Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 00:13

vllaznia1919 wrote:Rrustemaj ka marre pasaporten sot e ka munsi qe te lujne titullar.
Po, Rustemaj e ka marr pasaporten dhe ka munci me lujt. Edhe Haxhi asht rikuperu edhe ka me lujt.

Shyqyr qi doli nji trajnjer i joni qi thet qi po hupme e kena ne fajin :) se tan tjert jan munu me gjet pretekste kot :x
-----------------------------------------------------------------------------------------
Kovacic: Nese humbim, faji vetem i yni

Shkodër, 23 mars - Ndeshja e neserme me Sllovenine duhet te fitohet patjeter nga kombetarja shqiptare.

Nje gje te tille e ka thene sot ne konferencen per shtyp, trajneri kroat, Sllavko Kovacic. Keshtu, per ndihmesin e Baric, perballja me sllovenet eshte e veshtire, por skuadra e tij do te dije ta kaloje me sukses. "Nuk na intereson asgje. As barazimi, e as humbja", ka thene Kovacic. "E vetmja gje qe na intereson eshte vetem fitorja", ka vijuar ai. Keshtu, per Kovacic, nese Shqiperia humb, kjo do te ndodhe vetem poer faj te saj. "Nese humbim kjo do te ndodhe vetem per fajin tone dhe jo prej kundershtarit. Megjithate nuk dua te mendoj humbjen", ka thene Kovacic, ne konferencen per shtyp ne ambientet e Hotel "Koloseo" ne Shkoder.

Marre nga futbolli.com
-------------------------------------------------------------------------------------
Haxhi do te luaje!

Shkoder, 23 mars - Nje gje te tille e ka pohuar trajneri kroat, Sllavko Kovacic, ne konferencen per shtyp. Keshtu, lojtari qe ka pesuar nje demtim ne ndeshjen miqesore me Olimpiun dhe qe deri para pak oresh ishte ne dyshim, neser do te jete ne fushe.

Nuk dihet ende nese kjo do te ndodhe qe nga minuta e pare, apo jo, por e sigurte eshte se Haxhi do te shtrengoje “dhembet”. Ja edhe formacioni i Shqiperise:


Ne porte
Beqaj Arjan

Ne mbrojtje
Haxhi Altin
Dallku Armend
Beqiri Elvin
Dede Nevil

Ne mesfushe
Mukaj Devis
Cana Lorik
Lala Altin
Duro Klodian

Ne sulm
Kapllani Edmond
Bogdani Erjon

Marre nga futbolli.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 09:36

Kovacic: Barazimi eshte humbje

24 Mars Shkoder - Skuadra jone perfaqesuese ka mberritur dje ne Shkoder, rreth ores 15:20, duke u sistemuar menjehere ne vendin e saj te rezervimit, Hotel “Koloseo”. Edhe pse ishte paralajmeruar nje konference per shtyp ne oren 15:00, arsyeja e ardhjes me vonese, ka ndryshuar edhe oraret e programit, jo vetem te kontaktit me gazetaret, por edhe te seances stervitore, e cila eshte shtyre per ne oren 19:00. Gjithsesi, pasi kombetarja eshte sistemuar neper dhoma, tekniku Kovacic ka mberritur ne sallen e konferencave te hotelit, ku, sapo eshte ulur ne tavoline ka kerkuar falje per vonesen, duke u perpjekur te tregohej shume korrekt me mediat e pranishme. Fillimisht, ai ka preferuar te beje nje rezyme te punes, apo edhe atmosferes qe e rrethon kampin kuqezi ne kete pragndeshje dhe me pas i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve. Haxhi, ende ne pikepyetje Do te luaje, apo jo mesfushori Altin Haxhi? Kjo ishte edhe pyetja e pare qe i eshte bere trajnerit Kovacic nga gazetaret e pranishem. Si ka qene pergjigja e tij? “Nuk mund te them se ne cfare gjendjeje ndodhet Haxhi. Sot(dje), ai do te perfundoje edhe seancen e stervitjes dhe me pas do te shohim. Isha i sigurte se do ta kisha ne ndeshje, sespe secili e di se sa e veshtire eshte kjo perballje ndaj Sllovenise. Nese Haxhi nuk do te luaje, mendoj se kam nje kandidat per ta zevendesuar, dhe neser (sot) nese do te jete nevoja do ta bej te ditur emrin e tij”, eshte shprehur tekniku Kovacic Ne fushe, 11 me te miret I pyetur rreth pranise ne skuader te treshes shkodrane, Beqiri﷓ Salihi﷓Sukaj, duke i trajtuar ata si nje shans te kuqezinjve, ashtu si ndodhi kater vite me pare, me Beqirin ndaj Rusise, tekniku Kovacic, duke dashur te mos shfaqe asgje ne lidhje me 11﷓shen, qe do te kete sot ne dispozicion, foli ne menyre te pergjithshme, duke mos saktesuar se cilet prej shkodraneve do te jete ne planet e tij. “Natyrisht qe, ato bejne pjese ne planet e mia, sepse dihet qe skuadra nuk perbehet nga 11 lojtare, por 22. Dhe nese doni t’iua them, une kam te njejtin respekt, si per ata qe do te jene ne fushe, si per ata qe do te jene ne stol, por edhe per ata qe do te jene ne tribune. Pra, duhet qe te gjithe te kuptojne mundesite e kufizuara qe kemi, per formacionin dhe pankinen. Megjithate, besoj se ne fushe do te nxjerr 11 me te miret, per te arritur fitoren”, ka vijuar Kovacic. “Do luajme ne sulm!” Ndersa, ne lidhje me menyren e lojes, Kovacic ka thene se skuadra do te filloje qe ne fillim me nje loje ofensive. “E di, qe nese skuadra nuk do te shenoje, atehere ne do te marrim vetem nje pike dhe kete une e konsideroj humbje”, ka thene Kovacic. “Megjithate, nese ne do te bejme gabime, atehere mund te humbim edhe ndehjen, gje qe do te ishte nje katastrofe. Pra, ajo qe une dua eshte qe, nepermjet lojes sulmuese dhe agresive, ne te gezojme edhe mbeshtetjen maksimale te publikut ne “Loro Borici”, pasi une e konsideroj ate edhe lojtarin e 12﷓te”, ka shtuar ai. Ndersa, i ngacmuar per formacionin, Kovacic ka thene se nuk ka dashur ta beje publik, per te vetmen arsye, sepse nje gje e tille mund te merret vesh edhe nga kombetarja sllovene. Fitore, si me Rusine Ne lidhje me fitoren e kater viteve me pare, Kovacic tha se deshira e tij eshte qe kuqezinjte te perserisin ate sukses, por, nuk mund te besonte shume tek fati, sepse fitorja, sipas tij nuk do te vije vete. “Jane futbollistet, ata qe duhet ta marrin fitoren, gje qe ndodh, nese ata e kerkojne me ngulm. Duhet te punojne fort, per te pasur me pas edhe fat”, ka perfunduar Kovacic.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sat, 24 Mar 2007 , 16:37

