Sulmuesi i talentuar shkodran Xhevair Sukaj, autori i dy golave në fitoren 2-1 të Vllaznisë kundër Koperit në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës UEFA, ka refuzuar së fundi një ofertë në shumën e 500 mijë dollarëve amerikanë të bërë nga skuadra e Azerbajxhanit, Inter Baku.
Lajmin për Albania-sport e bëri të ditur në linjë telefonike nga Mali i Zi, bosi i agjencisë më të madhe të transferimeve “Vata Vizion Football Management”, Rudi Vata. “Menaxherët e këtij klubi kishin parë disa ndeshje të Sukajt dhe më paraqitën ofertën e tyre për lojtarin, por Xhevairi ndërkohë kishte zgjedhur Gjermaninë si vend të së ardhmes së tij futbollistike’, - tha Vata, i cili po merret ndërkohë transferimin Xhulian Rrudhos te Lodz në Poloni.
20-vjeçari Sukaj do të niset të dielën drejt Gjermanisë për të firmosur kontratën me Kaiserslauternin, një ekip ku më parë janë aktivizuar edhe Igli Tare e Ervin Skela.
Për sulmuesin e Kombëtares U-21 (5 gola në eliminatoret e këtij edicioni të Kampionatit Europian 2009), kanë qenë të interesuara klube nga Austria, Zvicra, Gjermania, Ukraiana, Azerbajxhani e Turqia, por vetë lojtari i ka besuar një emigranti shkodran, i cili banon prej disa vitesh në Gjermani dhe ka lidhje të ngushta me skuadrën e Kaiserslauternit.
Pas firmosjes së kontratës ditën e hënë, Sukaj do të rikthehet menjëherë në Shkodër për të vazhduar përgatitjet me Vllazninë për ndeshjen e kthimit kundër Koperit, takim që do të luhet në “Loro Boriçi”, më 31 korrik 2008.

Komentet