Kombëtarja "blitz"
-------------------------------------------------------------------------------------
Kuqezinjte kthehen te heshtur ne “Adriatik”
Tiranë, 25 mars - Pas barazimit, “te bardhe”, 0-0, te arritur ne “Loro Borici” te Shkodres, kuqezinjte jane kthyer ne rezidencen e tyre, hotel “Adriatik” mbreme vone.
Te heshtur, pa fjale dhe me koken poshte, ata jane futur ne “strehen” e perhershme. Nuk kane ngrene darke, edhe pse ajo i priste atje, teksa te lodhur te gjithe jane futur neper dhomat e tyre. Nderkohe, dy trajneret, Sllavko Kovacic dhe Shpetim Duro kane qene te vetmit qe kane qendruar ne hollin e hotelit, duke biseduar dhe duke tymosur ndonje cigare me teper. Nga sa mesohet, ata kane folur per ndeshjen e se merkures ndaj Bullgarise, atje ku djemte e Baric, edhe pse pa Otto maximalin do te kerkojne serish qe te japin maksimumin, sic ka thene Kovacic, per te mos dale pa pike nga kjo perballje. Te dielen ne mengjes, kombetarja do te zhvilloje nje analize ne sallen e konferencave te “Adriatik Hotel”, ndersa te henen, ne mengjes, te gjithe do te jene ne aeroportin “Nene Tereza” te Rinasit, per te udhetuar ne drejtim te Sofjes, atje ku do te akomodohen ne Hotel “Kempinski Zagograf “, nje prej me luksozeve.
Marre nga
futbolli.com
-------------------------------------------------------------------------------------
Kovacic, premiera me “hic”
25 Mars Shqiperi-Slloveni 0-0
E shtune, 24 mars 2007, ora 17:00, ne stadiumin “Loro Borici”, Shkoder
Nga Gasper Marku
Shqiperia: Beqaj, Dallku, Beqiri, Dede, Haxhi, Muka (85' Berisha), Lala, Cana, Duro, Bogdani (87' Salihi), Kapllani (57' Bushi) Tr: S. Kovacic
Sllovenia: Handanovic, Ilic, Mavric, Jokic, Cesar, Zhlogar, Komac (90' Cipod), Ceh (79' Acimovic), Koren, Lavric, Rankovic (63' Birsa) Tr: M.Kek
Gjyqtare: J.Attard, F.Agius, I.Spiteri (Malte)
Vezhgues: S.Braski (Itali)
Delegat i UEFAs: E.Sterks (Skoci)
Kartona te verdhe: Dallku, Lala, Dede / Zhlogar
Dyshimet
40' Kapllani ka tentuar inkursionin ne zonen e rreptesise sllovene, atje ku eshte penguar nga Mavric, por per gjyqtarin maltez Attard nuk ka qene penallti. Megjithate, te kuqte nuk protestojne.
88' Salihi eshte penguar ne zonen e rreptesise, pas nje krosimi te Duros, por perseri per gjyqtarin maltez nuk ka 11metersh.
Episodet:
6' Mukaj ka hedhur krosimin ne zonen e rreptesise sllovene, atje ku Kapllani ka goditur me koke, por topi eshte devijuar nga portieri dhe me pas mbrojtja kundershtare e ka larguar.
11' Lavric ka gjuajtur fort nga larg, por ka pritur Beqaj.
25' Ilic ka krosuar rrezikshem, por ka dale menjehere Beqaj, qe e ka rrokur topin.
30' Muka ka kombinuar bukur me Bogdanin, por ka kuptuar gjithcka portieri Handanovic, qe ka dale dhe e ka zoteruar topin.
34' Krosim i Duros ne zone te rreptesise, por ka pritur portieri slloven.
37' Lavric ka gjuajtur me koke, por pozicioni i tij, me kurriz nga porta e Beqajt, ka bere qe “sfera” te perfundoje jashte, pa “adrese”.
38' Duro ka ekzekutuar nje goditje denimi, te fituar nga Kapllani, ne kufijte e zones se rreptesise: topi i forte ka shkuar ne trekendeshin e portes sllovene, atje ku eshte hedhur edhe “gardiani” Handanovic, qe me veshtiresi e ka devijuar “sferen” ne goditje kendi.
39' Lavric ka tentuar me nje gjuajtje te forte porten e kuqezinjve, por topi ka perfunduar siper traut.