4-4-2 dashkan me lujt kta sot a?!!
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Mar 2007 , 16:57

Sot flitet per Canen ne mbrojtje e Haxhi ne mesfushe. :shock: :shock: :shock:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 21:15

Qe lajmet dhe komentet e para mas neshjes:
-------------------------------------------------------------------------------------
Image

Ishim përgatitur për një fitore ndaj Sllovenisë, por si gjithnjë sa here që mendojme se do të arrijmë diçka, sepse themi që kemi kualitetet për ta arritur, gjithnjë dështojmë. Asnjë surprise. Gjithmonë i bëjmë gjërat “tërkuzë”.
“Fshati që duket nuk do kallauzë” thotë populli. Dhe me këtë kombëtare nuk duhet të presim asgjë më tepër se sa arritëm dhe dhamë sot.
Nuk mund të pretendojmë të fitojmë kur kemi një skuadër që paraqet në fushë një nivel mesatar me kontroll dhe përdorim topi por në gjendje të varfër ekzekutimi përpara portës
Ndonëse trajnerët Kovaçiç dhe Duro u munduan të hedhin në fushë, një formacion racional dhe tipik që i përshtatet lojës dhe fizionomisë që ka futbolli shqiptar, asgjë nuk ndryshoi.
Pesë sulmues u aktivizuan gjatë gjithë ndeshjes dhe asnjë gol. Një shifër dezilizionuese e cila të le të mendosh nëse e ka fajin sulmi, sulmuesat që nuk ekzekutojnë saktë apo furnizimi nga mesfusha është i varfër. Gjatë pjesës së dytë, nga të gjitha kroset e drejtuara drejt portës (11) vetëm 3 arritën në kokat ose nën kontrollin e lojtarëve tanë. Të gjitha të tjerat ishin krose pa adresë, ku Duro, Muka dhe Haxhi nuk ishin dot në gjendje dhe nuk kishin forcën e duhur që ta kalonin topin mbi nivelin e gjatësisë së lojtarëve kundërshtarë.
Praktikisht, ne zhvilluam një lojë ku treguam lëvizshmëri dhe dëshirë për të fituar, por na mungoi konkretizimi në ato pak raste që u paraqitën.
Nuk duhet harruar që ne luajtëm ndaj Sllovenisë, një skuadër pa pretendime dhe pothuajse komplet e rinovuar. Kjo tregon, se kaq është niveli i futbollit tone kombëtar. Kaq është niveli i skuadrës tone. Prandaj të mos kërkojmë për më tepër, por të jemi realist dhe të hedhim hapin sa e kemi shtatin.
Kaq force kemi dhe kaq meritojmë...

Marre nga AlbaniaSoccer.com
-------------------------------------------------------------------------------------
Shqipëria, goli që nuk erdhi

Shkodër, 24 mars - Ajo cfare te gjithe shqiptaret kudo ne bote po prisnin nuk ka ndodhur sot ne stadiumin "Loro Borici" te qytetit te Shkodres. Kombetarja shqiptare ka zhgenjyer perseri tifozet e zjarrte te saj ne stadium dhe ata qe e ndiqnin ndeshjen nga ekrane televizionesh kudo ne bote.



Shqipëri 0
Slloveni 0

Shqiperia: Beqaj, Dallku, Beqiri, Dede, Haxhi, Muka (85' Berisha), Lala, Cana, Duro, Bogdani (87' Salihi), Kapllani (57' Bushi), Tr: S. Kovaçiç
Sllovenia: Handanoviç, Iliç, Mavriç, Jokiç, Cesar, Zhlogar, Komac (90' Çipod), Çeh (79' Açimoviç), Koren, Lavriç, Rankoviç (63' Birsa), Tr: M. Kek
Gjyqtarë: Attard, Agius, Spiteri (Maltë)
Kartona të verdhë: Dallku, Lala, Dede / Zhlogar


