Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by futbollist » Mon, 29 Nov 2004 , 17:19

Image
Presidenti Agron Cela(foto)

Presidenca kuqeblu do t'i bëjë kërkesë federatës që në ndeshjet e saj të mos ketë gjyqtarë nga Tirana 29-11-2004

Vllaznia: FSHF, jo më gjyqtarë kryeqytetas!


Vllaznia ka reaguar fuqimisht për gjykimin e ndeshjes me Tiranën. Pas akuzave të trajnerit Bici, dje ka qenë edhe presidenti Çela ai që ka vijuar kritikat e tij mbi gjykimin. Favorizimi i hapur i bardhebluve në këtë takim, për më tepër gëzimin e gjyqtarit të katërt bashkë me stolin e Tiranës në rastin e golit të dytë të këtij ekipi, kanë qenë disa nga elementët ku janë kapur shkodranët. Për pasojë, Agron Çela tani e tutje do të kërkojë në mënyrë publike mosgjykimin nga gjyqtarë tiranas në të gjitha ballafaqimet me ekipet e kryeqytetit. "Kërkesa jonë, që do t'i drejtohet edhe federatës, do të jetë e tillë, që në ndeshjet tona me ekipet e kryeqytetit as vëzhguesi nuk duhet të jetë nga Tirana, jo më gjyqtarët kryesorë, anësorë, apo ai i katërt. Rasti i Kridens Metës të shtunën tregoi edhe një herë se gjyqtarët, përveçse të njëanshëm, janë edhe tifozë. Pse asnjëherë në ndeshjet tona nuk gjykohemi nga shkodranë? Federata ta harrojë një herë e mirë se do të lejojmë të gjykohemi nga gjyqtarë të tillë tifozë," - thotë presidenti Çela. I gjithë ky duf i presidentit të shkodranëve ka ardhur pas një ndeshjeje, ku niveli i gjykimit, sipas tij, ndikoi në rezultatin final. "Loja ka qenë e barabartë dhe, po të kishte pasur një gjykim të drejtë, mund të kishim fituar. Të gjithë e panë që në rastin e golit të parë të Tiranës u shkaktua një faull i pastër ndaj Leandros, por gjyqtari vazhdoi lojën. Ky i fundit, që në fillim të lojës dha dy kartonë për lojtarët tanë, duke i frikësuar ata. Po ashtu, dha edhe disa faulle të paqena kundër nesh, për të mbërritur te rasti i Abilios. Dhënia fillimisht e penalltisë nga kryesori dhe më pas anulimi i saj nga anësori. Këto janë veprime për të qeshur. Fillimisht u tha që Abilio ishte në pozicion jashtë loje dhe më pas që topi përfundoi jashtë. Por asnjëra prej tyre nuk qëndronte, pasi gjyqtarët kërkojnë vetëm justifikime. Jo vetëm që ishte penallti për ne, por duhej të kishte edhe karton të kuq për portierin e Tiranës për atë ndërhyrje të shëmtuar që bëri ndaj sulmuesit tonë. Po të ndodhte kështu, ndeshja edhe mund të kishte fat tjetër. Për këtë qëllim, do të kërkojmë nga federata dënimin e kryesorit dhe anësorit, por edhe të gjyqtarit të katërt. Ne vazhdojmë të jemi viktima të gjyqtarëve që në ndeshjen me Partizanin dhe kjo nuk duhet të ndodhë më," - shpjegon kontestimin e tij presidenti i Vllaznisë. Pavarësisht nga këto, loja e kuqebluve të shtunën në "Qemal Stafa" i ka paraqitur ata dinjitozë, duke risjellë te të gjithë atë imazhin e skuadrës pretendente, me të cilën ishte paraqitur në fillim të sezonit. "Nuk diskutohet që në Tiranë kemi luajtur shumë mirë. Por loja e mirë nuk e justifikon aspak mungesën e pikëve. Na duhen pikët më tepër se kurrë dhe të paktën në këto situata nuk duam t'i kemi as gjyqtarët nëpër këmbë. Gjëra të tilla nuk duhet të përsëriten më, sepse kështu po e pëson futbolli," - është shprehur numri një i klubit shkodran. Pikët e lëna javët e fundit e kanë rënduar shumë pozitën e skuadrës shkodrane në renditje. Diferenca e madhe me kreun dhe qenia e saj në vendin e katërt në renditje janë tregues aspak të denjë për shpenzimet e mëdha që ka bërë presidenca e këtij klubi. Megjithatë, Agron Çela mendon se ngjitja e skuadrës së tij tashmë ka filluar, prandaj në fund do të thoshte: "Ndeshjet me Lushnjën, Teutën dhe Egnatian nuk do të përsëriten më. Për këtë i siguroj të gjithë tifozët tanë, sepse Vllazninë e vërtetë do ta shikojnë që këtë javë kundër Partizanit. Nuk është vendi që i takon të jetë ky i tanishëm për këtë Vllazni, të ndërtuar për të qenë pretendente."[/img]

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Tue, 30 Nov 2004 , 13:29

Ziambo-Oliviera lamtumire Vllazni!

