Lajme nga kundershtaret e ardhshem te Vllaznise
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Asnjë i skualifikuar për Vllaznisë
Ndaj Vllaznisë do të jenë të gjithë lojtarët bardheblu në dispozicion të trajnerit Starova. Asnjë i skualifikuar për këtë ndeshje, një tregues shumë i rëndësishëm ky për Tiranën, që synon të mos i krijojë asnjë mundësi Elbasanit, për të shpresuar në këtë fund kampionati. 21 herë kampionët e Shqipërisë, përveçe nuk kanë probleme kartonësh, gjithashtu nuk kanë as probleme dëmtimesh. Të gjithë i janë kthyer stërvitjes dhe tashmë kryeqytetasit po mendojnë më shumë për arenën ndërkombëtare, sesa për aktivitetin kombëtar.

- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Futbollisti i ri lushnjar e pret me optimizëm ndeshjen e fundit të këtij kampionati që po mbyllet
Sefa: Lushnja, për fitore në Shkodër
Në kampin lushnjar, fitorja ndaj Egnatias ka rikthyer disi qetësinë e humbur pas disa rezultateve negative rresht, që kishin regjistruar djemtë e Mirel Josës. Kjo fitore ua ka shtuar më shumë sigurinë verdhejeshilëve që të udhëtojnë drejt Shkodrës për të pretenduar një tjetër rezultat pozitiv. Kjo ndeshje, edhe pse luhet në "Loro Boriçi", do të ketë në vetvete një motivim për t'u fituar nga ekipi i Lushnjës. Duke menduar një humbje të mundshme të Shkumbinit në Elbasan, djemtë e "lagunës" do të përpiqen me të gjitha mënyrat për të kaluar peqinasit në renditje, ku vetëm fitorja ndaj shkodranëve mund ta realizojë një synim të tillë. Për të arritur një fitore ndaj Vllaznisë, stafi teknik i Lushnjës po kryen një stërvitje intensive me futbollistët e tij. "Në ndeshjen me Egnatian ra në sy vendosmëria e skuadrës për të fituar, çka solli edhe impenjimin maksimal dhe këmbënguljen për ta siguruar sa më shpejt dhe pastër fitoren, duke shfrytëzuar sa më shumë rastet e krijuara. Ne i sinkronizuam mjaft mirë veprimet tona, sidomos në mesfushë dhe sulm, duke arritur që të jemi mjaft të saktë në finalizimin e aksioneve. Kjo solli edhe shënimin e tre golave nga ana jonë, në një kohë që mund të kishim shënuar edhe të tjerë. Motivimi dhe impenjimi maksimal bënë të mundur arritjen e asaj fitoreje të çmuar për ne," - shprehet i riu Fation Sefa. Duke vlerësuar anët pozitive të kësaj ndeshje, Sefa nuk mohon edhe faktin se edhe kundërshtari krijoi mundësi për të rrezikuar, ku ka shfrytëzuar hapësirat që janë vërejtur në mbrojtje. "Kjo nuk i zbeh aspak vlerat e fitores sonë, e cila pati vlera të theksuara morale, pasi kishte kohë që na mungonte," - shton më tej Sefa. Duke mos e fshehur kënaqësinë që i ka dhënë kjo fitore, futbollisti shtatlartë i shkollës lushnjare të futbollit thotë: "Kjo fitore nuk është vënë për asnjë moment në dyshim. Pas golit të shënuar nga ata, ne reaguam menjëherë, duke shënuar edhe golin e tretë, i cili na e siguroi përfundimisht tripikëshin. Tani ne po vazhdojmë të stërvitemi me impenjim e seriozitet për trasfertën e Shkodrës, e cila mbyll përfundimisht këtë sezon të gjatë dhe të mërzitshëm. Porositë e dhëna nga drejtuesit e klubit, sidomos nga trajneri ynë gjatë stërvitjes të kësaj jave, janë të qarta për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje trasferte, duke i bërë një mbyllje dinjitoze këtij sezoni. Duke pasur parasysh vlerat e të dy ekipeve dhe mungesën e objektivave, mendoj se të dy formacionet do të japin një spektakël në fushë, ku fitorja do të jetë një objektiv moral," - përfundon Sefa.

VLLAZNIA PER GJITHMON
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Ervin Bulku, stërvitje të diferencuar
Ervin Bulku mund të mos luajë të shtunën përballë Vllaznisë, për shkak të një tërheqjeje që ka pësuar gjatë ndeshjes së superkupës. Mesfushori doli nga loja dhe dje vetëm ai nuk ishte bashkë me grupin, për shkak të një problemi që pati gjatë pjesës së parë. Bulku ka nisur stërvitje të diferencuar me shpresën se deri ditën e ndeshjes do të rikthehet në formë të plotë. Këtë të shtunë ngrihet sipari i Kampionatit të 67-të Kombëtar të Futbollit. Tirana do të jetë mysafire në Shkodër, përballë Vllaznisë vendëse.
Samuel Okunovo, pritet vetëm firma
Për nigerianin që i është bashkuar Tiranës në stërvitje dhe që luajti një pjesë loje gjatë superkupës është arritur thuajse marrëveshja dhe tani pritet firma. "Do të qëndrojë," - saktëson shefi i klubit, Muça, duke shtuar se për lojtarin klubi është në pritje të kartonit, kurse vetë mesfushori nigerian theksoi se për kontratën e re, që ende nuk e ka firmosur, nuk përgjigjet ai, por po merret manaxheri i tij dhe se kur të vijë momenti i duhur mund të firmosë me bardheblutë.
Kampionët i rikthehen stërvitjes
Dje, në orën 18.00, në "Skënder Halili" bardheblutë dolën për të bërë një stërvitje të lehtë, në prag të ndeshjes së parë të këtij edicioni. Binte në sy mungesa e kapitenit Muka, që kishte marrë leje, kurse të gjithë të tjerët u rreshtuan dhe bënë në fillim një analizë të shkurtër, të cilën e drejtoi Shkëlqim Muça, që dje orientoi ekipin për t'i dorëzuar sot "çelësat" stafit të ri drejtues.