42' Beqiri, pasi ka rikuperuar nje top ne mbrojtje, ka tentuar te ike i vetem ne drejtim te portes kundershtare dhe ia ka dale, madje, eshte futur deri ne zonen e portierit, pasi ka shmangur tre mbrojtes, atje ka pasuar, por Bogdani nuk ka arritur ta shtyje ne rrjete dhe “sfera” eshte larguar nga mbrojtja kundershtare.
44' Cana ka tentuar me nje gjuatje te forte nga larg, por topi ka “qethur” traversen e portes sllovene e perfundoi jashte.
45'+1 Cesar, pas nje krosimi ne zonen e rreptesise shqiptare, ka gjuajtur i ndodhur prane portes, por topi, per fat, ka perfunduar jashte.
47' Cana, pasi eshte liruar ne qender, ka avancuar deri ne kufijte e zones se rreptesise kundershtare, ka gjuajtur fort, por topi ka perfunduar jashte, ngjitur me shtyllen pingule te portes.
65' Dallku ka krosuar nga e djathta, ne drejtim te zones se rreptesise, topi ka kaluar te gjithe “pasqyren” e portes, teksa Bogdani nuk ka perfituar dhe “sfera” ka perfunduar jashte, ne krahun tjeter.
71' Muka ka krosuar ne zonen e rreptesise, Bushi ka goditur me koke, por topi ka perfunduar jashte, fare prane shtylles se djathte te portes.
90'+2 Berisha, pas nje kombinimi me Duron, ka gjuajtur ne pozicion diagonal, por topi eshte devijuar dhe per pak mbrojtesi Ilic mund te kishte autogol, kur e ka nxjerre jashte.
Topin e pare, shorti ua jep slloveneve, por menjehere vihet re se tanet kane “uri” per te. Nis keshtu, ne mos me nje presing te mirefillte, me nje deshire kaotike te taneve per te vene gjithcka nen kontroll e per te komanduar. Me pas vjen nje moment qetesie dhe ka kohe te shohesh se c’behet ne fushe.
Kovacic nuk ka luajtur shume nga formacioni i paralajmeruar. I vetmi ndryshim eshte se ka nje kembim krahesh: Muka eshte djathtas, ndersa Duro nga e majta. Veshtire ta justifikosh kete, kur te Tirana dy mesfushoret bejne gati te kunderten. Tjetra eshte se nuk ka “shkallezim” ne sulm: Bogdani e Kapllani luajne ne te njejten thellesi (ne ciftin TareBogdani, i pari luante “torren” e mirefillte e Bogu “rrotullohej” rreth tij). Dhe, e fundit, eshte se Cana, i rreshtuar para vijes se mbrojtjes, nuk ka ndermend te levize e duket se do te beje “digen klasike”. Si te ishte pergatitur per nje start kerkues te kuqezinjve, Kek ka udhezuar te tijte ta ndertojne mbrojtjen diku afer vijes se mesit te fushes. Te kthyer ne gjysmefushen e tyre, sllovenet krijojne nje rrjete te dendur, ku frymemarrja e taneve veshtiresohet. Nje gje e tille detyron lojen kombinative, por shiu, qe nderkohe ka rifilluar, nuk te lejon te besh ate qe do e ke ndermend te besh. Sidoqofte, ne krahun e majte arrijme te ndertojme, permes “marreveshjes” mes Haxhit e Duros. Dhe dalngadale loja jone nis te fitoje terren. Eshte pikerisht ne kete moment qe te ardhurit, duke perfituar nga ndonje shperkujdesje e mbrojtesve tane, i afrohen portes se Beqajt. Ne mos per tjeter, rrezikshmeria e krijuar ne zonen tone eshte per te “shfryre” deshiren e taneve e per te na bere te jemi me te vemendshem.Krijohet keshtu nje lloj ekuilibri ne fushe, ku avantazhi qe kemi ne terren eshte i padobishem, ngaqe nuk sjell ndonje gje te vecante. Ajo qe nxit eshte nje tendence per te luajtur edhe nga e djathta. Dallku shihet gjithnje e me i projektuar perpara e, me Muken prane, “kopjohet” ajo qe eshte bere ne te majten. Kur ka kaluar gjysme ore loje, vjen “shkundja”. Akordohet nje goditje denimi per tanet, ne pozicion ballor, ne nje distance prej 25 metra. Duro ka shenjestruar trekendeshin e djathte te portes se Handanovi'it dhe eshte i sakte, por edhe portieri i slloveneve tregohet ne lartesine e detyres. Nje gjuajtje tjeter e tij, nje goditje kendi, nje vershim spektakolar i Beqirit, qe gabon ne pasin e fundit, dhe nje predhe e Canes, bejne qe fundi i fraksionit te pare te lojes te jete nje “kreshendo” per tanet. Pa