Ekipi shkodran tani e tutje nuk do të ketë në gjirin e tij për pjesën e mbetur të sezonit dy pjesëtarët e saj. Bëhet fjalë për afrikanin Ziambo dhe brazilianin Oliveira, të cilët i kanë dhënë lamtumirën Vllaznisë. Lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij klubi, por njëkohësisht është pohuar dje pasdite edhe nga trajneri Bici, pas mungesës së këtyre lojtarëve në stërvitjen e djeshme. Bici nuk është në gjendje të thotë arsyet pse nuk do t'i ketë më në dispozicion, në një kohë që dje ka komunikuar vetëm me afrikanin, të cilin e pati drejtuar edhe te Dinamo. Ziambo, javën e kaluar mori rrogën nga presidenca dhe më pas ka shprehur dëshirën për t'u larguar. Për këtë qëllim, ai nuk qe i gatshëm as për ndeshjen me Tiranën. "Unë e takova dhe i kërkova të vinte sërish në stërvitje, por Ziambo nuk pranoi, duke thënë se ka mbyllur gjithçka me Vllazninë. Se çfarë ka ndodhur unë nuk e di, pasi këtë mund ta shpjegojë vetë lojtari dhe presidenti. Largimi i tij nuk besoj të ketë pasur ndonjë çështje aktivizimi, pasi ka luajtur rregullisht deri në momentin e dëmtimit. Ajo që mund të them unë është se Vllaznia kishte nevojë për këtë lojtar," - shpjegon trajneri i kuqebluve. Ish﷓sulmuesi i Dinamos erdhi me shumë bujë te kuqeblutë në fillim të sezonit dhe luajti rregullisht në 9 ndeshjet e para të kampionatit, duke shënuar tre gola. Megjithatë, duhet pranuar që Ziambo nuk ishte ai lojtar që kanë pritur shkodranët. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe braziliani Oliveira u ka dhënë lamtumirën shkodranëve. Presidenca e klubit dhe stafi drejtues i tij kanë qenë të pakënaqur me nivelin e paraqitur prej tij. Për rrjedhojë, ata kanë vendosur të prishin kontratën me të, ndërkohë që të mërkurën ai do të kthehet në Brazil. Me këto dy largime, gropat për kuqeblutë shtohen edhe më shumë, pasi organika e Vllaznisë është dobësuar së tepërmi. Kësisoj, nevoja për një merkato të fuqishme në janar bëhet edhe më e domosdoshme. Trajneri Bici ka bërë edhe një herë publike kërkesën e tij për lojtarë të tjerë në skuadër.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Mungesa ne stervitje

Post by vllaznia1919 » Wed, 01 Dec 2004 , 14:54

Dje paradreke, teksa ekipi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, ka rënë në sy mungesa e shumë lojtarëve. Disa prej tyre e kanë pasur të justifikuar këtë mungesë, por ka pasur edhe nga ata për të cilët nuk dihej gjë. Kështu, Sinani, Salihi dhe Belisha, që nga e hëna janë të grumbulluar në "zborin" e Brigelit. Po ashtu, dihet tashmë që braziliani Oliveira nuk është më pjesë e skuadrës, ndërsa për Ziambon drejtues të Vllaznisë shprehen se e presin të rikthehet në stërvitje, ngaqë ai nuk mund të largohet kështu pa u mbyllur as gjysma e sezonit, kur afrikani ka një kontratë me Vllazninë deri në qershorin e ardhshëm. Po ashtu, paradreke ka munguar në stërvitje edhe portieri Shehi, i cili po kalon një gjendje gripale dhe, për pasojë, trajneri Bici e kishte lënë pushim. Për afrikanin tjetër, Singbo, askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë mungesën e tij në stërvitje. Ai që të shtunën, pas ndeshjes me Tiranën, ka ndenjur në kryeqytet dhe nuk është paraqitur në stërvitje as të hënën pasdite dhe as dje. Në këtë mënyrë, java anti?Partizan ka nisur me probleme jo të vogla për shkodranët.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Anti-Partizani, ai i javëve të fundit

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Dec 2004 , 01:49

Për ndeshjen e radhës kundër të kuqve nuk pritet të ketë ndonjë surprizë në formacionin e Vllaznisë. Trajneri Bici duket se do t'u besojë të njëjtëve lojtarë si në takimet e fundit. Njëkohësisht mendohet që kuqeblutë të luajnë me skemën e zakonshme të lojës së tyre, atë 3?5?2. Ditën e djeshme, ndonëse është zhvilluar për disa minuta një lojë mes ekipit, ajo sërish nuk ka qenë një ndeshje e mirëfilltë kontrolli. Kjo edhe për arsyen se kanë munguar disa prej titullarëve të ekipit, të cilët janë të grumbulluar me kombëtaren B të Brigelit. Sinani, Salihi dhe Belisha do të jenë në formacionin anti?Partizani ditën e shtunë, përkrah emrave të tjerë të këtij ekipi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Fushaj: Singbo vjen sot në Shkodër

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Dec 2004 , 01:50

Zëvendëspresidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, edhe një herë sqaron se futbollisti afrikan do të kthehet te Vllaznia. Mbrojtësi afrikan është larguar para disa ditësh për në Skoci, atje ku është aktivizuar për herë të fundit. Kësaj radhe, ai ka folur vetëm me Fushajn, duke mos i vënë në dijeni pjesëtarët e tjerë të stafit. Edhe pak kohë më parë u përfol që Singbo i dha lamtumirën Vllaznisë, duke u larguar për në Afrikë, por në të vërtetë ai u kthye. Edhe herën e parë ishte zëvendëspresidenti Fushaj që garantoi kthimin e tij. Edhe kësaj here është sërish Fushaj që garanton të njëjtën gjë. Singbo pritet të vijë sot dhe menjëherë do t'i bashkangjitet skuadrës për të vijuar stërvitjen në prag të sfidës me të kuqtë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Teli: Partizani ta harrojë golin në Shkodër