Starova, drejtor teknik i bardhebluve
Sipas donatorit Halili, janë marrë mendimet e trajnerit të edicionit të kaluar, Sulejman Starovës, që para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Ishte menduar zëvendësimi i tij dhe posti që Starova do të ketë për edicionin në vijim do të jetë ai i drejtorit teknik. Kësisoj, edicioni i ri do të nisë me italianin Menikini në stol dhe Sulejman Starova do të jetë zyrtarisht drejtor teknik. Që të dy do të drejtojnë ekipin e ri, që pasi të arrijë objektivat në kampionat, duhet të përmbushë më tej qëllimin kryesor, në Europë.
Në fundjavë, 3 rumunë dhe 3 brazilianë
Për shkak të trajnerit të ri, drejtuesit bardheblu kanë menduar që të shtyjnë afatin e ardhjes së lojtarëve të rinj në provë te Tirana. Bëhet fjalë për 3 rumunë dhe 3 brazilianë që do të vijnë në fundjavë dhe do të testohen nga stafi i ri italian, i cili do të seleksionojë më të nevojshmit për skuadrën e tyre. Megjithatë, derisa të bëhen federimet, drejtuesit e Tiranës janë të bindur për të konsoliduar grupin.
Kampionët, tani 2 herë në "Skënder Halili"
Trajneri italian Menikini do t'i zbresë kampionët paradite dhe pasdite në fushë. Pas seancës së parë, në krye të stolit bardheblu ai dha një parajmërim për të gjithë lojtarë: "Sot, në orën 9.30, të gjithë në fushë, sepse në orën 10.00 fillon stërvitja." Ndërkohë, pas seancës së paradites, në orën 12.00 do të bëhet prezantimi zyrtar i tij para mediave.

Teuta barazon në finalen e pare me Besën e Pejës
Ndeshja e parë finale e Superkupës mbarëshqiptare, e zhvilluar dje në stadiumin e Pejës, midis Besës vendëse, fituese e Kupës së Kosovës dhe Teutës së Durrësit, fituese e Kupës së Shqipërisë, përfundoi në barazim 1-1. Golat u shënuan në minutën e 19-të nga Jasher Jashiqi, nga një goditje me kokë, pas një goditje dënimi, dhe në minutën e 26-të barazoi Mancaku, pas ekzekutimit të një penalltie të fituar nga vetë ai. Ndeshja në fjalë u ndoq nga rreth 2000 spektatorë, të cilët duartrokitën lojën e të dyja skuadrave, e cila, duhet pranuar, nuk e kaloi asnjëherë nivelin mesatar të një ndeshjeje futbolli. Teuta e Durrësit luajti me një ekip të reduktuar, pasi disa futbollistë të formacionit bazë janë të angazhuar në ekipin kombëtar Shpresa, me trajner Hasan Likën, i cili gjithashtu mungonte dje në stolin e Teutës, por zëvendësohej nga ish-mbrojtësi i shquar i Lokomotivës, Niko Jani, aktualisht zv.trajner i Teutës. Nëse loja e durrsakëve linte mjaft për të dëshiruar, e ndikuar kjo edhe nga mungesat në formacion, ekipi vendës i Besës së Pejës bëri çmos që ta shënonte golin e fitores, por pa ia arritur dot qëllimit. Kjo edhe për meritë të portierit Xhavahir Kapllani, i cili ishte në një formë të shkëlqyer sportive dhe evitoi gola të sigurt në portën e tij. Ky rezultat duket se favorizon "djemtë e detit", të cilët do ta luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe janë më pranë fitimit të Superkupës Mbarëshqiptare. Presidenti i Teutës së Durrësit, Edmond Hasanbelliu, duke folur pas ndeshjes, tha se ishte i gëzuar që ndeshja e parë u zhvillua në një frymë vëllazërore, gjë që e tregon edhe rezultati, dhe shtoi se aktiviteti i startuar dje, Superkupa Mbarëshqiptare, duhet të kthehet tashmë në traditë. Ndeshjen mes Besës së Pejës dhe Teutës së Durrësit e ka transmetuar edhe Televizioni 21 i Prishtinës, çka bëri që numri i tifozëve në stadium të mos ishte i madh. Teuta e Durrësit e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kapllani, Zëre, Hasani, Dollaku, Pashaj, Shaqiri, Qerimi, Muça, Tiko, Shahini, Mancaku. Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Shahin Haxhi Islami" të Pejës dhe u gjykua nga një treshe gjyqtarësh kosovarë: Përparim Hasani, Naser Ajvazi dhe Nexhmedin Krasniqi. Ndeshja e kthimit është vendosur për t'u luajtur në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit më 16 nëntor të këtij viti, ku do të përcaktohet edhe fituesi i Superkupës së parë Mbarëshqiptare.

