Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 19 Jun 2008 , 16:17

Ja maj naqe se ka ma afer Italin edhe kan nevoje per portjer.Nuk deshta me jua thane por po e zbuloj surprizen un se shpejti do te jem ne prove per me mrojt porten e Vllaznise. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 19 Jun 2008 , 16:24

Ilir Nallbani sërish
afër verdhebluve
Kosovari Ilir Nallbani mund të kthehet sërish për të qenë pjesë e
ekipit të Elbasanit për sezonin e ardhshëm. Lajmi në fjalë mësohet
nga burime pranë presidentit Laze. Gjithashtu po të njëjtat
burime pohojnë se veç presidentit Laze dëshirë për rikthimin e
lojtarit ka shprehur edhe trajneri Mirel Josa, i cili janarin e kaluar
e deri në kohën kur u larguar nga Vllaznia kishte në ekip Ilir
Nallbanin i cili duket se do të rikthehet për të mbajtur veshur
sërish fanellën e ekipit të Elbasanit sezonin e ardhshëm por kjo
do të ndodhë vetëm mbasi Vllaznia të ketë mbyllur pjesëmarrjet
në kupën UEFA. Së bashku me Kosovarin Nallbani mund të vijnë
për provë tek Elbasani dhe dy lojtarë të tjerë nga Kosova të cilët
më parë kanë qenë pjesë e ekipit të Pejës. Edhe pse një mesfushor
tepër energjik, Nallbani nuk është preferuar nga drejtuesit
shkodran për të vazhduar bashkëpunimin, prandaj Elbasani
ka tentuar të kontaktojë me futbollistin për ta pasur pjesë
të tij në sezonin e ardhshëm. Prania e Josës në stolin verdheblu
mund të lehtësoj gjërat.

Kta karafilat tone jo vetem qe spo blejne nej lojtar persmarit por edhe po i shesin lojtart ma te mire qe kena. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 19 Jun 2008 , 16:28

Nevian Cani nënshkruan për Vllazninë
Nevian Cani është lojtari më i ri që ka firmosur për Vllazninë. Fituesja e Kupës së Shqipërisë do të luajë në Kupën UEFA dhe një përforcim si Cani, i huazuar te Flamurtari sezonin e kaluar (2 gola më skuadrën vlonjate) është një plus më shumë për teknikun Agim Canaj.

Vijnë shqiptaro-amerikanët
Që prej më shumë se një jave është folur se skuadra
e Vllaznisë pret përforcime në merkato nga futbollistë
që do të vijnë nga Amerika. Kështu, mbrëmjen e së
martës, në qytetin e Shkodrës kanë mbërritur dy shqiptaro-
amerikanë. Njëri prej tyre është Aleksandër
Hanxhari, 21 vjeç, roli i të cilit është mesfushor-sulmues.
Ai ka ardhur për t’u provuar në radhët e
skuadrës kuqeblu për disa ditë. Por në udhëtimin e tij
drejt vendit të origjinës nuk ka qenë i vetëm,pasi Afrim Lajçi është
shqiptaro-amerikani tjetër. Ai është 26 vjeç dhe luan si portier.
Gjithashtu edhe ky në provë pranë kuqebluve.
Dje për ta ka qenë e dita e parë e stërvitjes me Vllaznisë,por që do të
vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera. Futbollistët në fjalë duken të
vendosur për të vazhduar karrierën e tyre sportive në Shqipëri, e sidomos në Shkodër. Por pavarësisht ardhjes së Lajçit dhe Hanxharit,me të cilët ka biseduar më parë, gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, presidenti
Valter Fushaj, versionin e fundit do ta japë stafi teknik i kuqebluve.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 19 Jun 2008 , 16:33

Çeshtje e mbyllur, Sinani pjese e Vllaznise
Publikuar nga Administrator
VllazniaDje eshte pritur qe te mbylleshin dy kontrata tek Vllaznia. Te pakten nisur nga ajo çfare pat deklaruar vete presidenti Fushaj nje dite me pare. ne fakt nuk eshte firmosur asnje kontrate nisur nga fakti qe numri 1 i klubit shkodran ka qene i zene me disa probleme te veta te biznesit dhe per rrjedhoje firmat jane shtyre. Megjithate eshte arritur te merret vesh se njeri nga dy lojtaret qe duhej te firmoste, ishte sulmuesi Sinani. Kete e ka pranuar edhe vete Fushaj qe ka thene: “Me Sinanin eshte e vertete qe kemi mbyllur gjithçka. eshte rene dakord ne te gjitha pikat e kontrates dhe per pasoje mbetet vetem firmosja e kontrates qe eshte veçse formalitet per t’u kryer. Besoj se kemi bere me te miren e mundshme sepse te mbash ne skuader sulmuesin me te mire te kampionatit nuk eshte pak. Kjo do te thote se Vllaznia edhe ne sezonin e ardhshem do jete serish pretendente”. Por nderkohe bashke me Sinanin mund te firmose edhe Belisha megjithese ai pret edhe nje kontakt te fundit me jashte. Por drejtuesit me te larte te kuqebluve duket se nuk kane deshire te presin me pasi javen tjeter, ekipi do niset per ne faze pergatitore dhe te gjitha kontratat do jene te mbyllura me lojtaret. Kete e thote edhe vete Fushaj qe shton: “Deri ne fund te kesaj jave do t’i japim fund rinovimit te kontratave qe na kane mbetur pa u kryer ne menyre qe ekipi te jete i plote ne faze pergatitore”. Perveç Sinanit e Belishes, do mbyllen edhe kontratat me Teli, Doçin e Hotin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 20 Jun 2008 , 12:09