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Dec 2004 , 14:47

Vllaznia është nga skuadrat që ka pësuar më shumë gola në këtë kampionat, aq sa duket se shkodranët janë vënë në garë me laçianët për këtë qëllim. Këta të fundit janë të detyruar të pësojnë shumë gola si rrjedhojë e nivelit që ka skuadra e tyre, ndërsa për kuqeblutë golat e shumtë të pësuar janë çudi jo vetëm për faktin se në radhët e Vllaznisë ka lojtarë cilësorë, por ajo është edhe një nga pretendentet për titull. Të pësosh 20 gola në 13 javë kampionat, natyrisht janë shumë. Admir Teli, një nga shtyllat e mbrojtjes shkodrane, edhe vetë nuk është në gjendje ta shpjegojë këtë dukuri. Sipas tij, vërtet me Tiranën u pësuan dy gola, por të dy ata erdhën falë kualiteteve që ka kjo skuadër në radhët e saj, ndërsa për golat e pësuar në ndeshjet e tjera nuk ka justifikim. "Kemi pësuar shumë gola, e dimë, por më e keqja është se edhe ne vetë nuk e dimë si i pësojmë. Në ndeshjen e fundit me Tiranën pësuam dy gola, por jemi të vetëdijshëm se të dy erdhën si pasojë e cilësive që kanë lojtarët e kësaj skuadre. Megjithatë, ekipet e tjera nuk kanë lojtarë të tillë dhe ne sërish jemi ndëshkuar me gol. Mbase edhe fati nuk është me ne, mbrojtësit, sepse kemi pësuar gola jo si pasojë e presionit të madh të kundërshtarit, por nga rrethana elementare loje," ? shpjegon situatën e krijuar në shumë raste në kampin shkodran mbrojtësi Teli. Ndërkohë, duke parë që në ndeshje të veçanta mbrojtja ka krijuar probleme, trajneri Bici ka vendosur të sakrifikojë kapitenin Lici, të cilin e aktivizuar në repartin e prapavijës. Teli e pranon faktin se me Suadin ndihet më i sigurt në prapavijë, megjithatë, për të e rëndësishme është të mbrojë i gjithë ekipi dhe jo 2 apo 3 mbrojtës. "Kthimi i Licit prapa duhet ta pranoj që edhe mua si futbollist më ka dhënë më tepër siguri. Ai ka shumë përvojë, e cila në shumë raste është vendimtare, por unë e theksoj që mbrojtjen nuk e bëjmë vetëm ne, 2 apo 3 lojtarë. Për të mos pësuar gol duhet të punojë e gjithë skuadra për të mos lënë hapësira të lira për kundërshtarin. Por, me sa duket, Vllaznia vuan sërish atë lojën e saj tradicionale, duke i lënë të gjitha ekipet të luajnë lirshëm. Mendoj se ky është shkaku kryesor i pësimit të shumë golave," ? vijon më tej mbrojtësi 23-vjeçar. Këtë të shtunë, Vllaznia do të luajë një tjetër sfidë të rëndësishme, atë me Partizanin. Për këtë ndeshje, mbrojtësi Teli shprehet: "Këtë javë kemi një ndeshje tjetër të vështirë, sepse do të kemi përballë Partizanin. Kjo skuadër ka vërtet sulmues të mirë, por unë ju siguroj se këtë herë shifrat e golave të pësuar nga Vllaznia do të jenë zero. Se çfarë do të bëjnë sulmuesit tanë, kjo është punë e tyre, por unë jam i bindur se Vllaznia do të fitojë. Kemi lënë mjaft pikë rrugës dhe tani duhet të mos gabojmë."

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Oliviera jo me me Vllaznine

Post by Admin » Fri, 03 Dec 2004 , 20:14

Stafi Kuqeblu largon brazilianin Oliviera


Braziliani që luajti për disa javë me Vllazninë, Luis Fernando Oliveira, u ka dhënë dje lamtumirën shokëve të tij të ekipit, pasi është larguar përgjithmonë nga Shqipëria. I ardhur me shumë bujë në fillim të sezonit nga vendi i sambës së bashku me Leandron (për të kompensuar mosardhjen e Rodrigos) ai fillimish shfaqi disa anë të mira sportive. Këto bënë që stafi drejtues të shfaqte njëfarë besimi tek aftësitë e tij dhe për rrjedhojë presidenca kuqeblu vendosi t'i afronte një kontratë dyvjeçare. Por në të ka pasur edhe një klauzolë, ku thuhej se nëse niveli i tij nuk do të ishte aty ku pritej, braziliani mund të largohej nga kuqeblutë. Oliveira luajti disa ndeshje si titullar, por e vërteta është se ai nuk shfaqi ndonjë nivel të lartë, kështu që pas ndeshjes me Tiranën atij i janë dhënë "duart". Paraditen e djeshme, pas seancës stërvitore, braziliani është përshëndetur përzemërsisht me të gjithë futbollistët dhe stafin drejtues të Vllaznisë, për të marrë më pas rrugën drejt Rinasit e për të mos u kthyer më në vendin tonë.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 03 Dec 2004 , 20:30

Teli: Partizani ta harrojë golin në Shkodër



Vllaznia është nga skuadrat që ka pësuar më shumë gola në këtë kampionat, aq sa duket se shkodranët janë vënë në garë me laçianët për këtë qëllim. Këta të fundit janë të detyruar të pësojnë shumë gola si rrjedhojë e nivelit që ka skuadra e tyre, ndërsa për kuqeblutë golat e shumtë të pësuar janë çudi jo vetëm për faktin se në radhët e Vllaznisë ka lojtarë cilësorë, por ajo është edhe një nga pretendentet për titull. Të pësosh 20 gola në 13 javë kampionat, natyrisht janë shumë. Admir Teli, një nga shtyllat e mbrojtjes shkodrane, edhe vetë nuk është në gjendje ta shpjegojë këtë dukuri. Sipas tij, vërtet me Tiranën u pësuan dy gola, por të dy ata erdhën falë kualiteteve që ka kjo skuadër në radhët e saj, ndërsa për golat e pësuar në ndeshjet e tjera nuk ka justifikim. "Kemi pësuar shumë gola, e dimë, por më e keqja është se edhe ne vetë nuk e dimë si i pësojmë. Në ndeshjen e fundit me Tiranën pësuam dy gola, por jemi të vetëdijshëm se të dy erdhën si pasojë e cilësive që kanë lojtarët e kësaj skuadre. Megjithatë, ekipet e tjera nuk kanë lojtarë të tillë dhe ne sërish jemi ndëshkuar me gol. Mbase edhe fati nuk është me ne, mbrojtësit, sepse kemi pësuar gola jo si pasojë e presionit të madh të kundërshtarit, por nga rrethana elementare loje," ﷓ shpjegon situatën e krijuar në shumë raste në kampin shkodran mbrojtësi Teli. Ndërkohë, duke parë që në ndeshje të veçanta mbrojtja ka krijuar probleme, trajneri Bici ka vendosur të sakrifikojë kapitenin Lici, të cilin e aktivizuar në repartin e prapavijës. Teli e pranon faktin se me Suadin ndihet më i sigurt në prapavijë, megjithatë, për të e rëndësishme është të mbrojë i gjithë ekipi dhe jo 2 apo 3 mbrojtës. "Kthimi i Licit prapa duhet ta pranoj që edhe mua si futbollist më ka dhënë më tepër siguri. Ai ka shumë përvojë, e cila në shumë raste është vendimtare, por unë e theksoj që mbrojtjen nuk e bëjmë vetëm ne, 2 apo 3 lojtarë. Për të mos pësuar gol duhet të punojë e gjithë skuadra për të mos lënë hapësira të lira për kundërshtarin. Por, me sa duket, Vllaznia vuan sërish atë lojën e saj tradicionale, duke i lënë të gjitha ekipet të luajnë lirshëm. Mendoj se ky është shkaku kryesor i pësimit të shumë golave," ﷓ vijon më tej mbrojtësi 23-vjeçar. Këtë të shtunë, Vllaznia do të luajë një tjetër sfidë të rëndësishme, atë me Partizanin. Për këtë ndeshje, mbrojtësi Teli shprehet: "Këtë javë kemi një ndeshje tjetër të vështirë, sepse do të kemi përballë Partizanin. Kjo skuadër ka vërtet sulmues të mirë, por unë ju siguroj se këtë herë shifrat e golave të pësuar nga Vllaznia do të jenë zero. Se çfarë do të bëjnë sulmuesit tanë, kjo është punë e tyre, por unë jam i bindur se Vllaznia do të fitojë. Kemi lënë mjaft pikë rrugës dhe tani duhet të mos gabojmë."