Sevo: Ka ardhur koha që Lushnja të fitojë
Lushnja, pas barazimit me Teutën, që ka lënë një shije të hidhur te tifozët lushnjarë, kërkon të arrijë fitoren e parë këtë javë në "Roza Haxhiu" me Vllazninë. Më shumë se kurrë, këtë fitore e kërkon trajneri i Lushnjës, Perlat Sevo, i cili mendon se ekipi i ka të gjitha mundësitë të realizojë një fitore ndaj shkodranëve. Ndeshja e fundit nuk e ka demoralizuar aspak Sevon dhe futbollistët që ai drejton, përkundrazi, ata kanë përveshur mëngët me dy seanca stërvitore në ditë për rikuperimin e gabimeve të shfaqura në ndeshjen me durrsakët. Ja çfarë thotë trajneri i Lushnjës në intervistën e tij:
Ç'mund të thoni për ecurinë e deritanishme të Lushnjës? A jeni i kënaqur me lojën dhe rezultatet që ka arritur formacioni juaj në këto tri ndeshje?
Me thënë të drejtën, e përgjithshmja është pozitive nga mënyra se si kemi luajtur dhe çfarë kanë dhënë djemtë në këto tri ndeshje të para. Nga ana tjetër, këmbëngul në faktin se në dy ndeshjet e shtëpisë duhet të kishim marrë më tepër.
Ku mendoni se çalon ekipi juaj në mosarritjen e fitores?
Kemi çaluar shumë në finalizim, sidomos në ndeshjen e fundit, ku nga gjithë ato raste të paktën të kishim shfrytëzuar një.
A ka ndikuar barazimi i fundit në moralin e futbollistëve?
S'ka pse të ndodhë një gjë e tillë, pasi jo çdo gjë ndodhi për faj të tyre. Jam duke praktikuar një program stërvitor me dy seanca në ditë dhe shoh që morali dhe dëshira është në kuotat maksimale.
Mendoni se Lushnja ka akoma nevojë për lojtarë të tjerë dhe sa mund të jetë e realizueshme kjo gjë, pasi nuk varet shumë nga ju?
Kemi nevojë për përforcime, kjo nuk diskutohet, pasi sa më shumë elementë cilësorë të kemi, aq më të mira do të jenë lojërat dhe rezultatet tona. Kampionati është i gjatë dhe i lodhshëm, kështu që skualifikimet, dëmtimet dhe shumë fenomene të tjera do të jenë të pranishme. Por si një domosdoshmëri më immediate unë kam kërkuar te drejtuesit e mi një futbollist organizator të mirëfilltë, si dhe një mesfushor të majtë. Besoj se ata e kanë gjykuar me vend kërkesën time për të bërë këto ndërhyrje brenda afatit kohor që ka caktuar FSHF-ja.
Një organizator a mund të ndryshonte lojën e Lushnjës?
Patjetër dhe këtë e them me bindje. Momentalisht, rolin e liderit në mesfushën tonë e kryen Lika, që është një mesfushor potent me cilësi të lakmueshme, por besoj se ky rol nuk është i përshtatshëm për të. Gjithashtu, edhe Gjyla luan në të majtë të mesfushës për nevojat e ekipit, sepse krahu i djathtë është më produktiv për të.
Besoni se me këto ndërhyrje do të garantoni një vazhdimësi premtuese?
Besoj se po. Kemi krijuar një grup harmonik, i cili nga ndeshja në ndeshje do të ketë përmirësime, duke synuar edhe rritjen e rezultateve. Natyrisht që vazhdimësia pozitive kërkon punë dhe seriozitet nga ana jonë, pasi ne kemi të garantuar edhe një përkrahje mjaft serioze nga presidenca jonë.
Të dielën do të luani me Vllazninë. Mendoni se me në fund ka ardhur momenti që Sevo dhe futbollistët që ai drejton t'i gëzohen fitores së parë?
Them se fitorja duhet të kishte ardhur më parë. Shpresojmë të mos përsërisim gabimet e para.

Byzhyti: Nuk kemi frikë nga Vllaznia!
Në kampin lushnjar të gjithë e kanë kuptuar se vetëm fitorja do të justifikonte deri diku pikët e humbura në ndeshjet e para. Tri barazimet e arritura do të zhvlerësoheshin nëse nuk do të arrihet një fitore të dielën ndaj Vllaznisë. Një detyrë jo pak e vështirë kjo për verdhejeshilët e Lushnjës, të cilët ende nuk kanë provuar të shijojnë një tripikësh. Ndërkohë, fitorja të dielën u duhet edhe shkodranëve, të cilët mbajnë vendin e gjashtë në tabelë, me po aq pikë sa "lagunarët". Duke u nisur të paktën nga tradita e 5-6 viteve të fundit, verdhejeshilët u kanë mohuar të drejtën shkodranëve që në "Roza Haxhiu" t'i gëzohen qoftë edhe një barazimi. Por kjo nuk do të thotë se fitorja mund të arrihet nga këto statistika. Më shumë se kushdo, këtë gjë e kanë kuptuar vetë futbollistët e Lushnjës, në emër të të cilëve shprehet kapiteni Alban Byzhyti: "Shkodranët gjenden në pozita të barabarta me ne. Ata të paktën e kanë provuar fitoren, ndërsa ne akoma. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të kërkuar dhe për të realizuar fitoren tonë të parë në këtë kampionat, pikërisht ndaj kuqebluve. Megjithtë, nuk duhet të merremi me llogaritë dhe statistikat e shkodranëve, por të bëjmë punën tonë, për të realizuar objektivin në këtë ndeshje."
Më pas bjondi lushnjar kërkon të flasë për gjendjen e ekipit të tij, kur thotë: "Në përgjithësi ekipi ka treguar një mbarëvajtje pozitive, ku trajneri ynë ka punuar shumë me futbollistët në aspektin psikologjik. Kjo, për faktin se fitorja të mos kërkohet nën ndikimin e presionit emocional, i cili sjell veprime dhe lëvizje të kontraktuara. Një fitore mund të arrihet vetëm me një luftë të fortë sportive. Kemi punuar shumë për fazën përmbyllëse të aksioneve, pra një finalizim sa më produktiv. Kjo për faktin se në ndeshjen ndaj Teutës dobësitë e theksuara finalizuese na kanë mohuar një fitore."

