Miqësorja e parë e ditëve përgatitore dimërore nuk ka shkuar aspak mirë për skuadrën shkodrane, e cila dje është mundur me rezultatin 1-3 nga modestët e Veleçikut të Koplikut. Natyrisht, rezultati në kësisoj ndeshjesh nuk ka shumë rëndësi, por kur edhe loja nuk ka bindur, atëherë kjo përbën një shqetësim për stafin teknik. Ashtu siç ishte parashikuar, ndeshjen e kanë ndjekur një numër i madh sportdashësish, të ardhur nga Shkodra dhe Malësia e Madhe. Të pranishëm kanë qenë edhe një grup gazetarësh sportivë, udhëtimi i të cilëve ishte mundësuar nga klubi Vllaznia.
Ndeshja - Kuqeblutë janë befasuar nga loja e koplikasve, të cilët e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh, edhe pse golin e parë e kishte shënuar Vllaznia, me anë të kosovarit Jusufi. Në pjesën e dytë Veleçiku ka shënuar golin e tretë, duke vulosur një fitore të bujshme, edhe pse në një ndeshje miqësore stërvitore.
Josa, i pakënaqur - Trajneri i kuqebluve, Josa, ka mbetur shumë i pakënaqur nga prezantimi i skuadrës së tij në miqësoren e djeshme, ndonëse ka vlerësuar lojën e futbollistëve të Veleçikut. Sipas tij, ajo që ka stonuar më tepër ka qenë paraqitja aspak e mirë e futbollistëve të rinj, për të cilët kjo ndeshje ishte një test. Madje, ai shkon deri aty, sa humbjen e pësuar ai ua faturon piukërisht atyre.
Ristiç zhgënjen, gati largimi - Ka qenë një kthesë 180-gradëshe paraqitja që serbi Ristiç ka bërë në miqësoren e djeshme, ndonëse për të ishte thënë se thuajse e kishte kaluar "klasën". Në ndeshjen e djeshme, mesfushori serb ka zhgënjyer në të gjitha drejtimet, ndaj Josa ka dhënë një përshtypje aspak të mirë, duke treguar se kishte mbetur krejt i pakënaqur me lojën e tij. Ristiç, sipas Josës, ka paraqitur defekte në disa plnae dhe gjasat janë që ai të largohet nga kampi ulqinak i kuqebluve që sot. "Neve nuk na intereson të mbajmë një lojtar të huaj për në stol. Nëse mbesin te Vllaznia, ata duhet të jenë lidera e të bëjnë diferencën me të tjerët dhe jo të qëndrojnë si lojtarë rezervë" është shprehur Josa. Nallbani OK - Krejt ndryshe kanë qenë vlerësimet e Josës për kosovarin e ardhur nga Elbasani, Ilir Nallbani, i cili, sipas teknikut, është integruar shumë shpejt me skuadrën kuqeblu. Ndërsa për të sapoardhurin nga Suedia, kosovarin Alban Jusufi, Josa lë të kuptohet se do të vazhdojë të jetë në provë. Edhe pse shënoi golin e vetëm të kuqebluve, nuk do të jetë kjo që do të vendosë për të. Josa ka thënë se do t'i duhet për ta ndjekur nga afër edhe ndonjë ditë tjetër, që ë thotë fjalën e fundit për të.
Sport Ekspres