Ilir Nallbani sërish
afër verdhebluve
Kosovari Ilir Nallbani mund të kthehet sërish për të qenë pjesë e
ekipit të Elbasanit për sezonin e ardhshëm. Lajmi në fjalë mësohet
nga burime pranë presidentit Laze. Gjithashtu po të njëjtat
burime pohojnë se veç presidentit Laze dëshirë për rikthimin e
lojtarit ka shprehur edhe trajneri Mirel Josa, i cili janarin e kaluar
e deri në kohën kur u larguar nga Vllaznia kishte në ekip Ilir
Nallbanin i cili duket se do të rikthehet për të mbajtur veshur
sërish fanellën e ekipit të Elbasanit sezonin e ardhshëm por kjo
do të ndodhë vetëm mbasi Vllaznia të ketë mbyllur pjesëmarrjet
në kupën UEFA. Së bashku me Kosovarin Nallbani mund të vijnë
për provë tek Elbasani dhe dy lojtarë të tjerë nga Kosova të cilët
më parë kanë qenë pjesë e ekipit të Pejës. Edhe pse një mesfushor
tepër energjik, Nallbani nuk është preferuar nga drejtuesit
shkodran për të vazhduar bashkëpunimin, prandaj Elbasani
ka tentuar të kontaktojë me futbollistin për ta pasur pjesë
të tij në sezonin e ardhshëm. Prania e Josës në stolin verdheblu
mund të lehtësoj gjërat.
Kta karafilat tone jo vetem qe spo blejne nej lojtar persmarit por edhe po i shesin lojtart ma te mire qe kena.