Minutat
6' Mukaj kroson me kokë, Kapllani gjuan, por topi devijohet dhe largohet nga mbrojtja
36' Krosim i Duros, por ka pritur portieri slloven.
37' Lavriç gjuan me kokë, por pret Lavriç pa problem
39' Duro ekzekuton goditje dënimi rrezikshëm, por portieri mik, Handanoviç devijon në momentin e fundit jashtë.
38' Kapllani pengohet në zonë, por s'ka penallti
42' Avancim i Beqirit, i cili shmang tre mbrojtës, pas një sprinti futet në zonën mike, gjuan, por topi devijohet në korne nga portieri Handanoviç.
44' Cana gjuan fort, por sipër traut.
45' Kapllani gjuan nga larg, por pret Handanoviç
47' Cana bën një manovër, liron të djathtën fort në kufij të zonës, por topi përfundon jashtë.
51' Duro ekzekuton një goditje dënimi, por topi del jashtë
67' Duro kroson në zonë, por grushton Handanoviç
71' Muka kroson për Bushin, që gjuan më kokë, por jashtë
88' Salihi pengohet në zonë, por s'ka penallti
90'+3 Cana gjuan fort por pret portieri
90'+4 Gjyqtari maltez përfundon ndeshjen në 0-0

Marre nga futbolli.com
-------------------------------------------------------------------------------------
Kek: “Një pikë në Shqipëri, është OK”

“Të marrësh një pikë në Shqipëri është një rezultat shumë i mirë”, u shpreh menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Sllovenisë, Matjazh Kek për TVSH. “Luajtëm në Shkodër dhe në një terrën të vështirë. Shqipëria pati shanse të mira për të shënuar gol, por kjo është pjesë e lojës. Unë mendoj se rezultati duhet të konsiderohet si pranueshëm nga të dy palët”. Sllovenia ka marrë katër pikë në katër ndeshje. “Një Slloveni me më shumë pretendime? Në një ndeshje duhet të hysh gjithmonë për të fituar. Ndodhemi në një grup të vështirë me ekipe të tilla si Holanda, Bullgaria e Rumania, Shqipëria. Të marrësh një pikë në Shqipëri është shumë mirë”

Sllovenia do të ndeshet të mërkurën e ardhshme me Holandën.

Ndeshja me Shqipërinë ishte dhe e para zyrtare si për trajnerin slloven Kek, por edhe për trajnerin e komanduar të Shqipërisë, Kovaiç ishte një premierë e mbyllur pa humbje.

Marre nga Albania-Sport.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 25 Mar 2007 , 13:00

Image

Deklaratat e lojtareve te kombetares pas perfundimit te ndeshjes

Shkodër, 24 mars - Pas perfundimit te ndeshjes, disa prej futbollisteve te kombetares shqiptare jane shprehur per media te ndryshme.

Edmond Kapllani: E vërteta është se në pjesën e parë na mungoi finalizimi. Na duhej ai goli i parë, i cili mund të ishte vendimtar për ndeshjen. Për rastin me kokë, nuk e pashë topin, sepse kisha një mbrojtës përpara.Me bogdanin u munduam të bënim dicka. Në disa momente mbajtja e topit ishte disi e tepruar. Isha shumë i karikuar për sot. Nuk e kuptoj pse u ndërrova, pasi mendoj se duhet të bënim një skemë me ofensive në 20 minutat e fundit të lojës.

Alban Bushi: Ishte një ndeshje në përgjithësi e pëlqyeshme. Nëse do fitonim tre pikët do ishte edhe me mirë. Duke parë luftën dhe zemrën që kishte skuadra në lojë, mendoj se Shqipëria meriton urime. Nuk i dhamë mundësi Sllovenisë të krijonte raste dhe kjo ishte diccka mjaft e mirë. Në aspektin mbrojtës kemi luajtur mjaft mirë. Mesi i fushës ka provuar të ndihmojë sulmin, u munduam të krijonim raste, por goli nuk erdhi pasi mbrojtja sllovene ishte mjaft e vështirë.Publiku më ka përkrahur, gjithmonë, edhe këtë herë tfozët përkrahën skuadërn dhe dëshiroj ti falënderoj.Rëndësi kishte që nuk humbëm. Ata janë një skuadër me histori, dhe në krahasim me Shqipërinë qendrojmë më lartë, pasi ata kanë marrë pjesë edhe në evropian.

Klodian Duro: Dhamë gjithcka për të arritur fitoren, na mungoi finalizimi. Megjithatë, për këtë ndeshje duhet patur parasysh se duhej të tregoheshim të kujdesshëm në mbrojtje.Pozitive ka qenë shpirti i garës që paraqitëm, ku e kërkuam golin deri në fund.:

Arjan Beqaj: Sot na mungoi vetëm goli. Arritëm të kontrollonim ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, krejt ndryshe nga herëta e tjera. U futëm në lojë për ta fituar këtë takim. I meritonim tre pikët sot dhe për këtë na vjen keq. Mbrojtjen e ndihmoi edhe mesfusha edhe sulmi. I gjithë ekipi punoi që mbi të gjitha të mbroheshim mirë. Kryesore ishte që të mos pësonim gol. Sot nk pësuam gol dhe barazuam, por më vonë nëse nuk pësojmë mund të fitojmë.

Erjon Bogdani: Nuk na mungoi mobilizimi po na mungoi goli. Ishte nje ndeshje e mire por nuk arritem te shenonim, ishte terren i veshtire pasi topi rrëshqiste shume. Ekipi slloven luajti po ne ishim më mirë. Ishte e veshtire per ne pasi nuk mund te shenonim pasi kundershtaret ishin te tërhequr mbrapa, jo si skuadrat e medha qe te lene shume me teper hapesire.