Ktyne tonve ishalla si ka lujt mendja me e lane me ik Nallbanin!!!

Cani me vjen mire qe asht afru, por na duhet nji sulmues i afirmum nqs ik Sukaj....
Sdq Rraboshta e Cani nuk jane keq per momentin.....

Vllaznia ka nevoje ne mesfushe per nji organizator te hajrit si edhe per ne mbrojtje qe spa merret vesht se kush pa ik e kush pa rrin!!!
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 20 Jun 2008 , 12:57

Vllaznia asht prep ne kerkim te nji portieri ku thuhet se shume shpejt do te vije nji portier afrikan per tu provu tek Vllaznia .....
Vllaznit Ultras

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sat, 21 Jun 2008 , 00:22

A ka dal naj futboll i ri ne Shqipni a?? Me 2 portiera??!!!!!

Hajde merkato hajde!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Jun 2008 , 15:10

Pa maj naqe.Ka dale rregull i ri ne Shqipni.Asht tuj pru do afrikan Delain me vedi per prove bashke me ket portjerin nigerian.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 22 Jun 2008 , 01:05

Po den me ba sevap Delain me ata patriotat e vet e pa i bjen ktej ka ne :)
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 22 Jun 2008 , 07:50

eh lumi ne per vedi po na shtohet rraca gabelve :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 22 Jun 2008 , 15:12

Kam ndi qe i ka gjet edhe kaj barake poshte kalase. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 23 Jun 2008 , 01:01

Dy lojtart e fundit qe erdhen prej Ameriken i kane maru pushimet ne Shkoder, kshu qe jane kthy ne USA.
Vllaznit Ultras

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Mon, 23 Jun 2008 , 09:08

Admin wrote:Dy lojtart e fundit qe erdhen prej Ameriken i kane maru pushimet ne Shkoder, kshu qe jane kthy ne USA.
Pa he, si i ka dal testi. A u pranun a ja?
A e paten ate shanc me u pagu nga Valteri, se kam ndi pagun ma shume se n'Amerike. Lojtaret amerikan enderrojne me lujte ne Shkoder qysh kur ka ken Valteri atje.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 24 Jun 2008 , 17:43

shehi prane Vllaznise!!

Orges Shehi nuk ka qenë kurrë një nga ata futbollistë, që mbushte faqet e para të gazetave me polemika. Shumë, shumë e bënte një gjë të tillë, kur bënte “pritjet” e tij. Këtë radhë, portieri durrsak i të kuqve është bërë një çështje. Dhe ndoshta sërish jo për fajin e tij. Ka duruar mjaft dhe në fund ka shpërthyer. “Kam tre muaj pa marrë rrogë dhe unë jam familjar. Dua të iki nga Partizani” është shprehur. Xhani, kur e lexon, tërbohet. “Shehi? Nuk ka bërë kurrë zë”. Presidenti i “demave” priste ndonjë revoltë nga ndonjë tjetër, tani i vjen befas nga porta.

Zgjidhja ? Xhani nuk përdor “dhunën”, ashtu sikundër veproi me Abilaliajn. Pasi konsumuan së bashku një telefonatë, të mbushur me fyerje dhe ofendime, presidenti dhe portieri gjetën mirëkuptimin. Portieri ikën, merr zyrtarisht kartonin dhe, megjithëse ende nuk dihet nëse është paguar apo jo, gjen menjëherë destinacionin e ardhshëm: Shkodër. Vllaznia e ripret sërish. A nuk kishte ikur nga Shkodra me një tufë me polemika? Në Shqipëri ndodhin nga të gjitha.