Canaj: Në Shkodër, jo vetëm mbrojtje
Besa vjen në javën e pestë pas asaj fitoreje të merituar, por të kritikuar nga presidenti Bizhdili. Me meritë, kavajasit kanë arritur të grumbullojnë plot shtatë pikë në katër javë dhe ndihen komodë në tabelën e klasifikimit. Por kjo javë për ta rezervon një sfidë tepër të fortë në trasfertë ndaj ekipit shkodran, i cili nga ana e tij vjen pas dy fitoreve, ku veçohet ajo ndaj Lushnjës. Në këto kushte, ekipi kavajas e ka vlerësuar mjaft këtë takim dhe kjo duket edhe nga fjalët e trajnerit Agim Canaj. "Vllaznia, pavarësisht gjendjes në tabelë, apo përbërjes që ka, mbetet një kundërshtare e denjë për çdo ekip dhe ka pasur gjithnjë synime për kreun e tabelës. Në këto kushte, e çmoj të vështirë këtë takim, por, nga ana tjetër, edhe ne po dëshmojmë se jemi në rrugë të mbarë," - shprehet Canaj. Por ajo që e bën trajnerin vlonjat të ndihet mirë është pikërisht kultura dhe fair-play, që shkodranët zbatojnë më mirë se kushdo në Shqipëri. Ndryshe nga shumë tifozëri, ajo e Shkodrës arrin deri aty sa të duartrokasë edhe kundërshtarin nëse luan më mirë dhe e meriton fitoren. Pikërisht te kjo "pikë e dobët" e tyre, Canaj mendon se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë të tregojë vlerat e tij dhe të luajë si në shtëpinë e vet. "Nuk janë elozhe, por është fakt që në stadiumin e Vllaznisë të gjithë luajnë pa frikën e presionit, dëmtimeve, apo ndonjë manipulimi të ndeshjes. Në Shkodër, më tepër madje se edhe në "Qemal Stafa", merr atë që meriton. Në këto kushte, ne do të synojmë të paraqesim vlerat tona më të mira. Ritheksoj se nuk do ta kemi të lehtë, por jemi të karikuar për të bërë maksimumin tonë," - shton trajneri i Besës. Nga ana tjetër, Besa nuk harron se Vllaznia nuk është Shkumbini ndaj çdo humbje "vigjilence", qoftë edhe për një minutë, mundet të të ndëshkojë fare lehtë nga futbollistë të tillë me klas, si Sinani, Kuli, Patushi apo edhe të tjerë. Edhe për këtë duket se trajneri Canaj ka udhëzuar të tijtë të mos lëshojnë për asnjë moment dhe të jenë të përqendruar deri në minutën e 90-të. "Vllaznia, ndryshe nga ekipet e tjera, ka një veçori. Në stadiumin e tyre, duke qenë të mbështetur si askund nga tifozëria e tyre, fillojnë dhe mbarojnë takimin vetëm në sulm. Në këto kushte, një gabim sado i vogël në mbrojtje, mundet të ndëshkohesh menjëherë, pasi në pritje për ta bërë këtë është një sulmues si Vioresin Sinani, apo edhe Patushi me Kulin. Ndaj u kam kërkuar futbollistëve të mi që të kenë një përqendrim maksimal në lojë gjatë gjithë 90-minutëshit. Të kuptohemi, nuk shkojmë në Shkodër që vetëm të mbrohemi, por vlerësimi për forcën e kundërshtarit kërkohet të kihet parasysh nga të gjithë. Megjithatë, besoj te forca e ekipit dhe mundësitë reale të tij," - përfundon Agim Canaj, i cili e ngjiti Besën në vendin e dytë.

Ymeri: Vllaznia nuk të fal po i le raste
Tiranasi Fatjon Ymeri, ai që sezonin e kaluar shënoi golat decizivë për Skënderbeun, duke e ndihmuar të ngjitej në ligën superiore, duket se këtë fat ende nuk e ka pasur te Besa. Edhe pse është aktivizuar rregullisht, ai akoma nuk e ka ndier shijen e golit. Në prag të sfidës me Vllazninë, ne i morëm këtë intervistë, për të mësuar më shumë mbi këtë nisje pa fat, por edhe atë se çfarë mendon Fatjoni për javët që vijnë, si për vete, ashtu edhe për ekipin e tij, duke filluar nga Vllaznia këtë javë.
- Keni harruar të shënoni, apo diçka tjetër?
- E kush nga sulmuesit nuk do të dëshironte të shënonte, madje shumë gola? Por jo gjithnjë ai që shënon ka meritën kryesore. Për mua si sulmues, që e kam provuar dhjetëra herë, e them pa modesti se, pa mohuar meritat e sulmuesve, është ekipi ai që ka meritën kryesore. E keni parë në sa raste ne marrim topa thuajse të artë përpara portave kundërshtare nga ata futbollistë që fatkeqësisht media harron t'i përmendë në shumë raste, por të gjithë vrapojnë t'ia veshin meritat sulmuesit. Kështu që unë, jo se kam harruar të shënoj, por edhe të shërbesh besoj është gjysma e golit. Megjithatë, në javët në vazhdim do ta gjej edhe golin.
- Nesër jeni përballë Vllaznisë. Mos do të kërkoni golin e humbur?
- Do të ishte një kënaqësi e rrallë për mua, sepse goli në Shkodër ka më shumë vlerë, pasi shënohet aty ku futbollin e duan dhe e vlerësojnë më shumë se kudo në Shqipëri. Por nuk duhet harruar se te Vllaznia ka mjeshtër të vërtetë, si Sinani, Kuli apo Patushi. Ndaj më parë se golat e mi, duhet të ruhemi që të mos pësojmë në portën tonë. Pastaj duke parë, duke bërë dhe ishalla ndodh ajo që thoni ju. S'ju mbetet hatri nëse shënon përsëri Fortunati.
- Vërtet besoni se mund të dilni me pikë nga "Loro Boriçi?"
- Pse, ju nuk e kishit parashikuar një barazim ndaj Tiranës në kryeqytet? Në këtë kampionat ne udhëtojmë në çdo trasfertë me besim te vetja. Për mendimin tim, Vllaznia është më lart se Tirana, të paktën në lojërat që ka treguar në këto katër javë. Kështu që do të na duhet shumë djersë, veçanërisht vëmendje maksimale nëse duam të dalim me pikë. Unë kam besim te forca e ekipit dhe optimizmi që mbizotëron mes nesh.
- Së fundi, çfarë u premton tifozëve kavajas Fatjon Ymeri?
- E kuptoj se ata presin gola nga unë. Por ju them sinqerisht se më shumë se ata jam unë që e dëshiroj një gjë të tillë. Fundja, për çfarë luan një sulmues? Tifozët e nderuar kavajas duhet t'i siguroj se Ymeri do të japë së pari maksimumin në fushën e lojës dhe për ata më shumë vlerë ka fitorja se sa kush e shënon golin. Por edhe goli nuk do të vonojë.