Marre nga futbolli.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 25 Mar 2007 , 13:08

Kombëtarja "blitz"
-------------------------------------------------------------------------------------
Image

Kuqezinjte kthehen te heshtur ne “Adriatik”

Tiranë, 25 mars - Pas barazimit, “te bardhe”, 0-0, te arritur ne “Loro Borici” te Shkodres, kuqezinjte jane kthyer ne rezidencen e tyre, hotel “Adriatik” mbreme vone.

Te heshtur, pa fjale dhe me koken poshte, ata jane futur ne “strehen” e perhershme. Nuk kane ngrene darke, edhe pse ajo i priste atje, teksa te lodhur te gjithe jane futur neper dhomat e tyre. Nderkohe, dy trajneret, Sllavko Kovacic dhe Shpetim Duro kane qene te vetmit qe kane qendruar ne hollin e hotelit, duke biseduar dhe duke tymosur ndonje cigare me teper. Nga sa mesohet, ata kane folur per ndeshjen e se merkures ndaj Bullgarise, atje ku djemte e Baric, edhe pse pa Otto maximalin do te kerkojne serish qe te japin maksimumin, sic ka thene Kovacic, per te mos dale pa pike nga kjo perballje. Te dielen ne mengjes, kombetarja do te zhvilloje nje analize ne sallen e konferencave te “Adriatik Hotel”, ndersa te henen, ne mengjes, te gjithe do te jene ne aeroportin “Nene Tereza” te Rinasit, per te udhetuar ne drejtim te Sofjes, atje ku do te akomodohen ne Hotel “Kempinski Zagograf “, nje prej me luksozeve.

Marre nga futbolli.com
-------------------------------------------------------------------------------------
Kovacic, premiera me “hic”

25 Mars Shqiperi-Slloveni 0-0

E shtune, 24 mars 2007, ora 17:00, ne stadiumin “Loro Borici”, Shkoder

Nga Gasper Marku

Shqiperia: Beqaj, Dallku, Beqiri, Dede, Haxhi, Muka (85' Berisha), Lala, Cana, Duro, Bogdani (87' Salihi), Kapllani (57' Bushi) Tr: S. Kovacic

Sllovenia: Handanovic, Ilic, Mavric, Jokic, Cesar, Zhlogar, Komac (90' Cipod), Ceh (79' Acimovic), Koren, Lavric, Rankovic (63' Birsa) Tr: M.Kek

Gjyqtare: J.Attard, F.Agius, I.Spiteri (Malte)

Vezhgues: S.Braski (Itali)

Delegat i UEFA﷓s: E.Sterks (Skoci)

Kartona te verdhe: Dallku, Lala, Dede / Zhlogar



Dyshimet

40' Kapllani ka tentuar inkursionin ne zonen e rreptesise sllovene, atje ku eshte penguar nga Mavric, por per gjyqtarin maltez Attard nuk ka qene penallti. Megjithate, te kuqte nuk protestojne.

88' Salihi eshte penguar ne zonen e rreptesise, pas nje krosimi te Duros, por perseri per gjyqtarin maltez nuk ka 11﷓metersh.

Episodet:

6' Mukaj ka hedhur krosimin ne zonen e rreptesise sllovene, atje ku Kapllani ka goditur me koke, por topi eshte devijuar nga portieri dhe me pas mbrojtja kundershtare e ka larguar.

11' Lavric ka gjuajtur fort nga larg, por ka pritur Beqaj.

25' Ilic ka krosuar rrezikshem, por ka dale menjehere Beqaj, qe e ka rrokur topin.

30' Muka ka kombinuar bukur me Bogdanin, por ka kuptuar gjithcka portieri Handanovic, qe ka dale dhe e ka zoteruar topin.

34' Krosim i Duros ne zone te rreptesise, por ka pritur portieri slloven.

37' Lavric ka gjuajtur me koke, por pozicioni i tij, me kurriz nga porta e Beqajt, ka bere qe “sfera” te perfundoje jashte, pa “adrese”.

38' Duro ka ekzekutuar nje goditje denimi, te fituar nga Kapllani, ne kufijte e zones se rreptesise: topi i forte ka shkuar ne trekendeshin e portes sllovene, atje ku eshte hedhur edhe “gardiani” Handanovic, qe me veshtiresi e ka devijuar “sferen” ne goditje kendi.

39' Lavric ka tentuar me nje gjuajtje te forte porten e kuqezinjve, por topi ka perfunduar siper traut.

42' Beqiri, pasi ka rikuperuar nje top ne mbrojtje, ka tentuar te ike i vetem ne drejtim te portes kundershtare dhe ia ka dale, madje, eshte futur deri ne zonen e portierit, pasi ka shmangur tre mbrojtes, atje ka pasuar, por Bogdani nuk ka arritur ta shtyje ne rrjete dhe “sfera” eshte larguar nga mbrojtja kundershtare.

44' Cana ka tentuar me nje gjuatje te forte nga larg, por topi ka “qethur” traversen e portes sllovene e perfundoi jashte.

45'+1 Cesar, pas nje krosimi ne zonen e rreptesise shqiptare, ka gjuajtur i ndodhur prane portes, por topi, per fat, ka perfunduar jashte.

47' Cana, pasi eshte liruar ne qender, ka avancuar deri ne kufijte e zones se rreptesise kundershtare, ka gjuajtur fort, por topi ka perfunduar jashte, ngjitur me shtyllen pingule te portes.

65' Dallku ka krosuar nga e djathta, ne drejtim te zones se rreptesise, topi ka kaluar te gjithe “pasqyren” e portes, teksa Bogdani nuk ka perfituar dhe “sfera” ka perfunduar jashte, ne krahun tjeter.

