Barazimi me pike me Tiranen serish, I ka entuziasmuar te gjithe ne kampin shkodran. Tashme gara eshte bere edhe me interesante sepse te dy skuadrat ndodhen ne pozita te njejta dhe ato qe do vendosin, jane 9 ndeshjet e mbetura te kampionatit.
Tek Vllaznia duket se ka angazhim maksimal per pjesen embetur te sezonit. Aq me teper pas kualifikimit edhe per ne gjysmefinale te kupes. Per kete arsye, stafi drejtues po punon me plot perkushtim per te kaluar me sukses çdo ndeshje te mbetur. Dy sfidat e fundit, ajo e kthimit te kupes me Dinamon dhe ajo ne Fier per kampionat, kane treguar se kuqeblute e kaluan ate moment jo te mire ne te cilin u ndodhen ne ditet e para te ketij viti dhe ajo periudhe ne fakt u zgjati paksa me teper nga sa duhet dhe per rrjedhoje u vune ne rrezik te gjitha objektivat e sezonit. Pas ndeshjes se te dieles, pranohet qarte nga te gjithe se atmosfera eshte me ndryshe. Vete trajneri Haxhiosmanoviç e ka pranuar hapur se tani e tutje skuadra qe ai drejton do gaboje pak ose aspak. “Jemi ne rruge te mbare tani. Ndodhemi serish ne pozita te barabarta me Tiranen dhe nuk duhet te tolerojme me qe ajo te na shkeputet por do luftojme qe ta çojme kampionatin ne barazpeshe deri ne javen e fundit. Jam shume I bindur se Vllaznia tani e tutje nuk do gaboje me”-ka thene “Deda” Haxhiosmanoviç. Malazezi I pankines shkodrane po ben gati skuadren per ndeshjen e rradhes me Flamurtarin. Ajo ashtu si gjithe te tjerat konsiderohet shume e veshtire dhe per kete arsye ka marre vleresimin maksimal. Fakti qe kuqeblute e pesuan dy jave me pare ne fushen e tyre me Bylisin duke lene dy pike, I ka bere ata te mendohen mire per sfiden e rradhes. Vete presidenti Fushaj ne pamje te pare duket me shume entuziast per ecurine e skuadres se tij pas fitores se fundit ne Fier. Si pasoje ai eshte duke I qendruar afer skuadres dhe per kete arsye, po I motivon futbollistet per te mos hedhur me asnje hap te gabuar ne ndeshjet e mbetura. Lojtaret nga ana tjeter, kane me shume besim tek vetja. Ata kane pase nevoje per nje fitore si ajo e Fierit dhe per kete arsye, ndjehen me te lehtesuar edhe nga ana psikologjike. Kjo ngaqe deri ne mesjaven e kaluar, situate tek Vllaznia nuk ka qene e qete. Futbollistet shikonin me hezitim njeri-tjetrin per te gjetur fajtorin e asaj situate qe po kalonin dhe ne fakt nuk gjenin fajtor. Sfida me vlonjatet pas dy ditesh pritet te jete konfirmimi me I mire I kesaj vazhdimesie te rezultateve positive te tyre. Haxhiosmanoviç ka shume besim se nuk do gabohet me por a do ndodhe keshtu? Kjo mbetet per t’u pare sepse ndeshja eshte ne prag dhe perballe tyre do jete nje skuader e motivuar se tepermi ngaqe nje jave me pare ka mundur edhe Dinamon.
-Formacioni
Ndryshimet e pritshme ne formacionin shkodran kane ndodhur edhe ne ndeshjen e kaluar ne Fier. Ka luajtur Doçi nga minuta e pare dhe kane qëndruar ne stol lojtare si Lici e Osja por tek Vllaznia nuk ka asnje çeshtje. Te gjithë futbollistet duken te vendosur per te bere me te miren ne periudhen qe ka mbetur deri ne fund te sezonit dhe per kete arsye, duket se nuk behet fjale as per hatermbetje dhe as ndonje keqardhje. Objektivi I te gjitheve eshte titulli kampion por edhe kupa. Sigurisht qe ne ndeshjet e mbetura do kete vend per kontributin e te gjtheve dhe per kete arsye trajneri Haxhiosmanoviç duket se eshte duke provuar njefare rotacioni te disa titullareve. Pa harruar qe do kete mungesa edhe per arsye kartonash apo demtimesh. Keshtu mungesat e Sinanit dhe Sukajt ne ndeshjet e fundit, I kane dhene mundesi Dhembi te luaje serish ne vijen e pare te sulmit dhe pavaresisht se nuk ka shenuar, ka dhene kontributin e tij ne rezultatet e fundit te Vllaznise. Edhe ne ndeshjen e rradhes me Flamurtarit mund te kete serish ndryshime ne formacion.