Besa, sot ndaj Vllaznisë vetëm karakter
Ndoshta më shumë se për çdo takim, ndaj Vllaznisë interesi i stafit, futbollistëve, por edhe i tifozëve është më i madh se çdo herë. Mjafton të përmendim këtë fakt që, megjithëse fillon në orën 19:00, qindra tifozë kavajas do të udhëtojnë me autobusë për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës. Kjo klimë besimi që rrethon futbollistët nuk ka se si të mos ketë efekte psikologjike pozitive për ta. Janë shumë faktorë që e bëjnë këtë takim tejet interesant. Kavajasit, si asnjëherë tjetër, shkojnë në Shkodër duke qenë ata në vendin e dytë të klasifikimit, pra sipër Vllaznisë. Janë ata që, ndërsa Tirana i mundte shkodranët në "Loro Boriçi", Besa i frenonte kampionët brenda në "folenë" e tyre. Ndërsa shkodranët, pas një fillimi tepër zhgënjyes, tani kërcënojnë hapur për të zënë vendin e Besës në tabelë. Janë dy shkolla nga më të vlerat e futbollit shqiptar dhe, si rrallë ndonjëherë këto vitet e fundit, Besa udhëton në Shkodër me objektiv për të mos u kthyer pa pikë në Kavajë. Ndërkohë, takimin e intrigon edhe një fakt tjetër interesant. Për herë të parë në historinë e futbollit shkodran një kavajas, siç është Bekim Kuli, tashmë do të luajë kundër Besës së tij me fanellën e Vllaznisë. Po edhe kavajasit kanë Ervis Krajën, apo Edi Martinin, dy shkodranë me jo pak peshë te Vllaznia e djeshme. Kanë ndërtuar ura midis tyre, por kurrë në historinë e futbollit shqiptar këto dy ekipe nuk kanë njohur kompromise. Edhe atëherë kur i famshmi Dashnor Bajaziti ia hiqte titullin Partizanit dhe atë ia dhuronte Vllaznisë, pas atij barazimi 1-1 ndaj të kuqve në Kavajë në vitet '80. E pra, është një sfidë si rrallëherë midis të barabartësh. Një Besë që kërkon të tregojë se jo më kot ndodhet në krye të tabelës dhe një Vllazni që e sheh fitoren me kavajasit si alternativë të vetme, pasi e presin tri takime të forta rresht, me Elbasanin, Dinamon dhe Partizanin. Mbi të gjitha, sot ka një spektakël të garantuar me mbështetjen e mijëra tifozëve, si ata vendës, ashtu edhe ata kavajas.

Daja: Gara e vërtetë fillon me Vllazninë
Trajneri i Elbasanit, Ilir Daja, pa bujë dhe pa zhurmë po i jep ekipit të tij autoritetin e duhur të kryesuesit në superligë, duke i bërë xhelozë kolegët e tij, që prej vitesh drejtojnë ekipe të njohura. Por pavarësisht se Elbasani kryeson i vetëm pas 450 minutave lojë, Daja nuk ndihet euforik, madje ka theksuar se po përpiqet që kjo të mos e prekë kurrë ekipin që drejton, sepse do të ishte me pasoja fatale për verdheblutë. Me natyrën e tij tepër të qetë dhe mjaft të matur kur drejton ekipin, Ilir Daja ka fituar popullaritet në komunitetin mjaft të qytetëruar elbasanas dhe sidomos te sportdashësit. Edhe në ekip ai ka fituar respekt, sepse ka ditur ta ndërtojë punën mbi baza të shëndosha, duke qenë kërkues dhe i prerë për sa i përket zbatimit të një regjimi të rreptë sportiv. Pas fitores së thellë me Lushnjën në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", Daja ka marrë frymë disi i lehtësuar, por nuk nxitohet kur deklaron se gara e vërtetë fillon me Vllazninë. Ai e di më mirë se kushdo tjetër se të gjithë tani duan t'i marrin pikë Elbasanit. Por duke u ndalur te fitorja e fundit, trajneri i verdhebluve falënderon lojtarët për qëndrueshmërinë taktike që shfaqën në ndeshjen me Lushnjën, e cila është tregues i rritjes së këtij ekipi, krahasuar me javët e shkuara. "Edhe nga fitoret mund të nxjerrim mësime me vlera, ashtu si dhe nga humbjet. Asnjëherë kundërshtari, qoftë ky dhe më i dobëti, nuk mund të tolerohet, sepse në të kundërt arritja e rezultatit mund të bëhet mjaft e vështirë. Në pjesën e parë me myzeqarët kjo u evidentua si një nga dobësitë e verdhebluve që, në rast të shënimit nga kundërshtari, mund të na i ndërlikonte pozitat gjatë ndeshjes. Fatmirësisht, rezultati u arrit të thellohej gjatë pjesës së dytë dhe me atë lojë që u zhvillua nga fundi i saj kam mbetur i kënaqur. Sinqerisht jam ndier komod kur shihja se Elbasani po shkonte drejt fundit pa shfaqur lodhje fizike, por edhe mjaft i qartë në veprimet me topin. Bukuria e fitores u shtua më tepër me golat e shënuar nga dyshja e mesfushorëve Osja-Çapja. Golat e tyre të mrekullueshëm janë një shpresë për rizgjim të këtij reparti, që deri tani nuk ka funksionuar me rendimentin që dëshironim. Në mënyrë të veçantë doja të përgëzoja kapitenin Nevil Dede për shpirtin e garës. Të gjithë lojtarët duhet të marrin shembull nga ai. Por edhe grupi në përgjithësi tregoi vlera dhe pa dyshim merita është e të gjithëve në arritjen e sukseseve. Synimi ynë kryesor mbetet që të fitojmë çdo ndeshje dhe të mos hedhim asnjë hap fals në këtë kampionat, të mbushur me të papritura. Në ndeshjet e ardhshme do të doja të luanim si në 20 minutat e fundit me Lushnjën," - shprehet trajneri Daja. Ndërsa për kundërshtarin e radhës, Vllazninë, Daja thekson: "Vllaznia duhet respektuar për nivelin e lartë që ka treguar në disa ndeshje. Ky ekip luan futboll të bukur dhe rezultativ. Këtë fakt do ta mbajmë mirë parasysh, sepse nuk duam të rrezikojmë me duart tona. Për Elbasanin nuk ka të bëjë aspak fakti që kundërshtari ynë vjen pas një humbjeje të thellë në Shkodër. Përkundrazi, për këtë ndeshje do të përgatitemi seriozisht dhe do të synojmë të përsërisim suksesin që arritëm ndaj Lushnjës."