71' Muka ka krosuar ne zonen e rreptesise, Bushi ka goditur me koke, por topi ka perfunduar jashte, fare prane shtylles se djathte te portes.

90'+2 Berisha, pas nje kombinimi me Duron, ka gjuajtur ne pozicion diagonal, por topi eshte devijuar dhe per pak mbrojtesi Ilic mund te kishte autogol, kur e ka nxjerre jashte.



Topin e pare, shorti ua jep slloveneve, por menjehere vihet re se tanet kane “uri” per te. Nis keshtu, ne mos me nje presing te mirefillte, me nje deshire kaotike te taneve per te vene gjithcka nen kontroll e per te komanduar. Me pas vjen nje moment qetesie dhe ka kohe te shohesh se c’behet ne fushe.

Kovacic nuk ka luajtur shume nga formacioni i paralajmeruar. I vetmi ndryshim eshte se ka nje kembim krahesh: Muka eshte djathtas, ndersa Duro nga e majta. Veshtire ta justifikosh kete, kur te Tirana dy mesfushoret bejne gati te kunderten. Tjetra eshte se nuk ka “shkallezim” ne sulm: Bogdani e Kapllani luajne ne te njejten thellesi (ne ciftin Tare﷓Bogdani, i pari luante “torren” e mirefillte e Bogu “rrotullohej” rreth tij). Dhe, e fundit, eshte se Cana, i rreshtuar para vijes se mbrojtjes, nuk ka ndermend te levize e duket se do te beje “digen klasike”. Si te ishte pergatitur per nje start kerkues te kuqezinjve, Kek ka udhezuar te tijte ta ndertojne mbrojtjen diku afer vijes se mesit te fushes. Te kthyer ne gjysmefushen e tyre, sllovenet krijojne nje rrjete te dendur, ku frymemarrja e taneve veshtiresohet. Nje gje e tille detyron lojen kombinative, por shiu, qe nderkohe ka rifilluar, nuk te lejon te besh ate qe do e ke ndermend te besh. Sidoqofte, ne krahun e majte arrijme te ndertojme, permes “marreveshjes” mes Haxhit e Duros. Dhe dalngadale loja jone nis te fitoje terren. Eshte pikerisht ne kete moment qe te ardhurit, duke perfituar nga ndonje shperkujdesje e mbrojtesve tane, i afrohen portes se Beqajt. Ne mos per tjeter, rrezikshmeria e krijuar ne zonen tone eshte per te “shfryre” deshiren e taneve e per te na bere te jemi me te vemendshem.Krijohet keshtu nje lloj ekuilibri ne fushe, ku avantazhi qe kemi ne terren eshte i padobishem, ngaqe nuk sjell ndonje gje te vecante. Ajo qe nxit eshte nje tendence per te luajtur edhe nga e djathta. Dallku shihet gjithnje e me i projektuar perpara e, me Muken prane, “kopjohet” ajo qe eshte bere ne te majten. Kur ka kaluar gjysme ore loje, vjen “shkundja”. Akordohet nje goditje denimi per tanet, ne pozicion ballor, ne nje distance prej 25 metra. Duro ka shenjestruar trekendeshin e djathte te portes se Handanovi'it dhe eshte i sakte, por edhe portieri i slloveneve tregohet ne lartesine e detyres. Nje gjuajtje tjeter e tij, nje goditje kendi, nje vershim spektakolar i Beqirit, qe gabon ne pasin e fundit, dhe nje predhe e Canes, bejne qe fundi i fraksionit te pare te lojes te jete nje “kreshendo” per tanet. Pa harruar nje dritherime kur, ne nje goditje denimi per sllovenet, Cezar gjuan pasaktesisht me koke, ndersa Beqaj eshte jashte kohe.Pa ndryshime pjesa e dyte, por me te njejten deshire nga kuqezinjte dhe me te njejtin kujdes nga sllovenet, te cilet kuptojne diferencen (nuk eshte nje skuader qe te imponohet, qofte edhe ne momente sporadike) dhe as nuk marrin mundimin te na ngacmojne. Sidoqofte, jemi shume me afer portes kundershtare dhe presioni vjen ne rritje. Nje mbulim i rrepte ndaj Bogdanit e Kapllanit nuk lejon vertikalizim dhe Kovacic vendos te ndryshoje: futet Bushi e del Kapllani. Por ﷓ dhe kjo eshte arritja me e madhe e miqve ﷓ sllovenet ia dalin te pergjumin lojen e te mos lejojne qe “shkendijat” tona te kthehen ne “flake”. Provohet gjithcka, edhe me Berishen, edhe me Salihin (ky i fundit mund dhe duhej aktivizuar me shume minuta dhe jo ne menyre te detyruar per demtim te Bogdanit), gjuhet, krosohet, krijohet rrezik ne zonen para portes sllovene, por goli nuk del. Dhe, kur prodhimi eshte “hic”, fjalet e tjera mund te jene vecse ngushelluese. Edhe vete Kovacic, perpara ndeshjes, kishte thene se barazimi do te ishte humbje.



Spikati

Elvin Beqiri ﷓ Mbrojtesi shkodran i perfaqesueses, jo vetem qe ka bere me se miri detyren ne prapavije, duke mos lejuar askend te kalonte ne zonen e tij, por ka ndermarre edhe disa veprime sulmuese, si ne te 42', kur ka vrapuar me topin nga mesi i fushes drejt portes kundershtare dhe i ka dhuruar Shqiperise rastin me te rrezikshem, por qe fatkeqesisht nuk u shfrytezua nga askush.