harruar nje dritherime kur, ne nje goditje denimi per sllovenet, Cezar gjuan pasaktesisht me koke, ndersa Beqaj eshte jashte kohe.Pa ndryshime pjesa e dyte, por me te njejten deshire nga kuqezinjte dhe me te njejtin kujdes nga sllovenet, te cilet kuptojne diferencen (nuk eshte nje skuader qe te imponohet, qofte edhe ne momente sporadike) dhe as nuk marrin mundimin te na ngacmojne. Sidoqofte, jemi shume me afer portes kundershtare dhe presioni vjen ne rritje. Nje mbulim i rrepte ndaj Bogdanit e Kapllanit nuk lejon vertikalizim dhe Kovacic vendos te ndryshoje: futet Bushi e del Kapllani. Por dhe kjo eshte arritja me e madhe e miqve sllovenet ia dalin te pergjumin lojen e te mos lejojne qe “shkendijat” tona te kthehen ne “flake”. Provohet gjithcka, edhe me Berishen, edhe me Salihin (ky i fundit mund dhe duhej aktivizuar me shume minuta dhe jo ne menyre te detyruar per demtim te Bogdanit), gjuhet, krosohet, krijohet rrezik ne zonen para portes sllovene, por goli nuk del. Dhe, kur prodhimi eshte “hic”, fjalet e tjera mund te jene vecse ngushelluese. Edhe vete Kovacic, perpara ndeshjes, kishte thene se barazimi do te ishte humbje.
Spikati
Elvin Beqiri Mbrojtesi shkodran i perfaqesueses, jo vetem qe ka bere me se miri detyren ne prapavije, duke mos lejuar askend te kalonte ne zonen e tij, por ka ndermarre edhe disa veprime sulmuese, si ne te 42', kur ka vrapuar me topin nga mesi i fushes drejt portes kundershtare dhe i ka dhuruar Shqiperise rastin me te rrezikshem, por qe fatkeqesisht nuk u shfrytezua nga askush.
Samir Handanovic “Gardiani” i portes se Sllovenise, qe aktivizohet ne skuadren e Riminit, ne Serine B italiane, ka qene “pengesa” kryesore e lojtareve kuqezinj, ne tentativen per te shenuar. Ne te 39' ka devijuar “predhen” e gjuajtur nga Duro, ndersa ne te 42' ka evituar golin qe mund te lindte, pas aksionit individual te Beqirit. Edhe nga UEFA eshte vleresuar si “njeriu qe nuk e la Shqiperine te shenonte”
Opinioni i specialistit
Mehdin Zhega: Megjithese ne pjesen e dyte mund te themi se ishim dicka me superiore, mendimi im eshte qe rezultati ishte normal ne perfundim te ndeshjes. Ne pjesen e dyte u korrigjua dicka edhe nga pikepamja taktike, sepse dalja e shpeshte e Dallkut ne krahun e djathte fuqizoi sulmin. Nese ne nuk shenuam, mendoj se kjo eshte mungese efektiviteti. Kam mendimin qe, ne qofte se Cana do te ishte angazhuar me teper ne drejtim te sulmit, gjithnje ne varesi te detyrave te dhena nga trajneri, skuadra jone mund te kishte nje loje me efektive ne sulm. Pothuajse gjate gjithe ndeshjes, vecanerisht ne pjesen e pare dhe ne nje pjese te mire te se dytes, te dy sulmuesit tone mbeten te izoluar, sepse shpesh mesfusha jone terhiqej me teper per te organizuar lojen. Ne fakt, nuk kishte pse te benin rolin e organizatorit disa vete, nderkohe qe ata duhej te mbeshtesnin me mire sulmin. Rezultati 00, e theksoj edhe nje here, i pergjigjet asaj cka u dha ne fushen e lojes.
Pas ndeshjes
Z.Kovacic (trajneri i Shqiperise): Lojtaret dhane gjithcka. Ishte shume e veshtire te luaje ne ato kushte. Sllovenia eshte nje skuader qe mbrohet fort. Eshte nje ekip i mire, me lojtare qe luajne ne skuadra europiane. E perseris, ne dhame gjithcka. Duhet te bejme me shume per te ardhmen. Cfare i mungoi Shqiperise? Goli. Ne ishim pergatitur per te bere nje loje ofensive, dhe une besoj se ia arritem qellimit, me menyren se si e zhvilluam takimin, pavaresisht se nuk dolem tek goli. Ne u perpoqem nga ana tjeter te krijonim nje repart mbrojtes, ku nuk na lejohej te gabonim. Ne provuam gjithcka sot dhe kete do ta bejme edhe kunder Bullgarise. Une e kam thene edhe me pare se ne nuk do te shkojme atje per te fituar, por per te mos humbur. Cdo trajner nderton nje taktike, kur luan ne fushen e tij, dhe nje tjeter, kur luan ne transferte.