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 03 Dec 2004 , 20:37

Stërvitja e kuqebluve, e kushtëzuar nga moti i keq



Stërvitja e kësaj jave për Vllazninë ka qenë e kushtëzuar nga reshjet e shumta të shiut që kanë rënë. Fusha ku kuqeblutë stërviten zakonisht ka qenë e mbushur me ujë dhe kjo gjë e ka vështirësuar së tepërmi zhvillimin e një procesi stërvitor normal. Trajneri Bici ka qenë shumë i shqetësuar nga kjo, duke pasur parasysh faktin se skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë. Shkodranët kanë vetëm një fushë stërvitjeje në dispozicion, atë të Shtojit, por kur moti nuk është i mirë, aty nuk mund të zhvillohet stërvitje normale. Për këtë qëllim, herë pas here është shfrytëzuar pallati i sportit apo dhe pista e stadiumit, megjithatë stërvitja e zhvilluar ka qenë larg parametrave normalë. Stafi drejtues i ekipit shpreson shumë që kjo situatë të mos reflektohet te skuadra ditën e ndeshjes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Dec 2004 , 15:37

Mema: Optimist per fitore, frike nga gjyqtari Velcani

Partizani ka si synim vetem fitoren ne Shkoder, ndaj Vllaznise, por ka frike nga dy gjera: Gjyqtari Velcani dhe kartonat e lojtareve". Ky eshte pohimi i trajnerit Mema per gazetaret, dje, nje dite para takimit te rendesishem te Superliges, java 14. Synimi i te kuqve, sipas Memes, eshte ndryshimi i vendeve me Vllaznine, perderisa dy ekipet i ndajne vetem 2 pike ne renditje (21 Vllaznia ndaj 19 te Partizanit). Mema e pranon veshtiresine e ndeshjes, duke thene: "Ndonese Vllaznia eshte ekip me mjaft vlera, ne nuk i trembemi asaj. Vlera e Vllaznise une i pashe edhe ne ndeshjen ndaj Tiranes". "Por, - vazhdon Mema, - une i trembem me shume gjyqtarit Velcani, i cili eshte i kompromentuar disa here me gjykime preferenciale kunder Partizanit".

Problemi tjeter i Partizanit jane kartonat. Konkretisht, kater futbolliste titullare kane nga dy te verdhe. Keta jane Ndreka, Alan, Hallaci dhe Lopez, dhe nese marrin edhe nje tjete, humbasin derbin me Tiranen, javen qe vjen. Por, te pakten, ekipi nuk ka probleme demtimesh dhe kete e pohon zv.trajneri Zhupa. "Pervec Velosos qe ka shkuar ne Brazil per riaftesim, te tjeret jane te gjithe te gatshem", - thote ai. Edhe Zhupa pohon se synimi i te kuqve eshte fitorja. Skuadra nuk do kete grumbullim, por do niset sot rreth ores 09.00 nga Tirana, me ndalese ne Lezhe, ku edhe do te drekohet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Dec 2004 , 15:45

Kuqeblutë, stoli i plotësuar me të rinjë

Largimet e fundit në kampin shkodran do t'u hapin vendin disa lojtarëve të rinj. Kështu, vendet e Ziambos, Oliveirës dhe Singbos pritet që në stol t'i zënë disa të rinj të talentuar të kësaj skuadre, si Sukaj, Lika, Tërmetaj dhe Halluni. Trajneri Bici i ka përfshirë ata në 18 shen e lojtarëve të gatshëm për takimin e sotëm kundër Partizanit. Këtë fakt tekniku shkodran nuk e konsideron ndonjë mëkat të madh, madje ai është entuziast se ndonjëri prej tyre mund të ketë një shans për t'u aktivizuar dhe fare mirë mund të mbesë brenda skuadrës për ndeshjet e tjera. "Kuptohet, për mua si trajner është e rëndësishme të kem dikë të gatshëm në stol dhe, nëse këtë ndeshje do të jenë këta të rinj, nuk është habi që ndonjëri prej tyre të jetë edhe surprizë. Atyre u është dhënë fare pak mundësia për të treguar vlerat e tyre dhe ndoshta në këtë ndeshje mund të aktivizohen dhe të mbesin në skuadër. Të tilla raste nuk janë të pakta, prandaj edhe ne shpresojmë që mbase mund të na rezultojë kështu," shprehet Bici.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 07 Dec 2004 , 21:58