Samir Handanovic ﷓ “Gardiani” i portes se Sllovenise, qe aktivizohet ne skuadren e Riminit, ne Serine B italiane, ka qene “pengesa” kryesore e lojtareve kuqezinj, ne tentativen per te shenuar. Ne te 39' ka devijuar “predhen” e gjuajtur nga Duro, ndersa ne te 42' ka evituar golin qe mund te lindte, pas aksionit individual te Beqirit. Edhe nga UEFA eshte vleresuar si “njeriu qe nuk e la Shqiperine te shenonte”



Opinioni i specialistit

Mehdin Zhega: Megjithese ne pjesen e dyte mund te themi se ishim dicka me superiore, mendimi im eshte qe rezultati ishte normal ne perfundim te ndeshjes. Ne pjesen e dyte u korrigjua dicka edhe nga pikepamja taktike, sepse dalja e shpeshte e Dallkut ne krahun e djathte fuqizoi sulmin. Nese ne nuk shenuam, mendoj se kjo eshte mungese efektiviteti. Kam mendimin qe, ne qofte se Cana do te ishte angazhuar me teper ne drejtim te sulmit, gjithnje ne varesi te detyrave te dhena nga trajneri, skuadra jone mund te kishte nje loje me efektive ne sulm. Pothuajse gjate gjithe ndeshjes, vecanerisht ne pjesen e pare dhe ne nje pjese te mire te se dytes, te dy sulmuesit tone mbeten te izoluar, sepse shpesh mesfusha jone terhiqej me teper per te organizuar lojen. Ne fakt, nuk kishte pse te benin rolin e organizatorit disa vete, nderkohe qe ata duhej te mbeshtesnin me mire sulmin. Rezultati 0﷓0, e theksoj edhe nje here, i pergjigjet asaj cka u dha ne fushen e lojes.



Pas ndeshjes

Z.Kovacic (trajneri i Shqiperise): Lojtaret dhane gjithcka. Ishte shume e veshtire te luaje ne ato kushte. Sllovenia eshte nje skuader qe mbrohet fort. Eshte nje ekip i mire, me lojtare qe luajne ne skuadra europiane. E perseris, ne dhame gjithcka. Duhet te bejme me shume per te ardhmen. Cfare i mungoi Shqiperise? Goli. Ne ishim pergatitur per te bere nje loje ofensive, dhe une besoj se ia arritem qellimit, me menyren se si e zhvilluam takimin, pavaresisht se nuk dolem tek goli. Ne u perpoqem nga ana tjeter te krijonim nje repart mbrojtes, ku nuk na lejohej te gabonim. Ne provuam gjithcka sot dhe kete do ta bejme edhe kunder Bullgarise. Une e kam thene edhe me pare se ne nuk do te shkojme atje per te fituar, por per te mos humbur. Cdo trajner nderton nje taktike, kur luan ne fushen e tij, dhe nje tjeter, kur luan ne transferte.

Baric ka qene i pranishem ne cdo vendim timin, perpara fillimit zyrtar te takimit. Une mendoj se, pas kesaj ndeshje, do te ishte me mire te kishim marre kater pike, sesa dy ne kater takime. Mendoj se luajtem nje ndeshje te mire, por kur s’shenon, nuk mund te fitosh.

M.Kek (trajneri i Sllovenise): Te marresh nje pike ne Shqiperi eshte nje rezultat shume i mire. Luajtem ne Shkoder dhe ne nje terren te veshtire. Shqiperia pati shanse te mira per te shenuar gol, por kjo eshte pjese e lojes. Lojtaret e mi u munduan qe te benin maksimumin dhe te bllokonin pikat e forta te kundershtarit, duke u perpjekur te perfitojne nga pikat e dobeta. Pra, si pasoje e lojes se zhvilluar ne nje terren teper te veshtire, une mendoj se rezultati duhet te konsiderohet si i pranueshem nga te dy palet. Nje Slloveni me me shume pretendime? Ne nje ndeshje duhet te hysh gjithmone per te fituar. Ndodhemi ne nje grup te veshtire,me ekipe te tilla, si Holanda, Bullgaria, Rumania e Shqiperia. Dhe, te marresh nje pike ne Shqiperi, eshte shume mire.



Deklaruan

Armando Duka (President i FSHF﷓se): Mendoj se meritonim me shume ne kete ndeshje. Them se rezultati nuk ishte i drejte, megjithate, futbolli keshtu e ka, ai te ofron tre rezultate, ku perfshihet edhe barazimi.

Altin Lala (kapiten i skuadres): Publiku me ka perkrahur gjithmone dhe, edhe kete here e bene kete. Madje, une deshiroj t’i falenderoj. Rendesi kishte qe nuk humbem. Ata jane nje skuader me histori dhe, ne krahasim me kombetaren tone qendrojne me lart, pasi mos harrojme qe kane marre pjese ne finalet e nje Europiani.

Arjan Beqaj: Skuadres sone i mungoi vetem goli. Arritem te kontrollonim ndeshjen gjate 90 minutave, krejt ndryshe nga heret e tjera. U futem ne loje per te fituar dhe i meritonim tre piket, ndaj per kete na vjen keq. Mbrojtjen e ndihmoi mesfusha dhe sulmi. I gjithe ekipi punoi qe, mbi te gjitha, te mbroheshim mire. Kryesore ishte qe te mos pesonim gol, sikurse ndodhi.

Edmond Kapllani: E verteta eshte se, ne pjesen e pare na mungoi finalizimi. Ne duhet te shenonim nje gol ne fillim, qe mund te ishte vendimtar per ndeshjen. Me Bogdanin u munduam te benim dicka, edhe pse ne disa momente mbajtja e topit ishte disi e tepruar. Nuk e kuptoj nderrimin, pasi mendoj se duhet te benim nje skeme me ofensive ne 20 minutat e fundit.