Tetova: Vllaznia, prova serioze e Elbasanit
Edlir Tetova është aktivizuar titullar tek Elbasani në këtë fillim kampionati nga trajneri Ilir Daja dhe ai e ka justifikuar plotësisht besimin e tij. Afrimi i tij te verdheblutë është justifikuar prej tij dhe Tetova shprehet se do të japë maksimumin për ekipin e Elbasanit. "Kemi ecur ashtu si duhet dhe do ta ruajmë këtë ritëm, sado që gara bëhet edhe më e vështirë në të ardhmen. Ngjitja në kreun e renditjes nuk ka qenë e lehtë dhe asnjëherë nuk është e lehtë që ta mbash kollaj këtë pozicion të lakmueshëm nga disa ekipe me pretendime. Jemi ekip që po i ngjisim shkallët një nga një dhe kjo na jep siguri që sukseset tona nuk mund të vihen ndonjëherë në diskutim. Nga ndeshja në ndeshje po tregojmë njëfarë rritje të treguesve kryesorë, ku mbi të gjitha do të veçoja rritjen e rendimentit të sulmit. Në pesë javët e para kemi shënuar nëntë gola dhe kemi pësuar më pak se ekipet e tjera, gjë që tregon se përsëri Elbasani ka një mbrojtje të sigurt edhe pa Ahmatajn, Dallkun dhe T.Osmanin, tre nga më të mirët e sezonit të kaluar. Por pavarësisht nga sukseset e arritura në javët e para për ekipin tonë, ndeshja me Vllazninë është prova serioze për të mbajtur kreun e renditjes. Për rezultatin e kësaj ndeshjeje kemi ditë që po përgatitemi, sepse nga rezultati i saj përcaktohen shumë ngjarje të tjera në kampionat, por jo pak ai do të ndikojë edhe në të ardhmen e verdhebluve," - shprehet Tetova. Ndeshja midis Elbasanit dhe Vllaznisë ka ngjallur një interesim të pazakontë në të dy kampet, pasi nga njëra anë Elbasani kërkon fitoren për të mos humbur kreun, ndërsa shkodranët për t'u rehabilituar pas humbjes që u shkaktoi Besa në javën e shkuar. "Natyrisht që më komodë ndihemi ne, por kjo s'do të thotë se arritja e rezultatit është e lehtë. Në kampin verdheblu po bëhen të gjitha përgatitjet që këtë ndeshje ta mbyllim me sukses. Shënimi i golave sa më shpejt do të ishte përcaktues në rezultatin e ndeshjes në favorin tonë. Si gjithmonë, duke besuar te fakti se në shtëpinë tonë jemi jo vetëm të pathyeshëm, por edhe fitimtarë, këtë do ta donim të ndodhte përsëri këtë javë. Mendoj se tani radhën për t'u mposhtur nga ne e ka Vllaznia. Futbollistët janë të angazhuar maksimalisht për të dhënë më të mirën e mundshme dhe pa dyshim kjo do të shoqërohet me rezultatin e dëshiruar. Ekipi ynë i ka marrë punët shtruar dhe nuk ka për t'u mbytur nga euforia. Elbasani është i bindur se edhe ekipet e tjera kanë nivel, por ballafaqimet direkte me rivalët do të nxjerrin në pah edhe diferencat mes tij dhe pretendentëve," - përfundon Tetova, i cili beson më shumë se kushdo te fitorja ndaj Vllaznisë, jo sepse ky ekip ka pasur luhatje në ndeshjet e deritanishme, por se Elbasani gëzon një formë të shkëlqyer, që garanton fitore.

Grinden Bejzade dhe Kotorri, pajtohen më pas
Në mesjavë, dy futbollistë të Elbasanit janë grindur midis tyre për disa minuta, duke shkelur edhe normat e etikës. Ky gjest i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e ekipit edhe ata të klubit. Në konflikt janë përfshirë portieri Kotorri dhe mesfushori sulmues Bejzade, por gjithçka është mbyllur me shtrëngim duarsh mes tyre, duke e cilësuar një keqkuptim atë që ndodhi mes njëri-tjetrit. Nga ana e tyre, lojtarët nuk kanë pranuar ta komentojnë atë që ndodhi, ndërsa drejtuesit kanë deklaruar se nuk ka pasur ndonjë incident mes Kotorrit dhe Bejzades. Gjatë të mërkurës, këta dy lojtarë kanë qenë së bashku me presidentin në një nga kafenetë e njohura të qytetit dhe mendohet që Laze të jetë bërë pajtimtari i tyre.

Abraham: Elbasani, i pathyeshëm në shtëpi
Verdheblutë, vëllezërit Dalipi të dëmtuar
Sulmuesi Klevis Dalipi së bashku me mesfushorin Endri Dalipi nuk do të jenë të disponueshëm për sfidën e sotme kundër Vllaznisë në "Ruzhdi Bizhuta". I pari është dëmtuar në takimin e kupës me Turbinën dhe duket se do të mungojë afërsisht dy javë, ndërsa Endri Dalipi vuan nga një e nxjerrë e krahut të majtë dhe do t'i duhet kohë për t'u riaftësuar. Probleme ka kaluar gjatë javës edhe mesfushori Merxha, por, sipas parashikimeve, ai ka shumë mundësi ta nisë takimin si titullar në sfidën e sotme.

