Rradhet e ekipit shkodran kane filluar te mbushen. Nese ne momentin e nisjes drejt Ulqinit pasditen e se shtunes, dukej njefare “varferie” sa i takon emrave te merkatos se kesaj skuadre, gjerat qe nga dita e djeshme kane filluar te marrin rrjedhe tjeter. keshtu ne mengjesin e djeshem ka mberritur ne aeroportin e Pogdorices futbollisti serb Vukashin Ristiç. Ai eshte pritur aty nga gazetari i njohur Ymer Striniqi qe ka ndermjetesuar per nje levizje te tille dhe te sebashku jane nisur drejt kampingut shkodran ne Ulqin. Nga sa mesohet, lojtari dje ne dreke ka zhvilluar edhe seancen e pare stervitore ne rradhet e kuqebluve dhe do jete me ta deri ne fund te kesaj jave. Nje periudhe prove per te e kerkuar nga ana e vete trajnerit Josa per t’u bindur ne aftesite e ketij lojtari megjithese “CV”-ja e tij eshte shume interesante dhe duket se kemi te bejme me nje lojtar cilesor.
Siç behet e ditur, Ristiç eshte i datelindjes 19.7.1979 dhe karrieren e tij e ka filluar ne vendlindje me ekipin Proleter Zrenjanin per te kaluar me pas ne Slloveni. Aty ka luajtur fillimisht me skuadren e Korotonit dhe me pas ka kaluar tek Beltinsi. Per te vazhduar me pas karrieren e tij ne Austri me ekipin e Leobenit dhe sezonin e fundit eshte kthyer serish ne Serbi teksa ne fazen e pare ka luajtur me Novi Pazarin. Vete kjo karriere tregon se kemi te bejme me nje lojtar i cili ia ka dalur te luaje me sukses ne disa shtete dhe per rrjedhoje pervoja shqiptare i eshte dukur shume e mire. Ristiç eshte nje lojtar qe luan ne krahun e djathte te mesfushes dhe per rrjedhoje po pritet me interes nga ana e drejtuesve te Vllaznise. Kjo per arsye te nevojes qe ata kane per nje lojtar cilesor ne kete repart. Nese krahun e majte e kane te zgjidhur me Liken, ne te djathin nuk kane asnje lojtar te tille dhe prandaj serbi shpresohet te rezultoje ashtu siç thone menaxheret qe e kane sjelle. Sakaq pritej qe dje te bashkohej me skuadren shkodrane ne Ulqin edhe malazezi Ramiz Llukovac. Ky i fundit u pat provuar ne ditet e fundit te dhjetorit tek skuadra shkodrane dhe drejtuesit e saj nuk paten shprehur ndonje admirim te veçante per te pasi luante ne te njejtin pozicion si Nora. Largimi i gjirokastritit nderkohe ka lene nje vend bosh dhe si rrjedhoje Josa e ka kerkuar serish malazezin. Megjithate mesohet se ai sot do te udhetoje drejt Italise per nje prove atje duke hedhur poshte ne njefare menyre mundesine e proves tek Vllaznia. Gjithsesi nuk perjashtohet mundesia qe ne ditet ne vijim ai te bashkohet serish me kuqeblute ne Ulqin. Sipas trajnerit Josa ai pret qe gjate ketyre diteve te provoje edhe ndonje lojtar tjeter por gjithnje sipas tij “nuk duhet te nxitohemi pasi jemi duke u munduar qe ata te cilet do marrim, te rezultojne te efektshem per skuadren edhe ne menyre qe te mos prishet harmonia e grupit aktual te saj”.
Sporti Shqiptar

Komentet