Alban Bushi:Ishte nje ndeshje ne pergjithesi e pelqyeshme. Nese do fitonim, do ishte edhe me mire. Duke pare “luften” dhe zemren qe kishte skuadra, mendoj se Shqiperia meriton urime. Nuk i dhame mundesi Sllovenise te krijonte raste dhe kjo ishte dicka mjaft pozitive. Ne aspektin mbrojtes kemi luajtur mjaft mire.

Klodian Duro: Dhame gjithcka per te arritur fitoren, por na mungoi finalizimi. Megjithate, per kete ndeshje duhet patur parasysh se duhej te tregoheshim te kujdesshem ne mbrojtje. Pozitive ka qene shpirti i gares qe paraqitem, kur e kerkuam golin deri ne fund.

Erjon Bogdani: Nuk na mungoi mobilizimi, por goli. Ishte nje ndeshje e mire, por nuk arritem te shenonim. Terreni ishte i veshtire dhe topi rreshqiste shume. Luajtem me mire se sllovenet. Ishte e veshtire per ne, pasi nuk mund te shenonim, sepse kundershtaret ishin te terhequr prapa, jo si skuadrat e medha, qe te lene shume me teper hapesire.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 25 Mar 2007 , 20:22

Image

Demtohet Mukaj, s’eshte ndaj Bullgarise

Tirane, 25 mars - Devis Mukaj nuk do te jete ne ndeshjen ndaj Bullgarise. Nje lajm i tille eshte mesuar sot pasdite nga vete lojtari, i cili nepermjet TVSH-se, ne nje lidhje direkte, e ka pohuar nje gje te tille.

“Pavaresisht deshires se mire, nuk mund te luaj ne ndeshjen me Bullgarine”, ka thene Mukaj, nga hotel “Adriatiku” ne Durres, ku kombetarja shqiptare eshte grumbulluar.

Keshtu, mesfushori i avancuar i Tiranes, ka pesuar nje demtim, ose me mire nje terheqje ne kemben e djathte dhe per kete arsye nuk mund te jete ne ndeshjen ndaj Bullgarise. Por zevendesimi i tij duket se nuk shqeteson trajnerin Kovacic, i cili ka menduar Curin ne vend te tij. Kosovari kthehet pas nje turni skualifikimi, prej dy kartonave, qe e lane jashte ndeshjes me Sllovenine. Persa i perket pjeses tjeter, gjithcka duket ne rregull.

Marre nga futbolli.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Mar 2007 , 13:23

Nuk me duket nej humje e madhe.Un e mora vesht qe po lote ne fushe kur e nrroj trajneri,sja kam ni pasha i here emrin gjate tane neshjes.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 27 Mar 2007 , 20:55

vllaznia1919 wrote:Nuk me duket nej humje e madhe.Un e mora vesht qe po lote ne fushe kur e nrroj trajneri,sja kam ni pasha i here emrin gjate tane neshjes.
Për kushtet ku luan zakonish(kampionatin Shqiptar)mirboll ka lujt.
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 27 Mar 2007 , 22:48

Pa por nuk ishte ndeshje per kampionatin shqiptar naqe. :lol: :lol: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Wed, 28 Mar 2007 , 07:47

Jo , edhe mu Mukaj per mu ka lujt mire ne at neshje. Pa ai Cana s'bate hiq (te pakten ne at ndeshje).

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sat, 31 Mar 2007 , 04:17

Tirane, 30 mars - Pas barazimit ne ndeshjen ndaj Bullgarise, trajneri i kombetares Shqiptare te futbollit Otto Baric do te udhetoje pas dy javeve drejt Shqiperise per te vezhguar nga afer disa lojtare te cilet aktivizohen ne Kampionatin Shqiptar te Futbollit.

Ashtu sic edhe ka deklaruar, Baric do te vazhdoje gradualisht rinovimin e skuadres, kete here tekniku kroat deshiron qe se bashku me ndihmesin e tij Shpetim Duro te shikoje lojtare te rinj. Nderkaq ne muajin Maj , Federata Shqiptare e Futbollit ka planifikuar te zhvilloje nje ndeshje nderkombetare miqesore ndaj Uellsit.Kjo ndeshje do ti sherbeje trajnerit dhe lojtareve per te pergatitur skemat dhe taktiken e duhur ne prag te dy sfidave me Luksemburgun.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Tue, 17 Apr 2007 , 21:15

Shqiperi - Luksemburg, ndoshta ne "Qemal Stafa"

Tiranë, 17 prill - Federata Shqiptare e Futbollit dhe Drejtoria e Stadiumit kombetar "Qemal Stafa" duket se kane gjetur marreveshjen per zhvillimin e ndeshjes kualifikuese per EURO 2008 , Shqiperi-Luxemburg ne impantin kombetar te futbollit.

Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Z.Roland Mici eshte takuar sot me Drejtorin e Stadiumit Kombetar "Qemal Stafa" z.Perikli Dhales per te diskutuar reth nje marreveshjeje ndermjet institucioneve perkatese per te zhvilluar ndeshjen e rradhes te perfaqsueses Shqiptare ne kete stadium.Prej disa muajsh FSHF ka shprehur interesin e saj per te patur nje kontrate afatgjate me stadiumin kombetar me qellim zhvillimin e ndeshjeve te ekipit kombetar.FSHF ka menduar qe disa ndeshje te perfaqsueses kuqezi ti zhvilloje e qytete te tjera te Shqiperise , per ti dhene mundesine tifezrise te ndjeke nga afer lojtaret e kombetares.

