Paraditen e sotme presidenti i Vllaznise Valter Fushaj ka mbyllur edhe kontraten e dyte te kesaj merkatoje janari dhe me te duket se i ka dhene fund blerjeve. Ai qe ka hedhur firme pas kosovarit Ilir Nallbani, eshte nje tjeter kosovar. Behet fjale per Alban Jusufin, 26 vjeçarin i cili u provua me sukses per disa dite nga trajneri Josa dhe ne fund ky ka dhene “OK”-in per marrjen e tij. Si rrjedhoje mbremjen e se enjtes, sulmuesi me pasaporte suedeze ka mberritur ne Shkoder i shoqeruar nga menexhari i tij dhe pas disa bisedimeve te gjata me numrin 1 te klubit shkodran, me ne fund eshte arritur akordi financiar. Si rrjedhoje, dje ne oren 11.00 ka ardhur edhe firma ne kontrate e cila eshte njevjeçare me opisionin qe ne qershor lojtari mund te largohet nese ne adrese te tij vjen ndonje oferte shume e mire nga ndonje skuader e huaj.
Menjehere pas kesaj procedure, lojtari ka marre rrugen drejt aeroportit per te shkuar ne Danimarke tek ish-ekipi i tij per te terhequr leje-kalimin perkates dhe te henen ai mendon te jete ne Shkoder per te vazhduar stervitjen me ekipin e tij te ri, Vllaznine. Madje gjasat jane qe ai te jete ne formacion qe ne ndeshjen e pare me Kastriotin nisur edhe nga fakti se sulmuesi tjeter Sukaj, ka nje demtim ne kavilje dhe si rrjedhoje mund te mungoje ne kete takim. Me ardhjen e Jusufit, shkodranet duken edhe me te plote ne aspektin sulmues sepse tashme ai do jete perkrah Sinanit, Sukajt dhe Kaçit. Pra 4 lojtare cilesore, qe do te thote qendrim ne pankine per ndonjerin prej tyre por nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe ndonje spostim te ndonje lojtari ne fushe. Behet fjale per Kaçin apo Liken te cilet mund te luajne edhe ne krahun e djathte te mesfushes. Per rrjedhoje, me nje manover te tille skuadra duket e plote megjithese alternativa per ne kete pozicion jane edhe kalimi i Licit ose Osjes aty. Gjithsesi do jete trajneri Josa ai qe do vendose per kete çeshtje ashtu si dhe per problemet e tjera te skuadres. Nje gje duket mese e sigurte: Vllaznia ka hequr dore perfundimisht nga merkatoja. Ndonese flitet edhe per ndonje kroat qe mund te vije, kjo nuk eshte aspak e sigurte dhe si rrjedhoje, planet kane filluar te behen edhe pa te. Aq me teper qe tashme nuk ka me kohe ne dispozicion as per ta provuar dhe as per ta pershtatur me ekipin. Kjo do te thote se Ilir Nallbani dhe Alban Jusufi e kane mbyllur perfundimisht merkaton shkodrane e cila pritej te dhuronte me teper emra te rinj por drejtuesit e klubit duket se jane kujdesur me shume per faktin e marrjes se lojtareve cilesore dhe jo per rritjen sasiore te numrit te lojtareve-kontigjent i ekipit. Ata vijne per te luajtur ne mesfushe dhe sulm, pika keto qe kane patur nevoje ne fakt per lojtare te tjere megjithate mbetet te shohim si do zgjidhet problemi i mesfushorit te djathte, e cila ka qene nje gangrene prej disa vitesh per kuqeblute.

Sporti Shqiptar

Komentet