Sport Ekspres
Vllaznit Ultras

Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Tue, 24 Jun 2008 , 19:20

per mendimin tem s na duhet gja...e patme para da sezonesh e s asht se bani ndoj paraqitje t vecante...me bishanin e ndojen tham se porten e kena mire...njat mesfushe me kene me ndreqe ifije megjithse me belishen asht rregullu disi..na ishte dashte edhe nji qendror me delain se ai teli kujton se e ka mbiemrin terry e pervec qe asht rryp krejt ka edhe ifije tangerdhek e s ka ndigju me firmose tesh po vec mas kupes uefa...ka hall me i rru edhe simjet do leke skedinash m duket e mandej me ike..
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 25 Jun 2008 , 13:46

Teli nuk asht i keq naqe.
Para 2 sezonesh nqs nuk gabohem, Shehin e kena hek krejt kot!!!
Sdq jam dakort me ty qe duhet me i dhan mundsi Bishanit me ec perpara sepse i ka te dhanunat me u ba nji portier shume i mire.
Sa i takon mesfushes, duke dite qe me shume mundesi Lika ka me u largu, duhet me nderhy sa ma pare ne merkato...
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 25 Jun 2008 , 14:57

Kuqeblute, dyndje te huajsh

Tek Vllaznia kane mberritur dhe pritet te mberrijne nje numer i madh lojtaresh te huaj per t’u provuar. Menaxhere te ndryshem kane marre persiper sjelljen e lojtareve cilesore por kjo mbetet per t’u pare pasi te kene kaluar ne “siten” e trajnerit Canaj. Keshtu nje menaxhere gjermane ka premtuar te sjelle dy lojtare braziliane dhe nje argjentinas, po ashtu menaxheri shkodran Zamir Shpuza dy rumune, njeri nga te cilet portier. Nga ana tjeter me ekipin shkodran pritet qe ne ditet ne vazhdim te jene ne prove edhe disa futbolliste kroate, aq shume te pelqyer nga trajneri aktual i Vllaznise. Pavaresisht ketij fakti, ende nuk mund te thuhet se tashme skuadra eshte plotesuar sepse nuk dihet te çfare niveli do jene ato lojtare. Fakti qe kater lojtaret e pare qe u provuan, rezultuan te pavlefshem, tregon se nuk do jete e lehte per te gjetur futbollistet e duhur. Drejtuesit kuqeblu megjithate do tentojne deri ne fund per kete gje. Gj.KOLA
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Wed, 25 Jun 2008 , 16:25

une telin njata here qe e kam pa tu lujte s asht se ma ka mbushe fort mendjen,mgjth mund t gabohem se si kam pa fort shpesh tu lujte.Sidoqofte nji qendror na duhet tham se sezoni asht i gjate.
Nqs ike lika si kena punet mire mandej e duhet me gjete ndojnji permarit me e zevendsu.Per belishen m asht ba qejfi qe asht kthy se kto vitet e fundit kena vujte per organizator e s ka pase kush me na i shpernda topat..
Sulmus po kena boll shyqyr zotit se n shkoder dojne vec me lujte n sulm dyrnjaja :lol: :lol: Edhe po iku sukaj kena prape canin rraboshten ose kacin me i ndeje n krah viorit....
Une nuk tham se shehi asht portier kot po problemi asht se ndoshta vitin tjeter ike prej nesh e na djegim edhe nji vit bishanin.Po i besume porten kyt vit edhe mund t bajne gabime po ama fitume nji portier per da vite t mira...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 25 Jun 2008 , 17:29

Per Bishanin edhe mu me vjen keq, se metamam po e djegim si lojtar....

Sa i takon Belishes me bahet qejfi por sma merr mendja se mundet me e majt ashtu sic duhet mesfushen tone......
Per me pretendu Vllaznia s'duhet me u knaq vetem me 3 sulmusa.
Per mendimin tem duhet edh enji sulmus i afirmu.
Sot, nqs nuk ke stol te mire, asht e kote me pretendu per trofe.
Sat per sat Vllaznia hala se ka nji 11 titullarsh cilesore.
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 26 Jun 2008 , 18:51

Vllaznia, kantier i hapur për të huajt


Vllaznia është shndërruar në një kantier të madh testimesh për në prag të përgatitjeve për Kupën UEFA. Së fundi te kuqeblutë po testohen pesë lojtarë të huaj: 2 kroatë, 1 brazilian, 1 turko-gjerman e 1 rumun.

Nga Kroacia kanë ardhur sulmuesi Marko Bashiç (24 vjeç) dhe Bozhe Predojeviç (22 vjec). Mesfushori brazilian quhet Jairo (28 vjeç). Turko-gjermani Kaan Alkaya është 25 vjeç dhe luan në rolin e mesfushorit. Lojtari i pestë i huaj është rumuni 24-vjeçar Ian Valentin.

Pak ditë më parë dështuan në provat tyre portieri i Tuzit nga Mali i Zi, Vedad Dresheviç, mesfushori shqiptaro-kroat Leon Duka (Hajduk i Splitit), kosovaro-amerikani Afrim Lajçi, dhe shqiptaro-amerikani Aleksandër Hanxhari (mesfushor sulmues).

Post Reply