluar deri tani, teksa thotë: “Jemi munduar të bëjmë më të mirën dhe duhet të jemi të kënaqur me këtë çfarë kemi arritur deri tani. E them këtë, sepse thuajse në çdo ndeshje kemi qenë të penalizuar nga mungesat e shumta. Megjithatë, ndonëse jemi të parët, nuk duhet të kënaqemi me kaq, por duhet të kërkojmë më të mirën për të arritur objektivin që ka klubi.” Në pamje të parë të duket vërtet e pabesueshme që Vllaznia ka pasur atë ecuri deri në këtë periudhë me atë kontigjent lojtarësh që ka pasur të gatshëm. Por falë punës së mirë që është bërë në fushën e stërvitjes, harmonisë që ekziston në skuadër dhe mbështetjes së madhe që ka dhënë presidenca, e cila njëkohësisht është treguar shumë korrekte në aspektin financiar, kuqeblutë janë këtu ku janë. Jo më kot edhe kur e pyet Canajn se kë veçon më tepër në paraqitjen e tij deri tani, ai nuk dëshiron të japë emra konkretë, por deklaron: “Nuk mund të veçoj asnjë emër të posaçëm. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre maksimal dhe, nëse Vllaznia është këtu ku është, kjo është meritë e të gjithëve. Kuptohet që peshën më të madhe e kanë mbajtur lojtarët me përvojë, por jo pak kontribut kanë dhënë edhe lojtarët e rinj. Madje kemi aktivizuar edhe futbollistë 17-vjeçarë dhe kjo do të thotë se gjithçka ka qenë në harmoni të plotë. Kjo mendoj se do të vazhdojë edhe më tutje, teksa do të kërkojmë që lojtarët të cilët do vijnë të ingranohen shpejt me ekipin.” Por a është e domosdoshme merkatoja për Vllazninë në këtë periudhë? Për Canajn po, sepse të gjitha rivalet e saj po bëjnë të njëjtën gjë. “Duke parë që Dinamo e Tirana që janë poshtë nesh në renditje, kanë bërë lëvizje në merkato, kjo do të thotë se edhe ne duhet të forcohemi. Kurrsesi nuk duhet të mendojmë të marrim lojtarë të cilësisë së dytë, por lojtarë me emër që duhet t’i vënë shpatullat skuadrës në këtë periudhë. Sukaj që ka ardhur është një përforcim shumë i rëndësishëm. Shpresoj të mbetet edhe Beqiri e po ashtu të vijë edhe një apo dy lojtarë të tjerë dhe pastaj çdo gjë do të jetë në rregull,” ka thënë ai më tutje. Shkodranët e kanë të qartë se nuk u falet humbja e vendit të parë në fund të kampionatit. Ata janë duke u përgatitur për këtë gjë dhe Canaj e ka të qartë se çdo vend tjetër, përveç këtij aktual, është dështim.

Kuqeblutë, dje seanca e parë në Ulqin
Ekipi i Vllaznisë ka mbërritur rreth orës 19:00 të së premtes në rezidencën e tij, në hotelin “Olimpik”. Me të mbërritur në hotel, futbollistët dhe stafi drejtues kanë nxituar në dhomat e tyre dhe pasi kanë ngrënë darkë, kanë shkuar për të fjetur, ngaqë stërvitja e zhvilluar paradreke në “Loro Boriçi” ka qenë vërtet rraskapitëse për ta. Kushtet në hotelin “Olimpik” këtë radhë kanë qenë shumë më të mira se në vitet e kaluara e kjo është konstatuar lehtë nga shkodranët. Ndërkohë dje pasdite kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në tokën malazeze. Ajo është zhvilluar në një nga fushat pranë hotelit, më e mira prej tyre që është vënë në dispozicion për Vllazninë. Trajneri Canaj dhe stafi i tij kanë filluar t’u japin ngarkesat e duhura futbollistëve, por kuptohet që disa prej tyre që kanë pasur probleme muskulore dhe janë stërvitur më veçmas nën kujdesin e fizioterapistit Mlloja. E njëjta stërvitje do të jetë edhe në ditët në vazhdim, kur nuk mendohet të zhvillohet ndonjë ndeshje miqësore, sepse më shumë rëndësi në këto momente ka përgatitja fizike.

Vijnë Boadu e Sukaj, gati bashkimi me skuadrën
Ganezi Xhejms Boadu ka mbërritur në mesnatën e së premtes dhe ka marrë rrugën drejt Shkodrës. Dje në drekë ndërkohë ka mbërritur nga Turqia edhe Sukaj. Ata të dy tashmë do të vihen në dispozicion të trajnerit Canaj për t’u stërvitur. Madje ganezi duhet të ketë mbërritur që mbrëmë në Ulqin, ndërkohë që të njëjtën gjë do të bëjë sot edhe Sukaj. Në këto dy ditë mendohet që me skuadrën të bashkohet edhe ndonjë futbollist tjetër që do vijë për t’u provuar te Vllaznia.

Post Reply