Bici: Na duhen medoemos përforcime

Fitorja e Vllaznisë të shtunën ndaj Partizanit e ka ngrohur së tepërmi trajnerin Vasil Bici. Natyrisht, çdo fitore ka rëndësinë e vet, ashtu si çdo pikë e lënë ndaj çdo kundërshtari, por ndaj rivalëve historikë ajo merr vlera të tjera. Në këtë logjikë, fitorja ndaj të kuqve, pavarësisht se jo në gjendjen e tyre më të mirë, merr vlerat e veta. Për rrjedhojë, trajneri kuqeblu e shpjegon në këtë mënyrë fitoren e fundit, teksa thotë: "Ka qenë një lojë e hapur. Ne e kishim parashikuar këtë ndeshje shumë të vështirë, për vetë faktin se Partizani është një skuadër e traditës, me lojtarë shumë të mirë, si Bylykbashi dhe Ndreka, por edhe me disa të rinj të talentuar, që na hapën shumë probleme, sidomos në mesfushë. Ne shënuam shpejt, pastaj edhe një gol të dytë dhe kështu që, në njëfarë mënyre, e zgjidhëm ndeshjen që në pjesën e parë. Ne e merituam fitoren, sepse luajtëm më mirë se Partizani, që u paraqit një ekip mjaft ambicioz dhe mjaft simpatik." Megjithatë, nga ajo që u vërejt edhe në këtë ndeshje dhe që mund të jetë një pengesë për të ardhmen e Vllaznisë është garancia e një stoli të fuqishëm. Pas largimeve të fundit të tre pjesëtarëve të këtij ekipi, Ziambos, Oliveirës dhe Singbos, tashmë edhe për Bicin zgjedhjet janë tepër të pakta. Kundër të kuqve, në stol ishin të gatshëm edhe tre 17?18-vjeçarë, që luajnë ende me ekipin e të rinjve. Prandaj dhe Bici kërkon përforcime, kur thotë: "Kemi shumë për të rregulluar në punën tonë, por rregullimi më i mirë do të jetë nëse në merkaton e janarit kompletohemi me dy?tre lojtarë të tjerë. Edhe gjatë ndeshjes e ndiejmë mungesën e stolit. Prandaj, nëse duam të vazhdojmë të qëndrojmë në elitë, këto përforcime janë shumë të nevojshme." Nga ana tjetër, Bici bashkohet me shqetësimin e drejtuesve të klubit në lidhje me gjykimet. "Po vërej për të disatën herë se Vllaznia po dëmtohet nga gjykimet. Nuk mund të them se ato bëhen me qëllim ndaj nesh, por fakt është që po e pësojmë. Nga Tirana, një javë më parë, nuk duhet të kishim dalë pa pikë. Një penallti na u dha nga kryesori dhe e anulua pa asnjë të drejtë nga anësori. Kështu ndodhi edhe me Partizanin, në rastin e golit. Topi goditet nga njëri prej kundërshtarëve dhe më pas shkon tek autori i golit, i cili ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje, megjithatë goli quhet i rregullt. Unë e mbështes edhe deklaratën e presidentit Çela për gjyqtarë të huaj në ndeshjen e Elbasanit, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet," ? deklaron Bici. Sfida e javës së ardhshme në "Ruzhdi Bizhuta" konsiderohet kyçe, për sa u takon pretendimeve të shkodranëve për vendin e dytë. Duke qenë kështu, Vasil Bici është i mendimit se skuadra e tij nuk do të dalë pa pikë nga kjo ndeshje. "Kjo fitore me Partizanin natyrisht që do të ndikojë shumë në atmosferën e ndeshjes me Elbasanin, megjithëse edhe në këtë takim do të kemi sërish mungesa të tjera. Nuk do të kemi të gatshëm për arsye kartonësh Leandron dhe Krajën, por gjatë javës do të mundohemi të gjejmë alternativa të tjera për t'i zëvendësuar. E rëndësishme për ne është të mos humbasim dhe për këtë jam i bindur se pa pikë nuk dalim nga Elbasani. Vetëm kështu pastaj mund t'i gëzohemi shortit tepër të favorshëm që kemi në dispozicion," ? shprehet në fund trajneri i shkodranëve.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 07 Dec 2004 , 22:00

Kuqeblutë, anti-Elbasani nis sot

Për ekipin shkodran, stërvitja këtë javë ka pësuar një ndryshim, për sa i takon strukturës. Ndryshe nga javët e tjera, kur seanca e parë e javës zhvillohej të hënave, këtë herë do të ndodhë ndryshe. Fakti që takimi me Partizanin nuk u luajt të shtunën, por të dielën, ka sjellë edhe këtë ndryshim, teksa stërvitja e parë e javës për ta do jetë sot pasdite. Në këtë mënyrë, për stafin drejtues të ekipit në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Elbasanit nuk do jenë pesë, por katër ditë. Gjatë këtyre ditëve, stafi drejtues i kuqebluve do të ketë jo pak punë për bërjen gati të skuadrës për këtë ballafaqim shumë të vështirë. Kjo është dhe një nga arsyet pse drejtuesit e Vllaznisë nuk e mirëpritën ndonjë sugjerim të kolegëve të tyre të Partizanit për ta luajtur ndeshjen në mesjavë apo një herë tjetër. Kalendari i ndeshjeve të mbetura të fazës së dytë tani është shumë i ngjeshur, si rrjedhojë e të luajturit edhe në mesjavën e ardhshme.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 08 Dec 2004 , 15:40

Elbasani-Vllaznia, gjyqtaret italiane duan 10.000 euro


Pas kerkeses te bere nga Vllaznia, dhe te pranuar nga Elbasani, ne Federaten Shqiptare te Futbollit, vendoset qe takimi ne "Ruzhdi Bizhuta" te gjykohet nga nje treshe nga Apeninet. Por, kerkesa prej 10.000 eurosh e fqinjeve, le gjithcka ne pikepyetje

Do te luhet apo nuk do te luhet me gjyqtare italiane takimi mes Elbasanit dhe Vllaznise, ne javen e 15-te te Kategorise Superiore. Gjithcka ka mbetur pezull pasi, fillimisht u vendos per treshen italiane (pa percaktuar emra), por me pas gjithcka u la pezull per shkak te kerkeses italiane per 10.000 euro. Zedhenesi i FSHF-se, Nurishmi, u shpreh mbreme per "Korrierin" se "te dy klubet vendosen per te pasur gjyqtare te huaj per kete takim dhe FSHF mori persiper te gjente gjyqtaret italiane". "Me pas, - vazhdon ai, - u mor vesh kerkesa e italianeve per 10.000 euro qe te drejtojne takimin ne fjale dhe Vllaznia vendosi te mendohej fillimisht para se te jepte pergjigje. Kjo per shkak te kostos te larte".