Dinamovitët prishin përkohësisht agjërimin
Muaji i Ramazanit nuk ka se si t'u shpëtojë pa e festuar lojtarëve të Dinamos. Që nga dita e mërkurë, afërsisht 1/3 e skuadrës është duke agjëruar, pra futbollistët hanë dhe pinë në orare të caktuara, gjë që ka sjellë ulje të rendimentit të tyre në fushë. I pari që e ka kuptuar se blutë po mbajnë Ramazan ka qenë trajneri Vasil Bici. Pas ndeshjes me Apoloninë, njëshi i stolit dinamovit ka parë që tre afrikanët, por edhe disa nga shqiptarët nuk pinin ujë, por gjithashtu nuk konsumonin asgjë tjetër. Fillimisht, Bici nuk ka dashur ta besonte këtë situatë, derisa të enjten e kuptoi plotësisht se lojtarët ishin duke agjëruar. Fill pas stërvitjes, ai i bëri me dijeni të gjithë futbollistët se nuk është kundër mbajtjes së Ramazanit, por, sipas tij, një gjë e tillë do të ketë ndikimin e vet në lojën e Dinamos. Ndonëse nuk i bëri të ditur emrat e atyre që agjërojnë, Bici pranoi se janë shtatë veta ata që nuk pinë ujë gjatë ditës. "Të mbash agjërim nuk ka asgjë të keqe, sepse ky është një rit që respektohet pothuajse në të gjithë globin. Problemi është se një gjë e tillë nuk mund të aplikohet nga futbollistët e Dinamos, të cilët shpenzojnë shumë energji në stërvitje. Nëse ata nuk do të pinë apo nuk do të hanë, detyrimisht simptomat do të shfaqen në fushë, pasi këtu bëhet fjalë për një muaj, ku ne të paktën do të luajmë katër takime. Edhe në shumë skuadra, ku feja islame është kult, futbollistët nuk agjërojnë, mjafton të shohim këtu ekipet kryesore të Gallatasarait apo Fenerbahçes, ku lojtarët janë vetë të ndërgjegjësuar në lidhje me problemet që do të shfaqin më pas. Unë shpresoj që të gjithë të më mirëkuptojnë për këto që them, sepse këtu bëhet fjalë për një të mirë të përgjithshme, e cila është Dinamo, ku kërkohen medoemos rezultatet pozitive në çdo ndeshje,"- bën të ditur Bici.
Ndërkohë, pas konsultash të vazhdueshme gjatë këtyre 48 orëve, më në fund lojtarët u bindën dje për ta prishur agjërimin, teksa pas përfundimit të normave u ulën të gjithë për të ngrënë drekën në klub. Për mbrojtësin nga Mali, Ibrahim Kone', prishja e agjërimit është vetëm e përkohshme. "U detyruam ta prishnim agjërimin pas normave që kryem dje paradite. Megjithatë, kjo prishje është e përkohshme, sepse në ditët e pushimit që do të kemi, apo në ditën e Kadrit, ne do të mbajmë sërish Ramazan. Futbolli për mua është i përkohshëm, ndërkohë që lidhjet me Zotin janë të përjetshme,"- i tha dje gazetës mbrojtësi i qendrës.
Duke parë këtë situatë që lojtarët janë të lëkundur për ta mbajtur apo jo agjërimin, trajneri Bici është i vendosur për t'i shkuar deri në fund këtij problemi më të fundit në ekipi që drejton prej një muaji. "Nëse një lojtar do të vazhdojë të agjërojë, është e sigurt që nuk do të ketë vend në skuadër për aq kohë sa të mos jetë në gjendje për të luajtur. E përmenda edhe pak më lart që mbajtja e Ramazanit është një periudhë shumë e gjatë dhe për ekipin do të sillte pasoja katastrofike. Lojtarët duhet të ndërgjegjësohen se edhe vet Zoti të fal kur kryen punë të rënda dhe me shumë shpenzim energjish, siç është sporti,"- përfundon fjalën e tij njëshi i stolit dinamovit, Vasil Bici.