Gjate takimit te sotem z.Mici ne baze te Vendimit te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ne mbledhjen e fundit, qe vendosi ti kerkoje Drejtorise se Stadiumit "Qemal Stafa" marrjen nen administrim kundrejt nje pagese te ketij impanti per ndeshjen Shqiperi-Luxemburg, i ka kerkuar Z.Dhales nenshkrimin e nje marreveshjeje ku parashikohet dhenia me qira e stadiumit per FSHF-ne per kete eveniment.

FSHF nga ana e saj ka kerkuar qe me pare Stadiumi "Qemal Stafa" te shlyeje borxhin prej 1.000.000 te akumuluar nga shitja e biletave te ndeshjes Shqiperi-Rumani ne date 06.09.2006. Ne marrjen ne dorezim te stadiumit per kete ndeshje , FSHF do te administroje aktivitetin, shitjen e biletave, kontrollin dhe sigurine ne stadium si dhe akreditimin e gazetareve dhe stafit te punes.

Marre nga futbolli.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 18 Apr 2007 , 22:24

Marrin fund tratativat për miqësore me Uellsin dhe Anglinë

Kanë dështuar përpjekjet e FSHF-së për të siguruar një miqësore qoftë me Uellsin, por edhe me Anglinë. Të dyja skuadrat kanë miqësore të planifikuara. Uellsi do të luajë miqësore me Zelandën e re më date 26 Maj 2007. Nga ana tjetër Anglia as që i bëhet të luajë me Shqipërinë. “Për momentin, Anglia nuk ka asnjë projekt të planifikuar për të luajtur miqësore me Shqipërinë. Obligimet e lojtarëve të përfaqësuese me klubet e tyre janë thuajse të paevitueshme dhe ne kemi planifikluar miqësore me Brazilin më 1 Qershor 2007, ndeshja e pare zyrtare në stadiumin UEMBLI të rinovuar. Kjo do të jetë miqësorja e vetme që ne do të luajmë përpara takimit zyrtar me Estoninë”, u shpreh Brian Barwick, drejtori Ekzekutiv i FA, i kontaktuar nga Albaniasoccer.com
Tani, FSHF-së i ka mbetur ne dore të Sport Five për ti gjetur nje miqësore në prag të ndeshjes me Luksemburgun.

Marre nga albaniasoccer.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 19 Apr 2007 , 03:55

Zyrtare: Shqiperi-Luksemburg ne "Qemal Stafa"

Tiranë, 18 prill - Pas shume e shume dilemash rreth stadiumit se ku do te zhvillohej ndeshja Shqiperi-Luksemburg, me ne fund Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur edhe se cili do te jete impianti qe do te prese kete perballje te dates 2 qershor.

Ai eshte stadiumi kombetar "Qemal Stafa". Keshtu, ne nje bisede te zhviluar perpara pak oresh, sekretari i pergjithshem i FSHF, Roland Mici, ka zhvilluar me bordin drejtues te "SH.A QEMAL STAFES" ka rene dakord per shumen dhe per gjithcka tjeter per zhvillimin e ndeshjes, Shqiperi-Luksemburg. Keshtu, pas renies dakord me drejtorin Perikli Dhales, me ne fund edhe ndeshja e 2 qershorit do te kete stadium. Madje, FSHF-ja qe pas 2 javesh do te nise prodhimin dhe me pas shperndarjen e biletave.

Marre nga futbolli.com
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 19 Apr 2007 , 22:08

Image

Zyrtare: Angli B - Shqiperi, me 25 maj

Kombetarja Shqiptare e Futbollit si rralle here do te zhvilloje nje miqesore luksi , ku perballe do te kete perfaqsuesen Angleze te futbollit.

Pas kontaktesh te vazhdueshme ndermjet FSHF-se dhe Federates Angleze sot eshte arritur marrveshja qe perfaqesuesja e Shqiperise te zhvilloje nje takim miqesor me perfaqesuesen ishullore ne 25 maj 2007 ne Angli.

Ka qene vete Presidenti i The FA Geoff Thompson i cili me ane te faksit ka njoftuar Presidentin e FSHF-se , Armand Duka per zhvillimin e ketij takimi miqesor.

Ne kete leter behet e ditur se perfaqesuesja e Anglise do te luaj me skuadren kombetare "B" si pasoje e impenjimeve te lojtareve me klubet respektive ku luajne.

Presidenti Armand Duka ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit ka falenderuar Presidentin e Federates Angleze te Futbollit per zhvillimin e ndeshjes miqesore duke pranuar me kenaqesi ftesen.

Ne ditet ne vijim do te behet i ditur edhe stadiumi se ku do te zhvillohet ndeshja miqesore Angli-Shqiperi.

Marre nga Albania-Sport.com
Last edited by kuqeblu on Thu, 19 Apr 2007 , 23:19, edited 1 time in total.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 19 Apr 2007 , 22:50

shyqir sotin qe u ralizu kjo miqesore. kisht qen fantastike per mu, per me fitu shqiperia vetem per me gerga k'ta tifozat anglez
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 Apr 2007 , 13:27

Maj naqe qe me fitu Shqipnia,Anglia duhet me lujte me ekipin ZH! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 20 Apr 2007 , 15:41

vllaznia1919 wrote:Maj naqe qe me fitu Shqipnia,Anglia duhet me lujte me ekipin ZH! :lol: :lol: :lol: :lol:
As me ZH s'fitojm, po duhet me fillu me perdor alfabetin kinez, se na duhet naj shkronj mas ZH-s :lol: :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Post Reply