Presidenti i Vllaznise, Agron Cela, kerkoi gjyqtare te huaj, menjehere pas ndeshjes te se dieles te kaluar ndaj Partizanit ne "Loro Borici" (3-1). Ai bisedoi menjehere ne telefon me shefin e Sektorit te Garave, Hitaj¸ duke i kerkuar verbalisht gjyqtare te huaj per takimin e rendesishem ndaj elbasanasve. "Ne kemi pretendime ndaj gjykimeve te arbitrave shqiptare, - ka thene Cela, - dhe duam te huaj ne nje takim percaktues per ne".

Nese do te realizohej ardhja e treshes te huaj, kjo do te ishte hera e katert, qe xhaketa te zeza jo shqiptare, gjykojne takime ne Shqiperi. Fillimisht, me 11 maj 2002, nje treshe spanjolle, me ne krye Martin, gjykoi Tirana-Dinamo (2-2). Me 28 maj 2003, gjyqtaret italiane Rodomonti-Cenico-Lorenzi gjykuan ndeshjen play-out mes Lushnjes dhe Apolonise (3-1) qe percaktonte ekipin qe rrezohej nga kategoria. Tri dite me vone, nje treshe po italiane (Paparesta-Calcagno-Gregari) drejtori finalen e Kupes te Shqiperise mes Dinamos dhe Teutes (1-0).

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 09 Dec 2004 , 12:42

Mbrojtësi i Vllaznisë Teli thotë se gjyqtarët i kanë ndëshkuar enkas shkodranët për të mos luajtur ndeshjen e radhës.

Kishte premtuar se ndaj Partizanit Vllaznia nuk do të pësonte gol, megjithatë kjo nuk ka ndodhur. Kuqeblutë kanë pësuar edhe në këtë ndeshje, duke e çuar në 21 numrin e golave të pësuar në këtë kampionat. Admir Teli, mbrojtësi i Vllaznisë, gjithsesi është i mendimit se skuadra e tij nuk ka pësuar gol në këtë ndeshje, prandaj thotë: "Nuk jam dakord që kemi pësuar gol në këtë ndeshje. Ka qenë një gol i shënuar jo nga Partizani, por nga gjyqtari kryesor Velçani dhe anësori Miho. Të akordosh një gol të tillë, 3-4 metra në pozicion jashtë loje, është krejtësisht e çuditshme. Por jo vetëm kaq. Problemi nuk është vetëm te goli. I gjithë gjykimi ka qenë me shumë të meta dhe shumë tendencioz. Mendimi i të gjithë pjesëtarëve të ekipit tonë është se gjyqtarët kishin ardhur me qëllime të caktuara në Shkodër, për të na dëmtuar me kartonë, në mënyrë që në ndeshjen e kësaj jave në Elbasan të shkonim me mungesa. Dhe ia arritën, sepse në tribunë ishte presidenti i Elbasanit, gjyqtar i katërt ishte një tjetër elbasanas, pikërisht Allkja. E përmenda këtë fakt për të dalë tek ajo që po thosha. Të gjithë e keni parasysh çastin kur pas një ndërhyrjeje të Belishës ndaj një kundërshtari, kryesori Velçani vazhdoi lojën, ndërsa gjyqtari i katërt u çor, duke i thirrur kryesorit për t'i dhënë karton Belishës. Përveç tij, ishin edhe tre kartonë të verdhë të tjerë të dhënë për ne, natyrisht shumë për një ndeshje ku nuk kishte asnjë tension apo diçka të tillë." Në këtë kontekst, Vllaznia do të vuajë shumë këtë herë, kur për arsye kartonësh do të mungojnë në Elbasan plot tre futbollistë kuqeblu, pikërisht Leandro, Kraja dhe Abilio. Megjithatë, për t'iu rikthyer fitores në ndeshjen e fundit, duhet përmendur edhe fakti që autor i golit të dytë ka qenë pikërisht mbrojtësi Teli. Për të është goli i dytë në kampionat dhe, për rrjedhojë, duket qartë dëshira e këtij futbollisti për të shënuar herë pas here. "Të them të drejtën, dëshira ime është që herë pas here të jem në zonën kundërshtare dhe të më jepet mundësia edhe të shënoj. Ky ishte goli im i dytë në kampionat dhe besoj se jam edhe me shans, sepse sa herë që shënoj, ekipi im fiton. Shpresoj të ndodhë kështu edhe herë të tjera," - vazhdon më tej mbrojtësi 23-vjeçar. Teli, golin e parë e pati shënuar në fazën e parë ndaj Elbasanit. Sipas tij, e rëndësishme është që ai dhe shokët e tij të skuadrës në radhë të parë të bëjnë mirë detyrën në mbrojtje, nisur edhe nga mungesat që do të ketë ekipi, prandaj i bën thirrje gjithë ekipit ta ndihmojë mbrojtjen në këtë takim. "Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Mbrojtja edhe në këtë ndeshje nuk mendoj se do të jetë problem, ngaqë me Licin dhe Doçin jemi të kompletuar, por detyra është që i gjithë ekipi të luftojë fort. Na mungojnë disa lojtarë dhe për t'i zëvendësuar ata mund t'ia arrijnë vetëm duke vënë "zemrën" në fushë të gjithë. Pra, pavarësisht nëse do të luajmë me lojtarë të formacionit bazë apo të stolit, në Elbasan do të shihni "11 burra" kuqeblu, që do të thotë se do të japim maksimumin në funksion të objektivit tonë. Po të ndodhë kjo, jam i sigurt se Vllaznia nuk ka për të dalë pa pikë nga Elbasani," - thotë në fund të prononcimit mbrojtësi i Vllaznisë, Admir Teli.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 09 Dec 2004 , 12:46

