Admin wrote:
Na e mori Tirana me 1 pike diference, ku na mujti ne ndeshjen direkte ne Tirane.
Me Tbilisin golin e trete me duket se e ka ba aj lezhjani (sme kujtohet emri per momentin).
Ndeshja qi na mujti tirana 1-0 a asht aja qi nfund fillune me u rrahe lojtart e masanej edhe tifozat a? nqs asht aja, kam kene n'stadium bashke me hamdi salihin. i kena myt tane lojen e i kena ra edhe shtylls. kishim meritu t'pakten me fitu 2-0
Edhe me Dinamon e Tbilisit kam kene me e pa. kena lujt i ndeshje kryeveper. ndoshta asht ndeshja ma e bukur e vllaznise qi kam pa nei here. kena hanger i gol kot (gjys gabimit i premçit) kur ishim 2-0. n'fund t'ndeshjes na thot nji tiranas: "ka 20 vjet qe nuk shof nje skuader shqiptare te luj ne ket menyre ne Q.Stafa"
ndeshja ne gjeorgji kishte maru 1-1 m'duket. mandej 3-0 n'tavoline....
Edhe nji ndeshje tjeter maj mend me qejf: kur fitume kampionatin, ndeshja e fundit me shkumbininn n'mos gabohem. i kena ba nja 5 gola. golin e pare e bani Edi Martini. Gol kryeveper. Jasht zonet me shpin ka porta, e nali me gjoks, e majti dy here me gju e pa ra topi n'toke e gjujti me kthese n'trekandsh. Si goli i Klinsman me Korene ne botnorin e 94-shit nqs e man mend nei tifoz gjerman.
Njaq plot nuk e kam pa nej here L.Boroçin. çfare festet.
Lene se mu çu mishi kokerr......