Asllani: Dinamo e ka të keqen te sulmi
Pas më shumë se tri javësh pushim absolut, Klodian Asllani është rikthyer në fushë. Mesfushori kuçovar i bluve, i cili u dëmtua në brinjë në derbin me Partizanin, është riaftësuar plotësisht dhe tashmë është një forcë më shumë për Dinamon në këtë fund të fazës së parë. Në një intervistë numri 22 i bluve shprehet se, duke filluar që nga trasferta e Shkodrës, Dinamo do të rikthehet te fitorja e shumëpritur. Sipas tij, ka ende një javë kohë që skuadra të korrigjohet sidomos në repartin e sulmit, ku në takimet e fundit janë humbur shumë raste para portës.
- Klodi, prej disa ditësh i jeni bashkuar stërvitjes me skuadrën. A mund të themi se dëmtimi në brinjë tani i përket së kaluarës?
- Sigurisht. Derisa kam filluar të stërvitem me shokët, do të thotë që nuk kam më probleme dhe jam në gjendje të filloj të luaj ashtu si më parë.
- Sa e vështirë ishte për ju t'i shikonit shokët nga tribuna e stadiumit?
- Shumë e vështirë. Sikur të mos mjaftonin dhimbjet që kisha në brinjë, jam mërzitur shumë për dy barazimet në kryeqytet me Tiranën dhe Besën. Kemi pasur në duar fitoren, por që na është sfumuar sa hap e mbyll sytë, për gabime të pafalshme.
- Ju personalisht, çfarë mendoni se i ka munguar Dinamos në këtë periudhë?
- E vetmja dobësi jona ka qenë mungesa e golit, ku janë shpërdoruar 6-7 raste të pastra vetëm me portierin. Në futboll është një ligj i pashkruar, i cilit thotë se nëse nuk shënon, do ta pësosh. Në këtë kontekst mund të them se Dinamo e ka vuajtur shumë në repartin e avancuar, ku e kemi toleruar jashtëzakonisht Tiranën dhe Besën sidomos në pjesët e dyta.
- Si mendoni se mund të rregullohet kjo e metë, sepse për hir të së vërtetës skuadrës nuk i mungojnë golashënuesit?
- I vetmi "ilaç" është stërvitja, ku ne lojtarët që jemi më afër portës, duhet të punojmë dyfish. Është e vërtetë që sulmuesit tanë janë më të mirët e kampionatit, por kjo duhet të vërtetohet në fushë, sepse ndeshjet po ikin dhe pikët po na mbeten rrugës.
- Pas një jave ju pret trasferta me Vllazninë. Çfarë parashikoni të ndodhë në këtë 90-minutësh?
- Mendoj se ky takim do të jetë kryefjala e javës së shtatë. Do të jetë shumë e vështirë për ne që të fitojmë në stadiumin "Loro Boriçi", sepse Vllaznia jo vetëm që ka ndryshuar trajner, por gjithashtu ka afruar disa lojtarë të rinj. Këtë herë, shkodranët do t'i bëjnë më mirë llogaritë në krahasim kur luajtën me Besën.
- A jeni të ndërgjegjshëm se në rast të një tjetër barazimi, gjërat në skuadër do të merrnin akoma për keq?
- Po, të gjithë si lojtarë e kuptojmë se nuk na falen më gabime, por duhet të fillojmë të fitojmë dhe të shkurtojmë diferencën me kreun. Jam i bindur se pas një jave në Shkodër, do të shihni një tjetër Dinamo në fushë, e cila do të tregohet shumë racionale në të gjitha veprimet. E rëndësishme për momentin është që të ruajmë qetësinë dhe të punojmë kokulur, pasi në lojë janë edhe shumë pikë për të arritur te titulli kampion.

Dinamo, "e sakatosur" përpara Vllaznisë
Ndonëse duhen edhe gjashtë ditë nga përballja shumë e rëndësishme me Vllazninë, në kampin blu gjërat nuk po shkojnë sipas parashikimeve. Kjo për vetë faktin se në listën e të dëmtuarve është shtuar edhe emri i mesfushorit Artion Poçit, i cili ka një problem muskular, i cili mbetet për t'u verifikuar sot më mirë. Problemi më serioz në kampin dinamovit është ai i riaftësimit të peruanit Huan Karlos Marinjo, që prej afro 10 ditësh po vazhdon vetëm të vrapojë, sepse gjuri nuk po e lejon të bashkohet me ekipin. Sikur të mos mjaftonte skualifikimi i El Haxhi Gudjabit, trajneri Vasil Bici kishte menduar Qorrin si zëvendësues të senegalezit, por edhe ky i fundit u dëmtua në miqësoren me Apoloninë. Elbasanasi për momentin është duke kryer stërvitje të diferencuar dhe në ditët në vazhdim pritet të shihet përmirësimi i tij. Në rast se nuk do t'ia dali dot, ka shumë mundësi që përkrah Fjodor Xhafës të aktivizohet sulmuesi i katërt, Eleandro Pema. Kjo dyshe ka qenë pjesë e Tiranës sezonin e kaluar dhe duhet thënë se ka dhënë fryte me golat e saj, sidomos në Kupën e Shqipërisë. Një problem tjetër që është shfaqur është edhe dëmtimi i Erion Xhafës. Mbrojtësi energjik ndien ende dhimbje në shpinë, kur kujtojmë se edhe Xhafa u dëmtua pikërisht në miqësoren me fierakët. Me gjithë këta lojtarë të dëmtuar, është pikërisht detyrë e stafit mjekësor që të bëjë të pamundurën për të riaftësuar të paktën gjysmën prej tyre, për t'u nisur më pas më të qetë drejt Shkodrës. Përballja me Vllazninë konsiderohet pikë kthese në kampin dinamovit, ku asnjë rezultat tjetër, përveç fitores, nuk do të bënte punë.

Bici, plan për tri trasfertat e radhës
Duke filluar që nga kjo e shtunë dhe deri të shtunën e ardhshme, Dinamo do të luajë tri ndeshje radhazi në trasfertë. Si fillim, blutë do të përballen për kampionat ndaj Vllaznisë, ndërkohë që të mërkurën, për kupë, do të luajnë aktin e parë me Skënderbeun. Si për koincidencë, dinamovitët i ka vendosur kalendari i kampionatit që të shtunën e ardhshme të ballafaqohen sërish me korçarët, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve radhazi në trasfertë. Për këtë, trajneri Vasil Bici është duke përgatitur një plan të detajuar për lojtarët si në aspektin e stërvitje, por edhe të sistemimit. Kështu, është menduar që Dinamo të udhëtojë drejt Korçës ditën e martë, të luajë të mërkurën për turin e parë të kupës dhe më pas të qëndrojë aty deri ditën e shtunë, kur do të përballet për kampionat. Sipas drejtuesve blu, është e lodhshme që skuadra të udhëtojë brenda 5 ditësh dy herë në drejtim të qytetin juglindor. Gjithsesi, për çdo gjë do të vendoset pasi fillimisht Dinamo të jetë ndeshur me Vllazninë, ku do të sheshohen shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e ekipit.
E.Xhafa-Marinjo, të diferencuar në stërvitje
Erion Xhafa dhe Huan Karlos Marinjo janë dy futbollistët e vetëm që po vuajnë ende dëmtimet e pësuara ditë më parë. Me shumë mundësi, të dy këta futbollist nuk do të jenë gati për trajnerin Vasil Bici në trasfertën me Vllazninë, ku i pari ka probleme me shpinën, ndërkohë që i dyti ndien dhimbje në gju. Pasditen e djeshme, mbrojtësi dhe mesfushori kryen vetëm vrapime rreth fushës.