Abilio, mungesa tjetër e kuqebluve


Braziliani Abilio pati menduar që kishte marrë dy kartonë të verdhë në ndeshjet e deritanishme dhe këtë e ka shprehur edhe në intervistën e tij të djeshme, por në të vërtetë ka rezultuar ndryshe. Drejtuesit e klubit, duke dyshuar edhe vetë në diçka të tillë, janë interesuar në sektorin e garave për këtë problem. Për pasojë, nga zyrat e institucionit të futbollit ka mbërritur përgjigjja se braziliani kishte marrë tre kartonë të verdhë dhe për pasojë për këtë javë është i skualifikuar. Një mungesë të tillë, natyrisht, askush, me përjashtim të portokallinjve, nuk e ka mirëpritur, pasi në këtë mënyrë numri i mungesave te Vllaznia shkon në katër. Po t'u shtosh atyre edhe ato të Ziambos, Oliveirës dhe Singbos, vërtet që bëhen shumë.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Thu, 09 Dec 2004 , 19:28

Bici: Do t'u bëjmë vend të rinjve




Në dy ditët e fundit, stafi drejtues i Vllaznisë ka menduar edhe për formacionin me të cilin do të luajnë ditën e diel ndaj Elbasanit. Sikur të mos mjaftonin mungesat e Leandros, Krajës dhe Hotit, është marrë vesh që në këtë takim do të mungojë edhe sulmuesi brazilian Abilio. Edhe për të është e njëjta arsye, kartonët e verdhë. Fillimisht u mendua se ai kishte dy të tillë, por pas konsultimeve edhe me federatën është mësuar se ai nuk mund të luajë në këtë takim. Për pasojë, problemet janë shtuar edhe më tepër për trajnerin Bici. Megjithatë, ai ka filluar të marrë masat e duhura për t'i zëvendësuar. Në portë do të jetë sërish Shehi, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Teli, Lici dhe Doçi. Ndërkohë, mesfusha në këtë rast do të jetë e populluar nga emra të rinj. Përveç Belishës dhe Ahit, do të luajë nga minuta e parë Beqiri dhe Egerçi. Vendi tjetër, që është bosh për të plotësuar numrin pesë të mesfushorëve, pritet të përzgjidhet mes dy futbollistëve të rinj. Bëhet fjalë për dy futbollistë që luajnë aktualisht me ekipin e të rinjve, pikërisht Gilman Lika dhe Nevian Cani. Ata janë dy lojtarë me shumë të ardhme dhe aktualisht janë pjesëtarë të ekipeve kombëtare U?17 dhe U?19. Të dy ata janë duke u provuar gjatë këtyre ditëve dhe njëri prej tyre me siguri do të jetë në fushë të dielën. Sulmi, ndërkohë, nuk do të ketë problem, pasi do të luajnë Sinani dhe Salihi.

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Fri, 10 Dec 2004 , 13:47

Portieri i kuqebluve, pavarësisht se mungojnë disa titullarë, beson te një rezultat pozitiv 10-12-2004

Vllaznia, shpresat te Sinani dhe Salihi



Situata e krijuar në kampin shkodran në pragndeshjen me Elbasanin, natyrisht që e ka prishur disi atmosferën. Të mos kesh të gatshëm jo pak, por 7 lojtarë të rëndësishëm, pa dyshim që entuziazmi nuk mund të jetë në shkallën e duhur. Megjithatë, te Vllaznia ka edhe nga ata që besojnë se kjo situatë e vështirë nuk do të ndikojë aq shumë në takimin me Elbasanin. Një prej tyre është edhe portieri Orges Shehi. Durrsaku i portës shkodrane e ka të qartë se në Elbasan nuk do të jetë e lehtë, por, nga ana tjetër, ai thotë se Vllaznia nuk dorëzohet kollaj. "Askush nuk e dëshiron një situatë të tillë. Aktualisht nuk kemi të gatshëm disa titullarë, ndaj vështirësitë shtohen. Jo më kot thuhet se një skuadër e madhe duhet të ketë sa më shumë lojtarë në organikë, për të mos u gjendur "zbuluar" në raste të tilla. Kështu rrallëherë ndodh, por ja që na ndodhi ne dhe, me apo pa dashje, do të luajmë në Elbasan me disa lojtarë mangut. Në vend të tyre do të aktivizohen disa të rinj, të cilët natyrisht që do të japin më të mirën dhe unë kam shumë besim tek ata," ? shprehet Shehi. Marrja e një pikë në Elbasan do të ishte një "mrekulli" për shumë prej dashamirësve të skuadrës shkodrane. Përballë një kundërshtari që është surpriza e këtij kampionati, aq më tepër që luan në fushën e tij, natyrisht që gjërat do të bëhen shumë të vështira për kuqeblutë. Megjithatë, portieri i tyre thotë se në futboll ka edhe të papritura dhe njëra prej tyre mund të ndodhë në "Ruzhdi Bizhuta" këtë javë, ndaj shton: "Elbasanasit jo më kot janë në vendin e dytë. Ata kanë një ekip shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë se e kanë të sigurt fitoren që pa filluar ndeshja. Të jeni të bindur se Vllaznia do të shkojë në Elbasan jo pa pretendime. Një barazim është më se i mundshëm, pse jo edhe fitorja. Unë e përsëris se kam shumë besim edhe te të rinjtë që do të aktivizohen këtë herë në formacionin e parë. Atyre rrallë u jepet mundësia për të luajtur, kështu që këtë herë do të luajnë me shumë dëshirë për të dhënë maksimumin për fanellën e Vllaznisë." Pika më e dobët e kuqebluve, nëse mund ta quajmë kështu, në këtë ndeshje pritet të jetë mesfusha. Në këtë repart do të luajnë kryesisht lojtarë të rinj dhe pa përvojë, megjithatë, sipas portierit Shehi, askush nuk duhet të mendojë se Vllaznia do të shkojë në Elbasan për t'u mbrojtur me 11 lojtarë. "Do të ishim të kënaqur ndoshta edhe me barazimin në këtë takim, por kjo nuk do të thotë se do të luajmë të gjithë në mbrojtje për të marrë një pikë. Vllaznia nuk del kollaj nga futbolli i saj tradicional me lojë të hapur dhe sulmuese. Për më tepër, në sulm kemi dy lojtarë shumë të mirë, si Sinani dhe Salihi, tek të cilët shpresojmë shumë," ? ka thënë në fund portieri i ekipit shkodran. Megjithëse optimizmi ekziston, tani pritet të shihet më konkretisht se çfarë do të jenë në gjendje të bëjnë të rinjtë e Vllaznisë ndaj "milionerëve" elbasanas.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 10 Dec 2004 , 14:38