Baric ka qene i pranishem ne cdo vendim timin, perpara fillimit zyrtar te takimit. Une mendoj se, pas kesaj ndeshje, do te ishte me mire te kishim marre kater pike, sesa dy ne kater takime. Mendoj se luajtem nje ndeshje te mire, por kur s’shenon, nuk mund te fitosh.
M.Kek (trajneri i Sllovenise): Te marresh nje pike ne Shqiperi eshte nje rezultat shume i mire. Luajtem ne Shkoder dhe ne nje terren te veshtire. Shqiperia pati shanse te mira per te shenuar gol, por kjo eshte pjese e lojes. Lojtaret e mi u munduan qe te benin maksimumin dhe te bllokonin pikat e forta te kundershtarit, duke u perpjekur te perfitojne nga pikat e dobeta. Pra, si pasoje e lojes se zhvilluar ne nje terren teper te veshtire, une mendoj se rezultati duhet te konsiderohet si i pranueshem nga te dy palet. Nje Slloveni me me shume pretendime? Ne nje ndeshje duhet te hysh gjithmone per te fituar. Ndodhemi ne nje grup te veshtire,me ekipe te tilla, si Holanda, Bullgaria, Rumania e Shqiperia. Dhe, te marresh nje pike ne Shqiperi, eshte shume mire.
Deklaruan
Armando Duka (President i FSHFse): Mendoj se meritonim me shume ne kete ndeshje. Them se rezultati nuk ishte i drejte, megjithate, futbolli keshtu e ka, ai te ofron tre rezultate, ku perfshihet edhe barazimi.
Altin Lala (kapiten i skuadres): Publiku me ka perkrahur gjithmone dhe, edhe kete here e bene kete. Madje, une deshiroj t’i falenderoj. Rendesi kishte qe nuk humbem. Ata jane nje skuader me histori dhe, ne krahasim me kombetaren tone qendrojne me lart, pasi mos harrojme qe kane marre pjese ne finalet e nje Europiani.
Arjan Beqaj: Skuadres sone i mungoi vetem goli. Arritem te kontrollonim ndeshjen gjate 90 minutave, krejt ndryshe nga heret e tjera. U futem ne loje per te fituar dhe i meritonim tre piket, ndaj per kete na vjen keq. Mbrojtjen e ndihmoi mesfusha dhe sulmi. I gjithe ekipi punoi qe, mbi te gjitha, te mbroheshim mire. Kryesore ishte qe te mos pesonim gol, sikurse ndodhi.
Edmond Kapllani: E verteta eshte se, ne pjesen e pare na mungoi finalizimi. Ne duhet te shenonim nje gol ne fillim, qe mund te ishte vendimtar per ndeshjen. Me Bogdanin u munduam te benim dicka, edhe pse ne disa momente mbajtja e topit ishte disi e tepruar. Nuk e kuptoj nderrimin, pasi mendoj se duhet te benim nje skeme me ofensive ne 20 minutat e fundit.
Alban Bushi:Ishte nje ndeshje ne pergjithesi e pelqyeshme. Nese do fitonim, do ishte edhe me mire. Duke pare “luften” dhe zemren qe kishte skuadra, mendoj se Shqiperia meriton urime. Nuk i dhame mundesi Sllovenise te krijonte raste dhe kjo ishte dicka mjaft pozitive. Ne aspektin mbrojtes kemi luajtur mjaft mire.
Klodian Duro: Dhame gjithcka per te arritur fitoren, por na mungoi finalizimi. Megjithate, per kete ndeshje duhet patur parasysh se duhej te tregoheshim te kujdesshem ne mbrojtje. Pozitive ka qene shpirti i gares qe paraqitem, kur e kerkuam golin deri ne fund.
Erjon Bogdani: Nuk na mungoi mobilizimi, por goli. Ishte nje ndeshje e mire, por nuk arritem te shenonim. Terreni ishte i veshtire dhe topi rreshqiste shume. Luajtem me mire se sllovenet. Ishte e veshtire per ne, pasi nuk mund te shenonim, sepse kundershtaret ishin te terhequr prapa, jo si skuadrat e medha, qe te lene shume me teper hapesire.
Marre nga gazeta
Sport Ekspres