Post
by fpjalmi » Tue, 26 Feb 2008 , 15:37
-Vllaznia: Perve[ kampionatit rendesi maksimale edhe kupes
Kjo eshte mese e natyrshme sepse kemi te bejme me nje skuader e cila eshte ndertuar per te fituar. Duke qene keshtu, eshte krejt normale qe pretendimet te jene ne te dy frontet. Vllaznia pergjithesisht eshte treguar nje skuader stabel ne rezultatet e saj dhe me perjashtim te ndonje “shkarjeje”, nuk kemi patur asnjehere krize. Pikerisht ky eshte argumenti kryesor qe tregon se ky ansambel mund te pretendoje te dy trofete. Drejtuesit me te larte te kuqebluve qe ne fillim te sezonit kane deklaruar se synojne fitimin e Kupes se Shqiperise ne kete sezon si dhe te zene nje vend sa me komod ne kampionat, duke nenkuptuar nje vend te trete apo te dyte. Por ne kushtet e tanishme, e sidomos rezultatet e javes se 21-te te kampionatit qe sapo lame pas, ku Vllaznia ndodhet vetem shtate pike larg vendit te pare, duket se eshte nje shans qe mund te shfrytezohet, pavaresisht se per momentin ndodhen ne vendin e trete. Por kuptohet qe objektivi i Vllaznise mbetet fillimisht vendi i dyte ne kampionat dhe dalja ne finale te kupes se Shqiperise. Pak dite me pare presidenti i kuqebluve pati deklaruar se Vllaznia do te luftoje deri ne fund te sezonit do te luftohet per te zene vendin e dyte ne kampionat dhe fitimin e kupes se Shqiperise. Nje deklarim i tille vinte atehere ku diferenca me vendin e pare ne kampionat ishte me shume se 10 pike, ndersa vete shkodranet ndodhen ne vendin e katert dhe ne ato çaste kishin shanse te pakta per te arritur kaq shpejt ne vendin e trete, e aq me teper qe te jene me nje diference kaq te vogel me dy vendet e para ne kampionat. Nderkohe pavarsisht se kane fituar takimin e para dy javeve ne Lezhe, ndaj Beselidhjes, minimalisht 1:0, duket se nga ana e kuqeblute as per takimin e kthimit nuk do te kete asnje lloj nenvleresimi. Ndonese mund te konsiderohet i sigurte kualifikimi per kuqeblute per ne turin e trete te kupes se Shqiperise, duke pasur parasysh fitimin e ndeshjes se pare, e vlefshme per turin e dyte, por edhe situaten aspak pozitive te kundershtareve lezhjane ne kampionat, perseri Vllaznia nuk deshiron te beje shaka apo te rrezikoje me ndonje nenvleresim te momentin per kete ndeshje. Keshtu Vllaznia nuk deshiron qe te ofroje supriza te pakendshme per veten e saj apo te beje shaka me te tilla gjera. Prandaj Beselidhja edhe kesaj radhe do te jete e vleresuar nga kuqeblute njelloj si çdo takim tjeter i rendesishem i kampionatit dhe Kupes, pasi te tilla jane objektivat e tyre per kete kompeticion futbollistik. Krahas kupes Vllaznia vlereson njelloj edhe kampionatin, madje duke menduar paralelisht per te dy kompeticionet njeheresh. Nuk diskutohet se ne radhe te pare kuqeblute duan te kalojne Beselidhjen per kupe ne mesjave, por menjehere i pret ndeshja shume e veshtire per kampionat, ajo ndaj Beses se Kavajes. Madje menjehere pas perfundimit te takimit me Skenderbeun, te shtunen e kaluar ne “Loro Boriçi”, ku kuqeblute fituan 2:0, me nje loje jo shume bindese, mendja u ka shkuar te ndeshja e javes se 22-te ndaj kavajasve, duke e kapercyer ne nje fare menyre ndeshjen e kupes. Por duke pare edhe rendesine shume te madhe qe ka takimi i kesaj jave ne Kavaje, kurrsesi shkodranet nuk mund ta largojne lehte nga mendja perballjen e radhes.
Gjergj KOLA