Hoti, rikuperimi i pamundur për të dielën

Janë shuar plotësisht shpresat për ta pasur të gatshëm për ndeshjen e së dielës mesfushorin e Vllaznisë Erion Hoti. Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë ndeshje edhe për faktin se mjeku i ekipit ka frikë se aktivizimi mund t'ia përkeqësonte më tepër gjendjen. Për pasojë, kur shpresohej që të paktën ai të ishte i gatshëm, duke zvogëluar paksa numrin e mungesave të kuqebluve, edhe kjo nuk do të ndodhë. Hoti u dëmtua në minutat e para të ndeshjes së fundit me Partizanin në kaviljen e këmbës së djathtë. Gjatë ditëve të kësaj jave, ai është mbajtur në mbikëqyrje të vazhdueshme nga mjeku Zyhdi Çoba dhe ka pasur përmirësim, megjithatë nuk do të jetë në fushë kundër portokallinjve. Lojtari shumë punëtor mund të kthehet në ndeshjen e ardhshme me Shkumbinin. Kuqeblutë, stërvitje në fushën e Golemit Ka ndryshuar destinacion stërvitja e kuqebluve dje pasdite. Ndryshe nga ditët e tjera, kur ajo është zhvilluar në fushën sportive të Shtojit, këtë herë drejtuesit e skuadrës kanë vendosur të shkojnë pak më tutje, në fushën e Golemit. Arsyeja e këtij spostimi është gjendja jo e mirë e fushës së Shtojit. Megjithatë, kjo lëvizje nuk është se ka rregulluar gjë, pasi në Shkodër aktualisht ekipet e futbollit po vuajnë për mungesën e terreneve sportive.

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Fri, 10 Dec 2004 , 15:16

Vllaznia, shpresat te Sinani dhe Salihi


Situata e krijuar në kampin shkodran në pragndeshjen me Elbasanin, natyrisht që e ka prishur disi atmosferën. Të mos kesh të gatshëm jo pak, por 7 lojtarë të rëndësishëm, pa dyshim që entuziazmi nuk mund të jetë në shkallën e duhur. Megjithatë, te Vllaznia ka edhe nga ata që besojnë se kjo situatë e vështirë nuk do të ndikojë aq shumë në takimin me Elbasanin. Një prej tyre është edhe portieri Orges Shehi. Durrsaku i portës shkodrane e ka të qartë se në Elbasan nuk do të jetë e lehtë, por, nga ana tjetër, ai thotë se Vllaznia nuk dorëzohet kollaj. "Askush nuk e dëshiron një situatë të tillë. Aktualisht nuk kemi të gatshëm disa titullarë, ndaj vështirësitë shtohen. Jo më kot thuhet se një skuadër e madhe duhet të ketë sa më shumë lojtarë në organikë, për të mos u gjendur "zbuluar" në raste të tilla. Kështu rrallëherë ndodh, por ja që na ndodhi ne dhe, me apo pa dashje, do të luajmë në Elbasan me disa lojtarë mangut. Në vend të tyre do të aktivizohen disa të rinj, të cilët natyrisht që do të japin më të mirën dhe unë kam shumë besim tek ata," ﷓ shprehet Shehi. Marrja e një pikë në Elbasan do të ishte një "mrekulli" për shumë prej dashamirësve të skuadrës shkodrane. Përballë një kundërshtari që është surpriza e këtij kampionati, aq më tepër që luan në fushën e tij, natyrisht që gjërat do të bëhen shumë të vështira për kuqeblutë. Megjithatë, portieri i tyre thotë se në futboll ka edhe të papritura dhe njëra prej tyre mund të ndodhë në "Ruzhdi Bizhuta" këtë javë, ndaj shton: "Elbasanasit jo më kot janë në vendin e dytë. Ata kanë një ekip shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë se e kanë të sigurt fitoren që pa filluar ndeshja. Të jeni të bindur se Vllaznia do të shkojë në Elbasan jo pa pretendime. Një barazim është më se i mundshëm, pse jo edhe fitorja. Unë e përsëris se kam shumë besim edhe te të rinjtë që do të aktivizohen këtë herë në formacionin e parë. Atyre rrallë u jepet mundësia për të luajtur, kështu që këtë herë do të luajnë me shumë dëshirë për të dhënë maksimumin për fanellën e Vllaznisë." Pika më e dobët e kuqebluve, nëse mund ta quajmë kështu, në këtë ndeshje pritet të jetë mesfusha. Në këtë repart do të luajnë kryesisht lojtarë të rinj dhe pa përvojë, megjithatë, sipas portierit Shehi, askush nuk duhet të mendojë se Vllaznia do të shkojë në Elbasan për t'u mbrojtur me 11 lojtarë. "Do të ishim të kënaqur ndoshta edhe me barazimin në këtë takim, por kjo nuk do të thotë se do të luajmë të gjithë në mbrojtje për të marrë një pikë. Vllaznia nuk del kollaj nga futbolli i saj tradicional me lojë të hapur dhe sulmuese. Për më tepër, në sulm kemi dy lojtarë shumë të mirë, si Sinani dhe Salihi, tek të cilët shpresojmë shumë," ﷓ ka thënë në fund portieri i ekipit shkodran. Megjithëse optimizmi ekziston, tani pritet të shihet më konkretisht se çfarë do të jenë në gjendje të bëjnë të rinjtë e Vllaznisë ndaj "milionerëve" elbasanas.

Post Reply